Home Blog Page 6053

E humbe bastin, jep dorëheqjen!

0

SHKRUAN: FATON MEHMETI

Mendësia e abuzimit me pushtetin, liderët tanë pa personalitete të formuara e gjejnë politikën të vetmen mënyrë për të cilën janë ” të aftë ” të merren. Kjo edhe shpjegon mungesën e dorëheqjes së Hashimit dhe lidershipit shqiptar në përgjithësi.

Për të dalë nga izolimi i mungesës së relevancës në skenën politike të vendit, shpeshherë liderët shqiptarë, si në Kosovë dhe në Shqipëri, shpikin kauza apo situata nga me të ndryshmet. S’ka rendësi si do jetë fundi, mungesa e dhënies se përgjegjësisë në një shoqërie deri në skajshmëri e nënshtruar, udhëheqësit politikë mediokritetin e tyre mundohen ta shesin për trimëri, vizion të dobishëm për vendin. Një ndër politikanët më mediokër, që nuk shquhet për asnjë aftësi pas rrëmujës dhe intrigave është Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Pa dashur të përmend këtu veprimet e tij mediokre, po ndalem tek rasti i fundit, formimi i ushtrisë së Republikës se Kosovës. Hashimi ndërmori këtë iniciative, duke qenë aq i bindur sa edhe vuri bastin se ” o bëhet ushtria o jap dorëheqjen “. Derisa e para edhe mundet të ndodhë një ditë , kjo e dyta s’ka shanse të ndodhë. Gjithsesi për hir të korrektësisë së postit të presidentit të vendit duhet t’i përmend Hashimit se ushtria pa ndryshime kushtetuese nuk mund të bëhet, dhe kjo ka qenë e ditur që nga fillimi.

Mungesë lidershipi Derisa Thaçi ka dërguar në Parlament një Projektligj për krijimin e ushtrisë së rregullt, në bazë të së cilit ligji nuk do të kërkonte votat miratuese nga pakicat, ashtu siç i kërkojnë ndryshimet kushtetuese. Mirëpo, thirrja nga Zëvendësndihmësi i Sekretarit amerikan të Shtetit, Hoyt Brian Yee, që liderët kosovarë të mos miratojnë projektligjin, bëri që Thaçi të ndryshonte mendje. Kjo mungesë lidershipi, tip aventurier pa karizëm dhe ide përbën rrezik të futjes së vendit në një qorrsokak. Derisa Hashim Thaçi e humbi bastin do të duhej t’i qëndronte premtimit të tij për dhënie dorëheqjeje, të cilën e premtoi vetë. Dorëheqja është akt moral i preferuar të ndodhë pas çdo dështimi, dhe fakti që politika po injoron presionin publik, nga masa kritike e publikut, flet për mendësinë dhe aplikimin e politikës sipas formatit të lindjes, ndërkaq vlerat perëndimore janë vetëm pjesë e retorikës boshe.

Mendësia e abuzimit me pushtetin Më kujtohet ish- presidenti amerikan Bill Klinton, i cili në librin e tij thotë “Politika është një profesion i përjetshëm”… dhe ashtu është… ” ndodh që nëse ti nuk merresh me politikë,politika do të merret me ty ” Mirëpo , në politikë ka edhe rregulla të pashkruara, të cilat janë edhe bazamenti i funksionimit të demokracisë, ndër to edhe dorëheqja. Mendësia e abuzimit me pushtetin, liderët tanë pa personalitete të formuar e gjejnë politikën të vetmen mënyrë për të cilën janë ” të aftë ” të merren. Kjo edhe shpjegon mungesën e dorëheqjes së Hashimit dhe lidershipit shqiptar në përgjithësi. Për ta përmbyllur lajtmotivin me këtë thënie: “Dorëheqja është shprehje e denjë e kurajës. Jo gjithkush e zotëron atë”, kështu deklaronte Napoleon Bonaparta.

(Kosova Sot)

Akuza e këngëtares së njohur: Më detyronte të bëja treshe

0

Karriera e saj vazhdoi fuqishëm edhe pas ndarjes së grupit Spice Girls.
Por jeta e Mel B duket se ka qenë një ferr.

Këngëtarja ka kërkuar divorcin nga Stephen Belafonte pas dhjetë vitesh martesë.

Në dokumentet e depozituara në gjykata nga britanikja,thuhet se i shoqi e dhunonte vazhdimisht.

Jo vetëm kaq, por ajo e akuzon se ka lënë shtatzënë dadon e tyre dhe e ka detyruar këngëtaren të marrë pjesë në seks treshe.

41-vjeçarja ka kërkuar nga gjykata që të lëshojë një urdhër mbrojtje, që e detyron Belafonte-n që të qëndrojë larg saj dhe tre fëmijëve.

Por aktori 41-vjeçar thotë se këtu akuza nuk qëndrojnë.

“Dikush kërkon të më paraqesë si djalin e keq,” tha ai.

Këngëtarja thotë se ai jo vetëm e ka dhunuar, por e ka kërcënuar se do i publikojë video porno.

Shenjat e dhunës janë të dukshme në trupin e Mel B.

Madje Belafonte duket se e ka dhunuar një natë përpara se ajo të performonte në ceremoninë e Lojërave Olimpike.

Mel B ka një vajzë pesë vjeçare me Belafonte.

Ajo ka edhe dy fëmijë të tjerë nga martesa me aktorin Eddie Murphy.

Të dielën mediat britanike publikuan lajmin se çifti kishte bërë seks treshe me Lady Victoria Hervey.

Një burim tha se të tre ishin shumë të dehur kur bënë seks treshe.

Për çudi ishte vetë Belafonte që postoi në IG një foto nga seanca treshe.

Kurse Lady Victoria Harvey tha se i kishte pëlqyer shumë seksi treshe.

Dritëroi

0

Skender Berisha

Dritëroi po më flet
Cigaren ndezur
Gotën plotë
E trazuar kjo botë

E di se shpirti flet
Ai këtu është
Ja dorën po ia çik
Me dashje
Jo per flirt

Do të desha të pinim tok
Unë e ai no trok
Se brengoseshim fort
Padrejt u mbush kjo botë

Tash më la të bredh
Të bredh edhe më
Kjo botë kërkim i pafund
Unë ta fal edhe këtë mund

4 prill 2017

S’kanë të ndalur telashet me lëndime te Bayerni

0

Bayern Munich po përballet me lëndime të futbollistëve kryesorë.

Pas Manuel Neuer dhe Douglas Costa, gjiganti bavarez është tronditur nga lëndimi i Thomas Muller i cili në ndeshjen ndaj Augsburgut është larguar me dhimbje nga fusha e lojës.

Muller do të humbasë dy sfidat e ardhshme të Bundesligës, duelin e mesjavës ndaj Hoffenheimit dhe derbin ndaj Borussia Dortmundit që do të zhvillohet në fundjavë.

Në pikëpyetje të madhe është edhe ndeshja ndaj Real Madridit, por për këtë ai do të ketë pushim një javë që të mund të rikuperohet plotësisht para se të vendoset nëse do të luajë apo jo.

Prizren: “Syri i keq” sëmur nuset, plas gotat dhe mbyt bagëtitë

0

Plaka Hava Berisha tregon për një rast në një dasmë, derisa një nuse e bukur ishte duke shërbyer.“Për befasinë e të gjithëve, gotat që shërbente u ndanë përgjysmë, si të ishin prerë me ndonjë sharrë diamanti. Të gjithë mbetëm të shtangur. Pastaj aty mësuam se ishte një grua e një fshati nga Përdrinia, e cila i kishte sytë e këqij”, tregon ajo,transmeton gazeta Kosova Sot.

“Sytë e këqij”, të njohur qëmoti nëpër Prizren e rrethinë se në Përdrini, Has dhe Vërri. Plaka Hava Berisha, 85- vjeçare, pohon se me sytë e saj kishte parë disa raste të syrit të keq.“Njerëz të caktuar, me të shikuar në kafshë, kanë aftësi që me shikim, vështrim apo me vetë prezencën e tyre t’u përcjellin të keqën te bagëtia, por nuk kanë shpëtuar as nuset e reja apo edhe fëmijë të rinj”. Që t’i bëjë keq ndonjë personi apo kafshë mund t’i dërgohet shikim i habisë, çudisë apo befasisë. Mustafa Thaçi nga Landovica tregon për plakun e fshatit, Lazë Krasniqi, tashmë i ndjerë, kur shihte një lopë, kali apo ndonjë kafshë tjetër në pranverën e hershme brenda gjysmë orë ajo kafshë ngordhte.“Ai vetë nuk ka pasur dëshirë të ndodhë kjo, por i ka pasur sytë e këtillë. Bile shpesh ka ndodhur të ketë thirrur njerëzit të mos silleshin rreth rrugës së tij, sepse e ka syrin e keq që sjell fatkeqësi”, tregon Mustafa.

Hava Berisha: Syri i keq theu gotat e ujit përgjysmë

Prof dr. Nexhat Çoçaj tregon se sytë e këqij i kanë pasur kryesisht ata fëmijë që kur ishin të vegjël i ndanin nga gjiri dhe kur kanë qarë i kanë kthyer përsëri në gji. “Ndodhin edhe në rastet kur fëmija ka një sy me ngjyrë ndryshe e tjetri ndryshe. Ose kur njërin sy e ka më të madh e njërin më të vogël. Këta persona kanë qenë të predisponuar që të kenë sytë e këqij”, tregon ai.

Shton se populli është munduar që këta sy të këqij t’i luftojë duke bërë vetë hajmali për të shpëtuar nga këta. “Kështu fëmijëve shpesh në djep u vendosnin rruaza të kaltra, pastaj hudhra, këmbë të urithit, ose shtëpi breshkë të vogël, të tharë. Bagëtive sa ishin të vogla, për të mos i rënë mësysh, i vendosnin tek bishti një penj të kuq. Kurse kur bagëtia rritej që të ikë nga syri i keq i vendosnin në ballë rruaza të kaltra e shpesh edhe dhëmbë ujku”, tregon ai. Çoçaj tregon se tek nuset, pos rruazave të kaltra i vendosin edhe një gur të kaltër në formë syri që të mos i bien mësysh. Shton se kishte raste që në ballë u vendosnin një kokërr kripë, bashkë me ndonjë dhëmbë ujku.“Sytë e këqij” janë ngushtë të lidhur jo vetëm me përdorimin, por edhe me vetë lindjen e magjisë. Nënëlokja Hava Berisha tregon për një rast në një dasmë, derisa një nuse e bukur ishte duke shërbyer.“Për befasinë e të gjithëve, gotat që shërbente u ndanë përgjysmë, si të ishin prerë me ndonjë sharrë diamanti. Të gjithë mbetëm të shtangur. Pastaj aty mësuam se ishte një grua e një fshati nga Përdrinia, e cila kishte sytë e këqij”. Për befasi e pamë se kishte një sy të kaltër dhe një tjetër ngjyrë kafe”, tregon ajo. Edhe vetë nuk e kishte të qartë se si ata sy të saj janë aq shkatërrimtarë. Ajo tregoi se të gjithë u gëzuan që u dëmtuan gotat e jo nusja.

Shpirtrat e këqij dhe sytë e këqij prej fillimit të njerëzimit konsideroheshin si një

Hajriz Fejza tregon se kur njeriu e ndjen këtë shikim menjëherë hutohet dhe e ndjen veten të dobët, sikur të jetë një pengesë në komunikim me personin që e ka këtë shikim.“Jemi dëshmitarë të asaj se sot edhe shkenca pranon disa veti të caktuara telepatike, ku disa njerëz posedojnë aftësi të tilla (fuqi parashikuese, intuitë jashtëzakonisht të zhvilluar, etj. Mund të themi se në këto aftësi mediative gjithsesi hyjnë sytë që marrin mësysh”, tregon Fejza, ish-mësues. Ai shton se reagimi më i shpeshtë i njeriut kur konfrontohet me faktin që nuk mund ta shpjegojë është shmangia totale e tij.

“Ky lloj i injorimit nuk zgjidh asgjë, sepse ekzistojnë shumë të panjohura, të cilat njerëzimi do të duhej të tentojë t’i zbërthejë. Një prej dukurive të tilla, për të cilën është shkruar dhe folur gjithmonë, janë edhe sytë që të bëjnë shpeshherë keq. Të gjithë, duke marrë parasysh edhe historianët, linguistët e arkeologët, dinë se gjithnjë është besuar se dikush prej nesh ka “sy të këqij”, tregon ai.

Kurse arkeologu Nexhat Çoçaj tregon se lakmia, xhelozia dhe sytë e këqij në mënyrë të pandashme janë të lidhur dhe kur bashkohen paraqiten “shpirtrat e këqij”, të cilët botës i sjellin sëmundjen, paaftësinë, tronditjen dhe vdekjen. “Shpirtrat e këqij dhe sytë e këqij prej fillimit të njerëzimit konsideroheshin si një. Edhe popujt më të vjetër në tekstet e tyre i përmendin sytë e këqij. Ka dy lloje të syve të këqij: ata të cilët mallkojnë me vetëdije dhe ata që mallkojnë pavetëdije”, shpjegon ai. Qamil Bejtullahu tregon se dikur më herët shumë familje ruheshin që mos t’u shkojë në konak ndonjë sy i keq. Ai thotë se ka pasur shumë familje që kanë pësuar nga syri i keq.

“Tashmë është vërtetuar se shumica e atyre që i kanë sytë e këqij as që duan t’i kenë të tillë. Por, ata i kanë nga lindja ose nga fakti se si fëmijë kanë pasur raste të ndryshme, që janë reflektuar në ndërdijen e tyre duke u rritur”, tregon për “Kosova Sot” Nexhat Çoçaj.

(Kosova Sot)

Nxënësja i kërkon të mos i japë detyra, por profesori i kërkon diçka jo normale si këmbim

0

Një grup prindërish në qytetin e Tijuanas në Meksikë u zemëruan dhe u acaruan me një profesor në gjimnaz, pasi zbuluan bisedat që ai bënte me nxënësit.

Sipas informacioneve dhe provave të paraqitura nga i ati i një vajze tek autoritetet, për disa ditë mësuesi i ka kërkuar foto lakuriq një 16 – vjeçareje me qëllim që t’i linte nxënësit pa detyra gjatë festave të Pashkëve.

Pasi lajmi u bë publik, nxënësit kanë pohuar se u vinin vazhdimisht kërkesa të tilla nga mësuesi.

Në rrjetet social kanë vërshuar komente negative ndaj profesorit, ndërsa të gjithë kanë kërkuar shkarkimin e tij menjëherë nga detyra dhe të përballet me ligjin.

 

Erdogan dhe Putin bisedojnë për sulmin me armë kimike në Siri

0

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan dhe homologu i tij rus Vladimir Putin kanë diskutuar të martën për sulmin me armë kimike në Idlib, provincën që kontrollohet nga kryengritësit sirianë, njoftuan të martën burime të afërta me presidentin turk.

Biseda urgjente mes dy liderë, vendet e të cilëve mbështesin palë të ndryshme në konfliktin gjashtë vjecar sirian, erdhi pas raporteve të përsëritura se avionët rusë mund të kishin sulmuar civilët me armë kimike, shkruan “Reuters”.

Të paktën 58 persona janë vrarë dhe dhjetëra të plagosur në këtë sulm të dyshuar kimik. Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut raportoi se sulmet mbi Khan Sheikhoun me shumë mundësi u kryen nga avionët rusë.

Më vonë, një tjetër avion sulmoi me raketa klinikat lokale që po trajtonin disa prej të mbijetuarve, thanë mjekët dhe aktivistët e opozitës.

Një video shkuese nga vendi i ngjarjes tregon trupat e nëntë fëmijëve të vegjël të vënë në rresht, të mbuluar me batanije.

Pamje të tjera tregojnë dhjetëra viktima me shkumë të bardhë rreth buzëve, një tjetër shenjë e ekspozimit ndaj armëve kimike

Vlorë, kapet mbi 1 ton kanabis në Karaburun

0

Një tjetër sasi e madhe kanabisi është kapur në Karaburun të Vlorës. Bëhet fjalë për rreth 1.5 ton kanabis sativa, e sekuestruar nga një operacion i përbashkët i policisë shqiptare dhe asaj italiane të Guarda Di Finanza.

Lënda narkotike është sekuestruar ditën e djeshme, ndërkohë që njoftimi zyrtar u dha sot nga Policia e Shtetit.

Si rezultat i kërkimeve në det, në gjirin e Bristanit (Karaburun) rreth 100 metra nga bregu i detit, në shkurre u zbuluan dhe sekuestruan mbi 1 ton kanabis.

Lënda narkotike ishte e paketuar në 96 pako të madhësive të ndryshme e destinuar për t’u trafikuar.

Operacioni është ende në vijim për kapjen e autorëve të mundshëm dhe të mjeteve të transportit.

I jepet lamtumira e fundit kantautorit, Françesk Radi

0

Mes lotëve e dhimbjes, familjarë, të afërm dhe miq të shumtë, i dhanë sot lamtumirën e fundit kantautorit Françesk Radi.

Homazhet për këngëtarin e njohur, u zhvilluan në hollin e Radio Televizionit Shqiptar, në ambientet e të cilit, Françesk Radi punoi për disa vite me radhë.

Të shumta kanë qënë mesazhet e ngushëllimit për familjen Radi dhe bashkëshorten e tij, gazetaren e njohur Tefta Radi.

Françesk Radi u nda nga jeta në moshën 68-vjeçare në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza”, pasi qëndroi në gjendje kome prej një jave pasi pësoi hemorragji cerebrale.

Artistë të shumtë kanë shprehur mesazhe ngushëllimi dhe dhimbje edhe në rrjetet sociale për humbjen e parakohshme të kantautorit Françesk Radi.

Ai ka kryer Liceun Artistik dhe më pas Akademinë e Arteve Tiranë.

Për një periudhë të gjatë kohe ka punuar në Estradën e Shtetit me instrumentin e kitarës, por njëkohësisht dhe si kantautor.

Në vitin 1992 ai ka filluar punë në Radio Tirana si solist, instrumentist, gjatë kësaj kohe ka kompozuar dhe kënduar shumë këngë në festivalet e ndryshme .

Në fillimet e tij me krijimtarinë muzikore solli për publikun këngët “Adresa” dhe “Biçikleta”, dhe që nga ai moment Françesk Radi u bë një emër i vlerësuar.

Ishin pikërisht këto dy këngët e tij të para të realizuara në vitet ’70, që bënë që krijimtaria e tij artistike të niste rrugëtimin drejt suksesit muzikor.

Kënga “Adresa” dhe “Biçikleta” kanë qenë dhe videoklipet e para shqiptare në këngë të xhiruar në vitin 1972.

Më pas krijimtaria e tij muzikore do të shënonte sërish një tjetër kulm pas viteve ’90, duke sjellë disa krijime për publikun.

Përmendim këtu këngët “Rroku i burgut”, “Humba pranverën”, “Telefonatë zemrash”, “Zemër e lodhur”, “Ky fat na ra”, “Kemi dasëm ‘o” etj, të cilat kanë mbetur në kujtesën e publikut.

Theret me thikë një person në Prizren

0

Një persona është therë me thikë në rrugën “Ali Hadri” në Prizren.

Viktima është dërguar për trajtim në Spitalin e Prizrenit.

Policia,ndërkaq ka arrestuar personin e dyshuar.

“Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës./PrizrenPress.com/