Home Blog Page 6054

Xhelal Berisha lëshon seancën në kontestin me kunatën Shyhrete Berisha

0

Në gjykimin ku Shyhrete Berisha kërkon shtëpinë ku jetoi bashkë me burrin e fëmijët, i padituri Xhelal Berisha dhe avokatja e tij lëshuan seancën.

Xhelal Berisha dhe avokatja e tij Shpresa Berisha lëshuan seancën e kontestit për shtëpinë me Shyhrete Berishën, pasi konstatuan se nuk ka kushte për mbajtjen e saj.

Në seancën e sotme mungoi Shemsije Shehollli, e autorizuara e të paditurit Arben Berisha, pasi ishte për trajtim mjekësor në Tiranë, ndërsa Naim Qelaj, avokati i Shyhrete Berishës propozoi që seanca të zhvillohej pa praninë e Shehollit.

“Përderisa palët janë prezente dhe ftesën e ka pranuar e autorizuara e të paditurit, propozoj që seanca të vazhdohet në mungese të avokates Shemsije Sheholli”, tha Qelaj.

Pastaj gjyqtari vendosi që seanca të vazhdojë pa praninë e të autorizuarës Sheholli, edhe pse Arben Berisha kërkoi shtyrje të seancës në afat të pacaktuar, pasi tha se nuk është në gjendje të deklarohet pa praninë e avokates së tij.

Shpresa Berisha, e autorizuara e Xhelal Berishës, kontestoi mënyrën se si ishte ftuar për seancë avokatja Sheholli.

‘’Si përfaqësuese e Xhelal Berishës e kontestoj njoftimin përmes postës elektronike, se gjykata nuk e ka të ditur se a e ka pranuar apo nuk e ka pranuar e-mailin, prandaj nuk mund të konsiderohet se e njëjta ka qenë e ftuar në mënyrë të rregullt”, tha avokatja Berisha.

Ajo tha se edhe në seancën e kaluar munguan dy të autorizuar, ndërsa konstatoi se ajo seancë mori vendime të kundërligjshme.

“Konsideroj se mbajtja e seancës se fundit pa prezencën e dy të autorizuarave, të cilat nuk kanë qenë të ftuara në mënyrë të rregullt është në kundërshtim me rregullat e procedurës civile. Për fat të keq kjo gjykatë së seancën e kaluar ka marrë vendime të kundërligjshme”, tha avokatja Berisha.

Më pas eksperti financiar Ali Gagica paraqiti ekspertizën e tij rreth shtëpisë kontestuese.

Naim Qelaj, avokati i Shyhrete Berishës, tha se ka vërejtje në pjesën plotësuese të aktakuzës, për arsye se sipas tij eksperti ka tejkaluar detyrat të caktuara nga gjykata.

Pastaj Shpresa Berisha, avokatja e Xhelal Berishës, njoftoi gjykatën se nuk do të deklarohet rreth ekspertizës dhe do ta lëshojë seancën.

“Nuk jam në gjendje që të deklarohem lidhur me ekspertizën edhe me tej konsideroj se nuk ka kushte ligjore që të mbahet kjo seancë, prandaj po e njoftoj gjykatën që nga ky moment nuk do të jem në gjendje ta nënshkruaj procesverbalin dhe me lejen e kësaj gjykate unë do ta lëshoj seancën së bashku me Xhelal Berishën”, tha Shpresa Berisha.

Pas kësaj deklarate, avokatja dhe i mbrojturi i saj Xhelal Berisha lëshuan seancën, ndërsa Naim Qelaqj, avokati i Shyhrete Berishës këtë veprim e cilësoi mosrespektim dhe sjellje të papranueshme për sistemin gjyqësor të Kosovës.

“Është seanca e 20 sot dhe procedura ka filluar në vitin 2013, propozimi për shtyrjen e seancës haptazi tregon qëllimin e zvarritjes, prandaj lus gjyqtarin që të vazhdohet me procedurën e mëtejshme”, tha Qelaj.

Në seancë pastaj u bë shikimi i ekspertizës së ndërtimtarisë së hartuar nga Françsesko Çollaku, për të cilën nuk pati vërejtje avokati Qelaj.

Edhe pse u ankua për zvarritje, Qelaj i kërkoi gjykatës që t’ua mundësojë të paditurve dhe të autorizuarve të tyre përgatitjen e fjalëve përfundimtare, duke kërkuar të caktohet seanca e radhës nga mesi i muajit maj.

Seanca e radhës u caktua më 18 maj nga gjyqtari Shaban Zeqiraj.

Shyhrete Berisha i ka mbijetuar masakrës së familjes Berisha të 26 marsit 1999 në Suharekë, në të cilën asaj iu vranë bashkëshorti dhe katër fëmijët, më i riu prej të cilëve kishte më pak se dy vjet, ndërsa vetë ajo mbeti e plagosur.

Mirëpo, pas luftës, më 2001 ajo nisi një betejë gjyqësore me kunatin e saj, Xhelal Berisha, i cili i mori shtëpinë në të cilën Shyhretja kishte jetuar me familjen e saj deri në ditën e masakrës

Ftesë për mobilizim

0

Drejtori i Policisë në Prizren, Nexhmi Krasniqi, ka ftuar në një takim drejtuesit e institucioneve të ndryshme për t’i koordinuar veprimet në parandalimin e zjarreve në pyje dhe sipërfaqe të tjera natyrore.

Zëdhënësi i Policisë, Hazir Berisha njoftoi se pjesë e këtij takimi kanë qenë drejtuesit e institucioneve të emergjencave, pylltarisë, që veprojnë në komunat e rajonit të Prizrenit.

“Sikurse është bërë praktikë viteve të fundit, që me ftesë të drejtorit të Policisë në Prizren, të ftohen drejtuesit e institucioneve të ndryshme , me të cilët po diskutohet rreth koordinimit të veprimeve në parandalimin e zjarreve dhe intervenimin emergjent në situata të ndryshme nga kjo dukuri”, tha Berisha, transmeton TVPZ.

Sipas tij, situata e zjarreve sidomos gjatë stines së verës është shqetësuese.

“Por, nuk mund të thuhet se ajo është alarmante”, theksoi ai.

Drejtori i Agjensionit Rajonal të Pyjeve në Prizren, Ali Buzhala, tha se institucionet bashkëpunojnë ngushtë në parandalimin e zjarreve, por edhe në situata të ndryshme, kur shpërthen zjarri në sipërfaqe pyjore, përkundër kapaciteteve të kufizuara që posedojmë me teknikë dhe njerëz.

Ai tha se qytetarët duhet të janë të vetëdijshëm dhe të mos shkaktojnë zjarrëvënie të qëllimshme.

Vazhdojnë përpjekjet për të mirën e ShKA “Agimit”

0

Kastriot Marku, Kryesues i Kuvendit të Anëtarëve të SHKA “Agimi”, përmes një komunikate për media, ka sqaruar se çfarë është duke ndodhur me këtë shoqatë së fundmi si dhe për hapat që do të ndërmerren në të mirë të kësaj shoqate.

Kjo është komunikata e SHKA Agimi:

Pjesa dërmuese e anëtarëve të ShKA AGIMI nga Prizreni, të përjashtuar padrejtësisht nga një grup i vogël individësh, vazhdojnë përpjekjet për të vendosur rend dhe zhvilluar Agimin.

Në takimin e fundit të anëtarësisë në shkurt 2017, me qëllim të gjetjes së gjuhës së përbashkët mes të gjithëve, është mandatuar një Grup i Përkohshëm Menaxhues. Ky Grup ka përgatitur Planin për tejkalimin e sfidave aktuale në Agimi, duke i shterur të gjitha mundësitë e dialogut me individët që po e mbajnë peng shoqatën.

Plani dhjetë pikësh propozonte verifikimin dhe konsolidimin e anëtarësisë pa e përjashtuar askënd, publikimin e raporteve financiare, hartimin e dokumenteve të brendshme dhe mbajtjen e Kuvendit të jashtëzakonshëm të anëtarëve. Për shkak të mungesës së gatishmërisë nga këta individë, anëtarësia e ShKA Agimi ka vendosur që të vazhdojë me realizimin e këtij Plani.

Pas shumë konsultimeve të zhvilluara, u vendos që Kuvendi zgjedhor i ShKA Agimit të mbahet më 20 Maj 2017 në ndërtesën e shoqatës në Prizren. Deri në takimin e Kuvendit do të bëhet verifikimi i anëtarësisë, hartimi i Statutit të ri, i rregulloreve të brendshme dhe i Planit zhvillimor për vitet në vijim. Prandaj, i ftojmë të gjithë anëtarët e ShKA Agimi, pa përjashtime, që të bëhen pjesë e procesit të verifikimit të anëtarësisë gjatë kësaj periudhe. Për t’u nënshkruar në regjistrin e anëtarëve të ShKA Agimit, të gjithë duhet të lajmërohen te Kryesuesi i Kuvendit të Anëtarëve ose Grupi i Përkohshëm Menaxhues. Kjo thirrje u dedikohet të gjithëve, përfshi grupin e individëve të cilët kanë refuzuar bashkëpunimin deri tani.

Me qëllim të informimit të drejtë të publikut për zhvillimet në ShKA Agimi përgjatë viteve të fundit, po i bëjmë edhe disa sqarime të domosdoshme. Nga takimi i fundit i Kuvendit të Anëtarëve, Grupi i mandatuar nga anëtarësia ka komunikuar zyrtarisht me autoritetet relevante publike të Kosovës. Nga përgjigjet e siguruara deri tani, konstatohet një numër parregullsish në shoqatë, përfshi: mosrespektimin e procedurave të brendshme për zgjedhjet e organeve të shoqatës, përjashtimin e anëtarëve pa i respektuar procedurat dhe ligjet, moskryerjen e obligimeve tatimore dhe shkaktimin e dëmeve materiale dhe fizike si rezultat i një marrëveshjeje joligjore me një entitet afarist.

Duke e rikonfirmuar përkushtimin tonë për të vendosur rend dhe për ta shpëtuar ShKA Agimin, edhe një herë u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të vullnetit të mirë që, sikurse deri tani, të vazhdojnë të jenë pjesë e përpjekjeve të përbashkëta për të mirën e ShKA Agimit.

Komuna e Malishevës nga nesër fillon trajtimin e qenve endacakë

0

Prej nesër, në territorin e Komunës së Malishevës, do të fillojë trajtimi i qenve endacakë. Ky trajtim do fillojë pasi Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillimi Rural, ka nënshkruar sot një marrëveshje me fondacionin zviceran “Stray Coco”, ndërsa nga nesër edhe fillon implementimi i kësaj marrëveshje, përmes së cilës, do të bëhet sterilizimi dhe kastrimi i qenve endacakë.

Kjo marrëveshje është nënshkruar nga drejtori komunal për bujqësi, Murat Hoxha dhe Blendi Bejdonit, përfaqësues i fondacionit “Stray Coco” në Kosovë.

Me të gjitha angazhimet për sterilizimin dhe kastrimin e qenve endacakë do të merret ky fondacion, duke filluar nga kapja, transporti deri në klinikë dhe të gjitha procedurat kirurgjikale për sterilizim dhe kastrim.

Sipas Komunës së Malishevës, këtë gatishmëri e ka shprehur ky fondacion pas përpjekjeve të drejtorit Murat Hoxha për zgjidhjen e këtij problemi shqetësues. Mbikëqyrja e kësaj marrëveshje, do të bëhet nga Drejtoria për Bujqësi dhe Stacioni Policor në Malishevë.

Përndryshe, prania e jashtëzakonshme e qenve endacakë në territorin e Komunës së Malishevës, ka qenë një prej shqetësimeve kryesore pasi numri i madh i tyre ishte rrezik potencial për sigurinë fizike dhe shëndetësore të qytetarëve.

“Përveç rrezikut nga kafshimet e mundshme, qytetarët kanë qenë të rrezikuar edhe nga bartja e viruseve të ndryshëm nga ana e qenve pa përkujdesje, si dhe bartja e insekteve të ndryshme, nga fusha në vendet e banuara, përfshi edhe bartjen e rriqrave”, thuhet në komunikatën e Komunës së Malishevës, raporton Koha.net.

Me këtë rast, drejtori Hoxha u ka bërë thirrje të gjithë atyre pronarëve që mbajnë qen në shtëpi që të kujdesen për vendosjen e shenjave identifikuese për qen, siç janë rripat me qafore për qen, apo t’i mbajnë të lidhur, në mënyrë që të mos kapen dhe të trajtohen bashkë me qentë tjerë endacakë.

Komuna e Malishevës thotë se projekti do të zgjas deri në trajtimin e të gjithë qenve endacakë.

Ja si duket deputetja seksi Duda Balje kur e lag shiu (Foto)

0

Deputetja Dude Balje duket se nuk e ka ndërmend ta lëshojë “frontin” e deputetes më hot në Kuvendin e Kosovës, përcjellë GazetaBlic.

Deputetja është shumë aktive në rrjetet sociale ku së fundmi ka publikuar disa fotografi nga pushimet dhe ajo shihet mjaft e bukur.

Sot milionerë, dikur duarbosh!

0

Llogaritë e tyre bankare janë të mbushura me para, në vilat e tyre kanë ndërtuar madje dhoma të veçanta për rrobat dhe disenjatorët personalë, posedojnë ishuj privatë dhe aeroplanë. Vështirë është të imagjinohet që disa nga yjet e Hollivudit me tërë këtë pasuri që tani e posedojnë dikur kanë fjetur nëpër rrugë dhe në parqe dhe me ditë nuk kanë ngrënë asgjë. Megjithatë, momente të këtilla janë pjesë e biografisë së Sylvester Stallones, Halle Berryt, Carmen Electras, transmeton “Zeri.info”.

Halle Berry sot është njëra nga aktoret më të paguara në botë dhe pasuria e saj vlerësohet të jetë 70 milionë dollarë, por kishte ditë kur në xhepat e kësaj bukurosheje nuk gjendej asnjë cent. Pasi që u shpall “Miss Ohio”, 21-vjeçarja Halle u shpërngul në Nju-Jork dhe dëshironte të futej në botën e modës. Pasi që agjentët e modës nuk ishin të interesuar për të, paratë shumë shpejt iu harxhuan, ndërsa Halle u largua edhe nga banesa e marrë me qira. Dhe kjo periudhë e vështirë e jetës vazhdoi edhe për një kohë, derisa iu dha mundësia për të filluar me aktrimin.

Para famës të cilën ia sollën “Rocky” dhe “Rambo”, muskulori Sylvester Stallone kishte fjetur nëpër ulëset e udhëtarëve në stacionet e autobusëve në Nju-Jork. “Isha pa asnjë cent dhe flija në stole, ngrihesha tërë natën nga i ftohti dhe kur i mora 100 dollarë në një film ku u paraqita si statist, më dukej se kisha fituar lotarinë”, deklaroi ky aktor i famshëm.

Për shkak të dashurisë, aktorja Carmen Electra mbeti pa asnjë cent. Atëherë 21-vjeçares Carmen ia kishte vjedhur të gjitha gjërat i dashuri i saj dhe ajo pa asnjë para përfundoi në rrugë. “Qëndroja ulur në park me rrobat dhe këpucët e shtrenjta me taket e larta dhe qaja pasi që nuk e dija se ku do të flija në mbrëmje”, tha me lot në sy e bukura Carmen Electra. Por fati i buzëqeshi pasi pozoi për revistën e njohur erotike “Playboy”.

Çështja e të pagjeturve të kushtëzohet me integrimin e Serbisë

0

Kryetari i Komisionit Qeveritar për Personat e Pagjetur, Prenk Gjetaj, e ka fajësuar bashkësinë ndërkombëtare për mospërfshirjen e çështjes së të pagjeturve në dialogun që po zhvillohet në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Në një intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka bërë me dije se arsyetimi i faktorit ndërkombëtar për refuzimin e kërkesës së familjarëve të të pagjeturve ka qenë se dialogu i Brukselit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është i një natyre tjetër.

Gjetaj ka theksuar se fati i të pagjeturve është peng i politikës së Beogradit. Ai ka kërkuar nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare që fati i të pagjeturve të shikohet me prioritet.

Gashi: Vdes dëshmitari kryesor në rastin e vrasjes së Astrit Deharit

0

Avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi, në një postim të tij në llogarinë e vet në “Facebook” me titull “Vdes dëshmitari kryesor në rastin e vrasjes së Astrit Deharit” ka shkruar se ende pa u bërë pesë muaj nga vrasja e Astritit për fat të keq në burgun e Lipjanit vdes dëshmitari kryesor Naser Makolli.

Postimi i plotë i avokatit Tomë Gashi:
 Ende pa u bërë 5 muaj nga vrasja e Astritit për fat të keq në burgun e Lipjanit vdes dëshmitari kryesor Naser Makolli.
Ky ka qenë dëshmitari i parë që në orën 15:00 e ka parë Astritin në qendrën e paraburgimit në Prizren më 05.11.2016 kur janë kthyer të burgosurit nga shëtitja…
Sipas shkresave të lëndës ky ka qenë dëshmitari i parë që e ka parë Astritin pa ndjenja në qelin e përbashkët, këta kanë qenë në të njëjtën dhomë në Qendrën e Paraburgimit në Prizren
Naser Makolli ka dhënë deklarata në të cilën ka konfirmuar se dy javë para vdekjes Astriti ai ka qenë i frikësuar shumë.
Ky ka qenë dëshmitari prej të cilit Astritit ka kërkuar që nëse i ndodh diçka atij në burg ai t’i lajmëroj në telefon prindërit e Astritit, gruan, motrën dhe disa shokë të tij.
Ky ka qenë dëshmitar që ka dhënë informatë të shkruar se Astriti ka qenë i kërcënuar në burg…
Naser Makolli është transferuar nga burgu i Prizrenit 2 java pas vdekjes së Astritit.
Ky dëshmitar ka pas shumë të thotë për vrasjen e Astritit…
Ka edhe gjëra të tjera për këtë dëshmitar që mjerisht vdiq sot në burg….

 

Messi vendos për të ardhmen

0

Leo Messi ka vendosur t’i jap fund spekulimeve rreth të ardhmes

Sipas Cadena SER, Lionel Messi do të vazhdoj me kontratën me Barcelonën përfundimisht. Zyrtarizmi i marrëveshjes do të bëhet në muajin e ardhshëm.

Thuhet se Leo Messi do të nënshkruaj kontratë me klubit nga Camp Nou për pesë vitet e ardhshme, përcjell Gazeta Express.

Kontrata aktualë e Messit skadon në verën e viti 2018, kurse deri më tani është spekuluar se ai mund të largohet nga Camp Nou. Por, Messi ka vendosur t’i mbetet besnik klubit të zemrës.

Pa i goditur “supermenët” e pushtetit, nuk ka drejtësi

0

“Drejtësia në Kosovë duhet të motivohet edhe nga vendet e rajonit, por edhe nga ato të BE-së, të cilat kur është në pyetje zbatimi i ligjit, i sjellin para bankës së akuzës pa asnjë hezitim, si kryeministrat, ashtu ministrat, por edhe presidentët apo edhe deputetët, duke i gjykuar dhe vendosur pa i paragjykuar rastet, por gjithnjë duke u bazuar në prova, dëshmitarë dhe në ligj”, deklaroi për gazetën “Kosova Sot” avokati Skender Musa, raporton Gazeta Kosova Sot.

Analistë dhe njohës të fushës së drejtësisë, por edhe opozitarë të vendit thonë se kredibiliteti karshi popullit për sistemin e drejtësisë ka rënë në pikën më të ulët, për të mos thënë në zero, derisa, sipas tyre, kjo për shumë faktorë, sikur janë: korrupsioni, mungesa e etikës profesionale, integritetit profesional, pastaj mungesa e pavarësisë dhe paanësisë në vendimet ndaj shkelësve të ligjit dhe kryesve të veprave të ndryshme penale e civile, po ashtu mungesa e llogaridhënies në institucionin e drejtësisë, mungesa e pandëshkueshmërisë ndaj vetë abuzuesve me ligjin dhe të drejtën ndaj vetë njerëzve të sistemit të drejtë- sisë, derisa bëjnë shkelje dhe abuzojnë me të drejtën e kështu me radhë.

Ndaj është shtruar edhe çështja se çfarë duhet bërë për ta pasur një sistem drejtësie kredibil dhe efikas e larg ndikimeve politike, derisa është ngjallur edhe pyetja se përse politikanët (pushtetarët) tanë asnjëherë nuk debatuan për drejtësinë e kapur?

Analisti Naim Kelmendi, në një prononcim për gazetën “Kosova Sot”, ka thënë se janë shumë faktorë që e predispozojnë humbjen e besimit të qytetarëve në sistemin e drejtësisë. Në këtë drejtim, sipas tij, mjafton veç të kemi parasysh gjendjen e sistemit të drejtësisë, derisa vjen edhe konkluzioni se ky sistem është i kapur nga politika dhe e kontrolluar nga ajo për interesa të saj.

Rënia e besimit, alarmante Sipas Kelmendit, duke pasur këtu parasysh gjykatat e prokuroritë për rënie të besimit, këtu ndikojnë disa faktorë sikur janë: korrupsioni, mungesa e etikës profesionale, integriteti profesional, pastaj mungesa e pavarësisë dhe paanësisë në vendimet ndaj shkelësve të ligjit dhe kryesve të veprave të ndryshme penale e civile, po ashtu mungesa e llogaridhënies në institucionin e drejtësisë, mungesa e pandëshkueshmërisë ndaj vetë abuzuesve me ligjin dhe të drejtën ndaj vetë njerëzve të sistemit të drejtë- sisë, derisa bëjnë shkelje dhe abuzojnë me të drejtën e kështu me radhë.

“Andaj, marrë parasysh këtë gjendje aspak të mirë në drejtësi përgjithësisht, mbase do të ishte korrekte dhe e ndërgjegjshme sikur politika dhe pushteti të debatonte për drejtësinë, në mënyrë që kështu të ndryshohej gjendja për të mirë në sistemin e drejtësisë, por për këtë gjë duket se nuk ekziston vullneti politik, prandaj edhe për sa kohë ky sistem i drejtësisë së kapur vazhdon të jetë i degraduar, i pabesueshëm nga qytetaret dhe njëherësh edhe pa kredibilitet”, u shpreh analisti Naim Kelmendi. /Kosova Sot/