8.7 C
Prizren
E mërkurë, 13 Maj, 2026
Home Blog Page 608

Hasani: Opozita e bashkuar mund të krijojë qeverinë, Kurti s’i ka numrat

0

Ish i burgosuri politik, ambasadori dhe ish- deputeti nga radhët e PDK-së, Nait Hasani, ka deklaruar se opozita është e gatshme të formojë qeverinë pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Sipas tij, nëse partia e parë nuk arrin të sigurojë shumicën brenda 10 ditëve, atëherë opozita do të marrë përgjegjësinë për krijimin e qeverisë së re.

“Në momentin që të bëhet certifikimi ne shpresojmë ti bëjmë numrat dhe ta formojë qeverinë sa më shpejt që është e mundur.

Ne kemi një vendim të Kushtetueses që i lejon edhe të dytin të bëjë qeverinë, nëse i pari nuk mund ta bëjë. Sepse kemi pas një bllokadë në vitet e mëhershëm dhe është kërkuar nga Gjykata Kushtetuese, ajo e ka dhe ai vendim vlen çdo herë. Nëse ai brenda 10 ditëve nuk ka mundësi t’i plotësoj kriteret kushte dhe numrat për ta bërë qeverinë natyrisht duhet t’i jepet mundësia të dytit.

Kështu që të dytit i kanë numrat si opozitë, 64 numa llogaritet që i ka opozita. Dhe kështu besoj që opozita do ta formoj qeverinë”, ka thënë Hasani.

Duke folur për raportet mes opozitës dhe partisë në pushtet, Hasani u shpreh skeptik për mundësinë e bashkëpunimit, duke përmendur si arsye retorikën e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

“Partitë opozitare kanë një bashkëpunim. Duhet të gjejnë bashkëpunim në bazë të interesit të vendit. Ndërsa në raport me partinë në pushtet nuk besoj që do të ketë një harmoni dhe bashkëpunim, për shkak se deklarimet e Kurtit kanë qenë aq të rënda aq fyese, sa nuk lejojnë një mundësi bashkëpunimi. Ai i ka quajtur 60 për qind të qytetarëve i ka quajtur hajvana. Kështu që hajvanat nuk mund t’i shkojnë të ia bëjnë qeverinë. Te PDK-ja nuk do ta gjejë një njëri që do t’i bashkëngjitet atij”, ka thënë Hasani në FIVE të Dukagjinit.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka fituar 396.022 vota, ose 42.27% të elektoratit, duke siguruar 48 ulëse në Kuvend. Megjithatë, ky rezultat e bën të vështirë formimin e qeverisë pa një koalicion.

PDK-ja, e cila ka dalë e dyta me 196.353 vota (20.96%), do të ketë 24 deputetë. Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka siguruar 171.249 vota (18.28%) dhe do të ketë 20 mandate, ndërsa koalicioni AAK-Nisma ka marrë 66.226 vota (7.07%) dhe do të përfaqësohet nga tetë deputetë.

Për herë të parë, Lista Serbe nuk ka siguruar 10 ulëset e garantuara për komunitetin serb, duke u ndalur në nëntë mandate. Ndërkohë, një vend nga komuniteti serb është fituar nga partia e Nenad Rashiqit, i cili shërbeu si ministër në Qeverinë Kurti II. /Dukagjini/

 

Distria Krasniqi fiton medaljen e argjendtë në Upper Austria Grand Prix 2025

0

Distria Krasniqi zë vendin e dytë në Upper Austria Grand Prix 2025!

Në xhiron e parë ishte e lirë, në xhiron e dytë ajo mposhti me Ippon, Jenna Schurr nga Amerika. Më pas, në çerekfinale, Distria shpërtheu me një Ippon tjetër, duke mundur Nikolina Nisavic nga Serbia.

Në gjysëmfinale ajo mposhti me Wazaari, garuesen Reka Pupp nga Hungaria.

Në finale, pas një beteje, Krasniqi u mund nga Iroha Oi nga Japonia, por arriti të kthehet në shtëpi me një medalje të jashtëzakonshme argjendi.

Arrestohen në Prizren dy persona të kërkuar, dërgohen në vuajtje të dënimit

0

Janë arrestuar dy persona të kërkuar në Prizren.

Sipas policisë, të dy janë dërguar në mbajtje, dhe janë të dënuar me mbi një vit burgim.

Më poshtë gjeni rastet e lartpërmendura:

-Me 06.03.2025,rreth orës 15:30 min  në Prizren, është arrestuar i kërkuari T K 33 vjeçar, m/sh/k, ndaj të cilit Gjykata Themelore në Prizren kishte lëshuar Urdhëresat, Ai ishte i kërkuar me urdhëresë gjyqësore nga Gjykata Themelore ne Prizren, për veprën penale “Posedim i narkotikëve .“

-Me 07.03.2025,rreth orës 10:00 min  në Prizren është arrestuar i kërkuari B.Q 45 vjeçar, m/sh/k, ndaj të cilit Gjykata Themelore në Prizren kishte lëshuar Urdhëresat, Ai ishte i kërkuar me urdhëresë gjyqësore nga Gjykata Themelore ne Prizren, për veprën penale “Vjedhje  “ dhe “Vjedhje e rënd”.

“Pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave policore, sipas urdhëresave të gjykatës, të njëjtit janë dërguar në vuajtje të dënimit T K në kohë zgjatje prej  një (1) viti  e  pesëmbëdhjetë (15) ditë  burgim dhe  B. Q  në kohë zgjatje prej  një (1) viti  e   pesë (5) muaj burgim”.

Kliko linkun: https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/648821627696959

Ministrit Damka i ndërpritet masa e arrestit shtëpiak

0

Gjykata Themelore e Prizrenit më 07.03.2025 i ka ndërprerë masën e arrestit shtëpiak, ministrit të Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka dhe familjarit të tij, Fuad Damka.

Ministri Damka dhe familjari i tij, dyshohet se i sulmuan fizikisht dhe i kanosën dy anëtarë nga Partia Turke e Lëvizjes Novatore në ditën e zgjedhjeve parlamentare në Kosovë më 09.02.2025. Masa e arrestit shtëpiak i është zëvendësuar me masën e ndalimit për t’iu afruar vendit apo personit të caktuar.

Fillimisht, ministri i Qeverisë së Kosovës ishte ndaluar për 48 orë, teksa ndaj tij gjykata kishte caktuar masën e arrestit shtëpiak, masë kjo që u zëvendësua këtë të premte me masën e ndalimit për t’iu afruar personave të dëmtuar në largësinë prej 50 metra.

“Gjyqtarja e procedurës paraprake, me datë 07.03.2025, ka marrë AKTVENDIM, ashtu që NDËRPREHET MASA E ARRESTIT SHTËPIAK, ndaj të pandehurve Fikrim Damka dhe Fuad Damka, menjëherë me ditën e sotme më datën 07.03.2025, dhe e njëjta Zëvendësohet me masën e ndalimit për t’iu afruar vendit apo personit të caktuar, e që do të zgjasë deri më datën 07.04.2025. OBGLIOHEN të pandehurit Fikrim Damka dhe Fuad Damka që në largësinë prej pesëdhjetë (50) metra të mos iu ofrohen personave të caktuar, respektivisht të dëmtuarve A.M., dhe M.J.”- thuhet në përgjigjen e Gjykatës Themelore të Prizrenit, dërguar KALLXO.com.

Nëse kjo masë nuk respektohet, sipas Gjykatës së Prizrenit të pandehurit do të shkojnë në paraburgim. Ndërprerja e masës së arrestit shtëpiak për ministrin Damka dhe familjarin e tij u propozua nga Prokuroria e Prizrenit.

“Prokurori i shtetit në propozimin për zëvendësimin e masës së arrestit shtëpiak me masën e ndalimit për t’iu afruar vendit apo personit ka theksuar se në këtë çështje janë siguruar provat materiale, janë dëgjuar të dëmtuarit, të pandehurit dhe dëshmitarët prandaj duke pasur parasysh rrjedhën e deritanishme të procedurës hetimore edhe me masën e propozuar mund të arritët në mënyrë të papenguar të zhvillohet procedura. “– thuhet mes tjerash në përgjigjen e Gjykatës së Prizrenit.

Gjyqtarja e procedurës paraprake ka vlerësuar kërkesën e Prokurorit të shtetit dhe ka gjetur se propozimi për zëvendësimin e masës së arrestit shtëpiak me masën e ndalimit për t’iu afruar vendit apo personit është i bazuar.Bazuar në Dosjen e Prokurorisë, dy të dyshuarit pretendohet se fillimisht i kishin sulmuar fizikisht dy anëtarët e Partisë Turke të Lëvizjes Novatore, Arda Malokun dhe Muharrem Jablen, e më pas i kishin kërcënuar se do t’i privonin nga jeta, duke iu drejtuar me fjalët: “Ju kalli të gjithëve, ju vras.”Ngjarja dyshohet të këtë ndodhur në një park, në lagjen “Kurile” të Prizrenit, në afërsi të selisë së Partisë Demokratike Turke të Kosovës.

Tre gjyqtarë fillojnë angazhimin e tyre në Gjykatën Themelore në Prizren

0

Sot, tre gjyqtarë, Leutrim Krasniqi, Lavdim Makshana dhe Senat Elshani, kanë filluar angazhimin e tyre në Gjykatën Themelore në Prizren, pas përfundimit me sukses të trajnimit fillestar për gjyqtarë në Akademinë e Drejtësisë. Ata do të fillojnë punën praktike dhe më pas do të caktohen në departamentet përkatëse të gjykatës, sipas ngarkesës dhe nevojave të saj.

Kryetarja e Gjykatës, Shpresa Emra, në një takim me gjyqtarët e rinj, i uroi ata për fillimin e ri dhe theksoi angazhimin e saj për bashkëpunim dhe mbështetje të plotë me qëllim të forcimit të sistemit gjyqësor. Ajo kërkoi gjithashtu që gjyqtarët të shfaqin përkushtim dhe angazhim të lartë në punën e tyre.

Aktualisht, Gjykata Themelore në Prizren ka gjithsej 34 gjyqtarë të shpërndarë në degët e saj: 28 gjyqtarë në Gjykatën Themelore në Prizren, 6 gjyqtarë në Degen e Suharekës, 2 gjyqtarë në Degen e Dragashit./PrizrenPress.com/

Diktatura në “Qytetin e Kulturës”: Prizreni ndalon shfaqjen teatrale!

0

Fahri Musliu

Dje, më 6 mars, e lexova në portalin Koha.net shkrimin mbi vendimin për ndalimin e shfaqjes teatrale “Të gjashtët kundër Turqisë”, në Prizren, të autorit të mirënjohur, Jeton Neziraj, pjesë kjo e cila është në repertorin e rregullit të Teatrit Kombëtar në Prishtinë, është shfaqur në disa qytete të Kosovës dhe në shumë skena evropiane me kritika pozitive, dhe ky shkrim më la pa tekst.

Fjala është për ndalimin e dytë të shfaqjes në fjalë (e para në dhjetor 2024), kësaj radhe me vendim dhe urdhër direkt të kryetarit të Komunës së Prizrenit, Shaqit Totaj, e me trysni dhe kërkesën e prerë të Ambasadës dhe Konsullatës së Turqisë në Kosovë. Me çfarë të drejte ndërhyjnë me kërkesë ultimative përfaqësuesit diplomatik të Turqisë mike dhe prej kur duhet zbatuar qëndrimet e diplomatëve të huaj për ngjarjet kulturore?.

Më e keqja e kësaj “ngjarje” është “ultimatumi” është bërë me kërkesë të drejtuesve të një subjekti politik të komunitetit turk në Prizren, të cilët i referohen titullit të shfaqjes (ku gjoja fyhet pushteti i Turqisë) por nuk besoj se e dinë përmbajtjen. Mirëpo a mundet një subjekt i tillë politik i një komuniteti jo-shumicë të vendos për një ndalesë të tillë, çfarë funksioni ka dhe kundër dëshirës së popullatës shumicë?

Nuk mund të vija në vete se çfarë po lexoj, dhe kjo po ndodh në qytetin tim me urdhër të kryetarit të Komunës, në rolin e censorit politik, të cilin vendim drejtorit të Teatrit të Qytetit, si organizatorit të shfaqjes, ia ka kumtuar drejtori i Kulturës, Adem Morina si bashkë-censor, edhe pse obligimi i tij është që t’i mbrojë vlerat kulturore dhe të kundërshtoj vendime të tilla. Por ky vendim flet për të dy këta zyrtar sa e njohin rëndësinë e kulturës e veçmas rolin e teatrit, ndonëse kryetari është adhurues e aktivist i madh i artit muzikor.

Me çfarë të drejtë e bënë këtë kryetari kur nuk ka as kompetencë. Të ndalosh një shfaqje teatrale në sistemin demokratik është krim sikur ta vrasësh njeriun e pafajshëm. Ndalesa të tilla ndodhin në shtetet diktatoriale si Koreja Veriore, Bjello Rusia apo ato teokratike si Irani a Arabia Saudite, por jo në ndonjë shtet demokratik evropian, e veçmas jo në Kosovës e cila nga pushtetarët po konsiderohet si “demokraci më e avancuar në rajon”, e nuk ka ndodhur as në kohën e monizmit komunist?

Kah po shkon Kosova e veçmas Prizreni që po quhet “Qytet i kulturës”. A duhet të heshtet ky vendim i kryetarit për t’ia bërë qejfin diplomacisë së një shtet tjetër. Prandaj kryetari për këtë vendim duhet të jap përgjegjësi, madje tu kërkojë falje qytetarëve dhe si akt moral të ofroj dorëheqje. Sepse, nëse sot ndalohet një shfaqje teatrale që e kritikon një rast shumë tragjik për shtetin e Kosovës, atëherë çka mund të presim nesër në qoftë se ndonjë diplomat i huaj i kërkon kryetarit të ndërmarr ndonjë masë tjetër më radikale.
Shfaqjet teatrale i nënshtrohen kritikës profesionale e të publikut, e jo kritikës apo tekeve të politikës a të pushteteve.

Teatri ç’ prej se ekziston e ka funksionin e kritikës së dukurive negative në shoqëri dhe misionin, jo për ta ndryshuar politikën por për të ndikuar në ndryshimin e saj, dhe për t’i vetëdijesuar qytetarët që të mos pajtohen, ti kundërshtojnë dhe luftojnë dukuritë negative në shoqëri dhe shtet. Kështu ka ndodhur që nga fillet e shfaqjeve të para teatrale, tragjedive dhe komedive të antikës greke e romake, prej shekullit 5 p.e.r.

Kujtoj se Trupa e Teatrit të Prizrenit, si organizatore e shfaqjes, në shenjë proteste kundër censurës, duhet të hidhet në grevë, kurse OJQ e kulturës që nuk janë të pakta në kuadër të rrjetit të tyre RROK, dashamirët e teatrit, aktivistët e shoqërisë civilë, qytetarë akademik, studentë, drejtues të partive politike dhe qytetarët duhet të protestojnë në Sheshin e Shatërvanit dhe para “Shtëpisë së Bardhë”. Me këtë duhet t’ia kujtojnë kryetarit dhe të dëshmojnë se Prizreni është qytet i kulturës ku edhe janë bërë hapat e parë në aktrim në Kosovë.
Sepse kur njëherë i hapet dera të keqes, ajo nuk ka të ndalur. Heshtja nënkupton pajtim me të keqen. Pra, Heshtja VRET!

Shpresoj se pushteti aktual nuk do të më hakmerret edhe për shkak të këtij teksti kritik, siç ka vepruar gjatë tre viteve të shkuara për subvencionimin e projekteve kulturore ,veçmas që kanë të bëjnë me jetën dhe veprën e aktorit më të madh shqiptar të filmit, me f amë botërore, Bekim Fehmiut, por edhe për vepra tjera.

Veç për 29 sekonda: Distria Krasniqi e demolon xhudisten nga Serbia

0

Distria Krasniqi e ka mposhtur pa asnjë telashe serben Nikolina Nisheviq.

Ndaj saj fitoi me Ippon të bukur pas vetëm 29 sekondave luftë.

Përballja e Krasniqit me serbein Nishaviq ishte në çerekfinale të Grand Prix “Upper Austria”.

Teqeja e Melamive drejt restaurimit, QRTK në Prizren nis hartimin e projektit

0

 

Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren në kuadër të angazhimeve për hartimin dhe zbatimin e projekteve për mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore, ka kryer matjet në Teqen e Melamive në qendër të qytetit.

QRTK Prizren e ka cilësuar këtë Teqe si njëri prej monumenteve të rëndësishme të Prizrenit, që është i përfshirë në Ligjin për Qendrën Historike të Prizrenit dhe në Listën e Trashëgimisë Kulturore.

“Kjo teqe vazhdon të jetë aktive dhe të ruajë vlerat e saj të çmuara. Në bashkëpunim me pronarët, poseduesit dhe shfrytëzuesit e objektit, QRTK-Prizren ka përfunduar matjet dhe ka filluar hartimin e projektit për restaurimin e saj. Ky projekt do të mundësojë ruajtjen dhe rikthimin e shkëlqimit të kësaj pasurie kulturore, duke garantuar që brezat e ardhshëm të kenë mundësinë ta trashëgojnë këtë monument të rëndësishëm historik”, thuhet në njoftimin e QRTK-së në Prizren.

Ruajtja e trashëgimisë kulturore sipas QRTK-së në Prizren është një përgjegjësi e përbashkët, dhe se me përkushtim dhe bashkëpunim, sigurohet që historia dhe identiteti të mbeten të gjalla.

Bashkimi përforcohet me kampionen Brooque Williams

0

Skuadra e femrave të Bashkimit ka siguruar një goditje të madhe në merkato duke nënshkruar me Brooque Williams, një basketbolliste amerikane me një karrierë të pasur në basketbollin evropian.

Williams vjen në Prizren pas një sezoni të suksesshëm me Olympiacosin, ku fitoi titullin kampion në Greqi. Gjatë karrierës së saj, ajo ka luajtur në disa nga ligat më të forta të Evropës, përfshirë Francën, Italinë, Spanjën, Turqinë, Izraelin dhe Greqinë, duke u shquar si një lojtare e gjithanshme dhe lidere në parket.

Lajmin për afrimin e saj e ka konfirmuar vetë klubi KBF Bashkimi, duke e mirëpritur me fjalët:

“Një kampione, bashkohet me ekipin kampion. Brooque Williams është lojtarja më e re e ekipit tonë deri në fund të sezonit. Williams ka përvojë të madhe në Evropë, ku ka luajtur me sukses në Francë, Itali, Spanjë, Turqi, Izrael e Greqi, do të jetë forcë shtesë për ne. Sezonin e fundit, ajo fitoi titullin e kampionit në Greqi me Olympiacosin. Mirë se vjen, Brooque në familjen ‘portokall e zi’ të Bashkimit! Welcome Brooque!”

Ky përforcim i jep Bashkimit një armë të fuqishme në garën për trofetë e këtij sezoni, duke rritur ambiciet e ekipit për sukses në skenën e basketbollit kosovar./PrizrenPress.com/

Prizren: Policia në kërkim të një personi, dyshohet për vjedhje

0

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët për identifikimin dhe arrestimin e një personi.

Në njoftim thuhet se i dyshuari kërkohet për vjedhje.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren-Sektori i Hetimeve të Stacionit Policor në Prizren, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personave të kërkuar me autorizim të Prokurorisë Themelore në Prizren, me qëllim identifikimit dhe lokalizimin të tij lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Personi i pa njohur NN

Personi kërkohet, për veprën penale “Vjedhje” e cila ka ndodhë me datë 20.10.2023 në parkingun e qendrës tregtare e cila gjendet në rrugën “Brigada 125” në Prizren.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të kërkuar në fotot e bashkangjitura, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)
– 029 244 -740 –Stacioni Policor Prizren
– E-mail adresa: [email protected]