8.7 C
Prizren
E mërkurë, 13 Maj, 2026
Home Blog Page 607

Aksion i Antidrogës në Prizren, kapen mbi 11 kilogramë marihuanë – arrestohen dy persona

0

Policia e Kosovës ka njofruar se Njësia për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në Prizren, ka zhvilluar një aksion që rezultoi me sekuestrimin e mbi 11 kilogramë marihuanë dhe arrestimin e dy personave të dyshuar për trafikim me lëndë narkotike.

Gjatë operacionit policor, fillimisht është sekuestruar substancë narkotike, e llojit marihuanë, me peshë 10 kg e 510gr, një armë zjarri me një karikator me 8 fishekë, dy automjete me targa vendore dhe tre telefona.

Në njoftim thuhet se aksioni ka vazhduar me kontrollimin e një shtëpie dhe një lokali, ku janë gjetur dhe sekuestruar dëshmitë tjera.

“Substancë narkotike, dyshohet të jetë e llojit marihuanë, me peshë 874 gram, katër fishekë, dy peshore elektronike, dy kuti me pajisje për pastrim të armëve, një foli plastike dhe të holla 3965 euro”.

Lidhur më rastin, janë ndaluar dy të dyshuar: N.I., (1985) dhe E.M., (2000).

“Po ashtu, policia ka informacione se i përfshirë në rast është edhe një i dyshuar tjetër, i njohur për policinë. Të dyshuarit janë intervistuar në prezencë të avokatëve dhe me vendim me shkrim të prokurorit kujdestar, janë ndaluar për 48 orë”, thuhet në njoftim.

Hapet ekspozita që pasqyron artin dhe kreativitetin e grave në Suharekë

0

Në Shtëpinë e Kulturës “Ukë Bytyçi” në Suharekë u hap ekspozita kolektive “Bota Ime”, e cila bashkoi artiste vendore dhe ndërkombëtare për të pasqyruar artin dhe kreativitetin e grave.

Ky aktivitet u organizua nën patronatin e kryetarit të Komunës, Bali Muharremaj, si pjesë e festimeve për Ditën Ndërkombëtare të Gruas – 8 Marsi, përcjell PrizrenPress.

Në ceremoninë e hapjes morën pjesë nënkryetarja e Komunës, Mihrije Suka, drejtoresha e Kulturës, Albulena Kokollari, dhe kuratorja Donjeta Kabashi, të cilat e ndihmuan këtë ngjarje të bëhej një moment i veçantë, kushtuar grave artiste të Suharekës.

Ekspozita ofroi një gamë të pasur veprash artistike, duke përfshirë piktura dhe krijime të tjera që pasqyronin pasionin dhe talentin e grave për artin./PrizrenPress.com/

Temperaturat sot do të arrijnë deri në 19 gradë Celsius

0

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht me diell.

Temperaturat minimale do të variojnë nga °C deri në 3°C, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 15°C deri në 19°C.

Era do të fryjë nga juglindjes me shpejtësi 1-3m/s.

Penza fiton ndaj skuadrës prizrenase, Junior 06

0

KBF Penza e mposhti KBF Junior 06 me rezultat 98-84.

Nicole Terry për herë të tretë në këtë stinor shkëlqeu me shifrat magjike triple-double. Ajo luajti me 20 pikë, 19 kërcime e 15 asisime, derisa u ndihmua edhe nga Jasmine Joyner me 32 pikë e 12 kërcime dhe Jeta Zeka me 21 pikë, 10 asistime e 9 kërcime.

Te skuadra prizrenase u veçuan Abby Ogle me 28 pikë, 12 kërcime e 8 asistime dhe Merisa Bilalli e Yllza Uka me nga 22 pikë secila.

Grapeland pëson humbjen e parë këtë sezon

0

KB Grapeland pas 12 fitoreve rresht është njoftuar me humbje në Ligën e Parë, duke u mposhtur nga KB KEK-u me rezultat 75-82.

KEK-u ka triumfuar ndeshjen më lehtë se sa që është pritur, derisa më të dalluarit ishin Reggie Clark me 21 pikë, Engjëll Sollova e Eris Zeneli me nga 12 pikë secili.

Te Grapeland u veçuan Khari Broadwayme 23 pikë, Bardhi Rexha me 16 pikë dhe Rron Dahsyla me 15 pikë.

Prizreni i bashkohet “Natës së zjarreve”, ndizen flakadanë në nderim të Epopesë së UÇK-së

0

Komuna e Prizrenit ka bërë të ditur se në nderim të përvjetorit të 27-vjetorit të Epopesë së UÇK-së, kanë ndezur flakadanë në qytet.

Në një postim në Facebook të komunës thuhet se Prizreni iu bashkua kujtimit të “Natës së Zjarreve” që bëhet çdo vit në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”.

“Flaka e lirisë u ndez për ta kujtuar sakrificën dhe heroizmin e atyre që dhanë gjithçka për atdheun, duke e bërë këtë natë simbol të qëndresës dhe krenarisë kombëtare”.

“Nën dritën e zjarreve, Prizreni u  përul me nderim për dëshmorët, duke përcjellë mesazhin e pavdekësisë së tyre në histori. Lavdi përjetë!”, thuhet në njoftim.

.

.

Vrasje në tentativë në Prizren – i plagosuri jashtë rrezikut për jetë, arrestohet i dyshuari

0

Një person është arrestuar pasi kishte shtënë me armë zjarri ndaj një tjetri për motive të panjohura.

Viktima pas lëndimeve të marra është dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe sipas mjekëve gjendja e tij është stabile.

“Prizren / 06.03.2025 – 01:47. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti për motive të panjohura ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull kosovar, të cilit i ka shkaktuar lëndime. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, dhe sipas mjekëve gjendja e tij është stabile. Njësitet policore te i dyshuari kanë gjetur dhe konfiskuar një pushkë automatike, 2 karikator, 7 fishekë dhe një gëzhojë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Dalin foto nga momenti i takimit të fundit të Eglit dhe Gjestit në dhomën e rrëfimit dhe çfarë tha ajo në lot

0

Largimi i papritur i Eglit nga shtëpia e “Big Brother VIP Albania” ka shkaktuar reagime të forta jo vetëm mes banorëve, por edhe tek publiku.

Shumë ndjekës të programit kanë shpërthyer në kritika të ashpra ndaj Gjestit, duke e konsideruar atë si shkaktarin kryesor të përkeqësimit të gjendjes së saj emocionale dhe shëndetësore.

Ndërkohë që kanë dalë edhe foto nga momenti i takimit të fundit të Eglit dhe Gjestit në dhomën e rrëfimit, ku ish-banorja duket në lot.

Sikurse edhe shihet, gjendja e saj është shumë e rënduar.

Dalin FOTO nga momenti i takimit të fundit të Eglit dhe GjestitDalin FOTO nga momenti i takimit të fundit të Eglit dhe GjestitDalin FOTO nga momenti i takimit të fundit të Eglit dhe Gjestit

Pasi Egli u largua, Gjesti u pa duke bërë një monolog në oborr, ku i kërkoi falje Eglit dhe familjes së saj. Ai pranoi se sjellja e tij kishte qenë e ashpër, por pretendoi se e kishte bërë këtë për të mos lejuar Eglin të arrinte në gjendje të rënduar. Megjithatë, më vonë, në një bisedë me Shkëlzenin, ky i fundit e ka pyetur se përse nuk e ka mbajtur larg për të mos e lënduar, por është shprehur se e ka të dashur.

Deklaratat kontradiktore kanë shtuar zemërimin e publikut, i cili e akuzon Gjestin për hipokrizi dhe manipulim emocional.

Shumë ndjekës shkruajnë se Gjesti nuk ka shfaqur empati për situatën me Eglin, përkundrazi e ka përdorur atë.

7 Marsi në Prizren: Nderim për mësuesit dhe kontributin e tyre në edukimin e brezave të rinjtë

0

Drejtoria Komunale e Arsimit në Prizren organizoi sot manifestim të veçantë në Shtëpinë e Kulturës “Xhemajli Berisha” për nder të 7 Marsit – Ditës së Mësuesit.

Ky aktivitet u zhvillua për ta shprehur mirënjohjen dhe respektin ndaj mësuesve, të cilët me përkushtim dhe pasion edukojnë breza të rinj si dhe i përgatisin për valët e jetës.

Bashkimi dominon derbin dhe vazhdon rrugën drejt titullit

0

Bashkimi ka mundur Prishtinën në derbin e javës së 16-të të Superliga Femrat me rezultat 60:84 (13:21, 11:24, 17:21, 15:18).

Çereku i parë i ndeshjes ishte më i mirë për mysafiret që u shkëputën 13:21 , për të vazhduar në periudhën e dytë ngjashëm me Bashkimin që mbylli këtë pjesë 11:24 për të shkuar në pushim me shifrat 26:45.

Perioda e tretë dhe e katërt vazhdoi me dominimin e kampioneve edhe pse prishtinaset u munduan, por nuk arriëen të mposhtin Bashkimin që fitoi 60:84.

Te vendaset, basketbollistja më e mirë ishte Tiffany Brown që, kishte16 pikë e shtatë kërcime, tri asistime ndërsa te mysafiret Adrienne Godbold shënoi 26 pikë, 13 kërcime dhe tetë asistime.

Bashkimi ka 15 fitore e një humbje, ndërsa Prishtina nëntë fitore e shtatë humbje.