12 C
Prizren
E shtunë, 8 Nëntor, 2025
Home Blog Page 6062

A u zu Alban Hoxha për Çiljetën

0

Ditën e sotme dy të rinj u përplasen fizikisht me portierin e Partizanit, Alban Hoxhën, ku më pas u bë i mundur edhe ndalimi i tyre.

Sipas revistës “Class” arsyeja ishte ofendimet që personat në aeroport kishin lëshuar në drejtim të këngëtares Çiljeta Xhilaga, nisur nga miqësia që portieri ka me të.

Por vetë Hoxha, në një prononcim për Newsport.al ka sqaruar të gjithë ngjarjen.

“Nuk i njihja personat që na sulmuan, por pashë që përpara se të më ofendonin mua ishin duke u konfrontuar me dy lojtarë të tjerë të ekipit tonë. Në momentin që iu afrova nisën ta bënin një gjë të tillë edhe me mua. Iu ktheva për shkak se po krijonin rrëmujë të kotë. Në atë moment ndërhynë forcat e policisë. Shefi i rendit të aeroportit më pyeti më pas nëse do të bëja denoncim për ngjarjen, por mendova se nuk ia vlente më, edhe për shkak se njëri prej agresorëve ishte në gjendje të dehur. U mbyll aty për aty. A ishin tifozë të Partizanit ata që na sulmuan? Nuk di ta them me bindje. Nuk e di vërtet, sepse nuk është se shfaqën ndonjë pakënaqësi në lidhje me ndeshjen e djeshme”, pohon kapiteni i të kuqve.

Trupi më seksi i plazhit

0

Vera po shkon drejt fundit, por kjo nuk do thotë se pushimet mbaruan për Holly Hagan.

Ajo është fotografuar në Ibiza.

24-vjeçarja ka një trup plazhi për ta pasur zili.

Pogba: Ëndrra ime është Topi i Artë

0

Paul Pogba ka theksuar se synon ta fitojë “Topin e Artë”.

Përforcimi i ri i Manchester United, Paul Pogba ka theksuar se synon ta fitojë “Topin e Artë”.

Mesfushori i rikthyer në “Old Trafford” nga Juventus gjatë këtij afati kalimtar të verës në transferim rekord prej 105 milionë euro, dëshiron të shpallet futbollisti më i mirë i vitit në botë.

“Kjo është ëndrra ime, kjo është një nga objektivat e mia. Unë gjithmonë kam ëndërruar ta fitojë Topin e Artë”, deklaroi Pogba, gjatë një interviste me “Sky Sports News”, përcjell Lajmi.net.

“Topi i Artë” në vitet e fundit është dominuar nga sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi, dhe ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo.

Ramush Haradinaj thyen “rekordin” e Hashim Thaçit për vizitat në Prizren

0

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thyer “rekordin” e vizitave të ish-liderit të PDK-së Hashim Thaçi.

Ai është bërë vizitor më i shpeshtë i Prizrenit.

Haradnija çdo javë rregullisht e viziton Prizrenin, dikur “Jerusalemin” e PDK-së së Thacit.

Ai edhe gjatë ditës së djeshme ishte për vizitë në këtë qytet. Sipas tij, vizitat po i bënë për të njoftuar me problemet e qytetarëve.

“ Sot, pata kënaqësinë të mirëpres anëtarësimin në AAK të të rinjve”, ka thënë Haradinaj për media,shkruan PrizrenPress.

Ish-lideri i PDK-së Hashim Thaçi,ka qen njëri prej liderëve politik, që ka vizituar më së shpeshti Prizrenin.

Ai, gjatë fushatave zgjedhore thuaja tërë ditën qëndronte në këtë qytet, pasi që e vlerëson si “Jerusalem” të PDK-së.

Ndërkaq, pas zgjedhjes së Hashim Thaçit, President i Kosovës, vizitat në këtë qytet i ka shpeshtuar Ramush Haradinaj.
Kryetari i AAK-së në Prizren, Lulëzim Kabashi ka thënë ndërkaq, për media se në kuadër të agjendës javore Haradinaj ka vizituar familjet e dëshmorëve dhe disa biznese.

Partia e Ramush Haradinajt në Prizren, është pjesë e Qeverisë së Ramadan Mujës, e cila pësoi ndryshime për shkak performacës së dobët dhe keqpërdorimeve të shumta.  /PrizrenPress.com/

Seks me 15 vjeçaren në Prizren, arrestohet një ashkali

0

Një vajzë e moshës 15 vjeçare është dhunuar seksualisht në Prizren. Policia e Kosovës njofton se për këtë rast është arrestuar një ashkali.

“Me 18.08.2016 lidhur me rastin është identifikuar dhe arrestuar një i dyshuar mashkull K/Ashkali, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën e cekur”, njofton PK-ja.

Me urdhër të prokurorit viktima është dërguar në ekzaminim, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje./PrizrenPress.com/

Rast shokues në Elbasan, babai bën seks në prani të fëmijës

0

Historitë shokuese duket se nuk kanë fund në Shqipëri. Një grua në Elbasan ka ngritur padi ndaj ish-burrit dhe gruas së tij se kanë kryer marrëdhënie seksuale në prani të djalit të tyre vetëm 6 vjeç.

Dy ditë më parë janë shoqëruar dhe ndaluar në komisariatin e policisë deri në një vendim tjetër burrë e grua.

Shtetasi Besnik S., 39 vjeç dhe bashkëshortja e tij 41 vjeçare, me inicialet O.S., u izoluan në rajonin e policisë, pas denoncimit të bërë nga gruaja e parë e burrit.

“Panorama” shkruan se ish bashkëshortja, e divorcuar pak vite më parë me burrin nga Elbasani, e paditi atë dhe gruan e re të tij, duke i akuzuar se kishin kryer marrëdhënie seksuale në prezencë të fëmijës.

Burimet zyrtare të policisë e bënë të njohur këtë fakt, duke ngritur ndaj çiftit akuza të rënda.

“Më datë 17.08.2016, u ndaluan shtetasit B.S. dhe O.S, vjeç 39 e 41, banues në Elbasan, pasi më datë 07.08.2016 ka bërë kallëzim një shtetase banuese në Tiranë, se ish bashkëshorti, shtetasi B.S., ka kryer marrëdhënie seksuale me bashkëshorten O.S., në prani të fëmijës së mitur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan. Nenet 100/1, 108/2/ 3 dhe 25 të Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit për këtë rast.

Grupi hetimor që ka marrë në dorëzim padinë, pret të sqarojë më tej këtë ngjarje. Sipas drejtuesve të policisë, do të merret në pyetje vetë fëmija, por kjo do të realizohet vetëm në prani të psikologut. /albeu.com/

Babë e bir qëllojnë me automatik shtëpinë e “hasmit”

0

Babë e bir në Krujë kanë qëlluar me automatik derën e shtëpisë së një 53-vjeçari dhe janë larguar me shpejtësi. Por policia i ka identifikuar dhe i ka vënë prangat të madhit, Sabah Brama dhe ka shpallur në kërkim të birin.

Nga kontrolli që u ushtrua në shtëpinë e Bramës u gjetën 2 kg bimë narkotike, kanabis.Tashmë ai akuzohet për armëmbajtje pa leje dhe trafik bimësh narkotikësh.

47-vjeçari rezulton me precedentë penalë të mëparshëm.

Rio 2016, zbulohet mashtrimi i 4 sportistëve amerikanë për “grabitjen”, Brazili: Ata janë vandalë, jo viktima

0

Rio De Janeiro – “Një sportiest amerikan me medalje olimpike tha se ai dhe tre shokë të tij ishin grabitur nga persona të armatosur. Por policia braziliane tha se kjo nuk ishte e vërtetë. Kush ka të drejtë?: shkruan sot CNN, transmeton Syri.net.

Pas disa ditëve konfuzion për atë që ndodhi vërtet me sportistët amerikanë Ryan Lochte, James Feigen, Jack Conger dhe Gunnar Bentz se u grabitën me armë nga persona të armatosur të veshur si policë, zbulohet mashtrimi i tyre dhe publikohet jë video që tregon shumë nga incidenti, që ndodhi në një pika karburanti, mëngjesin e 14 gushtit.

Dy nga sportistët, Bentz dhe Conger dhanë një deklaratë të enjten ku mohuan se kishin qënë viktima të një grabitjeje dhe se versioni që u paraqit nga shoku i tyre Lochte nuk ishte i vërtetë, njoftoi Policia Civile.

Kreu i Komitetit Olimpik të SHBA ka kërkuar falje për incidenti.

SI NDODHI?

Të hënën, Lochte foli për një grabitje. Autoritetet braziliane nuk ranë dakord. Rrëfimet përputhen në një pikë: Që pati armë dhe u dorëzuan ca para. Por, ndryshojnë në një pikë të vetme: kur Lochte zbriti dhe hyri sërish në taksi pasi ndaloi në stacionin e karburantit.

Komiteti Olimpik i SHBA kërkoi falje për incidentin: “Sjellja e këtyre atletëve është e papranueshme, ajo nuk përfaqëson vlerat e ekipit amerikam ose të shumicës dërrmuese të anëtarëve të tij. Ne do ta shqyrtojmë çështjen më tej dhe mund të ketë pasoja për sportistët, kur të kthehemi në SHBA,” tha kreu ekzekutiv i USOC, Scot Blackmun.

“Në emër të Komitetit Olimpik të SHBA ne u kërkojmë ndjesë mikpritësve tanë në Rio dhe popullit të Brazilit për këtë përvojë të hidhur në kulmin e asaj që me të drejtë duhej të ishte një festim i përsosmërisë.”

Deklarata thotë se incidenti, pë rata që nuk e kuptuan, ndodhi në një pikë karburanti. Katër sportistët ndaluan për të përdorur një banjë dhe njeri prej tyre kreu një akt vandalizmi.

“Një debat nisi ndërmjet sportistëve dhe dhe rojeve të armatosura, staf i sigurisë që ruante pikën e karburantit, ata shfaqen me armët e tyre dhe urdhërojnë sportistët të zbresin nga makina dhe të kryejnë një pagesë për dëmin” thuhet në deklaratë. Sapo shefat e sigurisë morën paratë nga sportistët, i lanë të lirë të largohen.”

Conger dhe Bents u zbritën nga avioni natën e së mërkurrës kur ishin përgatitur për të shkuar në shtëpi, pasi një gjykatës brazilian lëshoi një urdhër për konfiskimin e pasaportave të amerikanëve. Kështu që ata nuk mund të largoheshin nga vendi pa u marrë në pyetje.

Zyrtarët thanë se Conger dhe Bentz folën me policinë të enjten në një zyrë policie për turistët dhe pas kësaj, të dy fluturuan për në shtëpinë e tyre.

Shefi i Policisë Civile të Brazilit tha se ky krim nuk çon në arrestimin e tyre./Syri.net

OKB: Siria në katastrofë humanitare

0

I dërguari i posaçëm i OKB-së për Sirinë, Stafan De Mistura, i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar t’i kushtojë rëndësi gjendjes humanitare dhe i nxiti palët në konflikt të vendosin një armëpushim prej 48 orësh për të dërguar ndihmat humanitare.

Mistura tha gjatë një konference se mbledhja e rregullt e punës për hyrjen e ndihmës humanitare në Siri zgjati vetëm 8 minuta dhe e quajti atë formale në prag të Ditës Humanitare Botërore më 19 gusht.

Ai shprehu zhgënjim nga përfaqësuesit e OKB-së dhe të popullit sirian për pengesën e transportit të materialeve humanitare.

Mistura tha gjithashtu se gjatë një muaji të kaluar, asnjë makinë nuk mundi të arrijë në zonat e konfliktit në Siri, madje gjatë 100 ditëve të kaluara një pjesë e qyteteve të Sirisë nuk mundën të marrin asnjë material humanitar.

Pas Biden-it, populli ftohet në protestë

0

Deklaratat e dhëna me rastin e vizitës në vendin tonë të mikut të madh të shqiptarëve të Kosovës zëvendëspresidentit të SHBAsë, Jo Biden, ku ky i fundit kërkoi nga krerët më të lartë të shtetit që të procedohen për miratim në Kuvendin e Kosovës dy marrëveshjet e kontestuara nga opozita dhe ekspertët, ajo për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi dhe themelimi i “Zajednicës” serbe në Kosovë, sipas përfaqësuesve të opozitës dhe ekspertëve nuk do t’i bëjnë projektet më të mira për të ardhmen e vendit tonë. Ndërkaq, opozita dhe njohësit e kësaj fushe thonë se me gjithë deklaratat e tilla të Biden-it , prapëseprapë ata që e kanë kundërshtuar Demarkacionin dhe themelimin e Asociacionit serb në asnjë mënyrë nuk do të lëvizin nga pozicionet e tyre. Sipas opozitës, “Zajednica” e krijon Republikën Serbe brenda Kosovës dhe se e njëjta marrëveshje me Serbinë është antikombëtare dhe në mospërputhje të plotë edhe me Kushtetutën e vendit tonë.

VV-ja: Marrëveshja është e korruptuar

Lëvizja ‘Vetëvendosje’ ka bërë të ditur se më 1 shtator do të protestohet në sheshin e Prishtinës.

“Edhe pse kundër kësaj marrëveshje janë nënshkruar mbi 200 mijë nënshkrime, janë mbajtur protesta dhe forma të tjera të kundërshtimeve, ky regjim i korruptuar po paraqitet i vendosur në ratifikimin e kësaj marrëveshje. Andaj, ky do të përballet me vendosmërinë edhe më të madhe të qytetarëve, andaj sot po shpallet organizimi i protestës gjithëpopullore më 1 shtator”, tha Ymeri.

Në frymën e përmbylljes së procesit të Demarkacionit, kryetari i ‘Vetëvendosjes’, Visar Ymeri, ka thënë se marrëveshja e arritur nga Qeveria aktuale është e dëmshme dhe si e tillë do të kundërshtohet në Kuvend dhe në rrugë. “Ne nuk do ta këmbejmë asnjë pëllëmbë të territorit me asgjë dhe nuk do ta shesim asnjë pëllëmbë të territorit për asgjë. Demarkacionin duhet ta ndalim me çdo kusht dhe me çdo mjet demokratik. Kjo marrëveshje e Demarkacionit është e korruptuar, sepse është marrëveshje të cilën e ka nënshkruar koka e korrupsionit në Kosovë”, është shprehur Ymeri.

Përderisa ‘Vetëvendosje’ ka ritheksuar pozicionin e saj kundërshtues për Demarkacionin, duke besuar se Biden nuk ka kërkuar decidivisht që të ratifikohet marrëveshja aktuale, por që të përmbyllet një demarkacion i drejtë dhe i pranueshëm si për Kosovën ashtu edhe Malin e Zi, dy subjektet e tjera opozitare, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma, dje janë përmbajtur nga prononcimet.