Me ndezjen e flakës së festivalit dhe me recitimin e poezisë “Malli për Jugun” (T’ga za Jug) nga Konstantin Miladinov në Strugë u shënua fillimi i 55-të i Mbrëmjeve Strugane të Poezisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Në këtë manifestim të njohur poetik botëror i cili mbahet që nga viti 1962 do të marrin pjesë 32 poetë nga gjithsej 30 shtete nga të gjitha kontinentet.
Fituesi i sivjetshme i çmimit kryesor, Kurora e Artë është poetesha nga Kanadaja, kritike letrare, eseiste dhe romansiere Margaret Etvud. Ajo mbërriti në Strugë të premten. Çmimi do ti ndahet në manifestimin tradicional “Urat” në Strugë.
Festivalin e hapi ministrja e Kulturës së Maqedonisë, Elizabeta Kamçevska Milevska. Ajo tha se 55 vite, Struga poetike është shtëpi e shkrimtarëve më të mëdhenj të poezisë botërore, të cilët ndërtuan ura mes civilizimeve dhe ura mes të tashmes dhe së ardhmes.
“Mbrëmjet strugane të poezisë në një mënyrë falënderuese e pasurojnë hapësirën evropiane dhe botërore, i afirmojnë vlerat poetike të të gjitha gjuhëve dhe e madhërojnë ëndrrën universale të njerëzimit i cili thotë se poezia do ta shpëtojë Botën”, tha Kamçevska.
Në hapjen ishin të pranishëm një numër i madh i personaliteteve nga jeta shoqërore dhe publike në Maqedoni.
Drejtori i festivalit Mite Stefoski tha se programi i sivjetshëm do të jetë atraktiv dhe provokativ për publikun e festivalit.
“Mbrëmjet strugane të poezisë në 55 vitet e kaluara e festuan atë në qindra gjuhë, në më shumë se pesë mijë poetë të cilët morën pjesë në Strugë”, tha Stefoski.
Në festivalin e sivjetshme ishin të pranishëm edhe poetë nga Turqia dhe Shqipëria përderisa Kosova dhe Bosnjë e Hercegovina nuk do të kenë përfaqësues të tyre.
Nga Shqipëria merr pjesë poeti Arian Leka, i cili është drejtor i festivalit poetik Poetika. Nga Mbrëmjet Strugane të Poezisë paralajmërojnë për marrëveshje me këtë festival në Shqipëri, për përkthim të ndërsjellë të poezisë maqedonase në Shqipëri dhe të poezisë shqiptare në Maqedoni.
Nga Turqia me të cilën bashkëpunimi është shumë vjeçar në festival këtë vit është i pranishëm është poeti Erdal Alova. Për këtë vit janë paraparë edhe përmbajtje të reja të festivalit. Nga festivali paralajmërojnë se qëllimi i tyre kryesor është përfitimi i audiencës së re por edhe prezantim më i madh në korniza botërore.
Çdo pasdite do të pihet ‘kafe poetike’ e shoqëruar me biseda letrare, debate dhe lexim poetik në nder të ndonjë nga pjesëmarrësit ndërsa lexime poetike do të ketë edhe në Manastir, Resnjë, Ohër.
Programi i Festivali përfundon më 29 gusht me një shfaqje poetike në Matkë dhe tubim Ndërkombëtar poetik në Urën e Gurit në Shkup.
Një murgeshë që mundi t’i shpëtonte tërmetit që ra në Italinë qendrore, tha se atë e kishte shpëtuar një djalë, duke deklaruar se ai është hero.
“Jeta ime ishte e rrezikuar po të mos më shpëtonte. Ai bëri një akt heroik dhe Zoti do ta shpërblejë për këtë”, tha 32 vjeçarja Motër Mariana, e cila ishte në manastirin e saj “Don Minozzi” me pushime.
Tri murgesha të tjera u shpëtuan nga ekipet e shpëtimit, ndërsa kërkimet po zhvillohen për tri motra dhe katër të ftuar të tjerë, të cilët janë zhdukur pas tërmetit.
Policia ka njoftuar se në Malishevë, dje në ora 20:30 është arrestuar një burrë pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje është përleshur fizikisht me një mashkull e me pas ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tij, shkruan PrizrenPress.
Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK-Prishtinë dhe i njëjti është jashtë rrezikut për jetë.
Në njoftim të Policisë thuhet se janë konfiskuar arma e tipit “Bereta” me tre fishek dhe një gëzhojë.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. /PrizrenPress.com/
Katër biseda të reja telefonike që sjell Insajderi, dëshmojnë edhe më tej fuqinë e Adem Grabovcit për të sistemuar dhe kontrolluar institucione të ndryshme të Kosovës. Në një rast, Hajdar Beqa, donte që sekretarin e Ibër Lepencit, ta avanconte, në pozitën e anëtarit të Bordit të ndërmarrjes. Në një rast tjetër, Grabovci kishte ndikuar që një kushëri i deputetit të PDK-së, Naim Fetahu të punësohej në Aeroport.
Hajdar Beqa, ishte i interesuar që sekretarin e Ibrër Lepencit ta avancojë në pozitën e anëtarit të Bordit të ndërmarrjes publike.
Njeriu, që kishte drejtuar një kohë të gjatë këtë ndërmarrje publike donte mendimin e mikut të tij të ngushtë, Adem Grabovcit, nëse Hajzeri mund të konkurronte për Bord të ndërmarrjes.
Beqa, aktualisht është deputet i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës. Paraprakisht, ai i kishte sistemuar bashkëshorten Grabovcit në ndërmarrjen që kishte drejtuar. Kjo dëshmohet me serinë serinë e VI-të të përgjimeve.
Grabovci, i kishte dhënë leje Hajzerit nëpërmjet Hajdar Beqës, që të konkurrojë, por nuk kishin garantuar se do të zgjidhej në pozitën e anëtares së Bordit.
Në serinë e XIX të Dosjes së Shefave, Insajderi sjell katër biseda të përgjuara telefonike. Të gjitha ato, dëshmojnë fuqinë vendimmarrëse të Grabovcit për përzgjedhjen e zyrtarëve të lartë shtetëror.
Beqa që e quan Grabovcin, “Shef”, nuk i bën presion që më çdo kusht Hajzeri të avancohet nga pozita e sekretares, në anëtare të Bordit të ndërmarrjes.
“Hej…, myti bre ky djali, qe nja ni muj a dy, kom harru krejt, dita e fundit, Hajzeri, m’ka thanë me t’vetë, a me kunkurru, a mos me kunkurru. Ajo u kanë sekretare aty, naj bord”, e pyet Beqa Grabovcin.
“Naj bord, lypi a me kunkuru diçka? Paj s’po di qysh e ka ata…, paj p’i thom burrë s’varet prej kti (Grabovcit v.j,.)”, thotë Beqa.
“Po de, normal”, ia kthen Grabovci.
“Qind për qind, s’mun t’garanton. Qishtu, hajde shihum”, përfundon Beqa.
Ish-shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, ishte i interesuar për një person të quajtur Shemsi Fetahu. Ai i telefonon një personi të paidentifikuar, por që mbanë pozitë të lartë shtetërore, për ta pyetur se mos ia “kishte harruar Fetahun”.
Shemsi Fetahu është kushëri i Naim Fetahut, një zyrtar i lartë i PDK-së që ka mbajtur një kohë pozitën e drejtorit të Administratës Tatimore. Aktualisht është deputet i kësaj partie në Kuvend.
Gjatë bisedës, Grabovci i thotë se është i angazhuar shumë për ndërtimin e institucioneve të vendit dhe funksionalizimin e shtetit të Kosovës, për të kaluar direkt tek rasti i Fetahut.
“T’kom thirr edhe niher me ta përsërit ni kërkesë, t’mirëkuptimit, t’shoqërizimit dhe t’zgjidhjes. Shemsi Fetahin… Kem bisedu edhe niher, kqyr mos ma ke harru”, i thotë Grabovci.
“Jo… vallahin s’e kom harru”, e garanton bashkëbiseduesi.
“Ani…, a ma ke zgjedhë hala”, e pyet sërish Grabovci.
“Unë, e kom përcjell…, se tjetër kush i zgjedhin ato, po unë e kom përcjell shumë seriozisht mesazhin, ama se di, kom harru me vetë çka u bo me atë punë”, ia sqaron bashkëbiseduesi.
Grabovci i jep porosi që të interesohet për këtë rast.
“Hajt, kqyr t’lutem! Osht kusherini i Naimit, e ki parasysh… Naim Fetahut”, shton Grabovci.
Nuk dihet se për cilin institucion intervenon Grabovci, por Shemsi Fetahu, aktualisht punon në Aeroport Ndërkombëtar të Prishtinës.
Grabovcin e informonin kandidatët për procedurat që kishin ndjekur dhe deri ku kishte shkuar procesi. Mes tyre, Afrim Dautaj. Ai kërkon takim për këtë çështje. Miro, pasi Grabovci i thotë se është i zënë, Dautaj i tregon se intervistën me shkrim e kishte kryer dhe kishte mbetur edhe intervista me gojë. Grabovci i thotë që të mos shqetësohej se gjithçka në është në rregull.
“… Thash veç, nja pesë minuta, s’po t’marrë kohë ma tepër. E kom kry qit intervistën me shkrim, tash veç me gojë. E me shkrim e kom kry, nesër me siguri kanë me na thirr për me gojë, për masnesri. Qit javë na kanë thanë”, tregon Dautaj.
“Hajt se n’rregull o… Hajt se s’ki nevojë për kurgja, n’rregull o”, e garanton Grabovci.
“Faleminders prej teje shumë, shef! Hajt kalofshi mirë”, e uron Dautaj.
Një tjetër person i kishte telefonuar Grabovcit për t’i treguar se emri i një personi nuk ishte në listën e të zgjedhurve për një instucion.
Arben Kabashi, e informon me habi Grabovcin, për këtë gjë.
“S’ka treja hiç. Dulën n’internet, po s’ka kurgjo more, s’dul emri i tinaj hiç”, thotë Kabashi.
“Jo a”, habitet Grabovci për t’i treguar se edhe një personi të quajtur Fatmir, i kishte dërguar SMS. Gjithashtu, nuk dihet nëse e kishte fjalën për Fatmir Limajn, aso kohe ministër i Transportit.
“Hajt, nesër po kqyri, po interesona”, shton Grabovci.
“Ani bre kqyr, kryma qit punë se, nuk o njeri që s’i plotëson tona burrë”, ia kthen Kabashi.
Biseda e parë
Grabovci: Po, Hajdar?
Beqa: Alo, shef, ça bone?
Grabovci: Qe.
Beqa: Hej…, myti bre djali, qe nja ni muj a dy, kom harru krejt, e dita (nuk kuptohet) Hajzeri, m’ka thon me t’vetë, a me kukuru, a mos me kukuru, ajo u kon sekretare aty, naj bord.
Grabovci: A?
Beqa: Naj bord, lypi a me kunkuru diçka, paj s’po di qysh e ka ata, paj p’i thom burrë s’varet prej kti.
Grabovci: Po de, normal.
Beqa: Qind për qind, s’mun t’garanton, qishtu, hajde shihum.
Grabovci: Hajde.
Biseda e dytë
Kabashi: Alo, mirëmrama, m’fal Adem.
Grabovci: Alo.
Kabashi: Arbeni, Arben Kabashi, n’telefon.
Grabovci: Po, Arben.
Kabashi: Mos po t’pengoj naj sen. Ça i ki puntë?
Grabovci: Qe, mirë shnosh, Arben, ça i ki puntë?
Kabashi: Paj tu (nuk kuptohet) qishtu sen.
Grabovci: Ça ka tre ka ti?
Kabashi: Ka treja, s’ka treja hiç, dulën n’internet, po s’ka kurgjo more, s’dul emri i tinaj hiç.
Grabovci: Jo a?!
Kabashi: Jo vallahi.
Grabovci: Nejse edhe Fatmiri, ma kish pas qu ni sms.
Kabashi: Po.
Grabovci: Hajt, nesër, nesër po kqyri, po interesona.
Kabashi: Ani bre kqyr, kryma qit punë se, nuk o njeri që s’i plotëson tona burrë.
Grabovci: Okej, okej.
Kabashi: Hajde, kalo mirë.
Biseda e tretë
Grabovci: Përshëndetje.
X: Ku je zotëri Grabovci?
Grabovci: A je gjallë, a ku je a, si je a?
X: Vallain qe bre, nom rahat.
Grabovci: Ça i ki puntë?
X: Mirë, mirë, qysh je ti?
Grabovci: Mirë, shnosh rahat niher.
X: Çka po bon a, qysh po t’shkon a?
Grabovci: Vallain, kurgjo qishtu me punë të përditshme të…, ndërtimit të institucioneve të vendit edhe funksionalizimin e shtetit të Kosovës.
X: Heheheh…
Grabovci: Hahaha…, çka po bon ti a je mirë?
X: Vallahi…
Grabovci: A je lodh, si ke kalu?
X: Jaa…, mirë mirë?
Grabovci: Te shpija mirë?
X: Mirë, mirë vallahi.
Grabovci: Ëëë…, t’kom thirr edhe niher me ta përsërit, ni kërkesë, t’mirëkuptimit, t’shoqërizimit dhe t’zgjidhjes. Shemsi Fetahin.
X: Ëhë…
Grabovci:Kem bisedu edhe niher, kqyr mos ma ke harru?
X: Joo… vallahin se kom harru.
Grabovci: Ani…, a ma ke zgjedhë hala?
X: Unë, e kom përcjell me me… se tjetër kush i zgjedhin ato, po unë e kom përcjell shumë seriozisht mesazhin, ama se di, kom harru me vetë çka u bo me atë punë.
Grabovci: Hajt, interesohu jarani jem. Nuk priton a…?
X: A?
Grabovci: Nuk priton, mu interesu?
X: Jo, jo aspak.
Grabovci: Hajt, kqyr t’lutem, osht kusherini i Naimit, e ki parasysh.
X: Pe di, pe di.
Grabovci: Naim Fetahut.
X: Hajt, let shofim.
Grabovci: U bo shoqi.
X: Hajt.
Grabovci: Shneten, gjithë t’mirat, faleminderit shumë a.
X: Flm, hajt çao.
Biseda e katërt
Grabovci: Alo.
Dautaj: Shef, mirëmrama, Afrim Dauti, n’telefon, mos po t’pengoj.
Grabovci: Oo…, Afrim, tungatjeta.
Dautaj: A je mirë, a si je a?
Grabovci: Gjall, rahat.
Dautaj: Vallain, t’fort jeni boll, qysh jeni krejt? A jeni lodh a? A ka mundësi nesër, kur je i lirë, kur je i lirë nja pesë minuta te ju me ardh?
Grabvci: Pse?
Dautaj: Paj vallain, thash veç, nja pesë minuta, s’po t’marr kohë ma tepër. E kom kry qit intervisten me shkrim, tash veç me gojë, e me shkrim e kom kry, nesër me siguri kanë me na thirr për me gojë, për masnesri, qit javë na kanë thanë.
Grabovci: Hajt se n’rregull o.
Dautaj: Ma mos me dal hiq a?
Grabovci: Hajt se s’ki nevojë për kurgj, n’rregull o.
Dautaj: Faleminders prej teje shumë, shef, hajt kaloshi mirë.
Grabovci: Hajt, çao, çao.
Dautaj: Hajt, naten e mirë, m’fal pash zotin.
Grabovci: Tung, tung./Insajderi.com
(Në transkriptim të bisedave mund të ketë lëshime të vogla teknike).
Jessica Biel dhe bashkëshorti i saj Justin Timberlake ishin vetëm udhëheqës të organizim për mbledhje fondesh për kandidaten presidenciale të Demokratëve Hillary Clinton – por ata gjithashtu edhe bënë disa fotografi qesharake me të.
“Shikoni se kush erdhi për drekë…#unëjammetë”, shkroi aktorja 35 vjeçare krahas fotografisë së postuar.
Ky organizim në mbështetje të politikanes është mbajtur në shtëpinë e këtij çifti të famshëm, ku u përfshinë edhe fytyra të tjera publike si Jennifer Aniston, dizajnerja e bizhuterive Jennuifer Meyer dhe menaxheri Scooter Braun.
Edhe pse shpesh herë diskutohet për numrin e klikimeve në kanalin e “Youtube” që shumë artistë shqiptarë marrin falë projekteve të tyre muzikore, së fundmi ka ardhur edhe një reagim nga këngëtari i njohur, Vedat Ademi.
Vedati, i cili ka vetëm pak javë që ka publikuar projektin e tij të ri muzikor në bashkëpunim me J.Gashi “Thirrëm Dashuri”, përmes një postimi të bërë në rrjetin social Instagram, ka “thumbuar” këngëtarët shqiptarë të cilët suksesin e tyre e matin me numrin e klikimeve në “Youtube”.
Sipas Vedatit, klikimet në “Youtube” nga artistët shqiptarë janë të vjedhura. Këngëtari ka publikuar një këngë të artistit me famë botërore Bon Jovi të titulluar “This House Is Not For Sale”, e publikuar më 12 gusht të këtij viti, i cili për 1 javë ka marrë 1.717.123 klikime.
“Nuk di çfarë të të them more Bon Jovi, vetëm di të them që iu vjen anash me klikime ‘këngëtarëve’ tanë”, shkruan bashkangjitur postimit të tij artisti./TMA.
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se fushata që po bëjnë Presidenti, Kryeministri dhe Kryetari i Parlamentit, për të imponuar votimin e demarkacionit me Malin e Zi, është shkelje flagrante e Kushtetutës.
Haradinaj theksoi se neni 70, paragrafi i parë në lidhje me nenin 74 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, siguron se ndaj deputetëve nuk mund të ushtrohet presion; nuk ka mandat të detyrueshëm dhe se deputetët përfaqësojnë sovranin e votojnë, duke u bazuar në Kushtetutë, në ligje dhe në Rregullore të Kuvendit.
“… Pushtetet në Kosovë janë të ndara dhe Kosova nuk është Monarki, prandaj kthejuni punëve tuaja dhe mos u bëni presion deputetëve. Në këtë vend gjithmonë ka pasur disa njerëz që për pare e për interesa kanë qenë në gjendje ta shesin edhe babën edhe nënën, por shumica gjithmonë ka qenë në krah të kësaj Kosove. Deputetët e Kosovës nuk u janë nënshtruar shantazheve as në kohën e Millosheviqit dhe kanë ditur që edhe nën rrethim, edhe formalisht, t’i nisin themelet e kësaj Republike”, thekson Haradinaj.
Kryetari i AAK-së tha se Kosova do t’i ketë kufijtë e saj, pa i marrë dhe pa i dhënë askujt.
“Do ta ketë të ardhmen e vet euroatlantike dhe rrugën e pakthyeshme drejt BE-së dhe integrimeve të tjera. Por Kosova sot është e papërfunduar dhe populli i saj nuk do ta lejojë askënd që t’ia vrasë të ardhmen, qoftë edhe me do farë marrëveshjesh të dyshimta, me njerëz të dyshimtë e pa fije transparence. Kjo duhet të marrë fund njëherë e përgjithmonë!”, tha kryetari i AAK-së. /Telegrafi/
Me rastin e 117-vjetorit të lindjes së tij, janë botuar 20 shprehjet më të spikatura të Borgesit. Si një prej shkrimtarëve më të mirë të Amerikës Latine, shumëkush mendon se është padrejtësi që ai nuk mori Çmimin Nobel për Letërsinë.
117 vjet kanë kaluar nga lindja e shkrimtarit të njohur botëror nga Argjentina, Jorge Luis Borges. Krijimtaria e tij letrare ka lënë gjurmë të pashlyeshme në literaturën botërore duke u përcjellë brez pas brezi. Një ndër figurat letrare më unike të shekullit 20, përveç si shkrimtar, njihet edhe si eseist, poet dhe përkthyes, dhe një figurë e rëndësishme në literaturën në gjuhën spanjolle.
Jorge Luis Borges u lind në Argjentinë më 24 gusht 1899. Si një mjeshtër i tregimeve të shkurtra, Borgesi shkroi për botën kriminale të Argjentinës dhe krijoi botë që rroknin magjepsjen e tij pas konceptit të pafundshmërisë. Poemat e tij përkujtojnë kulturën unike dhe traditat e kryeqytetit, Buenos Aires, ku ai jetoi deri vitin që vdiq, më 1986.
Me një shkollim të kualifikuar, Borgesi nisi të angazhohej në jetën intelektuale të vendit, duke frekuentuar dhe ambientet e larta ku flitet jo vetëm për politikë. Poezitë që kishte nisur të shkruante herët nisi t’i botonte në revistat letrare. Ajo çfarë binte në sy te vargjet e tij ishte një surrealizëm, një pasion për të folur për ëndrrat, filozofinë, apo gjithçka tjetër që dukej e padukshme në jetën reale. Në fillim të viteve ’30 ai nisi të ngrejë pikëpyetje ekzistenciale në veprat e tij. Kritikja argjentinase, Ana Maria Barrenechea, do ta quante “Irreal”.
Borgesi do ta ndiente veten të tërhequr nga filozofia e Heideggerit, Sartrit, Juan Ruflo. Duke e kthyer shkrimin në një mjet për ta zbuluar botën dhe qenien njerëzore, Borgesi ka lënë pas një trashëgimi të çmuar letrash, ku çdokush mund të endet dhe t’u japë përgjigje pyetjeve që i enden rreth vetes.
Si një prej shkrimtarëve më të mirë të Amerikës Latine, shumëkush mendon se është padrejtësi që ai nuk mori Çmimin Nobel për Letërsinë. “Ndihem pakëz i turpëruar që marr Nobelin, sidomos duke pasur parasysh që Borgesi nuk e mori asnjëherë”, tha shkrimtari peruan Mario Vargas Llosa pasi e fitoi çmimin në 2010-n.
Me rastin e 117-vjetorit të lindjes së tij janë botuar 20 shprehjet më të spikatura të Borgesit:
1- Dyshimi është një prej emrave të inteligjencës.
2- Diktaturat sjellin shtypjen, diktaturat sjellin robërinë, diktaturat sjellin mizorinë: më i neveritshëm është fakti që ato sjellin idiotësinë.
3- Vetë jeta është një citat.
4- Teksa mendoj për mitet e shumtë, është njëri prej tyre që është shumë i dëmshëm, dhe ky është miti i shteteve.
5- Mos fol, nëse nuk ke për ta përmirësuar heshtjen.
6- Lëri të tjerët të krenohen se sa shumë faqe kanë shkruar. Preferoj të mburrem për ato që kam lexuar.
7- Të shkruarit nuk është asgjë më shumë se sa një ëndërr e udhërrëfyes.
8- Ne e pranojmë me kaq shumë gatishmëri realitetin. Ndoshta sepse ndjejmë që asgjë nuk është reale.
9- Të biesh në dashuri do të thotë të krijosh një fe me një Zot të gabueshëm.
10- Çdo jetë është bërë nga një moment i vetëm, momenti në të cilin njeriu gjen, njëherë e përgjithmonë, kush është.
11- Unë kam përfytyruar gjithmonë se Parajsa do të jetë njëfarë biblioteke.
12- Në përgjithësi çdo vend ka gjuhën që meriton.
13- Asgjë nuk është ndërtuar në gurë, gjithçka është ndërtuar në rërë, por ne duhet të ndërtojmë sikur rëra të ishte gur.
14- Koha është lënda prej së cilës unë jam bërë. Koha është një lum që më merr mua me vete, por unë jam lumi; është një tigër ai që më përlan mua, por unë jam tigri; është një zjarr ai që më shkrumbon mua; por unë jam zjarri.
15- Të jesh i pavdekshëm është e zakonshme; përveç njeriut të gjitha krijesat janë të pavdekshme, sepse ato nuk e njohin vdekjen; hyjnore, e tmerrshme, e pakuptueshme, është ta dish se je i pavdekshëm.
16- Çdo poezi është misterioze; askush nuk e di në tërësi atë që i është dhënë për të shkruar.
17- Shtypja e një lajmi në letra të mëdha i bën njerëzit të mendojnë se është padiskutushmërisht i vërtetë.
18- Pasqyrat dhe marrëdhëniet e shtratit janë të urryeshme, sepse e shumëfishojnë numrin e njerëzve.
19- Më së shumti vlerësoj inteligjencën, sepse ndershmëria dhe guximi i një njeriu nganjëherë nuk ndihmojnë për dialog.
20- Jetojmë në një epokë shumë torollake; për shembull, njerëzit blejnë prodhime, shkëlqimi i të cilave mburret nga vetë njerëzit që e shesin.
Sot mbushen përplot 18 vite nga rënia heroike e heroit shqiptarë Ismet Jasharit apo i njohur si komandant Kumanova.
Në kohën e regjimit komunist shumë shqiptarë ishin të përndjekur, të burgosur e të torturuar madje edhe shumica të likuiduar. Shtypja e vazhdueshme mbi popullin shqiptarë do të detyrojë popullatën në Kosovë e gjetiu të organizohen në luftë kundër regjimit të kasapit të Ballkanit, Millosheviqit.
Dalja në skenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të bëj që shumë djem e vajza të rradhiten nën amblemën e kësaj ushtrie të lavdishme. Ndër ta ishte dhe Ismet Jashari, një djal i ri dhe shumë modest që me veprën e tij do të ngriste lavdinë familjes, fshatit të lindjes Orizares e UÇK-së e do të bëhet krenaria e kombit.
I lindur më 16 prill 1967 në fshatin Orizare, shkollën fillore e kreu në fshat ndërsa të mesmen në Kumanovë. Që si gjimnazist filloi të merret me aktivitete patriotike dhe shpejtë ra në sy nga ana e pushtetit të atëhershëm duke u përjashtuar nga bankat shkollore por që Ismeti shkollimin e vazhdon në Preshevë.
Më 25 gusht në një aksion të guximshëm duke luftuar ballë për vallë me kriminelët serb ra dëshmorë një yll i pashuar i lirisë. E falë gjakut që derdhën Ismeti e shumë dëshmorë të tjerë sot Kosova gëzon pavarësinë si shteti më i ri në botë. Ndërkohë që më 25 gusht të vitit 2009 Ismet Jashari u shpall hero i Kosovës.