15.5 C
Prizren
E diel, 9 Nëntor, 2025
Home Blog Page 6061

Zaimina, kjo panterë seksi

0

Këngëtarja Zaimina Vasjari vazhdon të tërheq vëmendjen e publikut me postimin e fotove provokative.

Ajo ka postuar foto në profilin e saj në Instagram në të cilat ka ekspozuar gjoksin e saj shpërthyes.

Në njërën nga fotot e postuara ajo ka shkruar se: “Nuk mund të ndihem më seksi se kaq”.

Trandet ‘Jerusalemi’ i PDK-së

0

Pas ndryshimeve në ekzekutivin e Prizrenit, te qytetarët ka pasur reagime të dyanshme. Reagime ka pasur edhe nga partitë politike dhe një pjesë e shoqërisë civile. Sipas tyre, tani pritet që edhe dega e PDK-së në Prizren të transformohet. Ky transformim bëhet me dije se do të fillojë nga kryetari i kësaj dege, Minir Krasniqi, që pritet të dërgohet në shërbime konsullore në Gjermani, shkruan gazeta Kosova Sot.

Qendra dikton zhvillimet në degë

Ndryshe, Prizreni vazhdon të mbetet njëri ndër qytetet ku thyhen më së shumti shtizat e partive. I cilësuar ndonjëherë simbolikisht edhe si Jerusalemi i partive politike, besohet se vota e qytetarëve të Prizrenit, i dyti për nga madhësia, mund të jetë edhe përcaktues i fituesve në zgjedhje. Kjo ka bërë që krerë partish ta vizitojnë më shpesh qytetin historik. Nga ana tjetër, sipas njohësve politikë ndryshimet në PDK nuk po shfrytëzohen nga partia rivale LDK, e cila po ashtu ka probleme të brendshme. “Partia në qendër, përveç me drejtorët, tashmë të shkarkuar të Komunës, është i pakënaqur edhe me degën e partisë, prandaj tash pritet që të ketë ristrukturim të degës”, tregon burimi brenda PDK-së në Prizren.

Reagimet e opozitës

Ndryshe, Sipas NISMA-s në Prizren shkarkimi i gjashtë drejtorëve me pretekstin për dinamizim të punës është jo i qëndrueshëm, sepse të gjithë këta janë nën hetime të organeve të drejtësisë për krim të organizuar dhe korrupsion dhe që i kanë shërbyer parapolitikës së PDK-së, e cila i ka pasur edhe para këtyre 5 drejtorë të dënuar me burg në rastin e Ramadan Mujës. “Se ky nuk është ndonjë ndryshim i pritur tregon fakti se emërimin e ka bërë i dënuari me 2 vjet burg për korrupsion, shkelje ligjore dhe dëmtim të pasurisë komunale për interesa të tjetër kujt, Ramadan Muja, si dhe i dënuari tjetër nga drejtësia më 1 e 6 muaj burg Minir Krasniqi, kryetari i degës së PDK-së në Prizren, i cili është dhe mbetet arkitekti i të gjitha vjedhjeve dhe të zezave që i vjen qytetit të Prizrenit”, thuhet në një komunikatë të kësaj partie./Kosova Sot/

Ibrahimovic idhulli i ri i tifozëve

0

Zlatan Ibrahimoviç idhulli i ri i tifozëve të Manchester United. Ish-sulmuesi i “Djajve të Kuq” Erik Cantona deklaronte përpara disa javësh se “Old Trafold” ka vetëm një mbret dhe ai është pikërisht francezi. Por, me tre gola të shënuar në dy ndeshjet e para, Ibrahimovic duket se është në rrugën për tu bërë pasardhësi i denjë i Cantona.

Nisjen e shkëlqyer të sezonit nga bomberi suedez nuk e kishte menduar as trajneri Jose Mourinho. Ndonëse është herët për të bërë parashikime afatgjata, Zlatan duket se i ka rikthyer buzëqeshjen tifozëve të Manchester United pas disa sezoneve jo të mira.

Sigurisht që ky fakt i jep atyre dhe mundësinë për të ëndërruar dhe shpresuar se titulli kampion këtë vitë do të jetë i “Djajve të Kuq”. Meritë absolute këtu ka dhe portugezi Mourinho, i cili e ka rikthyer në formën të mirë skuadrën angleze.

Rrugëtimi i Manchester United është i gjatë dhe përvec misionit për t’u rikthyer në Champions League, të besuarit e “Special One” do të kërkojnë me çdo kushtë titullin në Premier League.

Nga ana e tij, Zlatan Ibrahimovic ka dhe një mision përsonal: të zëvendësojë Erik Cantona. Për një sulmues si suedezi, i cili ka fituar kudo ku ka luajtur, arritja e këtij objektivi nuk duket një mision i pamundur.

Sidoqoftë deri në fund ka ende edhe shumë ndeshje për tu luajtur, e megjithatë Zlatan arriti të fitojë menjëherë zemrat e tifozëve në Old Trafford.

Kim Kardashian shpërthen edhe pas shtatzënisë

0

I ka mahnitur të gjithë me linjat e saj trupore, ylli superseksi Kim Kardashian.

Shtatzënia dhe lindja e fëmijës më pas duket se nuk kanë ndikuar aspak tek ikona e “reality show”.

Ajo është shfaqur dje në plazhet e Meksikës, me rroba banje të bardha, në të cilat kishte ekspozuar barkun e sheshtë.

Pas lindjes së djalit, 35 vjeçarja arriti që të humbë kilogramët e tepërt, dhe ta rikthejë trupin në formën e dikurshme.

Trump i kërkon votën afro-amerikanëve: Nuk humbisni gjë!

0

“Votoni për mua. Çfarë keni për të humbur?”. Me këtë apel, kandidati republikan për president i SHBA-ve, Donald Trump, i është drejtuar afro-amerikanëve gjatë një takimi elektoral në Miçigan, duke u përqendruar tek ekonomia dhe efektet e krizës në qytete si Detroit.

“Çfarë keni për të humbur nëse provoni diçka të re si Trump?”, – ka përsëritur ai, duke nënvizuar se në komunitetin afri-amerikan jetojnë shumë persona në varfëri dhe pa punë.

Zonja Clinton reagoi menjëherë për këto deklarata të rivalit të saj, duke i cilësuar ato aq injorante sa arrin deri në absurditet.

Donald Trump ka parashikuar se do të sigurojë 95% të votave nga afro-amerikanët dhe se do të garojë për një mandat të dytë në 2020-ën. Barack Obama, presidenti më popullor në histori edhe për afrikano-amerikanët, fitoi 93% të votës së tyre në vitin 2012. Parashikimet dhe entuziazmi i Trump janë ndjeshëm larg realitetit të sondazheve, të cilat thonë se vetëm 2% e votuesve me ngjyrë do të votonin për të.

Drejtori i Policisë në Prizren: Po e luftojmë krimin e organizuar

0

Drejtori i Policisë në Prizren, Nexhmi Krasniqi, thotë se policia, gjatë këtij viti, ka punuar intenzivisht në luftimin e krimit të organizuar në rajonin e Prizrenit.

Sipas tij, siguria në këtë rajon është në nivel të lartë.

Krasniqi tregon se gjatë tetë muajve të këtij viti, policia ka punuar në luftimin e trafikimit me qenie njerëzore.

“Deri më tash kemi arrestuar 21 person, që janë marrë me trafikim të qenieve njerëzore”, tha Krasniqi,transmeton PrizrenPress.

Ai tregon se policia është duke punuar në identifikimin e personave të tjerë që merren me këtë “zanat”.

Drejtori Krasniqi, tha po ashtu se, gjatë kësaj periudhe kohore, policia ka punuar edhe në luftimin e trafikimit të trogës.

“Është e vërtet që ka drogë, por policia është duke punuar në luftimin e kësaj dukurie, dhe ka arrestuar 32 persona”, tha Krasniqi./PrizrenPress.com/

Të ndjesh muzikën e zërit

0

Robert Pinsky është poet amerikan i cili veç çmimeve dhe vlerësimeve si poet i njohur, ka udhëtuar në mbarë Sh.B.A në përkrahje të projektit “Poezia më e dashur”. Ky projekt ka nisur që në vitin 1998 dhe përfshin lexime poetike në publik si dhe filmime të njerëzve të ndryshëm që lexojnë me zë poezinë më të dashur për secilin, ashtu siç dinë ata, duke thënë shkurt arsyet përse kanë zgjedhur pikërisht atë poezi. Projekti “Poezia më e dashur” lindi për të mbrojtur krijimtarinë poetike nga mosvëmendja dhe shpërdorimi si dhe për të mbrojtur lexuesin e poezisë si vlerë e krijuar në shekuj së bashku me traditën e kulturës së leximit të kësaj gjinie letrare. Robert Pinsky ka dhënë lëndën “Krijimtari” në Universitetin e Bostonit që prej 1989..

Kur e kuptuat se dëshironit të ishit poet?

Pa menduar për të si “poezi”, unë luaja me tingullin dhe ritmet e fjalive që kur isha ende i vogël. Në shkollë të mesme isha një farë muzikanti dhe shkruaja nga ato që unë i quaja “këngë”. Pak më vonë, kur zbulova William Butler Yeats-in, Allen Ginsberg-un, John Donne-in dhe Emily Dickinson-in, më lindi dëshira të merresha me art.

E quan veten së pari poet, shkrimtar apo studiues?

Për mua është mjaft e vështirë t’i futem gjithçkaje në brendësi – mendja ime ku nuk bredh, e kështu që më duhet shumë të mendohem për gjërat e vogla. Shpesh një gjë e vogël, thënë gojarisht, më ndodh që ta kuptoj mbrapsht. Ndaj kurrë nuk kam pasur sukses me gjini të tilla si tregimi i shkurtër, novela, artikulli, gazeta apo skenari. Vetëm kur kam të bëj me tingullin dhe me brendësinë e fjalës unë e ndjej veten zot. Pra, mendoj se së pari jam poet.

Ç’ndieni kur ju quajnë poet të shquar amerikan?

Tek projekti “Leximi i Poezisë më të Dashur”, njoha njerëz nga vende të ndryshme, nga grupe të ndryshme etnike, takova mosha të ndryshme, me lloje të ndryshëm edukimi dhe vura re se të gjithë e pëlqejnë poezinë si shumë gjëra të tjera të çmuara. Aty, ata njerëz dëshirojnë të paraqesin poezinë e tyre më të mirë. Njerëzit lexonin me zë të lartë jo vetëm poezitë e tyre, por edhe poezitë që atyre u pëlqejnë-atë që Yeats-i e quan “përmendore të madhe të poezisë”. Çdo njeri ka sado pak për të thënë për atë ç’ka dashur të thotë në poezinë e tij. Duke lexuar dhjetëra dhe qindra letra të atyre që dëshironin të ishin të pranishëm në lexime, me shpresën që të ishin pjesë e Poezisë më të Dashur Amerikane, antologji e poezisë me komente nga ata që i kishin zgjedhur (antologjia u botua nga Norton, në Nëntor 1999) – ndjeva një kënaqësi e jashtëzakonshme.

Cili është qëllimi i projektit? Cilat ishin reagimet që ngjalli?

Qëllimi i projektit është të mbledhë arkivin me filmime dhe me zë të leximeve poetike të rreth 1000 amerikanëve, përfshirë edhe qytetarë, por në përgjithësi njerëz që janë të pasionuar pas poezisë dhe ku secili interpreton poezinë duke bërë edhe një koment të shkurtër rreth saj. Reagimet ishin të jashtëzakonshme – na u desh ta mbyllnim, sepse numri i atyre që ishin të gatshëm të merrnin pjesë arrit 20.000. Leximi i Poezisë më të Dashur, i cili vazhdon edhe sot, dhe që unë shpresoj të vazhdojë gjithnjë, ka frymëzuar realizimin e disa aktiviteteve mjaft të arrira. Shpresoj që lexuesit tuaj ta zhvillojnë Leximin e Poezisë më të Dashur në vende të ndryshme si biblioteka publike, vendet e punës, shkolla dhe kudo. Kam dëgjuar se njerëzit e bëjnë një gjë të tillë në festat e ditëlindjeve, duke i kërkuar çdo pjesëmarrësi të lexojë një poezi dhe të thotë dy fjalë rreth saj.

Cila është poezia më e dashur për ju dhe përse?

Mund të jetë “Ode to a nightingale” (1920) e John Keats, sepse aty është përgjërimi për një gjë të pavullnetshme, ajo heshtje, ishte një strehëz e rëndësishme, për mua gjatë gjithë fëmijërisë sime deri në adoleshencë. Por mund të jetë “Further in summer than the birds” e E. Dickinson (1891) ose një nga poezitë e poetit amerikan Wallace Stevens “The snow man” (1923) po për të njëjtat arsye që thashë më lart. …

 A ju del kohë të jepni mësim në Universitetin e Bostonit, ndërkohë që nuk hiqni dorë nga udhëheqësi shkencor i temave?

Po. Kryesisht, seminare dhe udhëheqje diplomash mbi të shkruarin.

A keni mundur të shkruani poezi gjatë kësaj kohe?

Pra, a ju mbetet kohë për të shkruar vetë? Koha ime e shkrimit nuk më pëlqen të jetë e veçuar, e qetë dhe nën rutinë. Mua më pëlqen të shkruaj ku dhe kur është koha më e papërshtatshme, shpesh edhe me mendje. “The sound of Poetry” (udhërrëfyes në prozë se si të mund të shijosh poezinë, 1998) është shkruar pothuajse i gjithi në aeroport dhe në avion. Libri im me poezi “Jersey Rain” përfundoi plotësisht kur unë u bëra poet i shquar dhe u botua në prill të 2000.

Roli juaj është shumë i ndryshëm nga ai i poetëve të shquar britanikë, të cilëve u kushtohet më shumë vëmendje, por gjithashtu janë edhe më shumë ceremonialë.

Titulli im është “Këshilltar për poezinë në Bibliotekën e Kongresit”. Pra, unë nuk i përkas një familjeje të vetme. Të jesh Këshilltar është një nderim më i madh se të jesh një i kurorëzuar si poet. Posti zyrtar amerikan i shërben përfaqësuesve të popullit dhe është i lidhur me Bibliotekën Kombëtare, e cila është ngritur mbi bibliotekën vetjake të Thomas Jefferson. Ky post duket sikur të fisnikëron më shumë, të bën më shumë se republikan, më shumë se demokrat, dhe të jep më shumë dinjitet.

A mendoni se mënyra e mësimit të poezisë në shkolla duhet të ndryshojë? Dhe nëse po, si?

Të shkruash një poezi nuk është rasti për të thënë gjëra të shpejta, por është diçka që duhet të tingëllojë e mrekullueshme kur e lexon me zë. Unë shpresoj që Projekti i Poezisë më të Dashur, do t’i nxisë mësuesit të tërheqin vëmendjen tek ajo çfarë është më kryesorja: takimi fizik me veprën artistike. Analiza e interpretimit duhet të vijë më vonë; pasi janë bërë njësh, dhe ky afrim i madh vjen përmes prekjes së poezisë-duke e lexuar atë vetë me zë dhe duke dëgjuar ndërsa e lexon. Ju analizoni familjen, miqtë tuaj, dhe interpretoni atë çka ata bëjnë dhe thonë, gjatë gjithë jetës suaj-por lidhja mes tyre dhe jush nuk bëhet përmes kësaj analize. Mësuesi duhet t’u lexojë me zë nxënësve dhe ata duhet t’ia lexojnë me zë njëri-tjetrit. Mësuesi duhet t’u mësojë atyre poezitë që ai pëlqen, ndërsa studentët duhet të lexojnë poezi që ata i zgjedhin vetë. Le t’ia thonë me zë, t’i mësojnë përmendësh, apo të shkruajnë me dorë nëpër antologji. Kryesorja nuk është të analizosh apo të thuash gjëra të mençura. Unë kam besim se video dhe arkivi zanor i Projektit të Poezisë më të Dashur, do të sigurojnë një material të vlefshëm biografik për të gjitha kohërat. Ju keni thënë se poezia bëhet më e kuptueshme duke e lexuar me zë, sesa thjesht duke e lexuar.

Si e shikoni këtë në lidhje me zanafillën e poezisë?

Mënyra më ideale për të njohur poezinë është ajo vokale, – por jo domosdoshmërish e interpretuar. Vendi më i përshtatshëm është pranë dëgjuesit: nën frymëmarrjen e tij. Kjo gjë krijon mes artit e poezisë një afërsi të veçantë. Poezia është ngushtësisht e lidhur me ngritjen e njeriut dhe bëhet edhe më e vlefshme kur ndërthuret me mjetet e mrekullueshme të komunikimit masiv ( kompakt disk e më tej).

A shikoni ndonjë lidhje mes poezisë dhe muzikës popullore të ditëve të sotme?

Muzika popullore më e mirë, e përmbush qëllimin e saj kur interpretohet nga mjeshtrit e saj. Poezia e përmbush qëllimin e saj kur fjalët e poetit e gjallërojnë zërin e lexuesit. Miku im Pat Alger, autor i suksesshëm i teksteve të këngëve, është një nga poetët më amatorë. Ai edhe unë kemi interpretuar ndonjëherë së bashku. Njëherë, ndërsa po na intervistonin të dy, Pat tha: “Një poezi e vogël mund të bëhet e madhe në një këngë, por shumë poezi do ta rëndonin një këngë dhe do ta shkatërronin atë”: Pra, kemi të bëjmë me dy arte të ndryshëm.

Shumë mësues e kanë kthyer vështrimin tek teknologjia, si televizioni dhe interneti, duke penguar, dhe njëkohësisht zëvendësuar me to letërsinë dhe artet. A jeni dakord edhe ju me një gjë të tillë? Përse keni nxjerrë një CD në mbështetje të World Wide Web dhe të teknologjive të tjera?

Kjo gjë nuk përbën asnjë problem për mua; nëse artet kryejnë një rol jetik apo plotësojnë një dëshirë, ata janë të pazëvendësueshëm. Çdo teknologji apo mjedis mund të ndryshojë disa aspekte tek arti, por këto ndryshime nuk mund të parashikohen apo të gjykohen lehtë.

Shihni lulëzimin e poezisë apo vyshkjen e saj meqë brezi i ri po rritet në një botë të pushtuar nga interneti?

Poezia duket sikur po lulëzon në kundërshtim me fluiditetin e highly dublicable në masën më të madhe të medias elektronike. Unë e dua kompjuterin tim, televizorin tim, CD player-in,-por të gjitha këto janë të të njëjtit lloj, pra secili prej tyre është mjet masiv komunikimi. Interpretimet në CD nuk ndodhin në asnjë vend, por janë krijuar në mënyrë elektronike dhe mund të shumëfishohen pafundësisht, ndërsa poezia zë vend në zërin e çdo lexuesi. Të gjithë e duam një gjë të tillë. Unë besoj se dëshira për artin është e pafundme.

Larje makine më erotike se kjo nuk do shihni

0

Ajo njihet si balerina e ‘Strictly Come Dancing’ në Britani.

Por këtë herë, Ola Jordan tërhoqi vëmendjen për diçka tjetër.

Bukuroshja polake, 33 vjeç, u fotografua teksa lante makinën e saj, një Nissan GTR, në oborrin e shtëpisë.

Atë e shoqëronte bashkëshorti, James.

Një larje të tillë kaq seksi nuk do shihni ndonjëherë.

Shpërfytyrimi nga DokuFest në “GjithçkaFest”!

0

Jusuf Thaçi

Të dashur e të nderuar themelues e organizatorë të DokuFest-it, falë idesë, vullnetit, angazhimit, punës e përkushtimit tuaj ky festival është shumë i mirë, shumë i rëndësishëm e me shumë vlerë për Kosovën, por, i tillë është vetëm si “DokuFest”, jo si “GjithçkaFest”!

Kosova ka shumë pak nisma, ndërmarrje a organizata vendore që kanë identitet të kristaltë, integritet profesional dhe reputacion të mirë vendor e ndërkombëtar. Fatkeqësisht, është shumë e vështirë të kemi diçka të tillë në Kosovë. Edhe ato pak që janë, rrezikojnë të shuhen ose të shpërfytyrohen. Kur shuhet diçka e tillë është shumë keq, por kur shpërfytyrohet është edhe më keq. Në rastin e parë, kur shuhet, së paku gjeneratat e ardhshme kanë ku dhe përse të bëjnë homazhe. Madje dhe mund ta ringjallin, ta rifillojnë mirë e si duhet. Në rastin e dytë, kur shpërfytyrohet, ju jep shembull të keq gjeneratave të ardhshme se si asgjë e mirë në Kosovë nuk mund të mbijetojë pa u shpërfytyruar. Kjo nuk të duhet as e gjallë e as e vdekur.

Festivali Ndërkombëtar i Filmit Dokumentar dhe Filmit të Shkurtër – DokuFest filloi dhe u konsolidua si një festival shumë i mirë e i suksesshëm në Kosovë. Qysh në vitet e para krijoi identitet. Në momentin që përmendej fjala DokuFest me automatizëm vinin në mendje tri gjëra: 1) “Filmi dokumentar” që ishte fokusi dhe qenësorja e këtij festivali, 2) “Prizreni” që ishte qyteti ku organizohej ky festival dhe 3) “Kinematë alternative të përshtatura me kreativitet” ku shikoheshin filmat e këtij festivali. Identitet më të kristaltë se kaq nuk mund të ketë një festival.

Veç identitetit, qysh në vitet e para DokuFest dëshmoi integritet profesional, me filma shumë cilësorë nga vendi, rajoni e bota e me juri shumë profesionale e me nam ndërkombëtar. Të gjitha këto bën që DokuFest shumë shpejt të fitojë reputacion shumë të mirë vendor e ndërkombëtar, rrjedhimisht edhe përkrahje vendore e ndërkombëtare. Arriti të sillte shumë vizitorë vendorë e ndërkombëtarë në DokuFest, qoftë profesionistët e fushave përkatëse e filmbërësit, qoftë shikuesit e publikun e gjerë.

DokuFest shumë shpejt arriti të bëhet ngjarja më e madhe e më atraktivja verore në Kosovë, sidomos për dashamirët e artit e kulturës dhe për të rinjtë në përgjithësi. Kishte shumë lajme, informata e intervista në media rreth filmave konkurrues, rreth filmit dokumentar e rreth pjesëmarrësve të ndryshëm në DokuFest. Thënë thjesht, mënyra si filloi e si u konsolidua shumë shpejt e shumë mirë, DokuFest-i ishte njëra nga mrekullitë e pasluftës në Kosovë për fushën e artit e të kulturës. Ky ishte vetëm fillimi!

Tani në vitin 2016, para një jave, përfundoi edicioni i XV i DokuFest-it. Dhe ç’pamë?! DokuFest që nuk i mjafton Prizreni, por që dëshiron aktivitete edhe në Tiranë, Prishtinë e Shkodër. Ç’pamë tjetër?! DokuFest që mbi 70% të kohës e të energjisë së vet, pra edhe të fokusit, e përqendroi në debate politike, në luftimin e korrupsionit, në promovimin e teknologjisë, në aktivitete për fëmijët, në organizimin e aktiviteteve sociale e rekreative, etj., etj..

Është e vërtetë se të gjitha këto aktivitete janë absolutisht shumë të rëndësishme në Kosovë, madje në sasi e në intensitet shumë më të madh se sa i ofron DokuFest-i. Mirëpo, asnjëra nga këto aktivitete nuk kanë të bëjnë absolutisht asgjë me filmin dokumentar e me filmin e shkurtër, pra nuk kanë të bëjnë absolutisht asgjë me DokuFesti-in. Rrjedhimisht, shumica e lajmeve, ndoshta lajmet kryesore këtë vit nga DokuFest-i në mediat e Kosovës u bënë pikërisht për këto aktivitete. Kështu, DokuFest-i u shpërfytyrua e shkau nga misioni i vet. DokuFest-i pothuajse e mbyti pjesën e vet “Doku”, e margjinalizoi maksimalisht, në prag të zhdukjes!

Kush nuk i beson asaj që sipër-thash mund të bindet vet shumë lehtë. Mjafton të hyni në ueb faqen zyrtare të DokuFest-it, shihni vetëm ballinën, nuk keni për ta parë fare logon e DokuFest-it; ballina dominohet nga një fjalë me shkronja të mëdha që nuk ka lidhje me DokuFest-in; menyja kryesore i kushtohet mbi 70% aktiviteteve që nuk lidhen me misionin e DokuFest-it, etj.. Fatkeqësisht, edicioni i sivjetmë i DokuFest-it nuk ishte i pari i shpërfytyruar, kjo po ndodh tash e disa vite me DokuFest-in.

Nëse themeluesit e organizatorët e DokuFest-it po e bëjnë këtë duke menduar se kjo është më e mira për DokuFest-in, atëherë së paku bile le t’ia ndërrojnë emrin, në mënyrë që emri të jetë në përputhje me aktivitetet që organizohen. Nëse po e bëjnë këtë për shkak të donatorëve sponsorëve, të cilët e kushtëzojnë përkrahjen e tyre financiare për DokuFest duke kërkuar aktivitete të caktuara që janë në përputhje me misionin e tyre, por në shpërputhje me misionin e DokuFest-it, atëherë le t’i shporrin ata donatorë e sponsorë. Të tillët nuk janë përkrahës të DokuFest-it, janë vrasës të DokuFest-it!

Kushdo që e përkrahë financiarisht DokuFest-in për t’i shërbyer misionit të vet, por jo misionit të DokuFest-it, ai nuk e do DokuFest-in, ai e do reputacionin e DokuFest-it për ta shfrytëzuar për nevoja të veta. Por, themeluesit dhe organizatorët e DokuFest-it nuk duhet ta lejojnë këtë, sepse duhet ta dinë që reputacioni i DokuFest-it ka ardhur si rezultat i identitetit dhe integritetit të DokuFest-it dhe vetëm ruajtja e tyre mund ta ruaj reputacionin e DokuFest-it. Në të kundërtën, nëse DokuFest-i vazhdon edhe vitet e ardhshme me praktikë të njëjtë si këto vitet e fundit, atëherë jam i bindur që shumë shpejt reputacioni i DokuFest-it do të shuhet, këta përkrahës do ta braktisin (do të gjejnë DokuFest-a të tjerë për t’i shfrytëzuar), rrjedhimisht DokuFest-i do të mbetet edhe pa përkrahje edhe i shpërfytyruar.

Andaj, si qytetar e si dashamir i madh i DokuFest-it, i bëj thirrje themeluesve dhe organizatorëve të DokuFest-it që ta shpëtojnë DokuFest-in nga vetvetja, sepse DokuFest-i vitet e fundit është duke krijuar një përbindësh me shumë koka që ka filluar ta hajë vetveten. Ju lutem, ruajeni DokuFest-in siç e keni filluar, me identitet të qartë, me integritet profesional e me reputacion të mirë. Kujtojeni një fjalë të urtë që thotë: “Po provove të bëhesh ai që s’je, s’do mbetesh më as ai që je!”.

Të dashur e të nderuar themelues e organizatorë të DokuFest-it, falë idesë, vullnetit, angazhimit, punës e përkushtimit tuaj ky festival është shumë i mirë, shumë i rëndësishëm e me shumë vlerë për Kosovën, por, i tillë është vetëm si “DokuFest”, jo si “GjithçkaFest”!

Arrestohet dhe dërgohet në burg një person nga Lubiqeva e Prizrenit

0

Një person është arrestuar në fshatin Lubiqevë të Prizrenit. Arrestimi i tij është bërë me urdhër të Gjykatës Themelore në Prizren.

Policia nuk ka publikuar identitetin e të arrestuarit.

“ I arrestuari është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Dubravës”, njofton Policia e Kosovës./PrizrenPress.com/