10.3 C
Prizren
E shtunë, 25 Prill, 2026
Home Blog Page 8945

Ardian Trebicka: “Kult” shkeli të drejtat

0

ArdianTrebicka-kengetarArdian Trebicka, një nga zërat e vlerësuar të muzikës në Shqipëri, vijon me jetën e tij artistike, duke marrë shumë vlerësime nga publiku. Por edhe pse ka një karrierë të pasur, duket se jo pak probleme janë në aktivitetin e tij muzikor.

Këngëtari ka jo pak akuza dhe për çmimet “Kult”, duke akuzuar se kanë shkelur të drejtat.

“Çmimi “Kult” për albumin muzikor të vitit mbaroi. Jashtë ç’do dëshire për të qenë pjesë e këtij eventi ishte në katërshe dhe albumi im muzikor “Kthim”. Kuptoni diçka të dashur miq! Në mes të zemrës në një nga institucionet më të rëndësishme artistike në TOB shkelen në mënyrën më flagrante të drejtat e autorit dhe të tjerat të lidhura me të. Kush na qenka ky “zotëri”, që nuk pyeska por ka marrë përsipër të bëjë gjykatësin e artit në Shqipëri. Reagimi im nuk i përket inatit, por principeve artistike e qytetare me dëshirën për të qenë pjesë e një vendi ku dinjiteti njerëzor dhe artistik në rastin konkret mos shkelet”, shprehet Ardian Trebicka, raporton Sotnews.

Por gjatë këtij sezoni ai po zhvillon një aktivitet të pasur artistik, ku bashkë me Redon Makashin dhe Devis Xherahun nuk mungojnë me aktivitet muzikor për publikun.

“Nata e Romancës Shqiptare”, me zërin e Kastriot Tushës

0

KastriotTusha-tetove“Skena e Muzikës Serioze Shqiptare” është festivali, që ka mbledhur në Tetovë jo pak yje të muzikës shqiptare. Mes tyre në Natën e Romancës Shqiptare nuk mungon dhe tenori i njohur shqiptar Kastriot Tusha, raporton Sotnews. Ky është edicioni i dytë i këtij aktiviteti, dhe ka marrë shumë vëmendjen e artistëve shqiptarë për tu prezantuar në netët e këtij festivali.

Tenori Kastriot Tusha merr pjesë në këtë festival pas disa vlerësimeve gjatë këtij sezoni, por dhe koncerteve ku ka marrë pjesë. Ndër vite me krijimtarinë e tij, pranë solistëve të Teatrit të Operës dhe Baletit, ai realizoi shumë projekte me pjesëmarrje në shumë role në operat shqiptare dhe të huaja, me koncerte të ndryshme, me repertor të pasur. Debutoi në shumë opera me role si Alfredo në “La Traviata”, role në “Rigoleto”, “Trovatore”, “Berberi i Seviljes”, “Paliaci”, “Peshkatarët e Perlave” etj. Këndoi ndër të tjera edhe nën shoqërimin e Orkestrës së Re të Filarmonisë. Koncertet e tij shumë të njohura janë: “Kastriot Tusha me Miqtë”, “Latino American Classic”, “Vikena Kamenica & Kastriot Tusha”, “Tre Tenorët” etj.

Për publikun shqiptar ai vijon të mbetet një nga zërat e vlerësuar lirikë.

OSBE: Asnjë problem në veri

0

OSCE-kosoveZëdhënësi i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, Nikolla Gaon, ka thënë se në veri të Kosovës janë hapur të gjitha vendvotimet, pos njërit.

Ai ka thënë se tash për tash nuk ka asnjë problem apo incident.

“Nga 94 vendvotime, 93 janë hapur. Vetëm një nuk është hapur, pasi atje nuk janë shfaqur anëtarët e komisionit. Zëvendësimi i tyre është në rrugë e sipër”, ka thënë Gaon për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë.

OSBE po lehtëson zgjedhjet në komunat veriore të Kosovës, të banuara me shumicë serbe.

Dhjetëra autobus të mbushur me serbë hyjnë në Kosovë, për të votuar

0

Autobus serbeBëhet me dija se pak çaste më parë në Kosovë janë futur dhjetëra autobusë të mbushur me serbë, të cilët janë drejtuar për në Mitrovicë dhe për në Zveçan, për të votuar.

Autobusët me votues serbë janë futur në Kosovë nëpërmjet pikëkalimit kufitar Jarinje, transmeton KTV.

Jacobson apelon: Votoni!

0

Jacobson-ambasadore amerikaneAmbasadorja Amerikane në Kosovë, Tracey Ann Jacobson po udhëton nëpër Kosovë për të përcjellë nga afër mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. Ajo nëpërmjet një postimi në rrjetin sociale Twitter ka shkruar se, shpreson që procesi do të jetë fer dhe korrekt në bashkëpunim.

“Do udhëtoj rreth Kosovës për të vëzhguar zgjedhjet. Shpresoj që do të jenë të sigurta dhe fer dhe me pjesëmarrje të mirë. Voto”, ka shkruar Jacobson./PrizrenPress.com/

TraceyAnnJacobson-twitter

Në Prizren fillon votimi pa probleme

0

Zgjedhjet-ksVotimi ka filluar me kohë në Prizren. Të gjitha qendrat e votimit janë hapur në ora 7:00 të mëngjesit. Përfaqësuesi i KQZ-së, Nysrat Bytyçi ka konfirmuar se nuk ka pasur probleme në fillimin e procesit të votimit. “ Të gjitha qendrat e votimit janë hapur. Nuk ka pasur probleme”, tha Bytyçi.

Në Prizren janë të hapura 71 qendra të votimit dhe 209 vendvotime. Të drejtë vote kanë 155 mijë qytetarë.Prej tyre 13 mijë votojnë për herë të parë.

Në këto zgjedhje për 41 vende të Asanblesë Komunale në Prizren, garojnë 900 kandidatë nga gjitha pratitë politike. Për herë të parë , ndërkaq garojnë edhe tri subjekte serbe.

Procesi zgjedhor në Prizren po sigurohet nga policia. Drejtori i Policisë, Nexhmi Krasniqi tha se në rajonin e Prizrenit janë angazhur rrteh 600 policë. “Në çdo qendër të votimit janë vendosur edhe policët”, tha Krasniqi./PrizrenPress.com/

Serwer: Edhe Kosova në NATO

0

SerwerEksperti amerikan për Ballkanin, Daniel Serwer, vlerësoi se deri në vitin 2020 të gjitha vendet e Ballkanit do të jenë anëtare të NATO-s. Sipas tij, Mali i Zi dhe Maqedonia tashmë i kanë plotësuar kushtet për anëtarësim në NATO, derisa Kosova sapo të fitojë forcat e saja të sigurisë do të dëshironte që sa më shpejt të hyjë në aleancën veriatlantike, transmeton telegrafi.

Serwer, që është edhe profesor në Universitetin John Hopkins, ka ndarë mendimin e njëjtë edhe për Bosnjë Hercegovinën.

“Kjo do të ishte fundi i rrëfimit për luftërat që kanë nisur para 30 viteve”, ka nënvizuar ai në një shkrim të tij në portalin Peacefare.net.

Serwer ka vlerësuar se edhe Serbia gjatë viteve të ardhshme mund të ndryshojë qëndrimin ndaj NATO-s, sidomos nëse Kosova bën ndryshime në këtë rrugë.

Në Malishevë, janë hapur me kohë të gjitha qendrat e votimit

0

votimet malishevTë gjitha qendrat e vend votimit në Malishevë, janë hapur në orën 07:00 të mëngjesit.

Sipas Rexhep Zogajt, kryetar i KKZ-së në Malishevë, deri më tani nuk ka pasur asnjë telashe në pikat e vend votimit. Në Malishevë, janë hapur 35 qendra të votimit, me 71 vende të votimit, ku të drejtë vote kanë 48 mijë e 047 banorë të Malishevës.

Menaxheri i qendrës 3016A, Agim Samadragja, ka thënë se në këtë qendër që është më e madhja në Malishevë, numri i votuesve që pritet të votojnë, është 3 mijë 966. Sipas tij në këtë qendër ka 5 pika vend votimi ku njëra prej tyre është e rezervuar që të votohet me kusht./Kosovapress/

Fillon votimi

0

zgjedhjet5Kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor, Valdete Daka ka bërë hapjen e vendvotimeve për zgjedhjet lokale ku edhe votoi vet.
Ajo bëri thirrje tek të gjithë që të dalin në zgjedhje që të kryejnë obligimin e tyre kushtetues.

“Shpresoj që me votën time të fitojë më i mirë. Uroj ditë të mbarë dhe le të fitojë Kosova”, ka thënë Daka me rastin e votimit.

E pyetur se kur mund të dalin rezultatet e para preliminare ,ajo tha se kjo mund të bëhet dy ose tri orë pas mbylljes së vendvotimeve.

Me hapjen e vendvotimeve nga Daka në gjithë Kosovën është bërë hapje e 2 mijë e 366 qendrave të votimit,, sa janë të parapara në gjithë vendin tonë.

Në këto zgjedhje kanë të drejtë vote afër 1.8 milionë kosovarë për 38 komuna ku do të zgjedhin përfaqësuesin e tyre për katër vitet e ardhshme.

Numri i kosovarëve që tashmë kanë shprehur dëshirën për të votuar e që gjenden jashtë vendit është 8383, e të cilët mund të votojnë përmes postës.

Gjatë ditës për të votuar do të përdoren listat e hapura.

Në zgjedhjet për Kuvende Komunale, votuesi voton për një subjekt politik të certifikuar dhe mund të votojë për një kandidat nga lista e kandidatëve të këtij subjekti politik

I koordinojnë veprimet, garantojnë siguri

0

Ura e gurit ne prizrenProkuroria  dhe  Policia në Prizren, i kanë bërë të  gjitha përgatitjet për zgjedhjet  e 3 nëntorit. Kryeprokurori  Sylë Hoxhaj dhe drejtori i Policisë, Nexhmi Krasniqi, i kanë  garantuar qytetarët se gjatë  votimit do të ketë siguri të shtuar. “Ne e kemi nënshkruar një marrëveshje të bashkëpunimit për ditën e zgjedhjeve me policinë. Besoj se kjo marrëveshje do të realizohet me sukses dhe qytetarët do të mund të votojnë të lirë”, tha Hoxhaj.

Ai ka ftuar  qytetarët, që të dalin në votime. “I ftoj qytetaërt që pa frikë të dalin në votime dhe të votojnë për atë që mendon që i përfaqëson më së miri”.

Drejtori i Drejtorisë së Policisë në Prizren, Nexhmi  Krasniqi,  tha ndërkaq se për ditën e zgjedhjeve janë angazhur afër 600 policë në Prizren.”Secila qendër e votimit do të sigurohet nga policia”, tregoi Krasniqi. Ai tha se bashkëpunimi me Prokurorinë do t’ia lehtësojë punën edhe Policisë.” Është hera e parë që për ditën e zgjedhjeve Prokuroria dhe Policia i koordinon  veprimet”, tha Krasniqi. /PrizrenPress.com/