9 C
Prizren
E martë, 11 Nëntor, 2025
Home Blog Page 6036

Të shtëna me armë zjarri në fshatin Lubizhdë të Prizrenit

0

Në fshatin Lubizhdë të Prizrenit, gjatë ditës së hënë, dy persona të dyshuar të pa njohur të cilët kanë qenë me një motoçikletë, kanë shtënë me armë zjarri në ajër. Të dyshuarit janë larguar në drejtim të pa njohur, thuhet në raportin e PK-së, shkruan PrizrenPress.

Nuk raportohet për të lënduar apo për dëme materiale.

Sipas Policisë, në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar 5 gëzhoja të armës. /PrizrenPress.com/

Opozita me çdo mjet kundër Demarkacionit

0

Barrikadimi i dy taborëve ‘pro’ dhe ‘kundër’ Demarkacionit me Malin e Zi, ka bërë që më 1 shtator të rrezikohet siguria në Kosovë. Sulmet e fundit me bomba kanë shtuar potencialet që seanca e së enjtes të jetë e përcjellë me dhunë e cila, sipas njohësve të sigurisë, do të përcillet edhe pas seancës

Kosova rrezikon të përfshihet në dhunë më 1 shtator kur Kuvendi i Kosovës pritet ta zhvillojë seancën plenare, në të cilën pikë e rendit të ditës është ratifikimi i Marrëveshjes për Demarkacionin mes Kosovës e Malit të Zi, shkruan “Zëri”.

Në javët e fundit kanë ndodhur një mori sulmesh ndaj institucioneve publike, medieve, drejtuesve të tyre dhe, sipas njohësve të sigurisë, kanë shtuar potencialin më të madh prejse Kosova është pavarësuar që të kaplohet nga dhuna.

Por pavarësisht kësaj, opozita vazhdon të theksojë se do të përdorë çdo mjet për të parandaluar ratifikimin e kësaj marrëveshjeje, e cila, sipas tyre, i falë tokë Malit të Zi. Ndërsa, Qeveria pret që të enjten, në seancën për Demarkacion, deputetët do të lihen të qetë dhe pa presione për të votuar pro apo kundër. /Zeri.info

Malishevë: Drejtori punëson djalin pa diplomë (VIDEO)

0

Pozita e tij si Shef i Drejtorisë së arsimit në Malishevë ka bërë që të ketë ndikim edhe në stafin e shkollës Imer Krasniqi në fshatin Carrallukë.

Halim Hoti nuk shkoi më larg se në familjen e tij kur përzgjodhi mësimdhënësin e gjuhës angleze.

Mirëpo edhe pse është i punësuar qe 3 vite në këtë shkollë, Edon Hoti punën e arsimtarit e kryen pa diplomë Universitare.

E këtë babai i tij e arsyeton se nuk kishte kuadro të kualifikuar.

Bile shefi i Arsimit në Malishevë ka arsye edhe pse nuk u shpall konkursi këtë vit, për vendin e punës që mbanë djali i tij.

Klan Kosova provoi të kontaktojë edhe mësimdhënësin e gjuhës angleze, djalin e Halim Hotit, por ai nuk ishte as në shtëpi e as në shkollë.

Me e pa diplomë Edon Hoti, është në listën e mësimdhënësve që marrin paga nga Buxheti i Kosovës.

Islamizmi që tradhëtoi Lidhjen e Prizrenit

0

Shënim i redaksisë: Lidhja Shqiptare e Prizrenit u minua nga islamikët shqiptarë, të cilët, ashtu si dije edhe sot, duken ashiqare që janë të lidhur shpirtërisht me ‘babën’. Hedhja e fajit, për minimit të LP, te pakicat e tjera që banonin ndër shqiptarët është sa për të hedhur hi syve, pasi kemi provë të sotmen kur islamizmi po mobilizon ushtarë të përbetuar ndër shqiptarët. Provohet se feja përdoret si nacionalizëm fanatik i huaj për shqiptarët. Me anë të fesë shqiptarët u tjetërsuan etnikisht nga fqinjët. Lidhja Shqiptare e Prizrenit dështoi, që në fillesat e saj, kur e pranoi trysnin islamike. Kjo duket që në nenin e parë të saj. Altin Kocaqi

Prof. Dr. Kristo Frashëri

Historia e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, është e lidhur aq ngushtë, me emrin e Abdyl Frashërit, sa që kur shqiptojmë emrin e saj, na shfaqet para syve, silueta e patriotit frashërlli. Në të vërtetë Lidhjen Shqiptare të Prizrenit nuk e themeloi Abdyl Frashëri, dhe askush tjetër, nga ata që morën pjesë në mbledhjen historike të Prizrenit, më 10 Qershor 1878. Lidhjen Shqiptare të Prizrenit e themeloi, e çimentoi dhe e përjetësoi Rilindja Kombëtare Shqiptare, më saktë, vrulli patriotik i shtresave të gjera shqiptare, të cilat iu përgjigjen kushtrimit që erdhi nga ndërgjegjja historike, për të kundërshtuar rrezikun e copëtimit të trojeve amtare dhe në të njëjtën kohë për të realizuar të drejtat kombëtare, ashtu siç i kishin fituar kombësitë e tjera të Gadishullit Ballkanik.

Abdyl Frashëri, ka meritën e madhe se ishte i pari ndër të parët intelektualë që perceptoi madje e parashikoi rrezikun për Kombin shqiptar, që sillte me vete, kriza lindore e viteve shtatëdhjetë, shek. XIX.

Siç dihet, krizën lindore të viteve shtatëdhjetë, e provokoi Rusia Cariste, në interes të lakmive të saj ekspansioniste, për të mbisunduar në Gadishullin Ballkanik dhe për të dalë në ujërat e ngrohta të Detit Mesdhe.

Jo vetëm Abdyl Frashëri, por të gjithë faktorët politikë shqiptarë, ishin të bindur, se me fitoren e armëve Ruse, Shqipëria jo vetëm nuk do të fitonte asnjë të drejtë kombëtare, por ç’ishte më e keqja, trojet e saj pasi të shkëputeshin nga Perandoria Osmane, do të copëtoheshin midis monarkive ballkanike aleate të Rusisë. Si rrjedhim, sapo Perandoria Ruse, i shpalli luftë, më 23 Prill 1877, Perandorisë Osmane, mbarë qarqet politike-shqiptare u vunë në lëvizje. Por qëndrimi që ato mbajtën, kur filloi lufta, nuk ishte i njëjtë. Pashallarët shqiptarë, që gëzonin mjaft influencë politike në krahinat e tyre, vendosën të prisnin, për të parë, se nga do të anonte kandari i fitores. Madje, jo pak prej tyre, vrapuan së bashku me forcat lokale luftarake, në frontin e luftës, në ndihmë të ushtrisë Osmane, kundër ushtrive Ruse. Përkundrazi Abdyl Frashëri, së bashku me një grup patriotësh demokratë, e kuptuan se kishte trokitur ora e aksionit çlirimtar, pavarësisht se kush do ta fitonte luftën: Rusia apo Turqia.
Me këtë rast, Abdyl Frashëri, shpalosi një platformë të re politike dhe ideologjike, për Lëvizjen Kombëtare Shqiptare, e cila në fillim pati pak përkrahës, por shumë shpejt, atë e përqafuan shtresat e gjera të popullit. Platforma që hartoi Abdyl Frashëri i kundërvihej platformës që përpunuan qarqet Sulltaniste të Stambollit. E para, platforma e Abdylit, u drejtohej vetëm shqiptarëve, pavarësisht nga përkatësia fetare dhe krahinore dhe synonte mbrojtjen e interesave Kombëtare të Shqipërisë. E dyta, ajo e Sulltanistëve u drejtohej myslimanëve të kombeve të ndryshme të Ballkanit dhe synonte mbrojtjen e kufijve të Perandorisë Osmane në Evropën Juglindore. Platforma e Sulltanistëve, qe tepër e rrezikshme për interesat kombëtare shqiptare. Së pari ajo, se nuk e shtronte fare çështjen e kombësisë shqiptare si subjekt i të drejtave kombëtare. E dyta ajo, i i konsideronte shqiptarët myslimanë, si pjesëtarë të kombësisë islamike ballkanike. E treti ajo, i nxiste shqiptarët të luftonin për të qëndruar edhe në të ardhmen nën zgjedhën shekullore Osmane, dhe e fundit, e thellonte edhe më tej përçarjen e shqiptarëve të besimeve të ndryshme. Përkundrazi, platforma e Abdyl Frashërit, ishte ndërtuar mbi ideologjinë e Rilindjes Kombëtare, në përshtatje me kushtet e brendshme dhe të jashtme të Shqipërisë. Platforma e tij, e cila u miratua nga Komiteti Shqiptar i Janinës, në maj të vitit 1877, fill pasi filloi lufta Ruso-Turke, mbështetej mbi katër pilastra.

Platforma, mund të kuptohet, po të kemi parasysh, se kur filloi kriza lindore, Shqipëria ndodhej prej katër shekujsh, nën zgjedhën e Perandorisë Osmane, se ajo nuk gëzonte asnjë nga të drejtat kombëtare, të shpallura në shek. XIX, se shqiptarët e besimeve të ndryshme, nuk trajtoheshin si pjesëtarë të një kombësie të vetme, se krerët e krahinave të ndryshme, ishin në rivalitet me njëri-tjetrin, se në arenën ndërkombëtare, shqiptarët shiheshin nga fuqitë e mëdha me syrin e njerkës, se monarkitë fqinje ballkanike kishin lidhur marrëveshje për copëtimin, në favor të tyre, të trojeve të saj, dhe më në fund se miratimi i platformës Sulltaniste islamike, do ta komprometonte më keq, pozitën e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare. Për të kapërcyer situatën e ndërlikuar, të brendshme dhe të jashtme, Abdyl Frashëri kërkonte në radhë të parë bashkimin e të gjitha rrëkeve të rezistencës shqiptare, në frontin e madh të lëvizjes kombëtare dhe realizimin e tij, nëpërmjet traditave të lashta shqiptare, të besëlidhjeve krahinore, për të arritur në besëlidhjen kombëtare. E dyta; në frontin e përbashkët, të merrnin pjesë të gjithë shqiptarët, pavarësisht nga dallimet fetare dhe krahinore për të vepruar si një komb i vetëm dhe për të dëshmuar ekzistencën e tij, si një komb i lashtë. E treta; besëlidhja shqiptare, të veçohej nga Administrata Perandorake, të pajisej me atribute pushtetore, me administratë dhe ushtri të veçantë dhe të luftonte, jo për kufijtë e Perandorisë Osmane por vetëm për mbrojtjen e trojeve shqiptare. E katërta; të shtronte si synim politik, bashkimin e mbarë trojeve shqiptare, të shpërndara në atë kohë në katër vilajete të Ballkanit Perëndimor –Vilajete të Kosovës, Shkodrës, Manastirit dhe Janinës, – në një vilajet të vetëm, me emrin “Vilajeti i Shqipërisë”, i cili, do të shndërrohej në kushtet e favorshme, në një shtet autonom ose të pavarur shqiptar. Me realizimin e këtyre, katër parimeve, Komiteti Kombëtar i Stambollit, i cili u krijua në dhjetor të vitit 1877, nën kryesinë e Abdyl Frashërit, kishte besim se do ta thyente, qëndrimin prej njerke, të diplomacisë Evropiane, ndaj çështjes shqiptare, dhe se do ta realizonte më në fund aspiratën e madhe të Rilindjes Kombëtare – krijimin e shtetit shqiptar të pavarur. Disfata që pësoi Perandoria Osmane nga ushtritë Ruse dhe nënshkrimi prej saj më 3 mars 1878, i traktatit të Shën Stefanit, me të cilin parashihej copëtimi i trojeve shqiptare, në favor të tre shteteve sllave të Ballkanit, e ngriti peshë mbarë opinionin publik shqiptar. Në rrethanat e këtij shqetësimi të përditshëm, platforma e hartuar, nga Abdyl Frashëri, e cila tani mbante vulën e Komitetit Kombëtar të Stambollit, në këto rrethana u përqafua edhe nga mjaft pjesëtarë të qarqeve feudale shqiptare. Megjithatë, reaksioni sulltanit islamik, nuk u nënshktrua. Ballafaqimi i dy platformave, vazhdoi gjatë gjithë pranverës së vitit 1878.
Veprimtaria që zhvilloi Abdyl Frashëri, gjatë asaj pranvere, ka qenë e jashtëzakonshme. Asnjë nga personalitetet politike të botës shqiptare, nuk na ka lënë gjurmë, në fushën e shkrimeve si Abdyl Frashëri. Ne kemi sot në dorë, një varg shkrimesh, të botuara brenda dhe jashtë Perandorisë Osmane, shkrime në frëngjisht, turqisht, greqisht (ka gjurmë dhe të shkrimeve shqip, por për fat të keq kanë humbur), të cilat trajtojnë çështjen kombëtare shqiptare në gjithë diapazonin e saj politik, historik, linguistik, etnografik dhe diplomatik. Janë shkrime që tregojnë kulturën e gjerë të këtij Rilindësi të madh; thellësinë e admirueshme të mendimit të tij, patriotizmin e rrallë të veprimeve të tij, të cilat tregojnë se ky Frashërlli i madh, shkoi në Kuvendin Kombëtar të Prizrenit, më 10 Qershor 1878, me një përgatitje politike, me një qartësi ideologjike dhe me një militantizëm të begatshëm e të pasur si askush tjetër.

Siç dihet, më 10 Qershor 1878, në Prizren në kryeqendrën e Vilajetit të atëhershëm të Kosovës, u themelua Lidhja Shqiptare e Prizrenit, me kryetar Iliaz Pashë Dibrën, kurse Abdyl Frashëri, u ngarkua me funksionin e përgjegjësit, për punët e jashtme. Në bazë të detyrës që mori përsipër, Abdyli u nis menjëherë në Berlin, në krye të delegacionit shqiptar, për t’i parashtruar Kongresit të Fuqive të Mëdha, që u hap më 13 Qershor 1878, peticionin me të cilin kërkohej respektimi i të drejtave kombëtare të shqiptarëve – në radhë të parë paprekshmërinë e trojeve të tyre amtare. Ndërkohë, u vu re se qarqet Sulltaniste të Stambollit, nuk kishin hequr dorë nga platforma e tyre Islamiste. Me nxitjen e tyre në Kuvendin e Prizrenit erdhën edhe delegatë të popullsive myslimane, turke, boshnjake dhe pomake, të cilët me përkrahjen e shefave të Administratës Perandorake dhe me premtimin e ndihmave që do të jepte Porta e Lartë, mundën të bindnin shumicën e delegatëve të Kuvendit, të miratonin më 16 Qershor 1878, një statut me germë dhe me frymë islamike. Statuti me titullin “Karar-name” (libri i vendimeve), përmblidhej në tre parime: Organizata që u krijua quhej jo Lidhja Shqiptare,por “Xhemijet islamik” (komitet islamik), merrte përsipër të luftonte për mbrojtjen e mbarë kufijve të Perandorisë Osmane dhe se myslimanët e Gadishullit Ballkanik, nuk do të ndaheshin kurrë nga Sulltani.

“Karar-name”-ja, shkaktoi ashtu siç pritej, kundërshtimin e zjarrtë të qarqeve patriotike shqiptare. Me sa dimë, të parët që reaguan, qenë delegatët Shkodranë, të cilët morën porosi nga komiteti i tyre krahinor, të mos e nënshkruanin statutin, madje as të merrnin pjesë në Organizatën e Prizrenit, në rast se ajo nuk do të hiqte dorë nga programi i saj islamik. Në fakt, si pasojë e këtij kundërshtimi të përgjithshëm, më 2 Korrik 1878, pasi kishin arritur edhe delegatët nga viset e tjera të Shqipërisë, përfshirë edhe delegacionin e kryesuar nga Abdyl Frashëri, Kuvendi i Përgjithshëm i Lidhjes, e hodhi poshtë “Karar-namë”-në. Në vend të saj, Kuvendi miratoi një program të ri, me frymë thellësisht kombëtare, një statut i ngjashëm, me platformën e Abdyl Frashërit.

Në vështrimin historik, programi i 2 Korrikut 1878, e vuri Lidhjen e Prizrenit, në shinat e Rilindjes Kombëtare. Për këtë arsye, Lidhja Shqiptare e Prizrenit, korri sukseset e saj historike në të tri drejtimet e mëdha të Lëvizjes Rilindëse: i detyroi Fuqitë e Mëdha të hiqnin dorë, disa herë nga vendimet e tyre të padrejta, për e shqiptarët, veç kësaj i detyroi kancelaritë e tyre, që tani e tutje të kishin parasysh çështjen shqiptare, si subjekt i të drejtave kombëtare. Së dyti, e tronditi që nga themelet pushtetin shekullor Osman në Shqipëri, duke shpejtuar, tatëpjetën e sundimit të saj shekullor, në viset shqiptare. E treta: e çimentoi bashkimin e mbarë shqiptarëve, pavarësisht nga përkatësia shoqërore, fetare dhe krahinore, rreth synimit përfundimtar të fitores së Pavarësisë Kombëtare dhe krijimit të Shtetit të Pavarur.

Vendin kryesor, si ideolog i këtyre tre fronteve kryesore të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, e zë pa dyshim, Abdyl Frashëri. Kjo është arsyeja përse emri i këtij Frashërlliu të madh, i cili nuk qe asnjëherë kryetar i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, është i lidhur ngushtë me historinë e saj.

600 komplotet për të vrarë Fidel Kastron

0

Ish kreu i shërbimit të fshehtë të Kubës thotë se ka patur më shumë se 600 atentate për të vrarë apo destabilizuar liderin kuban, Fidel Kastro.

Këta mbështeteshin nga kundërshtarë të ndryshëm të regjimit, kryesisht SHBA, që shpesh herë vepronte në distancë duke përdorur gangsterë apo mërgimtarë anti Kastro.

Mes atentateve përfshihej përdorimi i taliumit për të bërë që t’i binte mjekra e tij e famshme, apo LSD për ta bërë të çmendej gjatë një transmetimi radiofonik.

Më pas ishte kostumi i helmuar i zhytjes, puroja shpërthyese, dhe femra fatale që do ta joshte – në rastin e fundit Kastro pretendoi se zbuloi qëllimet e saj, i dha një pistoletë dhe i tha që ta vriste, por ajo nuk kishte guxim.

Kishte gjithashtu guacka deti shpërthyese, të cilat shpërthyen vërtetë 40 minuta pas vizitës së Kastros në plazh.

Ka gjithashtu rrëfime për një plan tejet të çuditshëm për të realizuar me rreze një hologram të Virgjëreshës Mari, që supozohej se do të frymëzonte katolikët e Kubës që të hidhnin poshtë komunizmin, ndonëse nuk duket se është provuar kjo gjë.

Shumë prej komploteve është e pamundur të mbështeten me fakte, ndonëse nuk ka dyshim që shumë njerëz e donin Kastron të vdekur.

“Nëse mbijetesa ndaj shumë atentateve do të ishte sport Olimpik, unë do të kisha medalje ari”, ka thënë ai. /bota.al/

Inxhinieri zbulon mashtrimin e Murat Mehës (Dokument)

0

Inxhinieri i diplomuar i Gjeodezisë, Salih Ahmetaj, u ka dërguar deputetëve, të cilët po bëhen gati të vendosin për demarkacionin me Malin e Zi, një dokument me plotë argumente.

Gazeta Fjala sjell analizën e tij në detaje, ku ka hedhur poshtë të gjitha pohimet e Komisionit Shtetëror për demarkacionin se Kosova nuk është duke humbur territor.

Sips tij, kryetari i komisionit, Murat Meha, ka gabuar kur ka pranuar kriterin kadastral si të vetmin kriter, dhe këtë e ka bërë se në atë kohë sepse ka menduar se kufiri kadastral nuk dallohet nga kufiri real i cili kalon nëpër Qafën e Çakorrit.

Për këtë Ahmetaj thotë se Meha duhet të gjej forcën dhe ta pranoj se është mashtruar, siç është evidente nga punimet e tij nga 2001 e deri në 2015, shkruan Gazeta Fjala.

Kjo, sipas tij  do të qetësonte situatën dhe problemi i demarkacionit do të niste nga e para, sepse edhe pala malazeze e di se ka “mashtruar” në këtë proces.

“Më mirë vonë se kurrë!”, shkruan ai në analizën e tij drejtuar deputetëve.

Lexojeni të plotë analizën e inxhinierit Salih Ahmetaj:

Kryetari i Komisionit Shtetëror dhe HALLAKAMA rreth Demarkacionit

Më 19 gusht 2016, portali Telegrafi boton një shkrim Në atlaset e HYPERLINK “http://www.telegrafi.com/ne-atlaset-e-murat-mehes-kufiri-eshte-deri-ne-cakorr-foto/”MuratHYPERLINK “http://www.telegrafi.com/ne-atlaset-e-murat-mehes-kufiri-eshte-deri-ne-cakorr-foto/” HYPERLINK “http://www.telegrafi.com/ne-atlaset-e-murat-mehes-kufiri-eshte-deri-ne-cakorr-foto/”MehësHYPERLINK “http://www.telegrafi.com/ne-atlaset-e-murat-mehes-kufiri-eshte-deri-ne-cakorr-foto/” kufiri është deri në HYPERLINK “http://www.telegrafi.com/ne-atlaset-e-murat-mehes-kufiri-eshte-deri-ne-cakorr-foto/”cakorrHYPERLINK “http://www.telegrafi.com/ne-atlaset-e-murat-mehes-kufiri-eshte-deri-ne-cakorr-foto/” foto i cili vëren saktësisht se Çakorri është vendosur në kufi.

Në vend që të hesht, autori na del me një “demant”, se harta qenka lexuar gabimisht dhe se Qafa e Çakorrit është jashtë territorit të Kosovës “lartë te kthesat e rrugës”, dhe në reagimin me 23 gusht 2016:

MuratHYPERLINK “http://www.telegrafi.com/murat-meha-thote-se-qafa-e-qakorrit-ne-kete-harte-eshte-larte-te-kthesat-e-rruges-jashte-territorit-te-kosoves/” Meha HYPERLINK “http://www.telegrafi.com/murat-meha-thote-se-qafa-e-qakorrit-ne-kete-harte-eshte-larte-te-kthesat-e-rruges-jashte-territorit-te-kosoves/”thoteHYPERLINK “http://www.telegrafi.com/murat-meha-thote-se-qafa-e-qakorrit-ne-kete-harte-eshte-larte-te-kthesat-e-rruges-jashte-territorit-te-kosoves/” se Qafa e Çakorrit ne këtë harte është lartë te kthesat e rrugës jashtë territorit të Kosovës, në mënyrë “profesionale”, “shkencore” e “zyrtare” na “shpjegon”:

Jam i bindur se nxënësit që e mësojnë gjeografinë e lexojnë qartë këtë hartë, dhe shihet që Qafa e Çakorrit është lartë te kthesat e rrugës, jashtë territorit të Kosovës ashtu si shihet rrethi i kuq në hartën në vijim”. Fjala është për këtë pjesë të atlasit në faqen 50:

Jam i bindur se nxënësit që e mësojnë gjeografinë e lexojnë qartë këtë hartë, dhe shihet që Qafa e Çakorrit është lartë te kthesat e rrugës, jashtë territorit të Kosovës ashtu si shihet rrethi i kuq në hartën në vijim”. Fjala është për këtë pjesë të atlasit në faqen 50:

MEHA

Siç shihet nga imazhi “me të vërtetë çdo nxënës e ka të qartë se ku ndodhet Çakorri!” Duke u nisur nga kjo “qartësi” dhe ky “shpjegim me kthesa”, në vazhdim po paraqesim disa nga “rrathët e kuq”, që në fakt janë vendkalime kufitare, sipas Hartës Turistike të Kosovës, të vitit 2004:

2

Brenda këtyre imazheve të prera nga kjo hartë janë edhe pyetjet përkatëse se ku janë vendet që janë shënuar në hartë afër “rrathëve të kuq” (Vendkalimeve kufitare, sipas vetë autorit të Atlasit, hartave dhe reagimit më 23 gusht 2015 – shih imazhin paraprak):

3

4

5

6

7

8

“…që Qafa e Çakorrit është lartë te kthesat e rrugës, jashtë territorit të Kosovës…”, është i pabazë, sepse në hartën në fjalë nuk ka emërtime të kthesave, siç nuk ka në asnjë hartë në botë.

Autori i reagimit nuk e lë vetëm me këtë “shpjegim”, por në reagimin e tij edhe lavdërohet për “punën e tij profesionale” dhe në njëfarë mënyre shkrimin e Telegrafit të 19 gusht 2016, e merr si reklamë për punën e tij.

Autori bënë këtu dy gabime të rënda:

Na shpjegon me “qartësi se si duhen të lexohen hartat”, dhe nga gjashtë imazhet e paraqitura nga Harta e Turistike e Kosovës të vitit 2004, shihet qartë se shpjegimi i tillë “lartë të kthesat” është i padëgjuar i paparë dhe pse mos të themi i turpshëm. Çdo koment tjetër këtu është i tepërt.

Gabimi i dytë është edhe më i madh dhe ai shpjegon shumë mirë “HALLAKAMËN” rreth demarkacionit. Kjo ka të bëjë me Kufirin “zyrtar” (shpallur zyrtar nga vetë autori) e “të saktë” (shpallur i saktë, prapë nga vetë autori) dhe Qafën e Çakorrit. Dhe ky gabim mund të shërbej edhe si rrugëdalje nga kjo HALLAKAMË.

Autori, “Kufiri ZYRTAR” e i “SAKTË” dhe Qafa e Çakorrit

Në të gjitha botimet dhe punimet që i përmend autori, në reagimin, e tij që nga 2001 deri më 2015, na e tërheq vëmendjen, me krenari, se është vendosur “kufiri zyrtar i Kosovës”, i cili përputhet me kufirin, prapë “zyrtar”, i cili është dakorduar me palën malazeze. Dhe në të gjitha këto punime (harta e atlase) autori e paraqet Qafën e Çakorrit si vendkalim kufitar, edhe pse në reagimin e fundit përpiqet të na e dëshmoj se “…që Qafa e Çakorrit është lartë te kthesat e rrugës, jashtë territorit të Kosovës…”, shpjegim ky i padëgjuar ndonjëherë në hartografinë botërore.

Në anën tjetër, në dokumentacionin e KSh, që në fakt janë pamflete kundër oponentëve të “demarkacionit zyrtar” , të vendosur në ueb faqen e Kryeministrit në http://kryeministri-ks.net/?page=1,281, Autori i hartave, atlaseve që nga 2001 e deri me tash, na bind në të kundërtën: Qafa e Çakorrit është jashtë territorit të Kosovës, dhe atë me kilometra.

Pra edhe një herë:

Autori dhe njëkohësisht kryetari i Komisionit Shtetëror në gjitha “punimet” e tij që nga 2001 e deri me 2015 (harta e atlase të llojllojshme) Qafën e Çakorrit e ka të paraqitur si vendkalim kufitar, edhe pse me shpjegimet “… lartë te kthesat e rrugës…”, mundohet të na hedh hi syve, shpjegim ky që as parashkollorët nuk mund t’i bind . Bile Qafën e Çakorrit e vendos në kufi Kosovë – Mali i Zi edhe në një hartë të vitit 1998 (shih një pjesë të saj më poshtë). Pra përfundimi i parë është Qafa e Çakorrit është në kufirin Kosovë – Mali i Zi, edhe sipas autorit.

Në cilësinë e Kryetarit të Komisionit, autori i këtyre “punimeve”, në dokumentacionin (më saktë pamfletet kundër oponentëve të demarkacionit) e paraqitur në http://kryeministri-ks.net/?page=1,281, na bind me qindra herë se Çakorri është jashtë territorit të Kosovës. Pra Përfundimi i dytë është se Qafa e Çakorrit është jashtë territorit të Kosovës, edhe pse kufiri është i njëjte si në “punimet” e autorit ashtu edhe në marrëveshjen e demarkacionit të KSh.

9

Pra këtu kemi një problem të madh. Në të dyja rastet kufiri është “zyrtar”, “i saktë në centimetra” dhe “përputhet”, sipas Kryetarit të KSh, me të gjitha ligjet, statutet, kushtetutat, marrëveshjet, statistikat… e çfarë jo tjetër. Mirëpo, problemi është se Qafa e Çakorrit lëviz, sipas pozitës që ushtron autori i reagimit: (1) kur është vetëm autor, i hartave e atlaseve, Qafa e Çakorrit është në kufi, ndërsa (2) kur është në cilësinë e Kryetarit të Komisionit Qafa e Çakorrit është larg, po të njëjtit kufi, me kilometra në thellësi të territorit të Malit të ZI. Paradoks se jo mahi! Në vazhdim do të shpjegohet ky paradoks.

Paradoksi i Çakorrit – Kufiri i njejtë ndërsa Çakorri i lëvizshëm

Si të shpjegohet ky paradoks i Autorit të atlaseve e hartave me Kryetarin e Komisionit, i cili është i njëjti person por ka qëndrime të ndryshme për vendndodhjen e Çakorrit, varësisht në cilën cilësi është.

Shpjegimi i parë për Çakorrin në kufi “zyrtar” është se edhe autori i hartave e atlaseve, edhe ata që ja kanë bërë këto punime, sepse zakonisht tjetërkush i bënë punimet dhe autori e vendos emrin e vet, e kanë ditur, me gjithë diletantizmin e vetë, se Qafa e Çakorrit është në kufi Kosovë – Mali i Zi. Këtë si thotë populli e “e kanë ditë dhe e dinë krejt dyjeja”, “e dinë edhe zogjtë e malit” e besa edhe zogjtë e Malit të Zi. Apo thënë më mirë deklarata “Qafa e Çakorrit është në kufi Kosovë – Mali i Zi” është E VËRTETË E NJOHUR BOTËRISHT si në Kosovë ashtu edhe në Mal të Zi.

Pra për këtë shkak Çakorri vendoset në “kufi zyrtar”, ku nuk mund ta ketë vendin, mirëpo E VËRTETA E NJOHUR BOTËRISHT është vendimtare për autorin dhe punuesit e hartave dhe atlaseve.

Edhe këtu kemi një paradoks ku dy gabime japin një të saktë: gabimi i parë “kufiri zyrtar” nuk është kufi real Kosovë – Mali i Zi sepse nuk kalon nëpër Çakorr; gabimi i dytë Çakorri nuk mund të jetë në “kufirin zyrtar” pasi që ky kufi nuk është kufi real. Rezultati e vërteta e madhe Çakorri është në kufi Kosovë – Mali i Zi – edhe pse as kufiri i paraqitur në “punimet” e autorit nuk është real dhe as pozita Çakorrit nuk është mbi atë kufi “zyrtar”.

Autori i hartave e atlaseve, duke punuar shkel e shko, nuk i ka analizuar “punimet” e veta, sepse qysh më 2001 (ai vetë deklaron se punimet e tij janë me “kufi zyrtar” që nga ai vit) do ta kuptonte se “kufiri i tij zyrtar” nuk po funksionon si duhet, dhe do ta shihte se E VËRTETA E NJOHUR BOTËRISHT se Çakorri është në kufi Kosovë – Mali i Zi, nuk po i del E VËRTETË.

Me qasjen shkel e shko, si gjithmonë, autori i nis negociatat me palën malazeze, të cilët në takimin e dytë propozojnë kadastrin si kriter. Kryetari pret deri në takimin e tretë të palëve dhe pranon këtë kriter. Ua lë të gjithë punën palës malazeze, pasiqë “kufiri zyrtar kadastral” nuk mund ta zhgënjej assesi. Dhe kështu vazhdon puna (puna e palës malazeze e mospuna e palës kosovare), larg mediave e opinionit, në mënyrën më jotransparente të mundshme, për rrafsh 3 vite edhe pse kjo punë do të mund të kryhej për më pak se tre muaj, duke pasur parasysh Kadastrin si kriter të vetëm. Po nejse kjo është tjetër temë dhe dëshmon për korrupsionin e të dyja palëve. Informacionet e para mbi këtë proces vijnë nga pala malazeze e jo nga pala kosovare.

Disa personalitete te vëmendshme, nga Kosova, e kuptojnë se diçka nuk është në rregull – kufiri po zhvendosej në brendi të vendit tonë me kilometra të tëra. Komisioni hesht, Qeveria hesht gjithashtu.

Kryetari i Komisionit e kupton që e ka gabim dhe e di se e ka gabim. Të gjitha “punimet” e tij e dëshmojnë këtë. Mirëpo ngul këmbë se e ka mirë. Pasi që nuk ka asgjë të shkruar se çfarë ka punuar Komisioni i tij, pasi që nuk ka punuar asgjë dhe pasi që Demarkacioni bëhet HALLAKAMË E MADHE në Kosovë, fillon brenda Agjencionit të tij Kadastral, që me njerëzit e tij të besueshëm të punoj pamflete (3 të tilla me gjithsej 490 faqe) ku mund të gjendet gjithçka, por asgjë që ka lidhje me demarkacionin si proces sipas standardeve ndërkombëtare.  Në këto pamflete të punuara, si zakonisht, shkel e shko ka:

Shkresa të njëjta të paraqitura në disa vende

Ka kërkesa për të dhëna apo takime, por nuk mund të gjinden përgjigjet

Ka përgjigje pa kërkesa

I kërkohet Komunës së Pejës që t’ia dërgoj Komisionit koordinatat e kufirit me Malin e Zi, të vulosura e zyrtare. Pastaj i kërkohen sipërfaqet e Zonave kadastrale. Që këto kërkesa janë lojë jo e mirë, dëshmon fakti, se Komuna Pejës këto të dhëna i merr nga serverët e AKK. Pra AKK kërkon të dhëna qe i ka.

Pothuajse nuk asnjë informatë se çfarë është dhe si është punuar me palën malazeze. Kryesisht, Komisioni aktron punën duke u marrë me shkresa të panevojshme me kryetarë komunash e Kadastra Komunal, në lidhje me informacionet që ndodhen AKK

Në këto pamflete thuhet se është punuar edhe sipas Rezolutës së Kuvendit për Demarkacionin, edhe pse marrëveshja ishte nënshkruar dy javë përpara, se kjo rezolutë të aprovohej nga Kuvendi, nga të dyja komisionet shtetërore.

Shumë faqe janë të padukshme – skenim i dobët

Ka faqe që janë më kokëposhtë

Shkresat që i drejtohen Kryeministrit dhe Ministrit të Jashtëm mbyllen kështu: “Falënderojmë për përkrahjen, ndaj jemi në dispozicionin tuaj, me ndërgjegje të pastër, me profesionalizëm dhe me përgjegjësi shtetërore”

Shumica e këtij “dokumentacioni” është punuar pasi që kanë përfunduar të gjitha punët dhe janë nënshkruar marrëveshjet, duke dëgjuar opinionin kosovar dhe duke “përshtatur” dokumentacionin “zyrtar” të KSH për t’i luftuar këto opinione.

Në 490 faqe të këtij dokumentacioni, i ndarë në tri pjesë, më së shumti i kushtohet vëmendje çështjes së Çakorrit, ku “faktohet” se Çakorri kurrë nuk ka qenë në kufi .

Këtu shtrohet pyetja a është e nevojshme për një komision “me ndërgjegje të pastër, me profesionalizëm dhe me përgjegjësi shtetërore” të merret se cilat pika janë jashtë e cilat brenda? Jo. Komisioni “me ndërgjegje të pastër, me profesionalizëm dhe me përgjegjësi shtetërore” e kryen punën e vet dhe nuk merret me cikërrima. Mirëpo pasi që Komisioni, ose më saktë, Kryetari i Komisionit është “me ndërgjegje të papastër, me joprofesionalizëm dhe me papërgjegjësi shtetërore” atëherë duhet të merret me çështje siç është mbetja e Çakorrit jashtë.

Nga AKK, në emër të Komisionit, pothuajse në baza ditore, opinioni bombardohet me kumtesa “që dëshmojnë se kufiri është përcaktuar”, duke i mbështetur ato me dokumenta që nuk kanë kurrëfarë lidhjeje më demarkacionin e kufirit si proces. Mirëpo edhe nuk mund të pritet asgjë tjetër nga personat që në hartografi zbuluan “qartësinë e kthesave lartë” dhe emërtimet e veçanta për to si Qafa e Çakorrit.

Përfundime

Duke pasur parasysh çfarë u tha më lartë mund të nxjerrim këto përfundime:

Autori dhe Kryetari i KSh, e di që ka gabuar dhe shpjegimi “me kthesa” nuk pi ujë. Të gjitha “punimet” e tij që nga viti 1998 deri me Atlasin e vitit 2015 paraqesin Qafën e Çakorrit në kufi Kosovë – Mal i Zi. Bile këtë e bënë edhe në hartat e atlaset që nga 2001, kur si kufi përdor “kufirin zyrtar”

Autori e ka ditur (si autor) dhe e di (si kryetar komisioni) se Çakorri është në kufi Kosovë – Mali i Zi. Shpjegimi “me kthesa” vetëm sa e vërteton këtë

Krejt dyjeja e dinë se Çakorri është në kufi Kosovë – Mali i Zi. Bile edhe zogjtë e malit, e besa, edhe zogjtë e Malit të Zi e dinë që Çakorri është në kufi Kosovë – Mali i Zi

Prandaj, edhe autori edhe kryetari i KSh, e di që ka gabuar kur ka pranuar kriterin kadastral si të vetmin kriter, dhe këtë e ka bërë se në atë kohë sepse ka menduar se kufiri kadastral nuk dallohet nga kufiri real i cili kalon nëpër Qafën e Çakorrit, kjo shihet nga hartat e atlaset e tij, që nga 2001 e deri me sot, ku në “kufirin zyrtar kadastral”, vendos Q. e Çakorrit, që praktikisht nuk është e mundshme.

Duke qenë i bindur, “si krejt dyjeja”, që Q. e Çakorrit është në kufi Kosovë – Mali i Zi, siç u tha më lartë, Kryetari “mashtrohet” nga pala malazeze, dhe gabimin e kupton vetëm pasi që çështja “bahet e madhe” në Kosovë.

Pala malazeze nuk e ka pasur vështirë që të “mashtroj”, pasi që AKK fjalët “të dhëna zyrtare”, “kufi zyrtar” i përdor vend e pavend, brenda e jashtë, dhe rrjedhimisht edhe në Eurogeographics dhe organizata tjera, ku i ka dërguar të gjitha këto të dhëna “zyrtare” për kufijtë, qysh moti, pasi që në Eurogeographics mund të dërgojnë të dhëna vetëm organizatat dhe agjencitë shtetërore që janë anëtare të EG, dhe AKK i ka dërguar këto për të gjithë kufijtë, përveç modelit digjital. Mali i Zi ka ndenjur rehat (shih tabelën në vazhdim).

10

Mirëpo dokumentet ishin nënshkruar nga të dyja palët, në nivel komisionesh dhe duke qenë se eprorëve gjithmonë u kishte premtuar se  “…jemi në dispozicionin tuaj, me ndërgjegje të pastër, me profesionalizëm dhe me përgjegjësi shtetërore”, e kishte të vështirë ta pranonte gabimin.

Sidoqoftë situata është shpërthyese dhe kryetari i KSh, duhet të gjej forcën, që ta parandaloj këtë shpërthim dhe ta pranoj se është mashtruar, siç është evidente nga punimet e tij nga 2001 e deri në 2015. Kjo do të qetësonte situatën dhe problemi i demarkacionit do të niste nga e para, sepse edhe pala malazeze e di se ka “mashtruar” në këtë proces. Më mirë vonë se kurrë!

Deputetët do të lehtësoheshin nga një detyrë dhe përgjegjësi e rëndë dhe nga ankthet e 1 Shtatorit.

Nëse pika 8 nuk ndodh, gjasat janë të pakta që të ndodh, atëherë deputetët unanimisht duhet ta hedhin poshtë këtë marrëveshje, që tashmë është e qartë se është tërësisht e gabuar. Në të kundërtën do të bënin diçka, që për gjithë jetën do të ishin të vetëdijshëm se kanë gabuar. Asnjë arsyetim nuk do t’ua lehtësoj këtë ndjenjë për asnjë çast.

Çështja është në duart e Kryetarit të Komisionit, që ta pranoj gabimin.

Çfarëdo rruge tjetër do të hapte një perspektive tejet të zymtë për Kosovën.

Të gjitha hartat e përdorura në këtë shkrim, si dhe vet shkrimi dhe më shumë, mund të shihen dhe transferohen duke klikuar KËHYPERLINK “https://drive.google.com/drive/folders/0BwBFAJeI555DYU42cmpuR1FVZU0?THYPERLINK “https://drive.google.com/drive/folders/0BwBFAJeI555DYU42cmpuR1FVZU0?U ./Gazeta Fjala

Salih Ahmetaj

Inxh. Dipl. i Gjeodezisë

Mjeshtret e veshjeve të traditës në Prizren

0

Prizreni me rrethinë dikur ishte një nga rajonet më të pasura sa u përket veshjeve që përbeheshin nga endjet. Njëra ndër familjet që merret tani me këtë zeje është ajo e Nderim Shalës. Shala tregon se nga kjo zeje kanë arritur të kenë të hyra mesatare. Pjesët kryesore të veshjes së nuseve ishin: këmisha, dimitë, xhamadani, mitani, përparësja, çorapet, opingat, duvaku dhe stolitë. Këmisha qepej prej mëndafshi.

Rreth jakës, grykës dhe në fund të mëngëve zbukurohet me punime me gjilpërë, me fije mëndafshi. Ajo ka motive të fletëve të zbukuruara me rruaza i thonë “yrnek me fleta gjinaqe”. Nuset veshin dimi “çitjane” dhe mitani prej pambuku është njëngjyrësh apo shumëngjyrësh. Dimitë kanë këmbëza “kama nautli” me gajtan ngjyrë portokalli të punuara me grep. Mbi këmishë nuset veshin xhamadan e metal “minton” prej materiali të njëjtë si dimitë. Ato po ashtu veshin xhamadanin “jelek naut”. Sipas Nadire Bytyçit, e cila merret me këtë zeje, xhamadani është i qepur prej somoti me ngjyrë manushaqe i zbukuruar me gajtanë ngjyrë portokalli.

“Nuset gjithashtu veshin xhamadan të zbukuruar me fije ari. Përparësen “bofqa e kuqe” e endin vajzat e fejuara. Si nuse atë e veshin për herë të parë në ditën e katërt të martesës. Përparëset e nuseve kryesisht janë nga Opoja. Përparësja është endur prej pambuku me ngjyrë të kuqe me dy fletë pëlhure. Trualli ka ornamente të imta të renditura në breza me ngjyrë të bardhë. Ato janë të punuara prej leshi, pambuku dhe prej fijeve të telit të verdhë vezullues”, tregon ajo.

Përparëset ende kanë mbetur në modë Opoja dhe Hasi si lokalitete janë të pasura për endje, ku prodhojnë veshje që duken shumë të bukura. Ende kanë mbetur në modë përparëset. “Në të dy anët e përparëses ka një zbukurim të vogël me ngjyrë të bardhë të punuar me gjilpërë. Mbi ta ka rruaza të imëta me ngjyrë kafe të mbyllët. Lidhet me dy gjallma prej pambuku me ngjyrë të bardhë e të kuqe. Përparëset e këtilla janë bartur në fshatin Brrut i Vogël. Përparëset endeshin prej pambuku me ngjyrë të kuqe të çelët me dy fletë pëlhure. Është zbukuruar larume” me ornamentin e zogjve që i quajnë “me zogj”, shprehet Bytyçi. Sipas saj, nusja dikur ka vënë në kokë duvak të kuq me një grumbull leshi brenda.

“Prej stolive, nuset përdorin kapuç, vathë, byzylyk, gjerdan, brez prej ari etj. Nuset mbajnë kapuç me një rend monedhash prej ari dhe me një monedhë “mahmudije” në mes. Një familjet në gjendje të dobët ekonomike në vend të monedhave prej ari përdoret imitimi i monedhave. Nuset dhe gratë e reja mbajnë vathë që formohen me përshtatjen e monedhave “hajrije” ose “mahmudije”, tregon Nderim Shala. Në artizanatin e Prizrenit pjesa më e madhe e artizanëve e braktisën tërë- sisht profesionin ose e ushtronin atë vetëm si aftësi për të përmbushur nevojat e ekonomisë familjare. “Vetëm pak mjeshtër vazhdojnë të mbajnë traditën gjallë dhe punojnë në shtëpitë e tyre, ku prodhojnë veshje popullore dhe punime të tjera dore, duke ruajtur traditën në motivet e hershme, por edhe duke e pasuruar atë me motive të reja në përputhje me trendët e kohës dhe kërkesat e tregut. Tani që kushtet kanë ndryshuar dhe prodhimet e artizanatit të sotëm prizrenas janë në vazhdën e traditave shekullore që datojnë nga koha ilire”, shprehet Shala.

Ai thotë se në këtë rajon ka qenë shumë e lashtë tradita e endjes. “Punët e dorës së grave janë ato që më së shumti i kanë rezistuar kohës deri në ditët e sotme. Prodhimet e artizaneve të Prizrenit kanë qenë po aq të famshme, sikurse dhe prodhimet e artizaneve të Stambollit, Romës e Athinës. Një vend të rëndësishëm në punët e dorës së grave zë edhe përgatitja e kostumeve tradicionale popullore të grave dhe burrave. Ato janë ruajtur origjinale dhe janë një shprehje e qartë e identitetit Prizrenas. Këto kostume shpalosen me gjithë bukurinë e tyre vetëm gjatë festivaleve folklorike, festimeve të tjera popullore, apo dasmave”. Kostumi tradicional konsiderohet nga populli si një element identiteti që e dallon nga krahinat e tjera të Prizrenit.

“Industria shtëpiake” Sipas traditës së vjetër të popullit, të gjitha vajzat e reja pa përjashtim, kur martoheshin, merrnin me vete pajën e përgatitur nga duart e tyre. Aty përfshiheshin të gjitha nevojat që do të kishte familja e ardhshme për të gjithë jetën. Në këtë “industri” shtëpiake vendin kryesor e zinin prodhimet e leshit, për shtrojë dhe mbulojë, veshja e përditshme për të gjithë pjesëtarët e familjes, e cila duhej të ishte e tillë që t’i përshtatej klimës së ashpër, mënyrës së jetesës së malësorëve, e lidhur ngushtësisht me blegtorinë dhe pyjet. Sot kjo tradite është braktisur nga brezi i ri. Është hequr dorë nga prodhimi i veshjeve, por jo me përmasat e dikurshme. “Disa prodhime që dikur bëheshin nga leshi, tashmë janë zëvendësuar nga grepi, shtizat, e të tjerë. Që në kohët e moçme endja në vegjë e pëlhurave prej liri, pambuku e leshi, punimet me grep, qëndisje, prodhimi dhe dekorimi i veshjeve popullore, kanë qenë profesioni i vetëm për gratë dhe vajzat e kësaj zone”, shprehet Bytyqi. Shumë e lashtë vjen tek gratë tradita e punimin të leshit në avlëmend. Një vend të rëndësishëm në punët e dorës zë përgatitja e kostumeve tradicionale popullore.

Në këtë rajon, sipas Prof. Dr. Nexhat Çoçajt, studiues i këtij lëmi, tradicionalisht janë përdorur dhe ende vazhdojnë të përdoren shumë variante veshjesh popullore. “Larmia më e madhe ekziston te veshjet e grave. Tiparet kryesore janë: veshja e “ngushtë” dhe veshjet me “pështjellak të gjerë”. Punët e dorës së grave dhe ato në vek janë punime që më së shumti i kanë rezistuar kohës deri në ditët e sotme, kjo falë traditës së përcjelljes së tyre nga nëna tek e bija që në moshë të hershme. Veshja dallohet nga pështjellaku i gjerë në ngjyrë të kuqe, që endet në vek dhe paloset në pala të vogla, pjesa e prapme e të cilit dekorohet me rruaza ne motive të natyrës. Karakteristike për veshjen e ngushtë është këmisha prej bezi të bardhë dhe përparësja, e cila dallohet për zbukurimet me motive të veçanta me figura rombi, trekëndëshe mes motiveve të natyrës, si dhe pështjellaku i përparmë prej stofi, i cili zgjerohet në fund dhe krijon dy cepa dhe qëndiset në forma gjeometrike me rruaza dhe temina”, tregon ai.

(Kosova Sot)

Kam dëgju që shqiptarët janë të besës, por politikanë më të pabesë nuk ka bota

0

Të dashur qytetarë shqiptarë!

Ju drejtohem juve, për t’ju falenderuar për pjesëmarrjen masive në lotarinë amerikane. Kjo tregoi vlerësimin e lartë që keni ju për vendin tim, pavarësisht se kjo do të thotë që nuk keni aspak konsideratë për vendin tuaj.

Kishte kohë që Evropa nuk kishte parë dëshirë të tillë të qytetarëve të një vendi që të iknin nga vendlindja. Ky ishte një sinjal që mori edhe BE, se pavarësisht se ju do të bëheni një ditë pjesë e saj, zemrën e keni në SHBA.

Unë kam pak kohë që rri në vendin tuaj. Në fillim më bëri përshtypje që çdo gjë që thonin ambasadorët, ju e merrnit për flori safi. Nuk kisha parë njerëz më të verbër në besimin ndaj të huajve. Por pastaj, kur pashë se ata që ju drejtojnë apo merren me politikë tek ju, janë më të pashpirt se çdo i huaj dashakeq, ndaj jush, e kuptova pse na shikoni në dritë të syrit.

Kisha lexuar për ju që jeni popull i besës. Mbase kjo ka ndodhur në historinë e largët. Apo e kanë shqiptarë që unë ende nuk i kam njohur. Pasi politikanët tuaj nuk ka si bëhen më të pabesë.

Ambasadori Arvizu më kishte treguar se jeni popull trim. E kishte parë këtë, kur u hodhët në erë në Gërdec dhe ju vranë në 21 Janar, e ju nuk nxorët gjysëm fjale. Po t’ia kishin bërë një populli tjetër, do të kishte reaguar. Por ju me trimëri, nuk e keni hapur gojën.

Librat e historisë thonë për ju shqiptarët e mi të dashur se nuk ju trembet syri dhe e keni ndjesinë e drejtësisë. Por më ka bërë përshtypje që ndaj çdo padrejtësie, ju ia mbathni nga sytë këmbët. Në përgjithësi popujt e civilizuar nuk lejojnë që të manipulohen. Reagojnë ndaj qeverive. Ndërsa ju reagoni në mënyrë shumë të çuditëshme. Ikni.

Këto libra thonë gjithashtu për ndjenjën e drejtësisë që është në shpirtin tuaj. Me thënë të drejtën, nëse do të ishte e vërtetë, nuk duhej të kishit një drejtësi kaq të korruptuar.

Dhe më ngjan se juve nuk ua ka qejfi drejtësinë, por doni të jeni gjithmonë në anën e fituesit. Thellë në shpirt, më ka lindur dyshimi se ju nuk doni një drejtësi të paanshme, por doni të shikoni gjyqtarët të nxjerrin nga hundët lekët që ju keni dhënë dhe mbani shpresë se nga vendet që do lirohen, mbase do të përfitoni ndonjë. Sa për politikanët, jam i bindur që as ju intereson fare.

Të dashur qytetarë.

Me ndjenjën e thellë të keqardhjes, dua t’iu them se ky mund të jetë viti i fundit i lotarisë amerikane. Kush e mori, e mori dhe kush u dogj, u dogj. Por kam dëgjuar se jeni të zotë në dokumente fallco dhe emigracion klandestin. Rrugët janë të hapura, dhe kjo është një sfidë e re për ju.

Ju uroj vrapim të mbarë. Por herë pas here, mund të kujtoheni se nuk ju mungon asgjë që edhe vendin tuaj ta bëni të begatë.

Me dashuri,
Donald Lu

Agjentët privat mund t’i zbardhin krimet në Kosovë

0

Ma.sc. Gent Gjini

Sistemi juridik, gjegjësisht legjislaicionet që janë në fuqi në vete kanë të rregulluar mekanizmat e mbajtjes dhe ruajtjes se shtetit dhe popullit nga krimet, dhe fenomenet kundërligore. Prokuroritë gjykata e vendit, po ashtu edhe policia ta quajmë ashtu si rrethin vicioz, dhe ndërkomunimin për te luftuar dukurite kriminale te shoqërise, dhe shtetit me të cilët llojet e ndryshme të kriminalitetit dhe kundërligjshmëritë për ditë godasin, shoqërinë kosovare dhe shtetin e Kosovës.

Sot është nevoja më e madhe, dhe me imediate që sistemit të ndjekjeve penale, dhe të zbardhjeve të rasteve të krimeve dhe ato kundërligjshmeritë në shoqëri të instucionalizohet mekanizmi i agjentëve privat si segment, dhe digë qe historiksht kanë kontribuar në zbulimin dhe zbardhjen e rasteve të krimeve, dhe edhe poashtu per viktimat që kanë kontraktuar privatisht agjentët privat që këta kanë qenë ne një far forme të dhënies së statifikacionit moral, dhe solidarizues. Sepse nga profesioni, nga strategjitë e tyre, ata këto i zbulojnë në forme, si ngjajshem të bashkimit të mozaikeve të shpërndara, por që në fund rezultatet ishte konkrete dhe po aq të sukseshme.

Praktikat gjyqësore, dhe ato të drejtësisë për ta bërë krahasimin dhe analogjinë, këtë mekanizëm të institutit të agjentëve privatë i kanë të institucionalizuara dhe është një punë që realizohet , nga njerëzit profesionist të përkushtuar, dhe aq sa kërkon te jesh pak edhe trimëror me gjithë talentin qe posedon dhe shumë nga viktimat, sidomos në vendet perëndimore konkretisht ata që i kanë angazhuar kanë edhe vet figurat publike apo artistë që kanë kontraktuar agjentë privat duke qenë viktima po edhe ata. Dhe në praktikat e zbardhjeve, mund të them se ka një mori të konsiderueshme rastesh që organet publike të ndjekjes, jo që nuk i kanë zbuluar apo ndjekur, por disi tek organet publike këto lidheshin me ngadalësim punësh por, qe edhe puna e tyre ishte më e përgjithësuar. E ndërsa tek agjentët privat, këtë punë e bënin vetëm në mënyrën eksplicite qe rastin e mare ta zbulojne, dhe të i japin informatat familjes së viktimës dhe organeve të ndjekjes me vonë. Dhe rezultatet nga këta ishin të frytshme dhe u zbardhej sado pak, edhe e vërteta materiale faktike, se si dhe kush, ka mund të kryej krimin.

Sot si kurë më parë, shteti i Kosovës duhet të gjej zgjidhje dhe të shtoj mekanizmat e luftimit të krimit të organizuar dhe veprat penale tjera kundërligjore, të cilat për ditë e atakojnë vendin dhe shtetin e Kosovës. Dhe kjo pashmagshëm ka efekitn me pas domino në zhvillimin e vendit, dhe prosperitetin e saj si, duke u nisur nga investimet e jashtëm, nga fenomenet e haraqëve, nga fenomenet e vjedhjes nga fenomeni po ashtu me me ndikm per qytetarin e Kosovës, është ashtu edhe për shtetin mos marja e libearilizimit të vizave pikërisht nga raportet vjetore europiane, që tregojnë. Dhe gjithmonë në vija të kuqe këto na i adresojnë si detyrat e shtëpisë, e që ajo me kryesorja është krimi i organizuar dhe kundërligjshmëritë në vend. Të cilat këto fenomene bllokojnë vet qytetarët e Kosovës për sigurinë, dhe ndjenjën e të qenit në lëvizje të lirë, ashtu edhe vet të shtetit te Kosovës që reflektohen shumë në raportet, ndërshtetërore dhe partneriteteve ekonomike ndërkombëtare.

Agjentet privat të cilët historikisht djepin e lëvizjes, dhe marje së kahjes drejtë frontit dhe luftimit të përbashkët të luftimit të krimit dhe fenomeneve kundërligore e kanë, në shtetin e Francës. E cila kjo ka pasur jetë dhe funksion që sa kohë, dhe që më pas këta agjentë private janë rekrutuar edhe në vende të tjera që kanë pasur nevojë, qytetarët viktimë, por qe edhe vet interesi i shtetit ka qenë që edhe keta të inkruadohen së bashku në luftimin e krimit dhe kundërligjmërive shoqërore në vend, dhe në shtet. Hapi i madh do ishte që shteti i Kosovës, të gjej vend dhe hapësirë dhe infraskrukturë të inkruadimit edhe të agjentëve privat. Sepse ky mekanizëm nuk është i lindur nga ne, dhe nuk po krijojmë stuktura paralele me organet e ndjekjes publike, por qe të vlerësohet kjo në mënyrë më të thutkë dhe të ngushtë interesimi me i madhë është, tek qytetarët familjet që janë viktimë e këtyre sulmeve. Dhe ata vet nga dëshira dhe mundësite (gjithmonë të kuptohet për mos i lënë mënjanë organet e ndjekjes) që të i angazhojnë këta në terrren, dhe të ju besohet këtyre hetimi dhe gjetja e informacioneve, dhe gjurmët që do të shpiejnë drejtë deri te e vërteta.

Logjika perëndimore, kjo jo nga rastësisht dhe në mënyre spontate kjo ka lindur, respektivisht ky mekanizëm i ashtuquajturit agjentët privat. Dhe po ashtu si rrjedhojë e kësaj, edhe vet shtetet perëndimore ketyre agjenteve privat iu kane njohur te drejtën e hetimeve dhe zbardhjeve, të rasteve. Sepse puna e agjenteve privat, eshte pune ta themi kushtimisht si forme kontrate e punës, dhe e shërbyese me palën qe e kontrakton. Dhe sigurisht nga kjo kontratë, është edhe çmimi dhe kushtet te tjera te cilat precizohen. Dhe shtrohet pyetja pse, këta të kene komdoditetin e tille, të hetimeve në mënyre me të veqantë, është ajo se këta krimin dhe fenomenet kunderligjore iu qasen, me analizë edhe me shkencë empirke, e ashtu edhe mjeteve qe te e zbulojnë krimin e vërtetë ashtu edhe puna e tyre kushtëzohet edhe nga shume faktorët ashtu dhe pergjegjeisite ashtu që bartin me vete. Shteti i Kosovës me instucionalizimin e tyre, sigurishte apo paraprakisht do nxjer akademi apo të shkollimit jashte keta agjentët privat, dhe kështu do të i akreditojnë këta nga rezultatet qe janë të aftë per të bere kete pune. Akreditimi i tyre dhe licensimi nga agjencitë e jashtëm, do të ishin me ideale sepse edhe vet trajnimet dhe puna, është me efiqente dhe do te dalin më të pregaditurë në terren për të vepruar në shtetin e Kosovës.

Skandaloze: Materiali ndërtimor bartet mbi kokat e kalimtarëve në Prizren

0

Kuvendarja e Lëvizjes Vetëvendosjes! Drita Millaku, akuzon pushtetin se po rrezikon jetën e qytetarëve.

Ajo akuzën në drejtim të pushtetit e ka ilustruar me disa fotografi, ku  shihet bartja e materialeve ndërtimore mbi kokën e kalimtarëve.

“Pushteti lokal çdo ditë po shfaqe papërgjegjshmërinë për sigurinë e qytetarëve tanë. Kjo po shihet tanimë edhe në punimet e kompanive ndërtimore që po punojnë në rrugën ” Xhemil Fluku ” më saktësisht afër Qendrës së Mjekësisë Familjare, që është një rrugë shumë e frekuentuar”, shkruan ajo në Facebook,transmeton PrizrenPress.

“Teksa po shkoja në një tubim për mobilizimin e protestës me 1 shator hasa në këtë skenë të frikshme”.

“Bartja e materialeve ndërtimore mbi kalimtarët tregon papërgjegjësinë e kësaj qeverie lokale për jetën e qytetarëve”.

“Të punohet pa kurrfarë mase të sigurisë dhe të mos vërehet nga inspektorët kjo s’do koment se ata janë të korruptuar”.

“Shpresojmë që ky reagim do të ndikojë pozitivisht që jo vetëm ky rast, por të shikohen të gjitha punimet, jam e bindur se ka shumë, sepse reagimi pasi të ndodhe e keqja është i vonë”.

“ Si duket vdekja e XHENETA GASHIT nuk u dha mësim këtyre njerëzve të korruptuarr”./PrizrenPress.com/