Conte i mbyll derën Interit

Stefano Pioli vijon të mos bindë plotësisht Suning. Me të në drejtimin e stolit kanë ardhur rezultate të mira, por grupi kinez që menaxhon Inter-in do të donte një profil më të rëndësishëm për rinisjen e zikaltërve në skenat e mëdha europiane.

Në këtë pikë po vlerësohen mundësitë për sezonin tjetër dhe në krye të listës së preferencave figurojnë emra të rëndësishëm duke nisur nga Conte, Simeone, por edhe Sampaoli e Spalletti. Ish-trajneri i Juventus-it, pas fitores 2-1 ndaj Manchester City-t të mërkurën ka hedhur një tjetër hap drejt titullit të Premier League-s.

“Tani po luftojmë me shpirt ndër dhëmbë për të arritur atë që nuk e kishim pritur, më tej do të punojmë për të ndërtuar diçka të rëndësishme për sezonin pasardhës”, ka thënë ish-trajneri i Italisë duke e bërë të qartë dëshirën e tij për të vijuar bashkëpunimin në Stamford Bridge.

Përvec Antonio Conte-s, Zhang po vlerëson edhe profile të tjera. Simeone i cili ka premtuar se do të qëndrojë te Atletico kërkohet me ngulm nga Zanetti dhe mund të mos refuzojë për arsye zemre dhe projekti. Në ditët e fundit kanë dalë edhe emrat e Sampaoli-t dhe Spalletti-t. Tekniku argjentinas po bën mirë me Sevilla-n dhe ka një eksperiencë të madhe, ku spikat ajo me Kilin me të cilin fitoi Kupën e Amerikës Latine në 2015-ën. Për sa i takon Spalletti-t, 58-vjeçari duhet t’i japë lamtumirën Roma-s në fund të sezonit dhe është gati të dëgjojë për oferta të reja. Pra një situatë e ndërlikuar për Piolin që për të merituar konfirmimn duhet ta mbyllë bukur kampionantin. Një mision jo i lehtë, por as i pamundur.

Më Shumë

Nga 25 korriku, disa zona të Suharekës do të përballen me reduktime të ujit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” Sh.A., përmes Njësisë në Suharekë, ka njoftuar se duke filluar nga 25 korriku 2026 do të zbatojë reduktime...

Zhduket një grua në Prizren, policia nis hetimet

Policia e Kosovës po heton rastin e zhdukjes së një gruaje në Prizren. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, më 2 korrik rreth orës 11:30...

Lajmet e Fundit