17.1 C
Prizren
E enjte, 14 Maj, 2026

Aksion i Antidrogës në Prizren, kapen mbi 11 kilogramë marihuanë – arrestohen dy persona

Policia e Kosovës ka njofruar se Njësia për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në Prizren, ka zhvilluar një aksion që rezultoi me sekuestrimin e mbi 11 kilogramë marihuanë dhe arrestimin e dy personave të dyshuar për trafikim me lëndë narkotike.

Gjatë operacionit policor, fillimisht është sekuestruar substancë narkotike, e llojit marihuanë, me peshë 10 kg e 510gr, një armë zjarri me një karikator me 8 fishekë, dy automjete me targa vendore dhe tre telefona.

Në njoftim thuhet se aksioni ka vazhduar me kontrollimin e një shtëpie dhe një lokali, ku janë gjetur dhe sekuestruar dëshmitë tjera.

“Substancë narkotike, dyshohet të jetë e llojit marihuanë, me peshë 874 gram, katër fishekë, dy peshore elektronike, dy kuti me pajisje për pastrim të armëve, një foli plastike dhe të holla 3965 euro”.

Lidhur më rastin, janë ndaluar dy të dyshuar: N.I., (1985) dhe E.M., (2000).

“Po ashtu, policia ka informacione se i përfshirë në rast është edhe një i dyshuar tjetër, i njohur për policinë. Të dyshuarit janë intervistuar në prezencë të avokatëve dhe me vendim me shkrim të prokurorit kujdestar, janë ndaluar për 48 orë”, thuhet në njoftim.

Më Shumë

“V. Kryeziu” – Zgjidhje për rregullimin e oborrit të shtëpisë dhe hapësirave tuaja!

“V. Kryeziu” në Rahovec sjell zgjidhje moderne dhe profesionale për rregullimin e hapësirave tuaja të jashtme, me elegancë, cilësi dhe përkushtim në çdo detaj....

Luljeta Veselaj-Gutaj nuk do të kandidojë në zgjedhjet e 7 qershorit

Ish-deputetja dhe anëtarja e Partia Demokratike e Kosovës, njëherësh drejtoreshë e Arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj-Gutaj, ka njoftuar se nuk do të kandifojë në...

Lajmet e Fundit