Home Blog Page 6070

Driton Çaushi në Prizren: Pushteti është në panikë

0

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje! Driton Çaushi, ka thënë se pushteti është në panikë.

Sipas tij, Vetëvendosje është në momentet më të mira në krijimin e besimit të qytetarëve.

“Kurrë nuk ka pasur moment më të mirë të saj të besimit nga qytetarët, të cilët po kërkojnë ndryshime. Ky fakt ka futur në panik pushtetin, i cili po e dëshmon këtë edhe me rastin e fundit, pas sulmit ndaj aktivistit të LVV-së, Agron Kabashi” tha Çaushi në Prizren,transmeton TVPZ,shkruan PrizrenPress.

Këshilli i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren, ka mbajtur mbledhjen e IX-të radhës.

Kryetari i Qendrës së LVV-së, Artan Abrashi, tha se janë duke punuar intenzivisht me qytetarët.

“Ne si Qendër po punojmë intensivisht në terren, duke zhvilluar takime të shumta me qytetarë, me të cilët po bashkëbisedojmë për shumë çështje që po i preokupojnë dhe shqetësojnë ata”, tha Abrashi./PrizrenPress.com/

Doktori nga Prizreni: Pacientja me xham në sy nuk priti 40, por 20 minuta

0

Një rast që ka kërkuar mbrëmë ndihmë në Spitalin e Syve në Prizren, nga ankuesi është thënë se nëna e tij ka pritur 40 minuta me një copëz xhami në sy, në mungesë të doktorit në këtë spital.

Por këtë të hënë është doktori në fjalë që ka dërguar një demant ndaj palës së ankuar, e cila përveç që ka thirrur policinë, ka shkruar edhe në klankosova.tv.

Dr. Bulent Kirle ka reaguar ndaj pacientes dhe të birit të saj, ku ka thënë se rasti nuk ka qenë urgjent.

Ai më tej ka thënë se pacientja në atë gjendje nuk ka pritur 40 minuta, por për gjysmë më pak, pra 20, njofton Klan Kosova.

Më poshtë keni demantin që ka bërë doktori Kirle si dhe infermieri i repartit të syve, Latif Shabani.
drdr1

Nexhat Krasniqi pranoi fajin për vrasjen e Enver Kelmendit nga Balinca e Malishevës

0

Në gjykimin për vrasje të rëndë që lidhet me vrasjen e Enver Kelmendit nga fshati Balincë, i akuzuari Nexhat Krasniqi u deklarua i fajshëm.

Nexhat Krasniqi e pranoi vrasjen e kryer vitin e kaluar kur u pyet në gjykatë në lidhje me akuzën

Vrasja kishte për motiv përfitimin e dobisë pasurore.

Para se Krasniqi ta deklaronte fajësinë, prokurori i Prokurorisë Themelore të Gjakovës, Ali Uka lexoi aktakuzën ndaj tij.

“Me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete, ka privuar nga jeta tani të ndjerin Enver Kelmendi nga fshati Balincë. Ditën kritike, rreth orës 11, i pandehuri Nexhat (Krasniqi) e kishte thirrë përmes telefonit të ndjerin Enver (Kelmendi) që të vijë në shtëpinë e tij në Malishevë për të pirë nga një kafe dhe me të shkuar te shtëpia e të pandehurit”, tha prokurori Uka.

Sipas përshkrimit të rastit nga ana e prokurorit, kur Krasniqi dhe viktima ishin ulur në shkallët e një shtëpie në ndërtim e sipër, për një moment i pandehuri kishte nxjerrë nga brezi një revole shtatëshe dhe me një të shtënë e kishte qëlluar të ndjerin Enver Kelmendi në pjesën e pasme të kokës.

Ai më tutje konstatoi se Krasniqi mori nga viktima një shumë të hollash prej 10 mijë euro dhe u angazhua për t’i fshehur gjurmët.

“Pas këtij momenti i pandehuri nga xhamadani I viktimës mori një shumë të hollash prej 10 mijë euro të ndara në dy pjesë e të lidhura me llastëk si dhe telefonin e tij dhe më pas e mori trupin e viktimës e futi në bagazhin e veturës Golf 4 pronë e të ndjerit dhe menjëherë doli nga oborri i tij e me qëllim të zhdukjes së gjurmëve të veprës penale”, tha prokurori Uka.

Prokurori tha se Kelmendi e kishte dërguar trupin e viktimës në një vend afër fshatrave Mirushë dhe Carravranë të Malishevës, e kishte lënë veturën aty, telefonin ia kishte hedhur në disa shkurre jo fort larg vendit të ngjarjes, ndërsa armën e kishte fshehur në një vend të panjohur.

Shpallja e aktgjykimit do të bëhet më 30 mars.

Kallxo.com kishte raportuar për vrasjen që kishte ndodhur në Malishevë.

Zafir Berisha: Nisma do ta fundosë “Klanin Pronto” në Prizren

0

Kryetari i Degës së Nismës, Zafir Berisha ka treguar arsyen pse duhet të mbështetet ky subjekt politik në Prizren. Sipas tij, Nisma është subjekti i vetëm që mund t’i japë fund kapjes së Prizrenit nga “Klani Pronto”

“Arsyet fundamentale pse qytetarët e Prizrenit duhet të mbështesin NISMA-në është se Prizreni asnjë herë nuk është përfaqësuar meritueshëm në institucionet qendrore”, shkruan Berisha në Facebook.

“Kultura politike e qytetit të Prizrenit ka munguar në institucionet qendrore, institucione të cilat për fat të keq kanë qenë të zaptuara nga mentaliteti provincial dhe logjika e bajraktarëve mesjetar!”

“Duke i dhënë fundë kapjes së qeveris komunale në Prizren nga ,”Klani Pronto” ne e paralajmrojmë fundin e kapsjes së shtetit nga koalicioni PDK-LDK-SERBSKA”/PrizrenPress.com/ .

Nis pastrimi i një dege të lumit “Mirusha”

0

Gjatë vikendit dhe sot është duke vazhduar pastrimi i përroskës, degë e lumit “Mirusha”, e cila kalon në një pjesë të qytetit të Malishevës.

Kjo përroskë, është një kanal i madh shkarkues i ujërave, që vijnë nga Malet e Berishës dhe derdhet në lumin “Mirusha”, ndërsa gjatë shirave, disa herë ka pasur edhe përmbytje, si pasojë e bllokimit për shkak të hedhjes së mbeturinave.

Punimet në pastrimin e kësaj dege te lumit, i ka parë nga afër edhe nënkryetari i Komunës së Malishevës, Rexhep Mazreku, i shoqëruar edhe nga drejtorët përgjegjës. Nënkryetari Mazreku, me këtë rast, u ka bërë thirrje qytetarëve që to mos i gjuajnë mbeturinat në të, sepse, krahas erës së keqe, po shkaktohen edhe përmbytje.

Ndërsa drejtori i Urbanizimit, Ahmet Morina, ka bërë më dije se pastrimi i kësaj dege të lumit, ka filluar gjatë vikendit dhe është duke u punuar pandërprerë në pastrimin e tërësishëm të saj, duke filluar nga hyrja në Malishevë, e deri në lidhjen e saj në lumin “Mirusha”.

Disa këshilltarë të Prizrenit kontestojnë procesin zgjedhor të këshillave lokale të fshatrave

0

Procesi i zgjedhjes së këshillave të fshatrave dhe lagjeve të Prizrenit është kontestuar nga disa këshilltarë të Kuvendit të Komunës.

Këta anëtarë të KK-së kanë konsideruar se procesi në fjalë është zhvilluar në kundërshtim me dispozitat ligjore, përkatësisht se është shkelur Statuti i komunës, shkruan sot Koha Ditore.

Në të njëjtën kohë kanë adresuar kritika se këshillat e fshatrave janë partizuar skajshmërisht. Por këto pretendime janë hedhur poshtë nga anëtarët e Komisionit për zgjedhjet e këshillave të lagjeve, fshatrave dhe vendbanimeve.

Komisioni i emëruar nga KK-ja, në bazë të rregullores përkatëse ka përmbyllur zgjedhjet për këshillat lokalë në 77 lokalitete, duke përfshirë të gjitha lagjet dhe shumicën e fshatrave.

Rrëfimi: Enver Hoxha dha urdhër për arrestimin e Ismail Kadaresë si komplotist

0

Ndiqej Kadare nga Sigurimi i Shtetit, apo ishte bashkëpunëtor me të? A e ka glorifikuar figurën e Enver Hoxhës? Përse ekzistojnë aq shumë dokumente me spiunime ndaj Kadaresë?…

Këto çështje e të tjera të ngjashme, që sillen rreth figurës së shkrimtarit të madh, rigjallërohen herë pas here me rastin e daljes së ndonjë libri apo me afrimin e vjeshtës, kur ndahen edhe çmimet “Nobel”.

Për çështjen nëse Kadare ndiqej apo ishte pjesë e Sigurimit të Shtetit, me përgjegjësi tregon një nga ato figura që me shumë gjasë dosjet me emrin “Ismail Kadare” përsipër i ka kaluar vetë nëpër duar.

Bëhet fjalë për Qemal Lamen, kryetar i Hetuesisë së Përgjithshme të Shqipërisë në vitet 1981-1992.

Ekskluzivisht për gazetën “Panorama”, Lame pranon se Kadare ndiqej nga Sigurimi i Shtetit, madje me urdhër të vetë Enver Hoxhës kishte filluar përgatitja e dosjes për arrestimin e Kadaresë.

“Në vitet 1981 dhe 1982, me iniciativën dhe interesimin direkt të Enver Hoxhës dhe të Ramiz Alisë është urdhëruar dhe kërkuar nga Sigurimi i Shtetit dhe nga Hetuesia përgatitja e dokumenteve procedurale për arrestimin e Ismail Kadaresë, me akuzat e rënda për veprimtari armiqësore si bashkëpunëtor në komplotin e kryesuar nga Mehmet Shehu”, thotë Lame. Ndërsa pas largimit të tij në Francë, Ramiz Alia ka kërkuar ndjekjen penale të tij si “tradhtar”.

Henyr: Nuk e di nëse mund ta zëvendësoj Wengerin

0

Legjenda e Arsenalit, Thierry Henry, nuk është i sigurt nëse është i gatshëm ta zë vendin e Arsene Wengerit në postin e trajnerit të Topçinjve.

Strategu francez është nën shënjestër të kritikave dhe spekulohet se mund të tërhiqet nga detyra aktuale.

Atij i skadon kontrata në fund të sezonit, ndërsa ende nuk dihet se çfarë vendimi do të marrë klubi.

Njëri nga kandidatët për ta zënë vendin e Wenger është 39 vjeçari Henry, i cili thotë se ka akoma shumë për të mësuar.

“Nuk varet nga unë, janë disa gjëra që duhen respektuar, është klubi im i zemrës… Emri im është përmendur si zëvendësues i Wenger, e kam dëgjuar këtë. Mirëpo, është vështirë për mua që të flas rreth kësaj, pasi kam shumë respekt për gjithçka që ka bërë trajneri”, ka thwnw Henry pwr Canal+.

“A jam i gatshëm? Nuk e di dhe askush nuk e di, por më duhet që ta mësoj punën”, ka deklaruar Henry./Insajderi.com

Yllit të Realit i pengojnë fotografët dhe gazetarët

0

James Rodriguez ka bërë një gjest të turpshëm në hotelin ku po qëndron Kombëtarja e Kolumbisë.

Duket se yllit të Real Madridit, James Rodriguez, nuk po i pëlqen shumë të ndiqet nga gazetarët apo ka edhe diçka personale me ta, pasi nga dritarja e hotelit është parë duke bërë një gjest të turpshëm ndaj tyre.

Ai ua ka ngritur gishtin e mesëm fotografëve dhe gazetarëve që po pritnin jashtë Kombëtaren, gjest ky që është duke u komentuar shumë nga gjitha mediat botërore.

Drejtësia vuan nga mungesa e përgjegjësisë dhe llogaridhënies

0

Mungesa e llogaridhënies dhe përgjegjësisë, që është instaluar në Kosovën e pasluftës dhe trashëguar edhe në kohën e sotme në të gjitha instancat e shtetit, përfshirë edhe drejtësinë, po vazhdon të jetë një nga pengesat më serioze në rrugën e integrimeve evropiane, por më kryesorja për një sundim të fortë të rendit e ligjit. Analistë dhe njohës të kësaj fushe thonë se heshtja e institucioneve të drejtësisë dhe e personave përgjegjës në këtë drejtim, mund të interpretohet si pjesë e papërgjegjësisë profesionale ose mungesë e guximit për të vepruar, derisa sipas tyre, pavarësisht kësaj gjendjeje të rëndë, për çudi nuk është parë asnjë dorëheqje e ndonjë ministri të dështuar të drejtësisë, por as shkarkim të ndonjërit nga krerët e kupolës së inkriminuar të Gjyqësorit. Ndaj është shtruar edhe çështja se a mund të ecë drejtësia përpara në vendin tonë, pa pasur llogaridhënie?

Profesori universitar, Nexhmedin Spahiu, në një prononcim për gazetën “Kosova Sot” ka thënë se në sistemin gjyqësor ekziston tradita e llogaridhënies para partisë, siç ishte në kohën e sistemit monist kur llogaridhënia i është dhënë partisë, lidhjes së komunistëve.

“Në sistemin demokratik llogaridhënia i jepet opinionit publik, në radhë të parë një mekanizmi që kontrollon Gjyqësorin. Në një sistem demokratik është në radhë të parë ndjenja patriotike dhe përkushtimi patriotik ndaj vendit dhe vlerat morale, të cilat sistemi gjyqësor i posedon, pasi kur përzgjidhen juristët, përkatësisht gjykatësit dhe prokurorët ata duhet të jenë shembull i moralitetit, por tek ne kjo ndjenjë patriotike akoma nuk është instaluar në sistemin gjyqësor por edhe në shumë fusha të tjera, ku është mekanizmi kryesor i përgjegjë- sisë. Ne nuk kemi parë nga asnjë president dhe as nga i tanishmi, që të kërkojë llogari nga aspekti i vartësve e lëre më ndaj atyre në sistemin gjyqë- sor. Pra, institucioni i presidentit është ai, i cili do duhej të kërkonte llogari për azhuritetin e shumë punëve në gjyqësor”, është shprehur Spahiu. Ai shton se që nga fillimi nuk kemi pasur një ministër, i cili ka qenë azhur dhe ka qenë kërkues i llogarisë për atë se çfarë po ngjet në sistemin e drejtësisë që në momente të caktuara duke e ofruar edhe dorëheqjen. “Në drejtësi kanë ndodhur skandale të shumta deri tek ky i fundit siç është vdekja e Astrit Deharit”, është shprehur Spahiu për “Kosova Sot”.

Dibrani: Mungesë guximi për të vepruar Analisti Shefqet Dibrani thotë se heshtja e institucioneve të drejtësisë dhe e personave përgjegjës në këtë drejtim, mund të interpretohet, si pjesë e papërgjegjësisë profesionale ose mungesë e guximit për të vepruar. Tutje Dibrani mendon se sistemi i garniturës komuniste i ka përgjegjësitë për qitjen përtokë të drejtësisë kosovare, e cila edhe sot e kësaj dite vuan nga mentaliteti i atij sistemi. Ai shtoi se edhe servilizmi dhe peshqeshi që zakonisht iu jepet zyrtarëve të drejtësisë, avokatëve, gjyqtarëve e prokurorëve është vazhdimësi e atij sistemi.

“Për fat të keq kjo mani është bartur, është ushqyer dhe është mbufatur tej mase, sa sot ngjason me zamkën, një rrëshirë që gjendet në trupin e bredhit, e cila dëmton kualitetin e drurit, lëndës prodhuese. Ky krahasim më duket se i përshtatet gjendjes së përgjithshme në Kosovë, në institucionet e së cilës kudo ka zamkë. Në anën tjetër, siç dihet çështja e dorëheqjeve është kodi më i lartë i përgjegjë- sisë, por dorëheqja, gjithmonë nuk ka të bëjë me fajësinë, dorëheqja më shumë ka të bëjë me pamundësinë për ta realizuar një premtim dhe për të mos e dëmtuar procesin më tej. Tërhiqen për të krijuar mundësi të reja, e kjo gjë është normë në të gjitha sistemet demokratike. Por, vetëm konkurrenca e mirëfilltë do të qesë në pah kuadrot e afta, të cilave u hap perspektivë, ngase ashtu sikurse në tregti që konkurrenca i relativizon çmimet dhe ua heq nga dora monopolin grupeve të inkriminuara po ashtu edhe në drejtësi e në dije konkurrenca e rrit performancën e prokurorëve dhe gjyqtarëve, duke ndikuar drejtpërdrejt në reformat, të cilat janë të domosdoshme për sistemin e drejtësisë dhe kudo tjetër në Kosovë”, shtoi ai. Dibrani nënvizon më tej theksoi se tek të gjithë individët dhe institucionet, që janë përgjegjëse për dështim ose janë të involvuar në krim e kriminalitet mungon vullneti, derisa, sipas tij, për grupet dhe individët që kanë vullnet për ta reformuar një sistem duhet një mbështetje e jashtme, e cila do të bënte presion tek zyrtaret kompetent për t’iu nënshtruar sistemit të përgjegjësisë, reformës dhe ndryshimeve substanciale..