Sonte në RTV Dukagjini është transmetuar emisioni Zona Express, ku është shfaqur dokumentari ekskluziv “Vrasja me shumë pista” kushtuar vrasjet misterioze të Elvis Pistës, ish-menaxher i PTK’së dhe ish-kandidat për deputet i Partisë Demokratike.
Në këtë dokumentar tregohen detaje shumë interesante të një prej atentateve më të mëdha që kanë ndodhur në Kosovën e pasluftës.
Fjala është për vrasjen e Elis Pistës.
Në çastet e fundit të jetës ai kishte pyetur diçka bashkëshorten.
Takimi ndërmjet dy skuadrave të pjesës së poshtme të tabelës, Lirisë dhe Drenicës, ka përfunduar me rezultat të barabartë 0-0. Ndeshja që u zhvillua në stadiumin “Përparim Thaçi” në Prizren, pati raste të shumta, sidomos nga skuadra vendase, mirëpo golat munguan përgjatë 90 minutave. Golit më së shumti Liria iu afrua në minutat 31’ dhe 63’, kur goditjet e afrikanit Chibueze Odi dhe Blendi Memaj, u ndalën në shtyllë.
Chibueze Odi pati edhe dy raste të tjera shënimi, por në asnjërin prej tyre nuk arriti ta mposht portierin e Drenicës, Sadiku. Në pjesën e dytë Drenica u mundua ta gjej golin duke e inkuadruar në lojë golashënuesin Granit Arifaj, por as ai nuk arriti të bëjë diçka më shumë se bashkëlojtarët e tij.
Në minutën 71’ Liria mbeti pa kapitenin Robert Gjeraj, i cili u largua nga loja detyrimisht për shkak të lëndimit, ndërsa vendin e tij e mbuloi Elbasan Gashi. Deri në fund të takimit vendasit rrezikuan edhe me Liridon Fetahaj, por as mundi i tij nuk dha rezultat dhe kështu takimi përfundoi pa gola.
Ky rezultat i shkoi përshtati më shumë Drenicës, e cila vazhdon ta ruaj distancën prej katër pikëve me Lirinë, ndërsa kjo e fundit as pas ndeshjes së shtatë rresht nuk arrin ta gjej rrugën e ×tores. Javën e ardhshme Liria është mysa×re e Besës, ndërsa Drenica udhëton në Ferizaj./borozani/
Në duelin e mbetur nga xhiroja e XIV, Peja e mposhti Bashkimin në palestrën sportive “Karagaç”. Në këtë takim të dyja skuadrat ishin me plot mungesa për shkak të rregullave të FBK-së në lidhje me lojtarët e ardhur apo larguar pas datës kur është dashur të luhej xhiroja e XIV, e këto mungesa më pak u vërejtën te pejanët, të cilët takimin e mbyllën me fitore.
Ndeshja ishte krejtësisht e barabartë dhe tejet dramatike deri në sekondat e fundit. 40 sekonda para fundit, dy gjuajtjet e lira të sakta të Leonard Mekajti dhanë epërsinë 1 pikëshe pejanëve, e në akcionin e Bashkimit, Popovic nuk ishte i saktë për tre pikë, duke i mundësuar Pejës edhe një akcion, akcion në të cilin Alban Veseli ×toi dy gjuajtje të lira.
Prej tyre, ai u tregua i saktë në njerën prej tyre, por kjo mjaftoi që ndeshja të mbyllej me ×toren e pejanëve 62-60, me Kayel Locken e mysa×rëve që nuk ishte i saktë për 3 pikë 3 sekonda pa përfunduar takimi.
Më i dalluari te Peja ishte Noah Dahlman, i cili sonte ishte i vetmi lojtar i huaj në ekipin pejan. Dahlman takimin e mbylli me 22 pikë, derisa te prizrenasit u veçuan Gazmend Sinani me 20 pikë dhe Kayel Locke me 17 sosh. Përveç takimit më pak që e patën sot, Peja e Bashkimi do ta luajnë mes vete edhe takimin e mbetur nga xhiroja e XXI. Ky takim zhvillohet në Prizren në një datë të pacaktuar ende./borozani/
Postimet e Stresit në rrjetet social me dedikime të veçanta dashurie kanë vulosur thashethemet për lidhjen e tij, pak kohë më parë, por reperi asnjëherë nuk zbuloi emrin e vajzës që i rrëmbeu zemrën në atë kohë.
Megjithatë disa postime në Insta Story me nota nervozizmi, të cilat Stresi ja dedikon dikujt që e njeh mirë,tregojnë për një raport të prishur.
‘Të njoh si atleten që kam veshur, debile”, shkruan ai në njërën nga fotot, ndërsa më pas si për të konfirmuar që është ndarë ka bërë një tjetër postim në të cilën shkruan:’Kur je single , të kap budallëku”
Loriana Kuka, xhudistja e re kosovare, ka fituar medaljen e bronztë në kategorinë deri në 70 kilogramë në Kupën Evropiane për Juniorë në Lignano të Italisë.
Kuka, e cila më parë kishte përfaqësuar Zvicrën në xhudo dhe kishte marrë nënshtetësi kosovare vitin e kaluar, arriti këtë sukses pas katër luftërave.
Kjo është medalja e katërt këtë javë për xhudon kosovare, shkruan Gazeta Online Insajderi.
Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova ditë më parë fituan të artat në Turneun në Turqi, ndërsa Flaka Loxha siguroi të bronztën në Itali në kategorinë deri 57 kilogramë.
Loriana Kuka është mbesa e trajnerit të përfaqësueses së Kosovës në xhudo, Driton Kuka.
“Parashkrime të rasteve të korrupsionit ku janë të përfshirë zyrtarë të lartë nuk do duhej të mbylleshin pa dhënë përgjegjësi askush”, thotë Petrit Kryeziu, shef i Zyrës Ligjore të BIRN dhe Internews Kosova.
Petrit Kryeziu, shef i Zyrës Ligjore të BIRN dhe INTERNEWS KOSOVA, siç transmetoi emisioni “Drejtësia në Kosovë”, ka thënë se lëndët e natyrës së korrupsionit, sidomos ato ku janë të përfshirë zyrtarë të nivelit të lartë, nuk do duhej të parashkruheshin.
Ai ka deklaruar se Zyra e Prokurorit Disiplinor e ka për obligim që të hetojë rastet kur parashkruhen lëndët e korrupsionit. Sipas tij parashkrime të tilla nuk do duhej të mbylleshin pa dhënë përgjegjësi askush.
Siç transmetoi “Drejtësia në Kosovë”, ndjekja penale ndaj ish-ministrit të Kulturës, Astrit Haraqisë, i cili akuzohej për keqpërdorim të detyrës dhe autoritetit zyrtar për shkak të parashkrimit të veprave penale është e pamundshme.
Zvarritja e lëndës për më shumë se pesë vjet ka bërë që vepra penale ndaj Haraqisë ta humbë vlerën, pasi që është parashkruar gjatë rrugëtimit 57 ditësh nga Gjykata Themelore e Prishtinës për në Gjykatën e Apelit, të cilat i ndan vetëm një mur në mes.
Ndjekja penale për Haraqinë i cili në cilësinë e ministrit të Kulturës akuzohej për shpërdorim detyre pushoi në janar të këtij viti, pasi lënda e tij u vjetërsua.
Siç dihet bashkë me Haraqinë të gjykuar në këtë çështje janë edhe ish-ministri i Kulturës, Valton Beqiri, Nehat Fejza pronar i kompanisë “Concordia Pictures” dhe Armond Morina, pronar i kompanisë “Morina Films”.
Sipas aktakuzës Astrit Haraqija, në kohën kur ishte ministër i Kulturës, në vitet 2006-2007, kishte lidhur kontrata të kundërligjshme për financimin e dy projekteve filmike. Po sipas aktakuzës, dëmi që i ishte shkaktuar buxhetit me kontratat në fjalë ishte rreth 300 mijë euro.
Gjykata Themelore e Prishtinës i kishte shpallur fajtorë dhe lënda ishte kthyer në rivendosje nga Apeli. Por sërish gjykata i shpalli fajtorë në dhjetor të vitit 2016 dhe i kishte dënuar me nga një vit me burgim katër të akuzuarit.
Hulumtimi i “Drejtësia në Kosovë” tregoi se Gjykata Themelore e Prishtinës dhe ajo e Apelit për 5 vjet nuk arritën të nxirrnin një vendim për këtë çështje, duke lejuar kështu që lënda ndaj Haraqisë të endej herë në njërën e herë në tjetrën ndërtesë, pa një vendim përfundimtar.
Emisionin për vjetërsimin e lëndës së Astrit Haraqisë mund ta ndiqni në këtë link.
Të paktën 15 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur, pas një shpërthimi pranë një kishe në qytetin egjiptian të Tanta-s, në veri të Kajros.
”Nga ky shpërthim ka edhe rreth 40 të plagosur”, sipas saj.
Shpërthimi ndodh në kohën kur komuniteti i krishterë feston Javën e Shenjtë para Pashkëve./ATA
“Të pandehurit për kanosje i është caktuar masa e arrestit shtëpiak”, tha prokurori i rastit, Zejnulla Gashi.
Gjykata Themelore e Prizrenit ka caktuar masën e arrestit shtëpiak prej një muaji ndaj të dyshuarit H.P. për shkak të veprës penale të kanosjes ndaj prokurorit të krimeve të rënda në Prizren, Mehdi Sefa.
Lajmin për KALLXO.com e bëri të ditur prokurori i rastit Zejnulla Gashi.
“Të pandehurit për kanosje i është caktuar masa e arrestit shtëpiak”, tha Gashi.
Prokurori Gashi bëri të ditur arsyen e moskërkesës për caktim të masës së paraburgimit.
“Jam tërhjekur nga kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, pasiqë i pandehuri në seancë për caktimin e masës ka pranuar veprën penale dhe është penduar thellë për veprimet e tij”, tha Gashi.
KALLXO.com të enjten raportoi për rastin e kanosjes ndaj prokurorit të krimeve të rënda në Prizren.
Prokurori Mehdi Sefa tha se personi i dyshuar kishte kërkuar prokurorin në recepcion dhe me të hyrë në zyrë kishte filluar ta ofendonte dhe kërcënonte.
“Ai më fajësonte për dënimin që kishte marrë djali i tij, lëndën e të cilit e kam pasë unë. Më quajti me fjalë fyese “gomar prokuror” dhe vazhdoi të më kërcënonte duke mos u larguar nga zyra ime”, tha prokurori Sefa.
Më tutje, prokurori Sefa tregoi se fjalët kërcënuese kishin vazhduar nga i dyshuari në zyrën e tij derisa ai ishte detyruar ta lëshonte zyrën dhe të intervenonte Policia në arrestimin e të dyshuarit.
Motivi i kanosjes ndaj prokurorit nga i dyshuari H.P. duket të jetë lënda e djalit të tij, të cilin prokurori e kishte akuzuar për dy vepra penale: atë të vrasjes në tentativë dhe të armëmbajtjes pa leje.
Prokurori njoftoi se djali i të dyshuarit për këto dy vepra penale është dënuar nga Gjykata Themelore e Prizrenit me 22 muaj burg. I pakënaqur me këtë vendim, prokurori Sefa kishte bërë ankesë në Gjykatën e Apelit dhe dënimi ishte rritur në 3 vjet burg.
Si rezultat i kësaj, prindi i të dënuarit e kishte kërcënuar prokurorin se për fajin e tij djali i ishte dënuar me një dënim kaq të lartë.