Home Blog Page 6046

Kasta politike e lë Bekimin në harresë!

0

Agim Muhaxheri

Kundër yllit të filmit, Bekim Fehmiut janë enversitët, ata që e kapën historinë dhe shtetin. Asnjë tempull i kulturës, institucion, shesh… nuk mban emrin e tij ! Turpin s’e lanë as deti ! Filmi i tij “Skuplja?i perja” (Mbledhësit e puplave) Beogradi e shpalli më të mirin në të gjitha kohërat. Serbët e çmojnë artistin tonë. Njëri nga personalitetet e letërsisë angleze, Samuel Johnso la thënien perlë:

Nacionalizmi është streha e fundit e horrave.

—————————

Një popull që s’i nderon artistët e vet nuk ka ardhëmri të ndritshme.

I madhi Bekim Fehmiu shndërriti. Filmi i tij “Skuplja?i perja” (Mbledhësit e puplave) Beogradi e shpalli më të mirin në të gjitha kohërat. Serbët e çmojnë artistin tonë, ne e përbuzim !

Kasta jonë politike nuk i bëri nderim as atëherë kur u shua ky yll i filmit, më 15 qershor 2010, as sot.

Asnjë tempull i kulturës, institucion, shesh… nuk mban emrin e tij.

Turpin s’e lanë as deti !

“Derisa Qeveria dhe Kuvendi i Shqipërisë seancat e tyre të 16 e 17 Qershorit i nisën me një minutë në nderim të figurës së Bekim Fehmiut, këtë nuk e bën institucionet e Kosovës…”, shkruan në librin e tij Fahri Musliu.

Kundër tij janë ata që e kanë kapur historinë dhe shtetin. Janë marksistët – leninistët, enveristët.

Pikërisht enveristët, në Kuvend, më 17 qershor 2010, nuk lejuan që Bekimi të nderohet me një minutë heshtje. Nuk lejoi kryetari i atëhershëm i Kuvendit, Jakup Krasniqi.

Kuvendarët dhe qeveritarët nuk e luajtën b…, së paku një minutë të rrinë gatitu për Bekimin.

Nuk lejoi të shpallet ditë zie as presidenti i atëhershëm Fatmir Sejdiu.

Atëbotë Jakupi qe shprehur me nervozizëm: “… sa njerëzit vdesin nuk mund të jap nga një minutë heshtje për ta”.

Ngjau që ky spiker i Kuvendit të vendos krye në vete. Nuk është çudi. Ai filmit i thotë “filëm” !

Marksistët – leninistët, enversitët i ke në pushtet. Këta kolliten, japin ‘certifikata’, kush është burrë i mirë e kush i keq.

I kanë heronjtë e tyre, palla s’u ha kush është Bekim Fehmiu.

Të gjorët e vrasin për së vdekuri !

Yllin e filmit Bekim Fehmiun nuk e duan injorantët.

Nuk e duan antikomunistët komunistë, marksistët – leninistët, enveristët…

Nuk e nderojnë as sot.

Kasta politike qëllimisht e lë në harresë.

Medet për Kosovën kush po e udhëheq.

Janë katër arsyet përse Bekimi nuk xhiroi filma në Kosovë.

Ato janë:

Injoranca, mungesa e profesionalizmit, improvizimi dhe mungesa e përgjegjësisë, më tha Fahri Musliu, autori i librit “Bekim Fehmiu – Odiseu i Kosovës”, botuar në Prizren, më 2015.

Kush ishte Bekim Fehmiu (1936 – 2010) ? Ai lindi rastësisht në Sarajevë. Rrjedh nga një famiklje e njohur gjakovare. Babai i tij, Ibrahim Fehmiu, ishte patriot i shquar, njëri ndër mësuesit e gjeneratës së parë në Kosovë.

Bekimi u bë i famshëm me filmin “Mbledhësit e puplave”, në vitin 1966.

Xhiroi në më tepër se 40 filma, duke luajtur me artsitë me famë botërore.

Nuk pranoi ta ndërroi emrin, identitetin kombëtar. “Emri im është trashëgimi dhe detyrim. Nuk dua ta ndërroj. A do të duhej ndoshta të thirrem Miki Maus vetëm për shkak që këtë njerëzit ta flasin më lehtë ?”, thoshte Bekimi, shkruan në librin e tij Fahri Musliu.

Në librin e Fahri Musliut është edhe intervista e gjatë me Bekimin nga dy autorët Tahir Desku e Selajdin Xhezairi e titulluar: U tregova të gjithëve se “njerëz me bishtë” nuk jemi. Kësisoj ishte shprehur Bekimi në intervistën për “Botën e re”, më 1 maj 1983.

Maestro i gazetarisë, Fahri Musliu librin e tij e nis me lajmin, tragjedinë që i ndodhi Bekimit në banesën e tij në Beogard, ku i dha fund jetës më një shkrepje të plumbit….

Fahriut nuk i shpëtoi as fakti për injorimin që pushtetarët i bën Bekimit. Në faqen 21 të librit e ka mestitullin: Sjellje injorante e pushtetarëve të Kosovës.

Bekimi la gruan e tij, artisten Branka Petriq dhe dy fëmijët Uliksin dhe Hedonin.

Këta baloshat tanë nuk e nderuan për shkak se ai rrojti në Beograd. E kishte gruan “shkinë” ! Shprehën racizmin e tyre.

Aktori tjetër me nam, ylli i teatrit Aleksandër Moisiu (1879 – 1935), në moshën 19 vjeçare shkon në Vjenë. Ai aktroi në Vjenë, Pragë, Berlin.. vende të ndryshme të Europës dhe të Amerikës Veriore. Ai s’e kishte gruan shqiptare, por vjeneze. Moisiun e nderon Shqipëria. Emrin e tij sot e mban Teatri i Durrësit….

Një popull që s’i bën nder artistit botëror, siç ishte Bekim Fehmiu, nuk ka të ardhme të ndritshme.

Njëri nga personalitetet e letërsisë angleze, Samuel Johnson (1709 – 1784) la thënien perlë:

Nacionalizmi është streha e fundit e horrave.

Thënien e tij e citojnë shkrimtarët, publicistët, diplomatët…

Me këtë kartë lozin sot marksistët – leninistët, enveristët.

Nuk shkon gjithmonë kungulli mbi ujë !

Derisa t’i kemi në pushtet enversitët, kjo Kosovë s’do të bëj lum !

Fan Noli me shtatore në Boston

0

Një shtatore 3 metra i lartë, i është dedikuar figurës së Fan Stilian Nolit. Të shumta janë shtatoret e punuara nga duart e skulptorit Agim Rada, por një bust të tillë për këtë figurë do të duhej kohë e gjatë për ta sjellë, netë pa gjumë, siç thotë ai, pasi duhej gjetur mënyra e duhur.

Figurën shumëdimensionale të Nolit, Rada e sjell me petkun e klerikut, porse në duar ai nuk mban biblën. Duart e tij shtrëngojnë ndoshta veprën e Shekspirit, Servantesit, apo ndoshta atë të Omar Khajam, përkthyer në shqip prej tij. Kjo është “bibla e kulturës” që Noli u la shqiptarëve.

“Ky është një obligim i kahershëm i imi. Noli është një figurë, për mendimin tim, jo nga më të ndriturat, por më e ndritura e kulturës shqiptare. Jo rastësisht është edhe klerik këtu, sepse deri në fund të jetës ai mbeti një klerik patriot shumë i madh. Figura e vërtete është statike, por lehtë duket sikur ai ecën, sikur njërën këmbë e ka më përpara dhe kokën ulur, siç janë burrat e mençur. Është shumë i matur tek hapi që hedh, tek mendimi që thotë dhe e ka pushtuar fort atë vepër të cilës ia kushtoi vendit të vet dhe kulturës shqiptare”, thotë Rada, drejtor i Qendrës së Restaurimeve.

Për të mbërritur në variantin final, Agim Rada ka bërë një koncentrat të fotove të Nolit.

“Po të shohësh fotot ndodh një fenomen: asnjë foto nuk ngjan me tjetrën. Duket sikur janë persona të ndryshëm. Ishte e vështirë të bëja sintezën e të gjitha fotove e të krijoja një karakter të Nolit, që përveçse t’i ngjajë duhet të ketë edhe botën e brendshme, duhet të jetë edhe mendimtar. Besoj që këtë e arrita. Nuk ka njeri që nuk thotë se ky është Noli”, rrëfen ai.

Shtatorja, tashmë i përfunduar në përmasa, pasi të derdhet në bronx, do të vendoset në kishën e “Shen Gjergjit” në Boston, aty ku edhe Fan Noli shërbeu për një kohë të gjatë, si një kujtim i përhershëm për shqiptarët e Amerikës. /KultPlus.com

Dy persona kërcënojnë një femër në Prizren, familjarët e saj hakmerren

0

Policia e Stacionit Policor “Veriu” në Prizren ka pranuar një informatë e cila bënte me dije se dy të dyshuar e kishin kanosur me armë zjarri një femër nga Lubizhda në oborrin e saj.

”Pas pranimit të informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka kryer bastisje në shtëpinë e personave të dyshuar me ç ‘rast ka gjetur dhe sekuestruar një pushkë automatike AK-47 me 206 fishekë, tetë karikatorë dy çanta për mbajtjen e karikatorëve, pjesë shtesë të armës dhe pajisje për pastrimin e armës”

” Më pas dy të dyshuarit janë sjellë në stacion dhe në prani të avokatëve mbrojtës janë intervistuar e më pas me urdhër të prokurorit të njëjtit ndalën nën masën e arrestit policor”

Sipas policës një i dyshuar tjetër nga familja e kanosur, në shenjë hakmarrje ndaj kanosësve dyshohet të ketë shkuar dhe t’ia ketë dhënë flakën një shtëpie banimi, pronë e të dyshuarve në të cilën janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Edhe në këtë rast një i dyshuar është arrestuar për zjarrvënie.

Shkas për të gjitha këto probleme thuhet të jetë një kontest pronësor.

Krasniqi rrëmben të artën në Antalya

0

Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi ka arritur të fitojë medaljen e artë në Antalya Grand Prix, transmeton Koha.net.

Ajo në finale e mposhti izraeliten, Gili Cohen, në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Distria Krasniqi shënoi fitore me dy waza-ari.

Për të artën në këtë garë po konkurron sot edhe Nora Gjakova, e cila në finale po ashtu do të përballet me një izraelite, Timna Nelson Levyn, në kategorinë deri 57 kilogramë.

Kadri Kryeziu promovoi librin “E Drejta Romake”

0

Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Prorektor në UPZ, promovoi librin e radhës universitar, “E Drejta Romake”. Në ceremoninë e organizuar me këtë rast në Universitetin “Ukshin Hoti” kanë marr pjesë përfaqësues të institucioneve qendrore dhe lokale, të gjykatave, të prokurorisë, shoqërisë civile etj.

Me këtë rast fjalë rasti mbajti Rektori i UPZ-së, Prof. Dr. Ramë Vataj i cili e vlerësoi lartë punën akademike të profesorit Kadri Kryeziu.

“Ne si Universitet kemi nderin të promovojmë librin e radhës të profesorit dhe prorektorit Kadri Kryeziu, me titull “E Drejta Romake”. Profesorin e përgëzojmë për punën e çmuar që ka bërë për studentët e Fakultetit Juridik të UPZ-së por edhe gjithë Kosovës dhe më gjerë. Profesori Kryeziu meriton vlerësim pasi që me gjithë angazhimet që ka si profesor dhe si prorektor në UPZ ka gjetur kohë që të shkruan edhe libra.”, theksoi Rektori Vataj.

Recensentja e librit Prof. Jorida Xhafa, e përgëzoi për punën në këtë libër profesor Kryeziun duke theksuar se libri është për çdo lëvdatë. Ndërkaq, Dekani i Fakultetit Juridik në UPZ, Prof. Dr. Arif Rizaj, e falënderoi profesor Kryeziun për punën e madhe që ka bërë në shkrimin e librit të radhës i cili do tu hynë në punë studentëve por edhe profesorëve.

Arianit Berisha, kryetar i Parlamentit Studentor po ashtu theksoi se profesori Kadri Kryeziu po bënë punë të madhe akademike, ngase për një kohë të shkurtër ka arritur të nxjerr nga shtypi dy libra të rëndësishëm universitar.

Tre të vdekur nga shkelja me kamion në Stockholm

0

Agjencia e lajmeve Reuters raporton se tre persona kanë vdekur nga shkelja me kamion në njërën prej rrugëve më të frekuentuara në Stockholm të Suedisë.

Incidenti ka ndodhur në Drottninggatan, njërën nga rrugët më të frekuentuara, pak para orës 15:00 në kohën lokale.

Dëshmitarët kanë thënë për mediat lokale të kenë parë njerëz të shtrirë përtokë.

Policia ka bërë thirrje që të shmanget qendra e Stockholmit.

Shtyhet gjykimi ndaj përmbaruesit privat në Prizren

0

Mungesa e anëtares së trupit gjykues, gjyqtares Kimete Kicaj, është bërë shkak për shtyrjen e seancës gjyqësore ndaj përmbaruesit privat Mehdi Reshani.

Seanca ndaj të akuzuarit për keqpërdorim të detyrës zyrtare, ishte paraparë të mbahej të premten në Gjykatën Themelore në Prizren. Mirëpo, kryetarja e trupit gjykues, Ajser Skenderi, paraprakisht kishte njoftuar palët për pamundësinë e mbajtjes së kësaj seance, pasi gjyqtarja Kicaj ndodhet në një udhëtim zyrtar, jashtë vendit.

Në këtë seancë pritej të merrej vendim rreth disa provave të prezantuar në seancën e 24 shkurtit të këtij viti, për të cilat mbrojtja ka kërkuar që të administrohen. Poashtu i akuzuari do të jepte mbrojtjen e tij.

Mirëpo, në mungesë të kushteve ligjore për mbajtjen e seancës në fjalë, vendimi rreth provave të lartpërmendura dhe mbrojtja e të akuzuarit pritet të bëhen me 25 maj 2017, në ora 9:30.

Ky rast zhvillohet në bazë të aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prizren, e cila e akuzon Reshanin se ka tejkaluar kompetencat e tij me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për personin tjetër e njëkohësisht duke i shkaktuar dëm personave tjerë.

Sipas aktakuzës, i akuzuari, përkundër faktit se e kishte përmbaruar lëndën përmbarimore të kreditorit “Gruppo Vinicolo Fantineli”  ndaj debitorit “QMI”, të dy palët si aksionarë në “Agrokosova Holding”, ai ka marrë sërish veprime ekzekutive pa e njoftuar debitorin “QMI”, duke nxjerrë nga objekti i “Agrokosova Holding” të gjithë stafin e të dëmtuarit “QMI”./betimiperdrejtesi/

Arsyetohet drejtori i Arsimit në Suharekë

0

Drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit (DKA) në Suharekë, Sherif Berisha, i akuzuar se ka keqpërdorur pozitën e tij zyrtare duke punësuar mësimdhënës pa konkurs, të premten, ka thënë se ka vepruar në të mirë të nxënësve.

Berisha, gjatë mbrojtjes së tij, të dhënë para trupit gjykues, në Gjykatën Themelore në Prizren, ka thënë se obligim i drejtorisë që udhëheqë është që të sigurojë hapësirë dhe mësimdhënës për të shkuar mirë procesi edukativo-arsimor. Andaj sipas tij edhe punësimi i mësimdhënësve që përmend aktakuza, është bërë në kuadër të këtij obligimi. Kjo sepse, sipas Berishës, pas regjistrimit të nxënësve në shkolla, janë shtuar disa orë mësimore andaj ka pasur nevojë urgjente për të gjetur mësimdhënës.

I akuzuari Berisha tutje ka thënë se në momentin kur drejtorët e shkollave kanë kërkuar urgjent mësimdhënës, DKA-ja ka pasur një listë të pritjes e cila ishte formuar nga konkurset paraprake. I njëjti shtoi se nga ajo listë ka punësuar mësimdhënësit, përkohësisht deri sa të pranohen mësimdhënësit me konkurs. Ai ka thënë se ka kontakte edhe me DKA-të e komunave tjera dhe të njëjtat, në raste urgjente, veprojnë njëjtë.

I akuzuari tutje ka shtuar se në disa raste, për të cilat flet aktakuza, janë bërë transferime të mësimdhënësve nga një shkollë në një shkollë tjetër, në bazë të kualifikimit profesional. Sipas tij, një gjë të tillë e lejon Ligji i Punës dhe Udhëzimi Administrativ 14/2011 për arsimin para universitar.

Kryetarja e trupit gjykues, Raime Elezi, ka ndërprerë seancën sepse ka pasur të caktuar një rast tjetër me paraburgim. Seancën e radhës e ka caktuar për 13 prill 2017, në ora 13:15, në të cilën do të vazhdojë mbrojtjen i akuzuari Berisha.

Sherif Berisha akuzohet se duke qenë drejtor i arsimit në Komunën e Suharekës, gjatë periudhës 2014-2016, ka punësuar në shkollat e Komunës së Suharekës, pa konkurs, nëntë mësimdhënës dhe një kontabilist.

Sipas aktakuzës, i akuzuari me këto veprime ka kryer veprën penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare dhe cenimin e të drejtave të barabarta në punësim të personave tjerë./betimiperdrejtesi/

Datëlindja e 3-të e “Nismës” në Prizren

0

“Nisma”, feston 3-vjetorin e themelimit në Prizren.

Manifestimi mbahet sonte në ora 19;00h, në hotel “Theranda”- kati i dytë.

Në këtë përvjetor, të pranishmëve do tu drejtohet, kryetari i ”Nismës për Kosovën”, Fatmir Limaj, kryetari i Këshillit Kombëtar, Jakup Krasniqi.

Në këtë manifestim,do të ketë edhe aderime të reja./PrizrenPress.com/

“Alternativa” edhe në Prizren

0

Gazetari shumëvjeçar Fahri Musliu, ka shpalosur sot detaje rreth themelimit të “Alternativës”, në Prizren.

Ai tha se ky subjekt politik ofron “dritën në fund të tunelit”

“Alternativa nuk do të ketë fjalë e premtime boshe, por realizim të premtimeve”, tha ai.

Musliu është anëtar i Këshillit Nismëtar për themelimin e Degës së “Alternativës në Prizren.

Ai , paralajmëroi se takimi themelues i “Alternativës” në Prizren, do të mbahet të shtunën në orën 14:00, në Kompleksin e Lidhjes së Prizrenit./PrizrenPress.com/