Banda e hajnave

Nga Eqrem Kryeziu

Ishte i vendosur dhe i përqendruar në rrugën e virtytit. Një natë dëgjoi shkallmimin e derës së shtëpisë: banda e hajnave hyri furishëm. Pas një bastisjeje të zellshme e sistematike, duke qenë se, përkundër modestisë proverbiale, nuk gjetën gjë prej gjëje, hajnat u tubuan dhe i përshpëritnin njëri-tjetrit vesh më vesh. I zoti i shtëpisë bërtiti:

– Më duhet më shumë kohë!
– Jo! Ti tani na ke parë, na njeh dhe mund të dëshmosh kundër nesh. Ndaj nuk të japim kohë fare, por prite vdekjen në çast.
– Ah! – tha i lehtësuar i zoti i shtëpisë, – u frikësova se do të më kërkonit të jem njeri i drejtë dhe i çiltër. Kjo është shumë e vështirë, ndonëse jo e pamundshme, por prandaj lipset kohë. Sa për vdekjen time, kjo qenka një çikërrimë e papërfillshme.

Secili prej hajnave u trand nga këto fjalë dhe jo vetëm që ata hoqën dorë nga veprimtaria e tyre, por edhe u bënë pasuesit e tij.

Edhe sot e kësaj dite është gjallë tradita e atyre njerëzve të transformuar dhe quhet pikërisht “Banda e hajnave”.

/Sipas Idries Shah/.

Më Shumë

Nënkryetarja e Suharekës merr pjesë në tryezën për investimet në Kosovë

Nënkryetarja e Komunës së Suharekës, Arta Gashi, mori pjesë në tryezën e rrumbullakët të organizuar nga KUSA në bashkëpunim me Ambasada e Shteteve të...

Nisin manifestimet për Ditën e Çlirimit dhe Dëshmorëve në Malishevë

Në Komunën e Malishevë kanë nisur aktivitetet për shënimin e 16 Qershorit – Ditës së Çlirimit dhe Ditës së Dëshmorëve, me një program të...

Lajmet e Fundit