21.1 C
Prizren
E diel, 20 Korrik, 2025
Home Blog Page 6051

Spielberg çliron fantazinë

0

Pas Kanës, ishte radha e Los Angeles të shfaqte premierën e “The Big Friendly Giant”, përshtatjes kinematografike të romanit klasik për fëmijë të Roald Dahl nga regjisori i famshëm Steven Spielberg.

Filmi tregon historinë e një vajze të quajtur Sophie e cila ndeshet me një gjigant që ndryshe nga qeniet e ngjashme me të, është miqësor me fëmijët dhe nuk i ha ata. Dahl qëndron pas librave më klasikë për fëmijë të tillë si “Çarli dhe fabrika e çokollatave”, “Shtrigat” dhe “Matilda”.

Për aktoren e re, Rebeka Holl, e cila portretizon Sophien, kombinimi i veprës së Dahl me regjinë e Spielberg ishte një ëndërr e kthyer në realitet.

“Steven Spielberg mund të prodhojë filma të tillë që kanë akses në të gjitha kujtimet e fëmijërisë dhe kapacitetin tonë për të besuar dhe imagjinuar gjëra, dhe është i aftë të nxjerrë fëmijën që gjendet tek gjithsecili”, u shpreh ajo.

Edhe pse shumica e filmave te Speilberg kanë qenë familjarë, ai ka realizuar edhe prodhime të tilla si “Amistad”, “Shpëtoni ushtarin Ryan”, dhe “Lincoln”.

“Kisha kohë që nuk notoja në këto ujëra dhe mendova që do të ishte mirë të çliroja imagjinatën pa qenë i shtrënguar nga historia dhe të gjitha të vërtetat që duhet të thuash kur realizon një subjekt historik”, tha ai.

Duke qenë se filmi është realizuar në Britaninë e Madhe, nuk është çudi që përfshin kryesisht një kast britanik aktorësh të tillë si Penelope Wilton, Rafe Spall dhe fituesin e çmimit Oscar Mark Rylance, i cili interpreton në rolin e gjigantit zemërmirë.

Opozitës i është thyer “shpata”

0

Pjesëmarrja e lëvizjes “Vetëvendosje” në dy seancat e fundit të Kuvendit të Kosovës për njohësit e rrethanave politike nuk japin shpresë reale që opozita mund t’i rikthehet veprimit të përbashkët për të mirën e vendit dhe për rrezikimin serioz të koalicionit të madh PDK-LDK, që po e keqqeveris vendin.

Sipas analistëve, rrugët e bashkëpunimit ndëropozitar pas kësaj thyerje të madhe janë shumë të vogla, pasi që tani është shthurur përfundimisht ëndrra e një opozite të fortë e të bashkuar. Derisa ‘Vetëvendosje’ ka siguruar që do të jetë në vazhdimësi në Parlament, AAK-ja e Nisma e kanë kritikuar rikthimin e ish- partnerit opozitar dhe janë zotuar se do të vazhdojnë të mbeten në kohë të pakufizuar jashtë Kuvendit. Kjo qarje e madhe e opozitës, sipas analistëve politikë, i ka shuar përfundimisht shpresat e qytetarëve, të cilët besonin se opozita e mobilizuar do të mund të sillte ndryshime pozitive derisa tani është rirreshtuar për interesa personale, klanore e grupore të partive që u përkasin dhe ndryshimet janë të pamundura. Kjo sjellje joserioze, sipas analistëve, vetëm sa e ka rritur akoma më shumë zhgënjimin e qytetarëve në gjithë klasën ekzistuese politike në vend, në të dy krahët.

Politologu Faik Krasniqi vlerëson se situata e krijuar, pas bashkimit të opozitës për t’i kundërshtuar marrëveshjet e dëmshme të nënshkruara në Bruksel mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Serbisë, te qytetarët jepte shpresë se do t’i jepej fund këtij pushteti mafioz.

“Por, ajo opozitë e bashkuar dhe shpresa që krijuan tek qytetarët e Kosovës, fatkeqësisht, zgjati vetëm disa muaj dhe ndodhi edhe çarja e opozitës”.

Krasniqi thotë se pas prishjes së opozitës së bashkuar filloi një luftë e ”egër” mes partive opozitare dhe shkuan aq larg ku, përveç akuzave të ashpra, filluan edhe t’i marrin anëtarët njëra-tjetrës.

“Opozita, në vend që të merrej me njëra-tjetrën, nëse seriozisht e ka hallin e qytetarëve dhe shtetit, ajo do të duhej të merrej me ata që po qeverisin keq, me ata që i kanë kapur institucionet dhe kanë bërë që krimi dhe korrupsioni të lulëzojë. Me ata që i kanë kapur institucionet e pavarura të shtetit, e mbi të gjitha ata që e kanë kapur sistemin e drejtësisë”, u shpreh Krasniqi për gazetën.

Ai konsideron se mundësi bashkëpunimi ndëropozitar ka akoma nëse ka vullnet politik për t’u angazhuar në të mirë të vendit, ndryshe kjo opozitë nuk e ka jetëgjatësinë e sigurt në skenën politike të vendit dhe do të jetë përgjegjëse për krijimin e mundësive të reja të vazhdimit të kapjes së shtetit nga koalicioni aktual.

“Nëse opozita vepron sërish si opozitë e bashkuar, qoftë në Parlament e qoftë jashtë tij, atëherë ky pushtet kriminal nuk do ta ketë gjatë, por nëse veprimet e tyre bëhen ndaras, siç janë duke vepruar këto dytre muajt e fundit, “Vetëvendosje” në Parlament e AAK-ja dhe Nisma jashtë Parlamentit, do t’i bëjnë një nder të madh Qeverisë, sepse ashtu dëshiron ky pushtet, që opozita të jetë e përçarë, e mundësisht luftën ta vazhdojnë ndaj njëra-tjetrës”, thotë Krasniqi.

Ndërkaq, analisti Blerim Burjani thotë se tani opozita është e paaftë për t’u ribashkuar.

“Tani përfundimisht po shihet që opozita është e paaftë për t’u ribashkuar, derisa veprimet individuale të subjekteve opozitare në formë klandestine vetëm se e zbehin akoma më shumë imazhin, por janë edhe të paefektshme. Pra, përveçqë opozita me veprimet e veta ka sjellë deri te humbja e betejës me pushtetin, kjo situatë ka sjellë edhe një paralizë të madhe në vijën vepruese opozitare”, thotë analisti Blerim Burjani. /Kosova Sot/

Këngëtarja kërcënon me vetëvrasje

0

Policia e Chicago-s është vënë në kërkim të këngëtares së njohur Sienad O’Conor, pasi kjo e fundit ka kërcënuar se do kryejë vetëvrasje.

Këngëtarja mendohet se ka telefonuar ditën e së martës familjarët duke u thënë atyre se ndodhej në një urë në Chicago dhe do tentonte të hidhej. Menjëherë pas kësaj telefonate, të afërmit e saj kanë kërkuar bashkëpunim midis policisë irlandeze dhe asaj amerikane për gjetjen e këngëtares. Por ndryshe nga herët e tjera, kërkimi për 49-vjeçaren këtë herë do mbetet në status “pasiv”, duke nënkuptuar që ky mund të jetë dhe një alarm i rremë.

Ylli i “Nothing compares to you” nuk është hera e parë që bëhet pjesë e një ngjarjeje të tillë. Në maj të këtij viti, ajo la një mesazh vetëvrasjeje me anë të një statusi në Facebook, duke thënë se kishte konsumuar një sasi shumë të madhe ilaçesh. Por, pak orë më vonë policia e gjeti në një dhomë hoteli, pasi ishte larguar me biçikletë.

Sienad OConor

Vdes ish-konkurrentja e Miss Botës

0

Yumara Lopez, e cila ka përfaqësuar Nikaraguan në konkursin Miss Bota 2014, ka ndërruar jetë si pasojë e kancerit në tru.

Yumara e kishte zbuluar sëmundjen para dy vitesh, gjatë fazës së seleksionimit të konkurrenteve, por kjo nuk e pengoi të bëhej pjesë e konkursit të zhvilluar në Londër, ku morën pjesë bukuroshe nga 121 vende të botës.

22-vjeçarja është zgjedhur për të përfaqësuar Nikaraguan në këtë garë pasi fituesja, Maria Esther Cortes Molina, hoqi dorë vullnetarisht nga titulli.

Jep dorëheqje David Cameron

0

David Cameron ka njoftuar dorëheqjen e tij, pasi publiku britanik votoi pro daljes së Britanisë nga Bashkimi Evropian.

“Kam i nderuar që kam qenë kryeministër i këtij vendi për gjashtë vjet”, ka thënë Cameron.

Britania dal nga Bashkimi Evropian

0

Rezultatet e referendumit britanik tregojnë se Britania e Madhe ka votuar në favor të daljes nga Bashkimi Evropian, njoftojnë mediat britanike. .

Në bazë të rezultatit afro 52 për qind e britanikëve kanë votuar për dalje dhe 48 për qind për mbetjen e Britanisë në BE.

Referendumi historik i Britanisë së Madhe me rezultatin për daljen e saj nga BE-ja do të jetë goditja më e madhe për Unionin që prej themelit të saj dhe do të hap edhe cështje të tjera në mesin e anëtareve të tjera të projektit evropian.

Paundi britanik ra më shumë se 9 për qind, një record i rënies në nivelin më të ulët që prej vitit 1985, që tregon se tregu ka patur frikë se një vendim i këtillë i britanikëve do të ketë pasoja të rënda edhe politike edhe ekonomike për vendin.

Nigel Farage, udhëheqësi i Lëvizjes për pavarësinë e Britanisë së Madhe ka deklaruar fitoren në referendum dhe e ka cilësuar 23 qershorin si “ditën e pavarësisë” së Britanisë së Madhe.

Ai i bëri thirrje kryeministrit David Cameron që menjëherë të jap dorëheqje.

Një këshilltar i kryeministrit Cameron tha se Britania e Madhe tani ndodhet në një “territor të pashënuar”.

Shumica e qyteteve në Anglinë verilindore votoi për dalje ndërkohë që Skocia dhe Irlanda Veriore votuan për mbetje.

Londra e përkrahu fuqishëm mbetjen në BE.

Në referendum morën pjesë, përkundër motit të lig, mbi 72 për qind e votuese nga 46.5 milionë votues. /RFE/

Referendumi në Britani, sondazhi: 52% kanë votuar pro BE-së

0

Është përmbyllur procesi i votimit për Referendumin i cili do të përcaktojë nëse Britania e Madhe do të vijojë të jetë ose jo anëtare e Bashkimit Europian.

Për këtë referendum nuk është zhvilluar në “Exit Poll” i mirëfilltë kështu që mbetet për t’u pritur procesi i përfundimit të numërimit të votave për të mësuar se si kanë vendosur britanikët.

Por në një sondazh online itë YouGov, i zhvilluar ditën e sotme, ku kanë marrë pjesë 5000 persona tregon se 52% e votave janë në favor të qëndrimit në BE, ndërsa 48% për daljen e Britanisë nga Bashkimi Europian.

Po ashtu edhe lideri i UKIP, Nigel Farage, i ka paraprirë humbjes në Referendum duke deklarauar për mediat se “Mesa duket vota për qëndrim do të kryesojë”.

Ndërkohë që kryeministri britanik David Cameron përmes një statusi në “Twitter” ka falenderuar mbështetësit e qëndrimit të tij.

“Falenderoj të gjithë ata që votuan për një Britani më të fortë në BE”. /Top Channel

Vajzën e Eli Farës përvëlohet nga dielli?

0

Temperaturat e larta dhe dielli i fortë i ditëve të fundit duket se ia kanë dëmtuar lëkurën Marinës (vajza e Eli Farës).

Pavarësisht problemeve të dukshme dhe në foto, juristja e njohur e IG, ka provokuar me një seri fotosh ku reklamon trupin me forma bombastike që duket si çokollatë.

Por, nuk përjashtohet mundësia e filtrave që ajo ka vendosur mbi foto, që këtë rradhë duket se e kanë turpëruar.

Alarm: Franca pranë luftës civile

0

Franca është në luftë kundër terrorizmit sipas presidentit François Hollande, por për shefin e shërbimeve sekrete, Patrick Calvar, Franca është edhe në prag të një lufte civile dhe shtysën përfundimtare mund t’ia japin huliganët, ndoshta nëpërmjet valës së incidenteve që mbollën dhunë e shkatërrim gjatë Europianit.

Një skenar ky që zbulohet nga Komisioni Hetimor parlamentar në raportin e të cilit flitet për rrezikun që paraqesin elementët e dhunshëm të ekstremit të djathtë të cilët kërkojnë pretekstin për një përplasje me islamistët për të provokuar një konflikt ndërkomunitar dhe të ndezur më shumë një klimë që është tashmë në prag të shpërthimit.

Nuk është një rastësi që në territorin francez janë dislokuar 10 mijë ushtarë që patrullojnë në rrugë, një numër ky shumë i lartë që nuk ishte parë që nga koha e luftës së përgjakshme të Algjerisë në vitet 50. Nuk është rastësi që në Europian u angazhuan 92 mijë trupa ushtarake, forca policore, xhandarmëri dhe polici private.

Por nuk është një rastësi që në Marsejë, forcat e rendit u përballën me aleanca të papritura, me huliganë rusë, anglezë, kroatë, hungarezë, spanjollë apo francezë që nuk ngurruan të shfaqin simbolet e nazizmit. /TCH/

Turqia referendum për integrim në BE

0

Turqia mund të jetë vendi i radhës që është gati të shkojë në referendum, sa i takon çështjes nëse duhet të vijojnë apo jo negociatat për anëtarësimin në BE.

Ministri turk i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavushoglu, deklaroi se pas përfundimit të negociatave me Bashkimin Evropian do të pyetet populli.

“Ne fuqinë e marrim nga populli ynë. Kjo vlen edhe në kohën kur ka bllokim. Nëse tani bllokohet procesi i negociatave, lirshëm mund ta pyesim popullin se si do të vazhdojmë tani e tutje”, tha Çavushoglu.

Deklaratat e tij u bënë sot gjatë një konference të përbashkët për median pas takimit me ministrin e Jashtëm të Maltës, George Vella.