15.3 C
Prizren
E diel, 9 Nëntor, 2025
Home Blog Page 6060

United më Special

0

Jose Mourinho beson Manchester United tashmë ka filluar të bëhet sërish special, pasi në tri sezonet e fundit skuadra kishte humbur identitetin që e shquante.

Portugezi është i bindur se United është rrugës që t’i ngjajë skuadrës që fitonte tituj dikur me Sir Alex Ferguson.

“Mendoj se çdokush i sheh ndryshimet, në krahasim me tre vjetët e fundit. Ekipi po zhvillohet, po luan ndryshe”.

“Mendoj se edhe tifozët po e tregojnë këtë, me mënyrën si po reagojnë. Jo veç për shkak të pasionit që kanë për klubin, por edhe sepse janë të lumtur me shenjat e përparimit që shohin”.

“Jemi mirë në këtë moment të sezonit. Jemi mirë”, ka deklaruar Mourinho.

Snowden, sipas Oliver Stone

0

Oliver Stone ka qenë gjithmonë një regjisor që ka preferuar të shkojë kundër rrymës me filmat e tij, por kurrë më parë nuk kishte shpërthyer kundër Hollywood’it, studiove të tij dhe drejtuesve.

Këtë e bëri ditët e fundit, pasi kompanitë kinematografike refuzuan të shpërndanin në sallat e tyre filmin e tij të fundit “Snowden”, të cilit i ka ardhur në ndihmë shtëpia e pavarur “Open Road Films”, e cila do ta transmetojë më 16 shtator.

Filmi flet natyrisht për Edward Snowden, ish-funksionari i NSA-së që i ekspozoi mbarë botës aferën e përgjimeve të administratës amerikane.

Në këndvështrimin e Stone, është pikërisht kjo administratë që nuk do që të transmetohet filmi, për të cilin ai thotë pa ngurrim se nuk është për budallenjtë dhe injorantët.

“Duhet ta dëgjosh dhe ta ndjekësh me vëmendje, nuk është për spektatorët që hutohen, apo janë sipërfaqësorë dhe injorantë”, thotë Stone në një intervistë për “La Repubblica”.

“Është një mrekulli që në fund kemi arritur ta shesim, sepse askush nuk donte ta prekte këtë temë. Por, ia dolëm mbanë, e vërteta në fund triumfon”, vijon regjisori.

Stone, i cili e takoi disa herë Snowden në Rusi përpara se të xhironte filmin, thotë se ish-agjenti i NSA-së e ka të pamundur kthimin në atdhe dhe për këtë ai “vjell vrer” ndaj administratës Obama.

“Nuk ka mundësi që të kthehet. Nuk mund të ketë një proces të drejtë e të barabartë. Siguria Kombëtare dhe Pentagoni janë mbi të gjithë e mbi gjithçka. Obama nga ana tjetër ka qenë shumë i ashpër ndaj tij. Edhe filmi im nuk mund t’i ndryshojë gjërat. Qeveria është e pamposhtur, nuk është fare humane. A e patë çfarë i bëri Chelsea Manning (oficeri që i kalonte informacionet Wikileaks)? 35 vjet burg! Më kanë ardhur në majë të hundës të gjitha këto”, thotë Stone.

Kritikat e tij shkojnë edhe më tej kur bëhet fjalë për terrorizmin.

“Rusët po që janë të aftë të luftojnë terrorizmin dhe mund të na mësojnë shumë gjëra. Ne ta shpifim në luftën kundër terrorizmit. Ka bërë më shumë Rusia në 3 muaj kundër ISIS sesa ne në 3 vjet. Amerika nuk ka bërë asgjë, sepse ne nuk kemi një strategji të qartë dhe donim vetëm të rrëzonim Assad, që nuk është fare puna jonë, sikurse nuk janë ndryshimet e regjimeve në Lindjen e Mesme”, thotë Stone.

Sipas tij, zgjedhja Presidente e Hillary Clinton nuk ka gjasa ta ndryshojë situatën, por zgjedhja e Trump do të ishte akoma më keq.

“Do të vdisnin më shumë njerëz, jashtë dhe brenda vendit. do të ishte një çmenduri”, thotë Stone.

Aksidenti në Itali, i merr jetën 17-vjeçarit shqiptar

0

Rritet në dy bilanci i viktimave të shkaktuara nga aksidenti i ndodhur rreth orës 15:15 të ditës së djeshme në Itali.
Pas një 17-vjeçari italian nga Terlizzi, Giuseppe De Chirico, i vdekur menjëherë pas aksidentit, një tjetër 17-vjeçar me origjinë shqiptare, Armando Bali, rezident në Terlizzi, ka humbur jetën, raportojnë sot mediat lokale, shkruan Syri.net.

Në aksident u përfshinë një makinë tip “Peugeot” dhe një motor, që u përplasën përgjatë rrugës provinciale 107 që lidh Terlizzi me Giovinazzo-n, në San Martino. Të dy viktimat udhëtonin me motor.

I riu shqiptar ishte shtruar në reanimacion në spitalin Bonomo të Andria-s, por ka humbur betejën me vdekjen.

I lindur në vitin 1999, shqiptari ishte i dashuruar me volejbollin dhe jetën, shkruajnë mediat lokale. Një pasion i lindur në bankat e shkollës dhe me skuadrën e të rinjve të Trelicium Supervolley. I qetë dhe një djalë që rrezatonte lumturi, ai frekuentonte shkollën e mesme, dhe pas disa javësh, do të fillonte edhe vitin e katërt.

Erdogan dyshon se ISIS kreu sulmin e mbrëmshëm

0

Numri i të vdekurve në shpërthimin e mbrëmshëm në Turqi ka shkuar në 50, ku një kamikazë e kishte hedhur veten në erë në një dasmë në juglindje të Turqisë, në qytetin Gaziantep, qytet ky i cili ndodhet në kufi me Sirinë.

Presidenti turk deklaroi se ISIS është një nga kryerësit e mundshëm të sulmit. Përveç ISIS ai akuzon Punëtorët e Partisë Kurdistane dhe Fetullah Gulenin, ku këtë të fundit vazhdon ta akuzojë edhe për organizmin e grusht shtetit, raporton CCN.

Deri më tani askush nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin, i cili gjithashtu la të plagosur 94 persona.

Shpërthimi ndodhi në qytetin e Gaziantep, rreth 95 kilometra në veri të qytetit sirian të Aleppo të shkatërruar nga lufta

Ekskavatorët fikeshin kur deshën ta rrënonin “Teztyrben” në Prizren

0

Kur ishte ndërtuar “Teztyrbja” në vitet ’50-ta të shekullit XX, pranë namazxhahut në qytetin historik të Prizrenit, është shfrytëzuar materiali guror i namazxhahut. Sikurse gjatë ndërtimit të depos, ashtu edhe gjatë ndërtimit të ambulancës, e cila është ndërtuar gjatë viteve 80-ta të shekullit XX, janë shkatërruar varrezat e vjetra që ishin përreth namazxhahut ashtu që tani aty kanë mbetur vetëm dy-tri sosh që tani janë shndërruar në tyrbe.“Teztyrbja” tani vizitohet nga shumë besimtarë.

Prizrenasit këtë vend e kanë si një pikë referuese për të shëruar disa dhjetëra sëmundje dhe qytetarët besojnë se kjo është ndër tyrbet shumë të fuqishme. Bile në Prizren thuhet se në vitet e mëvonshme komunistë e këtij qyteti menduan që ta heqin atë tyrbe nga aty. Ramadan Gashi, ish- punëtor në kompaninë ndërtimore “Ramiz Sadiku”, tregon për gazetën se disa herë kanë tentuar me ekskavatorë të rrafshojnë këta gurë, porse ata nuk punonin dhe fikeshin.

“Kjo na shqetësoi dhe pastaj ka ardhur drejtori i kësaj kompanie, asokohe serb, dhe na urdhëroi që të mos vazhdohet. Që atëherë e di forcën e kësaj tyrbe të shenjtë”, tregon ai për gazetën “Kosova Sot”.

Shenjëtaria e “Teztyrbes” njihet në gjithë Dukagjinin

Pronarët që përkujdesen për këtë tyrbe nuk deshën të flasin për atë se çfarë ndikon nezra që lënë qytetarët me pretekstin se ata vetëm përkujdesën për pastërtinë e saj, por thanë se banorët e konsiderojnë si vend të shenjtë dhe i besojnë shumë. Ata treguan se këtu sjellin nezra për gjetjen e fatit, vajza e djem, pastaj kur dikush udhëton nezra në këtë tyrbe u bëhet një përcjellëse e sigurisë. Ata thanë se forca e kësaj tyrbe ka bërë shumë mrekulli te qytetarët, jo vetëm të Prizrenit, por edhe gjithë Dukagjinit.

Arife Ramadani tregon se kjo tyrbe është tyrbja më e fuqishme në botë, beson në atë dhe lutet shpeshherë.

“Këto varre dhe kjo tyrbe ka forcë të ndihmojë në sëmundje të shumta. Mua më ka ndihmuar për vajzën time, e ka zgjuar nga shtrati. Besoni pas intervenimit në

Turqi në spitalet më të njohura ajo që nuk është bërë më mirë, kurse nezrat e këtushme e kanë ngritur vajzën time. Unë di më shumë se dhjetë raste të shërimit që u ka ndihmuar kjo tyrbe”, është shprehur ajo./Kosova Sot/

Smaka: Në skandalin “Pronto 2” kanë ndikuar edhe LDK-ja

0

Profesori i së drejtës Riza Smaka, thotë se përderisa është konstatuar me kohë dhe padiskutueshëm se është nevojë imediate reformimi i sistemit të drejtësisë në vendin tonë, sipas tij, ky nuk bëhet nga shkaku se reformimi nuk i përshtatet qeverisë së Kosovës.

“Është tregues evident se ky sistem është në funksion të qeverisë, dhe është aq i korruptuar deri në atë masë saqë përzgjedhja është bërë në atë mënyrë sipas skandalit të fundit ‘Pronto’ “, shprehet profesor Smaka.

Ai shton se ky skandal nuk është vetëm nga Adem Grabovci, pasi, sipas tij, ka edhe eksponentë të tjerë që kanë influencuar veçmas nga subjekti politik, PDK-

LDK, të cilët, siç tha, ekskluzivisht njerëz partiakë, partizanë politikë i zgjedhin në funksione dhe të tillët më pastaj janë debitor ndaj atyre që i kanë favorizuar.

“Ata nuk kanë shkuar me meritë aty por përmes kyçjeve partiake dhe natyrisht nuk mund ta ushtrojnë funksionin e gjyqësisë, të drejtësisë dhe u sikurse shihet ata kanë dështuar krejtësisht. Andaj, kjo nomenklaturë e sistemit të drejtësisë nuk do të jetë asnjëherë dhe assesi e aftë për t’u përballë me sfidat për të cilat çdo ditë flasim”, ka theksuar Smaka për gazetën, “Kosova Sot”.

Policia: 79 aksidente për 24 orë

0

Polica e Kosovës ka njoftuar së gjatë 24 orëve të fundit në territorin e Kosovës, kanë ndodhur 79 aksidente trafiku.

Sipas te dhënave të policisë, 32 aksidente trafiku kanë rezultuar me të lënduar, ndërsa 47 aksidente tjera kanë pasur vetëm dëme materiale.

Ndërsa njësitet e trafikut, njoftohet se kanë shqiptuar 827, gjoba për ngasësit e veturave që kanë rënë ndesh me rregullat e trafikut rrugor.

Trump: Klinton më parë punëson një refugjat, se një afrikano-amerikan

0

Kandidati republikan për president, Donald Trump, u ka bërë thirrje votuesve afrikano-amerikan, që ta votojnë atë, duke ju thënë “Çfarë keni për të humbur?

Gjatë një fjalimi në Michigan, Trump tha se afrikano-amerikanët, po jetojnë në varfëri dhe nuk kanë shkolla të mira.

Ai premtoi se do të angazhohet në këtë pikë, ku demokratët kishin dështuar.

“Nëse ju votoni sërish të njëjtit njerëz, atëherë do të vazhdoni me të njëjtin rezultat”, tha Trump.

Më tej, Trump tha se kundërshtarja e tij nga radhët e demokratëve, më parë do t’i ofronte punë një refugjati, sesa një të riu me ngjyrë, që është pa punë, për të cilët thotë se janë shndërruar në refugjatë në vendin e tyre.

Lidhur me këto komente, kundërshtarja e tij, Hillary Klinton tha se injoranca e Trumpit është tronditëse.

Korrupsioni si kancer

0

Zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden, gjatë vizitës në Kosovë ka përsëritur kërkesën për luftim të krimit të organizuar dhe korrupsionit, kërkesë kjo që deri tani ka hasur në “vesh të shurdhër” sipas përfaqësuesve të opozitës dhe njohësve të kësaj çështjeje. Por Qeveria këtë herë premton se do të merret seriozisht kërkesa e Biden-it. Ky fenomen po e shkatërron perspektivën evropiane të vendit

Kërkesat e vazhdueshme të zyrtarëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe të Bashkimit Evropian (BE) për luftim të krimit të organizuar dhe korrupsionit po hasin në “vesh të shurdhër”. Kështu kanë vlerësuar përfaqësues të opozitës dhe njohës të kësaj problematike, të cilët kanë thënë se pushtetarët në Kosovë nuk i kanë marrë asnjëherë seriozisht kërkesat ndërkombëtare për këtë çështje.

Ndërsa përfaqësuesit e Bashkimit Evropian kanë thënë se korrupsioni në Kosovë nuk është vetëm perceptim, ashtu siç ka deklaruar kryeministri Isa Mustafa kohë më parë. Përveç tjerash theksohet fakti që luftimi i korrupsionit është kusht për liberalizimin e vizave për Kosovën/zeri.info/

Ju tregoj historinë seksuale me Evën

0

Unë që po ju shkruaj jam një burrë, ta them troç, në pikë të hallit. Ndoshta do të surprizoheni që po jua them kaq hapur dhe në fillim, por nuk e di si mund të shprehem ndryshe. Jam 50 vjeç dhe sigurisht që jam i martuar, se po të mos isha, do të përjetoja çdo gjë që do të më sillte jeta. Në fakt, nuk jam martuar fort i ri, por për çudi, nuk kam patur aq raste sa kam patur kur u martova. Që të mos ju lodh shumë me gjithë këto mendime që kam në kokë, po ju tregoj historinë që më ndodhi këtë verë e më ka trullosur kështu.

Unë punoj në shtet dhe gruaja ime gjithashtu. Kemi një fëmijë, një vajzë, e cila tani është 15 vjeçe. Në punë kam shoqëri të mirë dhe ndjehemi mirë me njëri-tjetrin, kolegët. Për këtë, vendosëm tre shokët që jemi si më të ngushtë, të shkonim me pushime së bashku. Edhe gratë, pak a shumë, njihen nga disa mbrëmje që kemi organizuar si institucion. Jo se kanë ndonjë afërsi kushedi se çfarë, por nuk janë komplet të panjohura për njëra-tjetrën. Në fillim, kur i thashë gruas për këtë gjë, ajo më pa e habitur.

– Keni luajtur mendsh?! Njëherë në vit kemi pushime e ato t’i kalojmë me njerëz që nuk i njohim?! Ç’janë këto kalamallëqe që bëni?
– Po ne të tre jemi shumë shokë dhe ju të treja jeni njohur me njëra-tjetrën.
– Po, po, të njohur! Ne s’po njohim komshinjtë e jo më ato që a i kam takuar a s’i kam takuar gjithsej nja 10 herë. Nejse, bëni ç’të doni, unë nuk ta prish ty asnjëherë.
– E dija se ti do të ishe e para që do të thoje “po”! – i thashë i gëzuar që e zgjidha këtë problem. Tani do prisja vetëm përgjigjet e shokëve. Njëra nga gratë kishte thënë menjëherë “po”, ndërsa tjetra ende nuk kishte dhënë një përgjigje. Ajo quhet Eva e dukej si mendjemadhe dhe kur takoheshim të gjashtë, ajo rrinte si indiferente, ndoshta ngaqë ishte më e re se gratë tona. Nejse, shoku ia mbushi mendjen dhe kështu e lamë të shkonim me makinat tona nëpër veri të Shqipërisë e më pas të kalonim kufirin e të shkonim nga Italia deri në Francë. Të treja çiftet ishim në gjendje të mirë ekonomike, kështu që kjo gjë nuk do të ishte problem.
Dhe erdhi dita për t’u nisur në këtë udhëtim që për mua do të ishtë një kënaqësi dyfishe, por me pasoja. Rruga ishte e gjatë dhe të tre kishim marrë makinat tona e ndaleshim në disa pika për t’u çlodhur e për të shijuar peizazhe të mrekullueshme. Kjo ishte një nisje shumë e bukur dhe që premtonte shumë.
Natën e parë ndaluam në një hotel e pasi u çlodhëm nëpër dhoma shumë të bukura e me kushte fantastike, u ulëm poshtë të hanim darkë. Ishim tre çifte gati të së njëjtës moshë, vetëm se, siç ju thashë, njëri e kishte gruan më të re se tonat. Hëngrëm darkë, pimë nga pak verë e çdo gjë shkoi për bukuri. Gruaja ime dhe e shokut tim që ishim moshatare u ngjitën shpejt në dhomë se ishin të lodhura e po i merrte gjumi, ndërsa Eva tha se ndihej për mrekulli e nuk kishte ndërmend të flinte kaq herët.

Më bëri shumë përshtypje ky qëndrim i saj, por mendova se mosha bën punën e saj. Ajo qëndroi deri në fund, kur ne shkuam të flinim. Edhe pse kishte pirë sa ne, ende nuk dukej e dehur, madje i kishte rënë një nur i bukur që më bëri të mos guxoja t’ia hidhja sytë se kisha frikë se mos gaboja nga dehja. Kur shkova në dhomë, gruaja ime ishte në gjumë të thellë. Ashtu e shëndoshë si është ajo, me gërhimat e saj, bëri të mos më merrte gjumi. U ngrita dhe dola nga dhoma. Ishte ora nja 3 e natës dhe bari poshte ishte ende hapur. Kisha pirë shumë, por nuk do të më bënte gjë dhe një gotë tjetër. U ula të pija te banaku ku si për çudi në anën tjetër të banakut pashë Evën. Edhe ajo po pinte. Sa më pa, u afrua dhe më tha:
– Edhe ty nuk të zë gjumi?
– Jo, – i thashë me gjysmë zëri. – kam pirë shumë dhe e kam të vështirë të fle kur jam kaq i pirë.
– Po nuk gjete ngushëllim në krevat? – tha ajo dhe e di se ishte e pirë e këto fjalë i dolën nga pija.
– Haha, nuk jemi të rinj si ti që të gjejmë ngushëllimin në krevat. Tani jemi si vëlla e motër. – Edhe unë, i dehur, po flisja çfarë më vinte nga goja. Të dy po flisnim me karta hapur.
– Nuk e kuptoj këtë fjalë kur thonë se janë si motër e vëlla. Si mund të jetosh kështu?
Atëherë m’u kujtua mua.
– Mirë ne që jemi të vjetër, po ti pse nuk gjete ngushëllim në krevat? Tani duhej të ishe krah burrit tënd.
– Tani na shkrive. Atë e merr gjumi në këmbë e jo më në krevat. Nuk e vure re që kur ishte këtu po flinte në tavolinë?! Nuk është për qejf ai! Ja, të ishe ti burri im, tani do ishim në rregull. Haha sa shkojmë ne të dy!
– Ne të dy?! – bëra si i habitur, por në fakt kjo më kishte shkuar në mendje edhe mua qysh kur e kisha parë për herë të parë e më ishte shtuar më shumë kur e pashë se sa qejf e kishte pijen dhe sa e zgjuar ishte në muhabet, por duhej të bëja sikur nuk po e kuptoja.
– Po ja, tani ne jemi të dy në këmbë pas gjithë atij alkooli që kemi në trup.
– E vërtetë është! Në fakt, edhe unë u habita se si një grua mund të pijë kaq shumë e të jetë prapë në këmbë.
– Dhe e gatshme për gjithçka, harrove?!
– Me të vërtetë? – fillova dhe unë të shprehesha hapur. – Gjithçka, gjithçka?
– Pa dyshim! Çfarë, do të më vësh në provë?
– Sigurisht!

Me këtë lloj muhabeti ne përfunduam në një puthje të zjarrtë dhe ky ishte një hap drejt një dy- orëshi të zjarrtë mes nesh. Nuk e di si nuk u zgjua njeri e të na zinte mat në dhomën e atij hoteli. Ndoshta ishte fati i mirë apo i keq, pak rëndësi ka, por unë u ndjeva sikur isha 20 vjeç. Pastaj u kthyem nëpër dhoma dhe gruaja ime ishte ende në gjumë. Ishte gati mëngjes dhe unë u shtriva të flija sikur kisha një javë pa gjumë. Megjithëse sapo kisha bërë një mëkat, gjumi më mori top. Në mëngjes më ngriti gruaja:

– Zgjohu, gjumash! Për gjumë kemi ardhur këtu? – po bënte shaka ajo, pa e ditur se çfarë kishte ndodhur gjatë natës, kur ajo po flinte e qetë.
Mezi u ngrita dhe zbritëm në holl. U bashkuam të gjithë. Edhe Eva ishte ngritur dhe dukej sikur ishte në rregull. Vetëm unë e dija sa pak kishte fjetur dhe sa shumë kishte pirë, por ajo dukej si kukull, a thua se kishte fjetur 12 orë ajo e jo gruaja ime. Ndoshta po bëj gabim që po flas kështu për gruan time, por kështu ishte e vërteta. Ajo mbante të njëjtin qëndrim si më parë, sikur nuk kishte ndodhur asgjë. Aq bukur sillej, sa gati-gati mendoja se kisha parë ëndërr e jo se kishte ndodhur në të vërtetë, por ajo, kur po bëheshim gati të niseshim për të vizituar disa vende turistike, më dha një shenjë për të kuptuar se nata e mëparshme nuk kishte qenë ëndërr.

– Po sonte, si do të takohemi? Mendo ndonjë gjë gjatë ditës dhe më thuaj. Mezi po pres takimin tjetër. – gjeti ajo rastin të më thoshte kur ishte pranë meje.
Nuk fola se nuk dija ç’të thosha, megjithatë gjithë trupi m’u pushtua nga ajo ndjenjë e fuqishme që kisha kaluar një natë më parë. E përgatita planin dhe u takuam në një vend pasi të gjithë kishin fjetur. Nuk e di ç’t’ju them për momentet që kaloja me të. Nuk më binte ndërmend se isha i martuar apo se ajo ishte gruaja e shokut. Përjetoja çdo çast dhe më dukej sikur koha me të ishte e çmuar si floriri. Çdo sekondë më dukej e magjishme. E kështu, kaluan pushimet e mia, i magjepsur nga vendet që vizitoja dhe nga netët e kaluara me këtë mrekulli të quajtur Eva.

Fati më ndihmoi që të mos e zbulonte askush. E di se është një gabim i madh ai që po i bëja gruas e shokut, por nuk mund të rezistoja e t’i thoja “jo” asaj femre.
Nejse, u kthyem në Shqipëri, ku nuk e dija se si do të shkonte kjo punë. Ngushëlloja veten se edhe po të mbaronte me kaq, kisha mjaft për moshën time. Por jo. Një ditë ajo më mori në telefon dhe më tha:
– Si mendon? Ke qejf ta vazhdojmë atë që nisëm apo do ta mbyllim me kaq?
– Si mendon se nuk dua?! Ti ke sjellë pranverën në jetën time. Mezi e prisja telefonatën tënde!
– Epo, takohemi atëherë në orën 3 që të mos biem në sy!
– Mirë thua, që të shkojmë në shtëpi në orar.
Po prisja me padurim orën tre dhe në orën dy e gjysëm i thashë shokut:
– Më duhet të marr leje që të shkoj e të marr nja dy certifikata që më duhen për vajzën. Ia kanë kërkuar në shkollë. Do më mbulosh nëse më kërkojnë?
– E ç’është ajo fjalë more burrë? Ik e mbaro punë!
Edhe pse ai nuk dinte asgjë, m’u duk vetja shumë i ulët. Po shkoja tek e shoqja e ai më konsideronte si vëlla e jo si shok, por magneti Eva më tërhiqte deri në marrëzi.
E çfarë t’ju them më tepër? Kjo telenovelë vazhdon, se tamam si një telenovelë është e nuk di si të bëj. Nuk mund t’i them jo asaj femre dhe kënaqësisë që ndjej kur jam me të, ndërsa nga ana tjetër po zhytem në “llum”, në një faj që nuk e di ku do të më nxjerrë. Kjo ishte historia ime. Tani, ju mund ta gjykoni si të doni!