8.6 C
Prizren
E martë, 11 Nëntor, 2025
Home Blog Page 6035

Hart në Serie A

0

Portieri i Manchester Cityt, Joe Hart ka arritur marrëveshje me klubin nga Serie A, Torino.

Federata e Futbollit të Anglisë (FA) i ka dhënë atij leje që të largohet nga kampi i ekipit të hënën për të udhëtuar në Itali.

Hart, 29-vjeç, është njoftuar nga menaxheri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, se është i lirë të largohet nga Etihad Stadium.

Marrëveshja do të zyrtarizohet para afatit të fundit për mbylljen e afatit kalimtar të verës më 31 gusht.

Pastaj, Hart do të kthehet në ekipin e Anglisë në përgatitje për ndeshjen e parë kualifikuese për Kampionatin botëror 2018 kundër Sllovakisë.

Hart ende nuk është paraqitur në edicionin e ri të Premierligës nën drejtimin e Guardiolës, i cili ka transferuar portierin kilian, Claudio Bravo, nga Barcelona.

Bayern ia merr Arsenalit një talent

0

Kampioni i Bundesligës, Bayern Munich, pritet që gjatë këtyre dy ditëve ta transferoj Serge Gnabry nga Arsenali, raporton Sky Sport.

Por, Carlo Ancelotti po synon që 21 vjeçarin menjëherë ta huazoj te skuadra gjermane, Werder Bremen.

Gnabry, i cili ka nënshtetësi gjermane, sezonin e fundit ishte i huazuar te West Bromwich Albion

Mesfushori në vitin 2011 nga Stuttgart ishte transferuar te Arsenali. Ai debutoi në vitin 2012 me ekipin e parë, derisa ka luajtur vetëm 10 ndeshje.

Kadri Veseli rehaton në Kuvend Nijazi Kryeziun

0

Njazi Kryeziu, ish-sekretari i PDK-së në Prizren në bashkëpunim me shefin e grupit parlamentar Adem Grabovcin para disa vite kujdesej që t’i rehatoj militantët partiak në poste publike.

Ai sipas përgjimeve të publikuar nga Insajderi kujdesej që të emëronte anëtarë të bordeve.

E këtij të fundit pas rreth 10 viteve i erdhi rradha që të punojë në zyrën e shefit të PDK-së, Kadri Veseli për të cilën kontribuoi gjatë.

Gazeta Fjala nga burimet e saja, mëson se Njazi Kryeziu ka zënë vend në pozitën e këshilltarit të krye parlamentarit Veseli.

Gazeta ka provuar të kontaktoj për këtë çështje edhe me vet Kryeziun, por ai ka qenë i pa qasshëm.

Edhe në Kuvendin e Kosovës nuk kanë pranuar të flasin për këtë punë.

Ndërkohë, në vitin 2011 Kreziu së bashku me Adem Grabovcin, rehatonte pjesëtarë të Partisë Demokratike të Kosovës, në institucione Publike.

Ndërkaq, që fuqinë e tij Kryeziu e ka treguar edhe gjatë kohës sa ishte sekretar i PDK-së në Prizren, Behare Kryeziu e cila është zgjedhur drejtoreshë në shkollën fillore “Mustafa Bakiu” në Prizren.

Zyra e Personelit ka njoftuar për zgjedhjen e drejtorëve në 14 shkolla fillore.

“Zyra e Personelit bazuar në rekomandimin e Komisionit Përzgjedhës të përkohshëm për procedurat e rekrutimit të konkursit të datës 11.02.2016 nr. 02-111-24596 dhe vazhdimin e afatit të konkursit më datën 07.03.2016 për pozitën e drejtorit të shkollës në kuadër të Drejtorisë Komunale të Arsimit, ka përzgjedhur kandidatët më të suksesshëm”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Personelit në Prizren./GazetaFjala/

Besa, krenaria e Malishevës

0

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, drejtoresha për kulturë, rini dhe sport, Blerta Krasniqi dhe drejtori i arsimit, Avdi Morina, kanë pritur sot kampionët e shumëfishtë të Kosovës, në not, KN “Besa”, të cilët i kanë uruar me rastin e triumfit në Kupën e Kosovës në Not, ku klubi mori katër nga pesë kupat e mundshme, duke u shpallur kështu edhe fitues të Kupës së Kosovës.

Begaj, fillimisht i ka uruar për suksesin e treguar në vazhdimësi gjatë këtij viti dhe viteve të mëparshme.

“Ju na bëni të ndihemi krenarë me juve dhe ju jeni krenaria e Malishevës”, ju ka thënë Begaj, notarëve të klubit të notit “BESA”.

Trajneri i ekipit, Adrian Telaku, e ka falënderuar kryetarin Begaj dhe Komunën e Malishevës, për përkrahjen e dhënë në vazhdimësi, si dhe ka treguar edhe për sfidat e klubit, deri në arritjen e suksesit. Sipas tij, me gjithë kohën e shkurtë të ushtrimeve, pasi nuk disponojnë pishinë të mbyllur, klubi ka arritur suksese të jashtëzakonshme, duke a dalë fitues në të gjitha garat, sikur edhe në Kupën e Kosovës, ku triumfuan bindshëm.

KN “Besa”, dje në garat e Kupës së Kosovës, ka dalë fitues në kategorinë e juniorëve, kadetëve, pionierëve dhe fillestarëve për meshkuj. Gjatë këtij viti, KN “Besa”, ishte kampion i Kosovës, në kategorinë e juniorëve, pastaj, fitues i garës tradicionale “Esmir Shala”, fitues i garës “Kupa e Bifurkacionit” dhe tani edhe fitues i katër kategorive në garat e Kupës së Kosovës në not, duke bërë klubin më të suksesshëm të notit në vend dhe natyrisht klubin më të suksesshëm nga Malisheva. Po ashtu rezultatet e mira, nuk kanë munguar as në garat tjera në nivel vendi dhe në nivel kombëtar. /PrizrenPress.com/

Mësimi për vitin e ri shkollor nis më 5 shtator

0

Viti i ri shkollor 2016-2017 nuk do të fillojë më 1 shtator siç parashihej, pasi data e fillimit është shtyrë deri më 5 shtator.

Kështu ka njoftuar Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, përcjellë Zëri.info.

“Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), me qëllim të informimit të drejtë dhe me kohë, njofton të gjitha Drejtoritë Komunale për Arsim, personelin arsimor të shkollave fillore, të mesme të ulëta dhe të mesme të larta, nxënësit, prindërit dhe komunitetin shkollor, që fillimi i vitit të ri shkollor 2016/17, shtyhet për dy ditë pune nga data 1 shtator (e enjte) deri më datë 5 shtator (e hënë)”, thuhet në njoftimin e MASHT-it.

Sipas njoftimit në fjalë, thuhet se MASHT-i është në fazën e fundit të realizimit të procedurave ligjore për blerjen e teksteve shkollore, por siç thuhet në të, për shkaqe të pamjaftueshme të buxhetit nuk kanë mundur t’i sigurojnë ende.

Përndryshe, sipas kësaj kumtese, drejtoritë Komunale për Arsim, janë koordinuar të gjitha aktivitetet për fillimin e mbarë të vitit të ri shkollor./Zëri

Një i arrestuar në Prizren dhe një në Suharekë

0

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjate ditës së djeshme ka arrestuar dy meshkuj, një në Prizren dhe një tjetër në Suharekë. Arrestimi i tyre është bërë me urdhër të Gjykatës Themelore në Prizren.

Njëri mashkull është arrestuar në rrugën “Wiliam Woker” në Prizren dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Dubravës, shkruan PrizrenPress.

Kurse, tjetri është arrestuar në fshatin Savrovë të Suharekës. I njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Prizrenit. /PrizrenPress.com/

Dosja e Shefave XXIII: Shërbëtorët medial të Adem Grabovcit

0

Në pjesën e XXIII të serisë së shkrimeve për përgjime telefonike, Insajderi sjell tri biseda telefonike të Adem Grabovcit me dy gazetarë. Njëri është drejtues i një gazete, ndërsa tjetri autor i një emisioni në RTK.

Autori i emisionit “Pa Fund” në RTK, kujdesej që anëtarët tjerë të partive politike që do të debatonin me Adem Grabovcin, të ishin të përshtatshëm dhe të nivelit të tij.

Zejdush Kastrati, gazetar dhe autor emisioni në Radio Televizionin e Kosovës, është përgjuar duke sharë e fyer drejtuesit e LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

Gjatë komunikimit me Grabovcin, Kastrati tregon besnikëri ndaj tij dhe e këshillon Grabovcin se si të flas herëve tjera në debate.

Kastrati, thotë se ka biseduar edhe me drejtorin Mentor Shala, dhe me autorë tjerë të emisioneve në RTK për Grabovcin.

Në serinë e XXII-të të Dosjes së Shefave, Insajderi sjell dy biseda telefonike të Kastratit të cilat kanë përmbajtje servile për Grabovcin dhe fyese e ofenduese për kundërshtarët politik të ish-shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së.

Ndërkohë, një tjetër gazetar dhe redaktor me pozitë të lartë në një gazetë ditore është përgjuar duke folur me Grabovcin. Atij, i thotë se e kanë pasur në intervistë për 28 Nëntor dhe zotohet se edhe në numrin e gazetës së Viti të Ri, do ta intervistojnë sërish.

Grabovcin, e lavdëron për paraqitjet e tij.

Ndërkaq, ish-shefi i GP të PDK-së, i jep porosi që Arbenita Pajazitit t’i aranzojë intervista në gazeta e televizione, përfshirë Klan Kosovën.

Kastrati, ndërkohë gjatë bisedave e akuzon Visar Ymerin, liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, se ka vjedhur sa ka punuar në Trustin Pensional të Kosovës.

“Jom përla dje për ty, me atë, me Ismet, e me kta, që m’ka ardh inati. Unë nuk kom…, nuk jom pjesë, e as nuk po flas, nuk jom pjesë e maskarallaqëve, e as e interesit. Te ti po flas unë…, qatu n’Kuvend edhe tha qat dostin ton, tha e kom bo pesë pare, i…, ishin t’PD… t’LDK-së aty, Ismet e krejt kta tjerë”, i tregon Kastrati, Grabovcit.

“Edhe pak u bona arrogant, thash, ti ati sun i afrohesh te kamtë, a po kupton”, vazhdon Kastrati.

“Au, e paske kall”, ia kthen Grabovci.

“Tha, e pse? Thash dëgjo, ai e ka kry punën, ai ka përgjegjësi, osht ni person që i jep dikujt përgjegësi, a ti s’i jep përgjegjësi askujt. Ngo veç ngo, thash ti i jep përgjegjësi Fatmir Sejdiut e nuk… Isa Mustafës. Hej, ai u trenu, tha qysh, lej ato punë, ti je katalizator thash, ti e ke thirrë, mas pakti 20-30 herë, Hajredin Kuçin. Unë thash ta qita topin tjetër kun, se e kisha informacione prej Hajrës, e thash edhe ma herët edhe tash…”, shton Kastrari.

“Jo n’debat, pyti tjertë e ka psu, e ka psu shumë keq”, lavdërohet Grabovci.

Kastrati, ndërkohë vazhdon ta shajë e fyej me nënë liderin e Vetëvendosjes, teksa shpreh dyshime se ky subjekt politik mund të jetë “pjellë e PDK-së”. Ymerin e akuzon për vjedhje në Trust.

“E unë se kom pa, se s’jom kanë ktu, mirëpo m’erdh bukur inat, po të thom sinqerisht. Edhe ni argument tjetër, nëse s’është pjellë e juvja – Vetëvendosja, pjellë e juja, n’dëgjom. Ti u dashtë, atij, kta ke mujt me ja qi nanën Visarit. Unë nuk e di, nuk e di, qysh ka reflektu te ai, nuk kom informacione”, shton Kastrati.

“Për Visarin ke mujt me veç me vetë a o pjesë…, ai ja ka qi pidhin e nanës, kur ka qenë n’Trust po thom”, shton Zejdush Kastrati. Këtë akuza thotë se është dashur t’i bëhen në emision, sepse sipas tij, opinioni nuk logjikon.

“Edhe u kry kjo punë. Ke mujt me qit prej lojës e kom fjalën, se ti, e din çfarë opinioni kem n’Kosovë. Opinioni jonë nuk logjikon. Ai veç kush e mujti, kush ja shtini, qatu osht problemi”, vazhdon ai.

Gazetari i RTK-së, i thotë Grabobcit se në debatin e KTV-së ka qenë perfekt, por në RTK nuk ka dalë mirë.

Ndërkohë, Grabovci shton se defekti ka qenë tek Ibrahim Gashi, të cilit i kishte dhënë përparësi të fliste. Por, kur e kishte parë që ai nuk po jep argumente, “situatën e kishte marrë vetë në dorë”.

“Edhe unë deshta me respektu, Ibrahim Gashin, e ja dhash fjalën me fol ai me ba hapjen. E tash kur e boni ai hapjen, met. Dojsha ata me nxit pak ma tepër, mirëpo ata e panë qe ai hezitojke, atëherë e kom marrë situatën n’dorë si atë ditë në parlament”, lavdërohet Grabovci.

Grabovci, e pyet Kastratin se cili është opinioni i njerëzve për të. Kujdeset që mos të bëjë gabime politike. Fjalë miradije merr nga Kastrati.

“Po patjetër. Mu qajo um interesoj po t’thom edhe për qata ja kom ba, se i met hatri. Tani kish marr vesh e m’thirri Luta. Thash a t’qifsha nanën Lutës. Po, tha a ja kishe ba mirë, se Luta edhe ai s’fol, ai farë Ismeti. A po kupton? e se ata se di qysh i kanë, edhe m’thirri, mirë ja kishe ba. Thash le mirë ja kom ba mos um thuj. Unë thash për inati ja kom bo, se qashtu osht e vërteta edhe e kom mbrojtë atë qëndrimin tem”, vazhdon Kastrati.

Në një bisedë tjetër me Grabovcin, Kastrati interesohet se si kishte kaluar zyrtari i PDK-së në RTK.

“Paj, menoj mirë, menoj mirë, se ishin kanë kta tre…qishtu…”, thotë Grabovci.

“Unë nuk e kom pa, nuk e kom pa, po a tkallxoi ai unë ma herët. Nejta me Mentorin me kta…”, shton Kastrati, për ta këshilluar Grabovcin që t’i vendosë vijat e kuqe dhe të mos shkojë me gjithkë në debate.

“Po ti duhet m’i bo vijat e tuja aty, a je ka kupton. Duhet mi bo vijat e tuja. A jom i kartë”, shton Kastrati.

“Ki kundërshti nga njerëz do të thotë se edhe qysh jem na shqiptartë me brryla tentojmë me qit na njoni tjetrin”, i tregon Kastrati, Grabovcit i cili vazhdon t’i tregojë se i ka thënë dikuj se Grabovci reflekton pozitivistet dhe se me të ka një lidhje familjare.

“Thash unë e kom jaran mbi të gjitha edhe ja vlen”, shton Kastrati.

“Gjithë kush po ka qef lobing me bo a pe din? Po n’kit aspekt do t’thotë jom pak i zhgënjym, jo me ty, e kom fjalën po me do njerëz me të cilët… Me qata po duhet me hangër e me pi, në anën tjetër t’qin bre nanën. Jon bo lapera, jon bo”, shpreh shqetësimin Kastrati.

Grabovci, kërkon mendim prej një profesionisti.

“Jo kur t’kish ndonjë vërejte, mas shumti po të thom sinqerisht, m‘interson gabime politike mos me ba. Qaty përpiqna a din, e nganjëherë boj përpjekje a din me i dekoncentru, nga ni fore me ja lshu po ato nuk jon t’domshe. E qysh jon komentet për sot”, pyet Grabovci. “Tretë, i kom pas, tretë i kom pas kundër”.

“Dëgjo! Ti, mbi të gjitha.. edhe njoni m’thirri, se unë fola me kit djalin dje nejta, n’mëngjes pa u nis, edhe i thash gjithsesi duhet me marrë tash, se mbi të gjitha ja vlen. Po thash boja nivelin. Unë kërkojsha me ta gjet ni nivelin. A jom i kartë”, shton Kastrati duke treguar se çfarë i ka thënë një kolegu të tij në RTK.

“Edhe dje m’thirri ni jaran i joti për 21-sh. Unë thash nuk jom bre këshilltar i joti, ça pom thirr. Po le se tjera raporte kom me Ademin, tjera kom me ty. Edhe dje insistove ti me e pas nivelin ton, nivelin s’po di qysh e ke pas”, tregon Kastrati.

Grabovci shton se debati ka qenë në nivel të shefave të Grupeve Parlamentare.

“Aty ish Visari, ky Ismeti edhe Isufi. Ky Ahmeti se nuk ka qenë Ardiani ksejde e disha edhe mos me shku a din palidhje po thash edhe besoj që kom kalu mirë. Po pom interson kta tjertë qysh e kanë, qysh e kanë komentu”, tregonte Grabovci.

“Ti ndoshta i ke deklasu nuk po di. Ndoshta ke qenë ma nivel, nuk po muj me dhanë vlerësim, nuk po e di”, thoshte në anën tjetër, Zejdush Kastrati.

Grabovci i jep porosi që t’i marrë vlerësimet e të tjerëve.

“Kqyri, kqyri pyeti merre vlerësimin, bash pom interesojn prej atynev”, thotë Grabovci.

“Ani patjetër, besoj që mrena jam deri nesër takona me qata njerëz dhe për çdo rast dëgjohemi”, garanton Kastrati.

Në një bisedë tjetër, një flet në cilësinë e drejtuesit të një gazete, i thotë Grabovcit se është bërë yll medial.

“Me 28 nëntor, t’kemi pas n’ballinë kryesore. A din çfarë balline ta kemi ba”, tregon ky gazetar.

“Hahahah…, le me 28 nëntor, po ma shumë, ma shumë, ma shumë”, kërkon Grabovci.

“Tash për Vit t’ri prapë ta bajmë ni intervistë, ma t’fortë, para Vitit t’ri po. Po edhe për numër festiv”, tregon gazetari. /Insajderi.com

Arrestohen të dyshuarit për sulmin në Kuvendin e Kosovës (Foto)

0

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës pas një hetimi intensiv lidhur me sulmin në Kuvendin e Republikës së Kosovës të kryer më 4 gush 2016, ka arritur të identifikojë të dyshuarit, të cilët kanë planifikuar, organizuar dhe ekzekutuar sulmin, si dhe kanë marrë përgjegjësinë për kryerjen e këtij sulmi, shkruan PrizrenPress.

Ky hetim kompleks është trajtuar me teknika dhe masa të specializuara të hetimit dhe sot me urdhëresë të GjykatësThemelore në Prishtinë është kryer kontrolli i 6 (gjashtë) lokacioneve në Prishtinë, ku janë arrestuar gjashtë të pandehur dhe janë shoqëruar dy persona tjerë. Ndaj gjashtë të pandehurve me iniciale; A.B, A.A, A.D, E.H, F.K dhe P.A është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve.

Gjatë zbatimit të urdhër-kontrollit, në cilësinë e provave materiale, janë sekuestruar: gjashtë armë zjarri, tre pushkë automatike, 2 revole, një karabinë, municion, si dhe dëshmi tjera materiale që ndërlidhen me rastin. Sendet e sekuestruara do të ekzaminohen nga ekspertët e fushave përkatëse. /PrizrenPress.com/

Te dyshuarit per sulmin ne Kuvendin e Kosoves2 Te dyshuarit per sulmin ne Kuvendin e Kosoves1 Te dyshuarit per sulmin ne Kuvendin e Kosoves

Kapen narkotikë në Vërmicë (Foto)

0

Gjatë natës së djeshme oficerët Doganor dhe ata policor kanë parandaluar futjen e një sasie të narkotikëve në pikë-kalimin e Vërmicës, shkruan PrizrenPress.

Gjatë hyrjes për në Kosovë është ndaluar për kontroll detal një automjet me targa të Kosovës. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e lartë përmendur është zbuluar një qese e vogël që dyshohet të jetë substancë narkotike e llojit marihuanë në sasi të ulët.

Oficerët gjatë kontrollit kanë shfrytëzuar fibroskopin dhe pajisjet tjera të dhuruara nga EXBS-i (donacion nga ambasada amerikane).

Pas gjetjes së kësaj sasie është ushtruar kontroll në detaje. Personi i apo drejtuesi i automjetit është arrestuar nga ana e Policisë së Kosovës, kurse lënda narkotike dhe rasti i është dorëzuar Policisë për procedim të mëtejmë. /PrizrenPress.com/

Vermice-Kapet droge1

Arrestohen 6 aktivistë të VV-së, të dyshuar për hedhje granatash, përfshirë zëdhënësin Frashër Krasniqi

0

Policia e Kosovës ka arrestuar sot 6 zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje, ka mësuar lajmi.net.

Arrestimi i aktiviste të Lëvizjes Vetëvendosje dyshohet e ka të bëjë me aktet e fundit të dhunës që kanë ndodhur në vend, e që kanë kulmuar me hedhje të granatave mbi disa institucione si Kuvendi i Kosovës dhe Televizioni i Kosovës.

Dyshohet se në mesin e të arrestuarve është edhe Frashër Krasniqi, zëdhënës i Vetëvendosjes, raporton lajmi.net.

Në mesin e të arrestuarve, gjithashtu ka edhe të afërm të Visar Ymerit, kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilëve u janë gjetur e konfiskuar edhe armë e municione.

Sidoqoftë pritet që më vonë të ketë më shumë informacione në lidhje me këtë aksion. /lajmi.net