Festa e vjeljes së rrushit do të vijë bashkë me një ekspozitë në Rahovec.
35 artistë vendës dhe ndërkombëtarë do t’i ekspozojnë punimete tyre artistike, në ekspozitën “Art Symposium 2016”, që do të hapet me fillimin e shtatorit në këtë qytet.
Ky aktivitet i artit pamor organizohet në kuadër të festivalit tradicional “Hardh Fest”, që sivjet shënon edicionin e 15-të.
Organizatorët kanë bërë të ditur se kjo ekspozitë e karakterit ndërkombëtar, do të jetë një tjetër vlerë e festivalit, ku artistë të ndryshëm nga vendi dhe bota do të vijnë në Rahovec për të shpalosur para publikut, veprat e tyre artistike, të papara deri më tash, shkruan KultPlus.
Artistët që e kanë konfirmuar pjesëmarrjen janë kryesisht nga Kosova dhe Shqipëria por, nuk do të mungojnë as pjesëmarrësit nga Maqedonia, Bonsnjë e Hercegovina, Greqia, Bullgaria, Gjermania, Arabia Saudite dhe Bellorusia.
Kurator i kësaj ekspozite do të jetë Refki Gallopeni ndërsa drejtor artistik, Fehmi Hoxha. Mysafir special të kësaj ngjarjeje kulturore do të jenë Kamuran Goranci dhe Skender Boshtrakaj.
Ekspozita çelet më 2 shtator prej orës 18:00 dhe do të qëndrojë e hapur për publikun deri më 4 shtator. Punimet do të ekspozohen n? Hardh Galeri, e cila do të përurohet, po atë ditë në Bar Hardhia./KultPlus.com
Në serinë e XXII-të të Dosjes së Shefave, Insajderi sjell katër biseda të reja telefonike. Përmbajtja e tyre, dëshmon se me çfarë presioni dhe kërcënimesh përballëshin ata deputetë që ishin kundër Ligjit për Prizrenin dhe Hoçën e Madhe.
Adem Grabovci, kishte përdorur “autoritetin frikësues” të një të paraburgosuri për ta kërcënuar Jakup Krasniqin, që të mos dilte kundër projekteve të PDK-së.
Grabovci, i ishte afruar Jakup Krasniqit tek foltorja e Kuvendit dhe i kishte thënë “e thirri, ‘Ftyrën’ vallahin, ta kanë lokën”.
“Ftyra” është nofka e Naser Shalës. Në kohën kur Grabovci kishte biseduar me telefon, Shala ishte në paraburgim i akuzuar për krime lufte në rastin Kleçka. Shala, akuzohej pos tjerash se kishte prerë me kosë të burgosur serbë të luftës.
Paraburgimi nuk e pengonte “Ftyrën” të komunikonte me ish-shefin e Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovcin.
“Paj, mirë bre Naser vallahin, ngarkesë kom pas bukur shumë, gati thuajse veç vetun pata metë… Ti, pe din kto, kto nërskamcat që janë, e kto farë…”, i ankohej Grabovci, Shalës në dhjetor të vitit 2011.
“Besoj që i kom kalu, po thom a din pa hiç kshtu, i kom kalu mirë. I kisha n’përkrahje, kta që duhet m’i pas, e për tjertë s’u mërzitsha”, vazhdon Grabovci.
Ai i tregon “Ftyrës” se e ka kërcënuar Jakupr Krasniqin.
Sipas Grabovcit, pas këtij kërcënimi, Krasniqi, ish-kryetar i Kuvendit ishte dorëzuar.
“Jakupit, veç shkova i thash n’vesh, thash qy thash e thirri, e thirri ‘Ftyrën’ vallahin, ta kanë lokën”, tregon Grabovci. “Edhe u dorëzu”.
“A t’ngoj bile”, e pyet Shala.
“Ngoji, meniherë, meniherë u tërhoq, derisa t’përmena ty”, shton Grabovci.
Përgjimet e reja në serinë e XXII-të të Dosjes së Shefave, dëshmojnë se me çfarë presioni dhe kërcënimesh përballëshin ata deputetë që ishin kundër Ligjit për Prizrenin dhe Hoçën e Madhe.
Ndërkohë, Grabovci kishte komunikuar me kolegë tjerë deputet lidhur me zhvillimet politike. Mes tyre, Latif Gashin, ish-deputet i PDK-së dhe Myzejene Selmanin, ish-shefe e Grupit Parlamentar të AKR-së.
Gashi, që ndodhet në burg duke vuajtur një dënim për krime lufte, i quante “qena” Visar Ymerin dhe Ismet Beqirin. Gashi, i thoshte Grabovcit se më mirë po kalon Ilmi Reçica në debat me Rada Trajkoviqin në RTK, sësa Grabovci në Rubikon të KTV-së me Visar Ymerin e Ismet Beqirin.
“Eu nanën bota jau qift, po ‘qena’. A e beson se ma mirë po kalon Petriti me Rada Trajkoviqin, n’RTK, kqyre”, i thoshte Gashi, Grabovcit.
“Po, kordinohen ma mirë a”, e pyet Grabovci, Gashin.
“Definitivisht, po kanë mirëkuptim ma shumë, sesa Ismet Beqiri edhe Visari me juve… A qena, t’mdhaj bre, qysh…, mirë ke, mirë ke, nuk ke keq”, shton Gashi.
“Definitivisht mirë, edhe herave tjera, kurrë s’duhet ktynev me argumente mu munu me ju vërtetu gja, se jon bo pisa. S’dike çka me thanë tjetër veç thojke, ku osht kufini, ku osht kufini. Mi thanë, e…, e veç duhet me ja nis me bo hajgare, me thanë ça ke bo ti për kufi, me…, u qit kufini aty”, vazhdon më tej Gashi. “Eh…, e duhet me ja bo kur t’ia nis qashtu si qeni, mi thanë hajde, ça ke bo ti, që mu qit kufini aty”.
Në bisedë tjetër me Myzejene Selmani, Grabovci mundohej t’i bënte presion ish-deputetit të AKR-së, Emin Gërbeshi që të votonte pro Ligjit për Prizrenin dhe Hoçën e Madhe. Por, Selmani ankohej se Gërbeshi nuk i bindet asaj. Bile, as shefit – Behgjet Pacolli, kryetar i AKR-së.
Grabovci, i tregonte Selmanit se disa deputetë tjerë i kishte bindur që të tërhiqnin votimet, me arsyetimin se kishin votuar gabim.
“E, kqyr me kta bre ça po bon… Me Emin…, Emin Gërbeshin, ka votu për… Ka votu kundër nesh”, i thotë Grabovci, Selmanit.
“Po ti a s’pe din a, po unë u myta t’u hanger mut, kush s’pe merr vesh. Po Emin Gërbeshi është kundër, kundër edhe shefit. Për qata unë ngajta prej aeroportit erdha, me kerr t’huj, veç sa me mrri me kohë”, sqaron Selmani.
Ajo i thotë Grabovcit që të merret vetë më Gërbeshin sepse ajo nuk kishte autoritet që ta bindte. “Unë i thash mos voto, m’inati tem…”, shton ajo.
“Kanë gabu, kanë votu gabim katër-pesë deputetë. Kanë gabu. Gorani, Rasimi, e Nijazia, jonë t’u i tërhek atje. Hetemi e, Hetem Arifi e”, sqaron Grabovci.
“O…, nuk e tërhek ky o vlla, se ky s’um n’gon m’u. Thirre ti se nashta për hatër tanin, se për mu pom vjen keq me të thanë, se për inati e len”, thotë më tej Selmani.
Në një bisedë tjetër të gjatë, Grabovci flet me Ilhami Gashin – ish sekretar në Ministrinë e Punëve të Brendshme. /Insajderi.com
E vështirë të besosh se vajzat që punojnë balerina në pub-et e Tiranës nuk ushtrojnë edhe profesionin e punonjëses së seksit. Nëse ka nga ata që ende nuk e besojnë këtë, mjafton të lexojnë këto mesazhe që flasin qartë sesi lidhen me klientët këto vajza dhe si shfrytëzohen nga pronarët e pab-eve
Njëra prej këtyre vajzave, emrin e të cilës e kemi lënë anonim, për të mos i rrezikuar jetën, i ka rrëfyer dikujt tjetër, ku dhe ka kërkuar punë, se në klabin ku punon, nuk është balerinë siç e dinë njerëzit, por punonjëse seksi.
Ajo thotë se merr 20-70 euro klientit dhe këtë punë e kryen dy herë në javë dhe rri me ta për rreth 2 orë, ndërsa shfrytëzon si ambient hotelin sipër klabit, shkruan “JOQ”.
“Jam habitur me këto klabe nate që i përdorin gocat për qëllime të tjera, jo për balerina. Sot kam qenë tu fol me një gocë që kërkonte punë si balerinë sepse donte të ikte që aty se i shisnin. Ju lutem publikojeni anonim dhe pa foto për të mbrojtur shumë goca që rrezikohen. Për çfarë i përdorin gocat këta vallë”,- është ky mesazhi i vajzës që denoncon këtë shfrytëzim që iu bëhet shumë femrave në Tiranë që punojnë balerina”./JOQ/
Policia e Aeroportit të Los Anxhelosit ka konfirmuar se, të shtënat në këtë objekt kanë qënë një alarm i rremë, transmeton CNN.
“Njoftimi për të shtëna në aeroportin e LA tregoi se ishin vetëm zhurma të larta. Nuk u qëllua. Asnjë nuk u plagos. Hetuesit vazhdojnë të kërkojnë burimin”,- tha Andy Neiman, Oficeri komandues i Marrëdhënieve me Publikun në Twitter.
Policia e kontrolloi aeroportin pas njoftimeve të pakonfirmuara se pati të shtëna brenda tij.
“Të gjitha masat po merren për të siguruar publikun. Rrini të qetë. Falemnderit për bashkëpunimin tuaj”,- tha në Twitter, Departamenti i Policisë së Aeroportit të Los Anxhelosit.
Mick Jagger ka premtuar se do të paguajë një shumë mujore balerinës që është shtatzënë me fëmiun e tij.
29 vjeçarja, Melanie Hamrick e cila pritet që të lindë në muajin dhjetor do të ketë edhe shtëpinë e saj, kudo që ajo dëshiron të jetojë.
Flitet se shuma që këngëtari do të ofrojë për balerinën është 2.5 milionë dollarë.
Valltarja e cila ishte e lidhur me këngëtarin e The Rolling Stones për dy vjet, kishte mbetur shtatzënë me këngëtarin gjatë turnout të grupit në Amerikën Jugore më herët gjatë këtij viti.
Por 72 vjeçari ka bërë të ditur se çifti nuk kanë një lidhje serioze derisa ka pohuar se do të kujdeset që fëmiu i tij të ketë të gjitha gjërat për të cilat ka nevojë.
Ikona e muzikës rock ka katër fëmijë të tjerë me modelen Jerry ashtu si edhe një vajzë me ish gruan e tij, Bianca, dhe një vajzë me Marsha Hunt dhe ky fëmijë është i teti për të.
Besart Berisha përfundimisht ka vendosur që të kthehet dhe të luaj për Kombëtaren e Kosovës
Sulmuesi i Melbourne Victory, Besart Berishë i ka thënë po ftesës së përzgjedhësit Albert Bunjaki për t’u kthyer dhe për të luajtur për Kombëtaren e Kosovës në kualifikimet e Kupës së Botës.
Ai për të luajtur për Kosovën ka bërë sakrificë të madhe, duke hequr dorë edhe nga shtetësia gjermane.
Ky veprim i Berishës po ashtu do të ketë edhe pasoja ekonomike, pasi duke hequr dorë nga shtetësia, Berisha konsiderohet si i huaj dhe duhet të paguaj shumë më shumë taksa nga pasuria e tij disa milionëshe.
Ky është një leksion për futbollistët e tjerë që kanë refuzuar t’i bashkohen Kosovës dhe atyre të tjerëve që ende nuk kanë vendosur. /Express
Shkodran Mustafi është zyrtarizuar si blerja e fundit e Arsenalit. Gjatë një interviste për “Sky Sports”, mbrojtësi shqiptar tha se Mesut Ozil e ka bindur që t’i bashkohet “topçinjve”.
“Nuk kam biseduar me Mertesacker, pasi është larguar nga Kombëtarja gjermane, por kam biseduar me Mesut Ozil. Ai më tregoi çdo gjë që kisha nevojë të dija. Çdo gjë ishte pozitive, kështu që ai më bindi shumë shpejtë. Nuk më është dashur shumë kohë të vendos”, tha Mustafi..
Arsenal për shërbimet e Mustafit i ka paguar Valencias 41 milionë euro.
Luka Modric, nuk është i interesuar që të jetë pjesë e ndonjë ekipi tjetër përveç Real Madridit, dhe ka për qëllim që karrierën e tij ta vazhdojë me kampionët europianë.
Mesfushori kroat Modric, është bërë njëri ndër lojtarët më të rëndësishëm të Madridit që kur ka aderuar në këtë ekip nga Tottenhami në vitin 2012, duke iu ndihmuar kampionëve të Bernabeut që t’i fitojnë tetë trofe, përfshirë edhe dy tituj të Ligës së Kampionëve.
20 vjeçari ka thënë se e dashuron kryeqytetin spanjoll dhe se nuk e ka ndërmend të largohet nga aty.
“Nuk jam i interesuar në asnjë ekip tjetër përveç Realit. Jam shumë i lumtur këtu”, ka thënë Modric për Sportske Novosti.
“Ka disa klube që po më kërkojnë, por u kam thënë se për karrierën time në futboll kujdesem vetë”.
“Nuk dua t’ia di se cilat ekipe më kërkojnë. Misioni im është me Realin, përderisa Reali më do në ekip”.
Rreth 10 hektarë fusha janë përfshirë nga zjarri në mesditën e së dielës në Mamushë, shkruan PrizrenPress.
“Është raportuar se rreth 10 hektar fusha (djerrinë) janë përfshirë në zjarr. Njësia policore dhe zjarrfikësit kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarri në tërësi”, njofton Policia e Kosovës. /PrizrenPress.com/
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e dënon sulmin e ndodhur ndaj Drejtorit të Përgjithëshëm të RTK-së, Mentor Shala.
“Ky sulm është një veprim kriminal për të cilin autorët duhet t’i nënshtrohen përgjegjësisë penale”, thuhet në reagim.
AGK kërkon nga institucionet, përkatësisht Policia e Kosovës dhe Prokuroria që të hetojnë këtë rast i cili është vazhdimësi e sulmeve ndaj gazetarëve dhe mediave.
“Sulmet kanë për qëllim frikësimin e gazetarëve në Kosovë, posaqerisht atyre që punojnë në televizionin publik”.
“Për organet e drejtësisë, jo vetëm këtë rast por edhe rasti i hedhjes së granatës së dorës në RTK, duhet të hetohen me prioritet. Gazetarët janë të dëshpëruar me qasjen e institucioneve në hetimin e rasteve që për objekt trajtimi kanë gazetarët”, thuhet në reagim. /PrizrenPress.com/