Zafir Berisha: Kadri Veseli filloi fushatën në Prizren, me rrenat e Hashim Thaçit

Deputeti i Nismës, Zafir Berisha, (s)është habitur kur ka dëgjuar siç i quan ai “rrenat e Hashim Thaçit ”, për Prizrenin, nga goja e kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.

Ai, tha se Veselit, i kanë ikur pa përmendur edhe disa “rrena të tjera”, që ish- lideri i PDK-së Hashim Thaçi, kishte bërë në Prizren, në vitin 2009.

“Veseli e ka filluar fushatën në Prizren, me rrenat që Hashim Thaçi, i ka bërë që në vitin 2009”, tha Berisha, shkruan PrizrenPress.

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka premtuar se nëse e fiton besimin e qytetarëve të Kosovës, dy ministri të Qeverisë së Kosovës, do t’i bartë në Prizren. Ai, ka premtuar se Ministria e Kulturës dhe ajo e Turizmit, do të transferohen nga Prishtina në Prizren.

Ndërkaq, Zafir Berisha, i cili e drejton Nismën në Prizren, tha se këto dy premtime kanë qenë të Hashim Thaçit.

“Thaçi ka pas premtuar se do të vendosë Shkollën Diplomatike në Prizren, Stadium Evropian…, por i paska harruar Veseli me i përmend”, tha Berisha.
Ai, tha se me mashtrimeve të tilla nuk do t’i besojnë qytetarët e Prizrenit.

“Jam shumë i bindur se qytetarët e Prizrenit nuk munden me i besuar më mashtrimeve të këtij lloji”.

Berisha tha se Veseli këto premtime i ka bërë duke i pasur në krah dy njerëz të dënuar për krime të organizuara dhe korrupsion
“Prizreni nëse është mashtruar njëherë në besim nuk do të thotë se mundesh, gjithnjë ta mashtrosh sa herë vinë zgjedhjet”, shprehet Berisha./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Filloi “Java e Dëshmorëve të Hasit”

Ka filluar sot programi i aktiviteteve në kuadër të “Javës së Dëshmorëve të Hasit”, një javë e dedikuar kujtimit, nderimit dhe përjetësimit të sakrificës...

Numërohen mbi 80% të votave nga KQZ: LVV 43,63%, PDK 21,77%, LDK 18,01%, AAK 7,43%

Lëvizja e Vetëvendosje ka marrë 43,63% të votave të rregullta, sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga 81,10% e vendvotimeve të procesuara. Partia...

Lajmet e Fundit