10.9 C
Prizren
E premte, 10 Prill, 2026
Home Blog Page 6034

Kallëzim penal ndaj Ramë Vatës!

0

Në mbledhjen e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport ish ministri i Arsimit, Rexhep Osmani, ka mbajtur një fjalim në të cilin ka paraqitur fakte dhe të dhëna lidhur me disa shkelje të cilat po bëhen në rregullore dhe udhëzime administrative të arsimit.

Ai ka treguar gjithashtu se i ka bërë një kallëzim penal ndaj Universitetit të Prizrenit, pra ndaj rektorit të këtij Universiteti, Ramë Vata, njofton Klan Kosova.
Advertisement

Përveç kësaj, Osmani ka folur edhe për rezultatet e testit PISA, dhe përgjegjësitë e akterëve për ketë test ndërkombëtar.Komisioni ka thënë se do i merr parasysh rekomandimet e ish ministrit Osmani dhe disa nga të dhënat që më parë nuk i posedonin.

Arrestohet i dyshuari për vjedhje në Prizren

0

Pas një pune intensive hetimore, hetuesit e Stacionit Policor në Prizren kanë arritur ta identifikojnë një të dyshuar me mbiemër Rama i cili në bashkëveprim edhe me një të dyshuar tjetër që tanimë ndodhet në paraburgim, kishin kryer shumë vjedhje të rënda e ndër to edhe ajo në rrugën “Sezai Surroi” e datës 25 janar në market “Lindi”.

Pas arrestimit, njofton Policia e Kosovës, i dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe gjatë ballafaqimit me provat e sekuestruara, i njëjti ka treguar edhe për gjashtë raste tjera të vjedhjeve.

Gjësendet e vjedhura i kishte shitur një i dyshuar i tretë në ketë rast i cili është marrë në pyetje në cilësi të personit të dyshuar e më pas me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa ndaj të dyshuarit Rama është vendos masa e arrestit.

Disa nga gjësendet e vjedhura që janë gjetur nga policia i janë kthyer pronarit./PrizrenPress.com/

Kuvendi i Prizrenit miraton plotësimndryshimet e Rregullores së transparencës

0

Anëtarët e Kuvendit të Komunës së Prizrenit, kanë miratuar vendimin për plotësimndryshimet e Rregullores së transparencës, por njëherësh kanë kërkuar zbatimin e këtij akti, meqë kanë konsideruar se transparenca e Ekzekutivit lokal nuk ka qenë në nivel deri tashti, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ndonëse shefi i Zyrës së informimit, Ymer Berisha, ka vlerësuar se Komuna e Prizrenit është model për transparencën, një gjë e tillë është kundërshtuar nga këshilltari i LDK-së, Haziz Hodaj i cili ka theksuar se kjo komunë është model për të keq në këtë aspekt.

Drejtori ekzekutiv i “Dokufest”-it: S’ka viza, s’ka ‘Berlinale’!

0

Drejtori ekzekutiv i “Dokufest”-it, Eroll Bilibani, ka mbetur jashtë “Berlinales” pasi që Ambasada gjermane ia ka refuzuar kërkesën për vizë. Ai në një intervistë për “Zërin” ka treguar arsyet e refuzimit të vizës, të cilat i konsideron si absurde dhe të pakuptimta.

Ambasada gjermane në Kosovë ia ka refuzuar vizën drejtorit të “Dokufestit”, Eroll Bilibani, ku dhe ia ka pamundësuar pjesëmarrjen në festivalin e njohur “Berlinale”. Drejtori i “Dokufestit” thotë se në arsyetimin e Ambasadës thuhet se ai nuk ka dhënë dokumente që dëshmojnë se ka mjete për qëndrimin në Gjermani, si dhe nuk kam dhënë dëshmi të kthimit në vendlindje. Për këtë çështje Bilibani thotë se i ka shkruar edhe Ulrike Lunaçekut

Zëri: A jua ka dhënë Ambasada gjermane ndonjë arsye për refuzimin e vizës pasi ju ishit pjesëmarrës në festivalin “Berlinale” edhe gjatë viteve paraprake?

Bilibani: Në fakt unë nuk isha aty, e kisha autorizuar kolegun tim që ta marrë pasaportën edhe ai më lajmëroi që është një letër brenda pasaportës dhe me tha se vizën ta kanë refuzuar. Ajo letra është standarde e tyre, në të cilën tregojnë arsyen se pse, ishte kjo arsyeja numër tre ku thotë që: nuk kam dhënë dokumente që dëshmojnë se kam mjete të mjaftueshme për qëndrimin tim në Gjermani dhe se nuk kam dhënë dëshmi të kthimit në vendlindje. E para është e vërtetë sepse unë zakonisht nuk e jap llogarinë bankare private kur aplikoj për viza, edhe në 7 vjetët e fundit kur kam aplikuar nuk i kam dhënë ato dokumente, por i kam dhënë vetëm llogarinë bankare të organizatës, sepse unë zakonisht udhëtoj për punë, është zyrtare, nuk po aplikoja për vizë turistike, besoj që kur aplikon për vizë turistike ndoshta të duhet dëshmi, por nëse aplikon për vizë afariste t’i mjafton të dëshmosh që organizata jote ka mjete për t’i mbuluar shpenzimet gjatë udhëtimit e shpesh në shumë raste neve na ndodh që të mbulohemi nga ato organizata, të cilat na ftojnë…

Në PDK flasin për zgjedhje në muajin maj ose në qershor

0

Deputetë të PDK-së kanë paraqitur kërkesën në Këshill të Përgjithshëm për zgjedhje të parakohshme dhe sipas tyre vendi duhet të shkojë në zgjedhje në maj ose në qershor të këtij viti.
Sipas tyre, në këtë mbledhje ka pasur bisedime konstruktive rreth kësaj çështjeje, porse një vendim final pritet të merret në takimin e radhës, shkruan “Zëri”.

Mirëpo, disa deputetë të tjerë, pjesë e Kryesisë së PDK-së, kanë thënë se prishja e koalicionit asnjëherë nuk është shtruar si temë diskutimi.

Megjithatë, duke folur për mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme ata kanë thënë se çdo gjë është e mundur të ndodhë.

Nga ana tjetër, as deputetë të LDK-së e as anëtarë të Kryesisë së këtij subjekti nuk kanë dashur të flasin rreth kësaj çështjeje. Kurse deputetët e PDK-së, të cilët kanë kërkuar zhbërjen e koalicionit, kanë konsideruar se zgjedhje mund të ketë në muajin maj. /Zëri/

Drejtësia e kapur nga politika

0

Derisa Këshilli Gjyqësor i Kosovës thotë se nuk është vërejtur se ka ndodhur ndonjë ndikim eventual i politikës në procesin e emërimeve të gjyqtarëve dhe se legjislacioni i tanishëm për këtë çështje është një model i garantuar me praktika ndërkombëtare, janë analistët dhe njohësit e fushës së drejtësisë, por edhe opozitarët e vendit, ata të cilët e thonë të kundërtën e kësaj. Sipas tyre, tani për tani emërimet në Prokurori e Gjyqësor janë të varura direkt prej politikës, ndërsa pasojat janë tepër të rënda ku gjyqësia dhe drejtësia jo vetëm se nuk po ndajnë drejtësi ashtu siç duhet, por gjithashtu po i lënë me qëllim që të parashkruhen lëndët e atyre, që po e dëmtojnë shumë këtë vend. Ndaj është shtruar edhe çështja se a po nis filli i së keqes në sistemin e drejtësisë, pikërisht me emërimet në Prokurori e Gjyqësor, dhe se a duhet të ndryshojë komplet modeli i emërimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve për të shmangur kështu ndikimet aktuale politike në drejtësi!?

Nuk ka përmirësim në drejtësi, derisa kemi interferime të politikës

Analisti Naim Kelmendi thotë se për sa kohë do të kemi gjithnjë vetëm involvimin e plotë të politikës në emërimet në drejtësi, aq kohë do të kemi, siç tha, një sistem të varur të drejtësisë nga politika e inkriminuar, dhe se gjendja do të vazhdojë të mbetet e njëjtë. Sipas tij, nëse shihet ndër vite, çdo procesi të emërimeve dhe përzgjedhjeve të bëra në drejtësi i ka paraprirë një luftë e fortë ‘nën hije nga politika’ për zgjedhjen e bartësve të këtyre funksioneve, siç janë gjyqtarët e prokurorët, por edhe drejtuesit e gjykatave dhe prokurorive të vendit.

“Pra, tërë kjo luftë e paprincip e zhvilluar në vijimësi për këto pozita duket se është bërë për interesa të mafio-politikës, pasi kjo e fundit në ato pozita do që t’i ketë njerëzit e vet, ashtu edhe sikur në të gjitha institucionet e tjera të shtetit, të cilat janë të kapura”, ka shtuar ai. Tutje, Kelmendi ka nënvizuar se kësisoj mafio-politika ka pasur qëllimin e saj gjithnjë dhe në vazhdimësi që të drejtojë institucionet dhe shtetin me njerëz që përfaqësojnë interesat e tyre në rend të parë dhe aspak ato të qytetarit të vendit.

“Një formë e tillë e veprimit dhe menaxhimit do ta çojë shtetin vetëm drejt degradimit të funksionimit të institucioneve të pavarura në punën dhe funksionin e tyre, përfshirë edhe sistemin e drejtësisë, pra të Gjyqësorit e prokurorive. Andaj, sistemi i drejtë- sisë nuk do të funksionojë si i pavarur nga politika dhe ndikimet e saja, as nuk do të ketë ndryshime pozitive në këtë drejtim, përderisa të vazhdojnë interferimet e politikës dhe ndikimet e saja në çdo hallkë të këtij sistemi, përfshirë pra edhe tek emërimet dhe përzgjedhjet e personave në drejtësi përgjithësisht”, ka theksuar për gazetën “Kosova Sot” analisti Naim Kelmendi.

Kurteshi: Menaxhimi në këtë formë i drejtësisë është i patolerueshëm

Deputeti Ismajl Kurteshi, mendon se së pari e keqja tek ne ka filluar në momentin kur ka pasur ndërhyrje qoftë tek ata që i kanë emëruar këta politikanë dhe njerëz, që janë nën ndikim të politikës, apo qoftë edhe përmes formave të tjera të emërimit. Sipas tij, është shumë me rëndësi që ata të cilët marrin përgjegjësi të ndajnë drejtësi duhet të jenë njerëz, siç tha të dinjitetshëm, që ta kryejnë punën e tyre konform ligjit dhe të mos lejojnë ndërhyrje të tilla. “Por, natyrisht se njerëzit, të cilët emërohen nga politika që janë më të ndikueshëm, sepse qëndrimi i tyre në ato pozita varet nga ata që i kanë emëruar. Mendoj se ne si popull, pastaj edhe si kuadro, por edhe si profesionistë duhet që ta avancojmë vetëdijen dhe përgjegjësinë tonë dhe të mos lëshojmë pe atje ku kemi ekspertë, dhe jemi të përzgjedhur si njerëz të kualifikuar për ta zgjedhur një çështje bazuar në profesionet tona. Por, kjo tek ne rrallëherë po ndodh për shkak të njëfarë përvoje të gjatë të nënshtrimit edhe në regjimet e tjera, por që edhe tani kështu po vazhdon”, shprehet Kurteshi. Ai tutje shtoi:”Natyrisht që do duhej bërë çmos për ta ndryshuar këtë formë dhe ajo mund të ndryshojë edhe duke e bërë zgjedhjen përmes disa trupave profesionale, të cilat janë të pavarura nga politika për aq sa mund të jenë të pavarur, sepse tani për tani kjo varësi është direkt prej politikës. Pasojat po i shohim që janë tepër të rënda, ku gjyqësia dhe drejtësia jonë jo vetëm se nuk po ndajnë drejtësi ashtu siç duhet, por gjithashtu po lënë shumë lëndë të pazgjidhura, dhe me qëllim po i lënë që të parashkruhen ato, duke e dëmtuar shumë këtë vend”. Kurteshi thekson se kjo formë dhe mënyrë e të menaxhuarit të drejtësisë është e patolerueshme, sepse një ndër shtyllat kryesore të shtetit është drejtësia, ndërsa pa të nuk ka mundësi që të funksionojë dhe qëndrojë shteti.

Banda e hajnave

0

Nga Eqrem Kryeziu

Ishte i vendosur dhe i përqendruar në rrugën e virtytit. Një natë dëgjoi shkallmimin e derës së shtëpisë: banda e hajnave hyri furishëm. Pas një bastisjeje të zellshme e sistematike, duke qenë se, përkundër modestisë proverbiale, nuk gjetën gjë prej gjëje, hajnat u tubuan dhe i përshpëritnin njëri-tjetrit vesh më vesh. I zoti i shtëpisë bërtiti:

– Më duhet më shumë kohë!
– Jo! Ti tani na ke parë, na njeh dhe mund të dëshmosh kundër nesh. Ndaj nuk të japim kohë fare, por prite vdekjen në çast.
– Ah! – tha i lehtësuar i zoti i shtëpisë, – u frikësova se do të më kërkonit të jem njeri i drejtë dhe i çiltër. Kjo është shumë e vështirë, ndonëse jo e pamundshme, por prandaj lipset kohë. Sa për vdekjen time, kjo qenka një çikërrimë e papërfillshme.

Secili prej hajnave u trand nga këto fjalë dhe jo vetëm që ata hoqën dorë nga veprimtaria e tyre, por edhe u bënë pasuesit e tij.

Edhe sot e kësaj dite është gjallë tradita e atyre njerëzve të transformuar dhe quhet pikërisht “Banda e hajnave”.

/Sipas Idries Shah/.

Hasi në hall me hajnat

0

Fshati Gjonaj i Hasit është në hall me hajnat. Në këtë fshat, ditë më parë, janë plaçkitur dy familje.

Sami Osmanollaj tregon se hajnat në shtëpinë e tij, kanë vjedhur 4 mijë euro, si dhe sende të tjera të floririt po ashtu në vlerë prej 4 mijë euro.

“ Hajnat kanë hyrë nga prapa shtëpisë në kohën kur po hanim darkën”, tregon Osmanollaj, raporton RTK.

Sipas tij, vjedhja ka ndodhur në ora 19: 30 minuta.

“E kemi lajmruar policin, por rasti ende nuk është zbardhur”.

Natë të frikshme këto ditë ka kaluar edhe Shkurte Kabashaj.

Ajo tregon se “mysafirët e paftuar” kanë hyrë në shtëpinë e saj, pas mesnate, “por për fat ata ikën pasi u ndezën dritat”.

Kuvendari i LDK-së Haziz Hodaj tha se janë shqetësuese vjedhjet e shpeshta në Has. Sipas tij, policia duhet të angazhohet më shumë në parandalimin e kësaj dukurie.

“Policia ka kërkuar bashkëpunim nga banorët. Ky bashkëpunim është duke ndodhur, mirëpo rastet e vjedhjeve nuk janë duke u ndalur. Policia është ankuar se pas kapjes hajnat po lirohen nga organet e tjera të drejtësisë”, tha Hodaj.

Zëdhënësi i Policisë në Prizren Hazir Berisha tha ndërkaq, përmes telefonit se, për këto raste nuk kanë asnjë raport./ RTK/

Zaim Hajredini zgjedhet kryetari i Degës së AKR-së në Dragash

0

Në kuadër të riorganizimit të brendshëm të partisë, sot Dega e Aleancës Kosova e Re në Dragash, në prani të 141 delegatëve dhe mysafirëve të shumtë, ka mbajtur Kuvendin e saj Zgjedhor.

Punimet e Kuvendit i hapi koordinatori i Degës, Zaim Hajredini, i cili para mysafirëve e bëri një prezantim të procesit të formimit të 16 nëndegëve nëpër fshatrat e këtij rajoni, njëherit duke i falënderuar përfaqësuesit e këtyre nëndegëve për angazhimin e tyre.

Kuvendin me një fjalë rasti e përshëndeti Koordinatori i Zgjedhjeve në AKR Vesel Makolli, i cili tha se AKR-ja ka plan konkret për zhvillimin e Dragashit.

Kuvendi më pas i ka vazhduar punimet, duke zgjedhur strukturat e saj udhëheqëse, ku me shumicë votash Kryetar i Degës së Aleancës Kosova e Re në Dragash, është zgjedhur koordinatori i deritanishëm i kësaj dege, Zaim Hajredini.

Duke i falënderuar delegatët, Kryetari i sapo zgjedhur i degës, tha se me AKR-në dhe me Behgjet Pacollin Kosova do të ketë mundësinë e mirëqenies, integrimit evropian si dhe zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik.

Hajredini premtoi se do të angazhohet maksimalisht për realizimin e plan programit të AKR-së në Dragash. Kuvendi më vonë ka zgjedhur edhe Kryesinë e kësaj Dege, me nënkryetarët Ymridin Mehmeti e Shpetim Hajredini, sekretar Mujdin Jusufi si dhe 11 anëtarë të Kryesisë

Arrestohen dy hajna në Prizren

0

Dy persona janë arrestuar në Prizren, pasi për të njëjtit ekziston dyshimi i bazuar se në bashkëveprim edhe me dy të dyshuar të tjerë, të cilët gjenden në arrati duke vepruar si grup kanë kryer disa vjedhje.

Nga të dyshuarit në cilësi të provave materiale janë konfiskuar 8,000 euro dhe 4 telefona celularë.

Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.