9.8 C
Prizren
E martë, 11 Nëntor, 2025
Home Blog Page 6033

Policia në Prizren gjen veturat e vjedhura

0

Hysni Kryeziut nga Prizreni i është rikthyer vetura e vjedhur nga hajnat. Djali i Hysniut, Bekim Kryeziu tha se vetura është gjetur falë angazhimit të policisë.

“Jam i kënaqur që policia ka arrit t’i arrestojë hajnat dhe të kthejë veturën e babit”, tha Kryeziu.

Rreshteri i Policisë në Prizren, Vesel Gashi tha ndërkaq, policia ka arrestuar dy të dyshuar për vjedhje të veturave në tri raste të ndryshme.

“Falë bashkëpunimit me qytetaë kemi arrit t’i zbulojmë hajnat dhe veturat t’i kthejmë te pronaret e tyre”, tha Gashi për TV Besa.

Sipas tij, lënda për këto vjedhje është dërguar në Prokurorinë Themelore në Prizren./TV Besa/

Kimete Bytyçi zëvendëson Alma Lamën në pozitën e deputetes

0

Kimete Bytyçi do të zë vendin e ish deputetes Alma Lama në Kuvendin e Kosovës.

Lajmi.net merr vesh se Kimete Bytyçi do të bëj betimin e deputetes në seancën e 1 shtatorit, pasi Lama u zgjodh ambasadore e Kosovës në Itali.

Bytyçi është gruaja e të ndjerit Ukë Bytyçi, i cili u vra në vitin 2002. Ai ishte kryetar i LDK-së në Suharekë.

Kimete Bytyçi është profesoreshë e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe./lajmi.net

Lubonja ‘godet’ ambasadorët e huaj

0

E ndërsa pritet me interes seanca e posaçme plenare e ditës së nesërme, analisti Fatos Lubonja thotë se ligji për vettingun do të kalojë.

Këtë argument ai e mbështet me faktin se ndryshe nga votimi i Kushtetutës së re, kësaj radhe koalicioni PS-LSI është i konsoliduar, çka e dobëson rolin e opozitës.

Megjithatë Lubonja shprehet i sigurt se ky ligj në Shqipëri do të dështojë njësoj si për Kosovën, e cila ka 7 vite që u ka bërë vetting gjyqtarëve dhe sot nuk ka drejtësi.

Lubonja: “Situata po ta krahasosh nga ajo që ju e quajtët maratona e konfliktualitetit që shoqëroi aprovimin e Kushtetutës ndryshon në disa aspekte. Njëri ndryshim kryesor është fakti se LSI e shikojmë nën bashkëpunim me PS. Ndërkohë tensionin aty e rriste shumë edhe fakti që ishte LSI kundër për shumë gjëra.Ishte për konsensusin, tani nuk është. Ka një prirje mazhoranca për ta marrë këtë gjë. Kjo e bën më të mpirë situatën.Opozita e vetme duket më e pafuqishme, nuk ka zë.Mendoj se mund të kalojë siç kalojnë kullat e Ramës, pavarësisht se ka dhë zëra që e kundërshtojnë.Vettingu do kalojë.Edhe Ambasadorët janë të lodhur dhe duan të kalojnë. I kanë hyp këtij kali dhe duhet ta çojnë deri në fund. Pavarëisht se ne jemi bnjë pjesë që themi, prit njëherë, kujdes, shikoni Kosovën. Kosova ka 7 vjet që u ka bërë vetting të gjithë gjyqtarëve, se këtu nuk i referohet njeri. Ka pasur EULEX. Dhe sot thonë se nuk kemi sistem të drejtësisë, banditët që janë në pushtet vahzdojnë të qetë, askush nuk i trazon. Ndërsa këtu na japin ilizuone se me vettingun do të pastrohet Shqipëria”.

Lubonja është kritik edhe lidhur me rolin e ndërkombëtarëve.

Lubonja: “Ka 25 vjet që i kemi ndërkombëtarët këtu, unë i shikoj gjithnjë me zhgënjim.Nuk ka vend në Ballkan që të dalë Ambasadori amerikan të jetë protagonist i politikave të bvrendshme. Kjo është situata që kemi ndërtuar ne. Lu po bën lojën e vet në kuptimin që ndoshta mendon për mirë, ndoshta ka marrë ndonjë porosi nga lobingjet e Uashingtonit.Ne e kemi të qartë se nuk mjaftion një vetting për të pastruar këtë hale kaq të madhe, duhen ujëra më të fuqishme.Ambasadorët jetojnë mirë këtu, nuk kanë ndonjë problem.Jetojnë në tip vilash, i kanë të gjitha të mirat, janë të rrethuar, i miklojnë dhe këta gazetarët. Tjetër është lodhja jonë, mërzia jonë, tjetër është jeta e tyre. Marrin rroga nga 10-20 mijë euro. Ata punojnë për Shqipërinë dhe ne për Shqipërinë. Ne rropatemi, ata marrin 15 mijë euro. Se kanë idenë se ç’bëhet këtu. E njohin shumë më pak Shqipërinë. Por këtu jemi në vendin e çudirave”.

PDK emëron zëvendësuesin e Grabovcit

0

Partia Demokratike e Kosovës ka marrë vendim që deputeti Zenun Pajaziti të marrë detyrën e shefit të Grupit Parlamentar të kësaj partie.

Pajaziti në këtë detyrë do të zëvendësojë Adem Grabovcin, i cili ka dhënë dorëheqje rreth dy javë më parë pas publikimit të përgjimeve telefonike në kuadër të Dosjes së Shefave.

Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës është mbledhur sot për të diskutuar situatën aktuale në vend. Takimi i tyre vjen vetëm dy ditë para se marrëveshja e demarkacionit të votohet në Kuvendin e Kosovës.

Lista e Kosovës për ndeshjen me Finlandën

0

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës në futboll, Albert Bunjaki e ka publikuar listën e lojtarëve të ftuarve për ndeshjen e parë kualifikuese me Finlandën për Botërorin “Rusia 2018”.

Në listën e Bunjakit janë edhe Milot Rashica, Alban Meha dhe Herolind Shala, kurse mungon Besart Berisha.

Lista e Kosoves ndaj Finlandes

Zafir Berisha: Thaçi po rehabiliton gjenocidin serb në Kosovë

0

Deputeti nga ‘Nisma’ për Kosovën, Zafir Berisha, ka thënë për gazetën “Kosova Sot” institucionet jo vetëm këto, siç tha të këtij mandati, por që nga paslufta, kanë përgjegjësi jetike, pasi nuk janë marrë asnjëherë seriozisht me çështjen e padisë kundër Serbisë për gjenocidin në Kosovë.

“Besoj se bota dhe opinioni i gjerë e ka të qartë luftën e fundit në Kosovë, ku mbi 13 mijë qytetarë janë masakruar dhe vrarë në forma të ndryshme nga policia dhe ushtria serbe dhe miliarda e miliarda dëme të shkaktuara materiale në pronat private, publike e fetare dhe në anën tjetër deklaratat e fundit të Hashim Thaçit veçanërisht janë për konsum politik dhe janë më shumë se joserioze, ngase ai njeri jep deklarata koti për padi të mundshme, sepse ka pasur edhe më herët deklarata të tilla për konsum politik dhe ditor”, tha Berisha.

Më tej, ai ka nënvizuar se është momenti i fundit dhe vendimtar që Kryeprokurori i Shtetit në këtë moment, Lumezi, që ta caktojë një ekip të veçantë të prokurorëve për ta marrë seriozisht këtë çështje pasi, siç tha ” po besoj se së paku në nivelin lokal disa komuna por edhe organizata joqeveritare kanë mbledhur shënime dhe kanë të dhëna të sakta për ato që kanë ndodh gjatë luftës. Përndryshe rasti i ‘Mushtishtit’ mendoj se duhet të shërbej si vetëdijesim për institucionet pasi në momentin kur nuk veprojnë ato, atëherë vepron populli”.

Ndërsa vizitat e fundit të Thaçit, Berisha i ka cilësuar se ato janë vetëm për ta rehabilituar krimin dhe gjenocidin serb në Kosovë ose për ta barazuar luftën çlirimtare që e kanë bërë shqiptarët dhe luftën okupuese të cilën e kanë bërë serbët.

“Veçanërisht kur kihet parasysh se logjika dhe mentaliteti serb, ka qenë asisoj se në raste të caktuara vetë kanë bërë vrasje të civilëve serbë vetëm e vetëm për ti akuzuar shqiptarët dhe nderimi para një pllake, ku drejtpërdrejt shqiptarët përpos që fyhen dhe akuzohen pa kurrfarë argumenti nënkuptohet se Hashim Thaçi d.m.th politikën dhe gjenocidin serb në Kosovë e legalizon me këto vizita”, ka theksuar deputeti Zafir Berisha. /Kosova Sot

Zyrtare: Bytyçi bëhet me skuadër të re (Foto)

0

Sinan Bytyqi është larguar nga Manchester City.

Ylli i ri i Kosovës, është huazuar për një sezon te skuadra holandeze, Go Ahead Eagles.

Sinan Bytyci ne Go Ahead Eagles

Franca rebelohet ndaj ShBA

0

Franca kërkon fundin e marrëveshjes për tregtinë e lirë me Shtetet e bashkuara të Amerikës. Sekretari i Shtetit për Tregtinë e Jashtme, Matthias Fekl, bëri të ditur se vendi i tij do t’i kërkojë Komisionit Europian në shtator ndërprerjen e bisedimeve për marrëveshjen e tregtisë së lirë.

“Paris kërkon ndalimin e bisedimeve, sepse për to nuk ka më asnjë mbështetje politike”, i tha ai radios franceze RMC. Vetë presidenti, Francois Hollande kërcënoi në muajin maj me refuzimin e marrëveshjes.

Franca do të shprehej ai atëherë, nuk do të pranojë asnjëherë, që të vihen në pikëpyetje parimet bazë të ekonomisë sonë bujqësore, kulturës sonë, dhe reciprocitetit në aksesin e tenderëve publikë.

Mbyllja e bisedimeve po diskutohet tani si varianti më i mundshëm dhe shkaku, sipas Fekl, është pozicioni aktual amerikan.

Europa propozon shumë, dhe në këmbim, merr shumë pak, citohet të ketë thënë ai. Sipas DË, të dielën edhe zëvendëskancelari gjerman dhe ministri i Ekonomisë, Sigmar Gabriel u shpreh se bisedimet për TTIP janë “de fakto të dështuara”, e këtu përmendi qëndrimin e palëkundur të SHBA-së.

Gabriel u kritikua menjëherë nga shoqatat e ekonomisë dhe partneri i koalicionit, CDU. Sipas Michael Froman, zëdhënësi i të ngarkuarit amerikan për Tregtinë e Jashtme, në të vërtetë bisedimet “ecin rregullisht përpara”. Por është në natyrën e bisedimeve ekonomike që nuk miratohet asgjë, pa u rënë në ujdi për çdo gjë, tha ai për “Spiegel Online”. /Top Channel

Blac Chyna, nudo para lindjes

0

Kim Kardashian “theu internetin” me kopertinën më të përfolur të revistës “Paper” rreth dy vite më parë, por së fundmi kunata e saj, Blac Chyna ka vendosur të marrë vëmendjen duke pozuar plotësisht e zhveshur për të njëjtën revistë.

28-vjeçarja ka vendosur të mos mbajë asnjë rrobë në trup për numrin e fundit të “Paper”, ku shfaqet me barkun e saj të rrumbullakët.

Pavarësisht se mund të duket si “konkurrencë”, kyreredakdori i revistës Abby Schreiber është shprehur për “E! News” duke thënë: “Kim ka ardhur gjatë xhirimeve dhe ishte e gatshme të jepte këshilla apo të inkurajonte Chyna”.

Blac Chyna-shtatezene

Iggy Azalea në krahët e një tjetër reperi

0

Reperja australiane Iggy Azalea së fundmi ka kaluar një kohë te mrekullueshme me artistin e muzikës hip-hop, French Montana pasi dyshja është fotografuar së bashku gjatë një fundjave në Meksikë.

Ndërkohë që dyshja ka shijuar fundjavën në plazh, fansat kanë arritur në përfundimin se më në fund Azalea ka hequr dorë nga ish i dashuri i saj Nick Young.

Dyshja ka qenë e shoqëruar nga 4 miq të tjerë dhe Montana ka publikuar disa nga fotot e pushimeve në rrjetin social Instagram. Pavarësisht se në postimet e tij Azalea dhe Montana shfaqeshin vetëm si miq, në një postim që ka tërhequr vëmendjen e fansave ishte Azalea dhe Montana, teksa po flirtonin me njëri-tjetrin.