23.5 C
Prizren
E diel, 24 Gusht, 2025
Home Blog Page 6073

Flamuri kuq e zi radhitet i 5’ti më i vjetri në botë

0

Ndër pesë flamujt më të vjetër në botë është radhitur edhe flamuri kuq e zi, flamuri shqiptar.

Flamuri i Shqipërisë, është bërë në vitin 1443. Ndër flamujt tjerë që janë radhitur nga më të vjetërit në gjithë botën, është flamuri skotlandez që u krijua në vitin 832, njëherësh i cili cilësohet si flamuri më i vjetër në botë.

Vendin e dytë e zë flamuri austriak, i cili u krijua në vitin 1230.

Flamuri i tretë më i vjetri në botë radhitet ai i Latvisë i cili u krijua në vitin 1280, ndërsa në vendin e katërt është ai i Danimarkës i cili u krijua më 1370 (ndoshta edhe më herët).

Flamuri i Shqipërisë është radhitur i pesti në këtë listë, kështu duke treguar historinë e krijimit të tij.

Flamuri është bërë në Krujë, me të cilin është shpallur pavarësia e Shqipërisë me 28 nëntor. 1912.

Amerika sot feston 240 vjetorin e Pavarësisë

0

Shtetet e Bashkuara të Amerikës sot festojnë Ditën e Pavarësisë. Sivjet, 4 Korriku shënon 240 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) nga Britania e Madhe, në vitin 1776, kur 13 kolonitë e asaj kohe shpallën pavarësinë dhe lirinë e tyre nga qeverisja britanike.

Dokumenti i Shpalljes së Pavarësisë së SHBA-ve është njëri ndër dokumentet-ndoshta dokumenti politik më me rëndësi në botë – që përcaktoi fatin dhe kornizën për mbijetesën dhe rritjen e këtij vendi, por është gjithashtu edhe dokumenti i cili frymëzoi lëvizje të njëjta për pavarësi, anë e mbanë botës.

Shpallja e Pavarësisë së Amerikës shënoi shkëputjen e kolonive nga Britania e Madhe 240 vjet më parë, por ajo ishte vetëm fillimi i vendosjes së lirisë në këtë vend, pasi në atë kohë në shumë koloni praktikohej skllavëria, gratë nuk gëzonin të gjitha të drejtat për të cilat bëhej thirrje në Shpalljen e Pavarësisë dhe fatkeqësisht indiano-amerikanët vendas u detyruan të shpërnguleshin nga toka e tyre ndërkohë që kolonët e ri kishin filluar të vendoseshin anë e mbanë vendit.

Por prej nënshkrimit të këtij akti dramatik para më shumë se dy shekujsh, përpjekjet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të siguruar barazi dhe të drejta të barabarta për të gjithë, kanë triumfuar me shumë fitore gjatë dekadave të kaluara, prapë se prapë ekziston vetëdija se mbetet shumë për t’u bërë dhe se ruajtja e këtyre të drejtave që na i ka falë Perëndia dhe natyra, kërkon vigjilencë të vazhdueshme për t’i ruajtur ato, sidomos nga intervenimet e qeverisë e cila ka për detyrë t’i mbrojë dhe jo të shkatërrojë li ritë dhe të drejtat e popullit.

E për çdo vit, pavarësia e SHBA-së festohet edhe në Kosovë. Për nder të kësaj ditë të premten Ambasada Amerikane në Kosovë, ka organizuar një ndejë në të cilën kanë marrë pjesë personalitete të ndryshme të Kosovës.

Kryesia e Kuvendit mblidhet sot, Grabovci pret që demarkacionin ta procedojë Qeveria

0

Kryesia e Kuvendit do të mbajë sot takimin e radhës ku pritet që të caktohet seanca e re. Në seancën e re për datën e së cilës do të vendoset nga anëtarët e Kryesisë janë paraparë 11 pika të rendit të ditës.

Në seancë pritet që të shqyrtohet dy projektligjeve si dhe të shqyrtohen tri raporte, ai i Radio Televizionit të Kosovës, i Zyrës së Rregullatorit për Energji si dhe për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Demarkacioni, misioni i Nuland në Kosovë

0

Zyrtarja amerikane, Victoria Nuland, në fund të kësaj jave do ta vizitojë Kosovën, ku do të bisedojë me përfaqësuesit e partive politike në vend për zgjidhjen e çështjes së demarkacionit me Malin e Zi dhe për disa tema të tjera.

Derisa pozita shpreson se zyrtarja e lartë amerikane do t’i ndihmojë në këtë drejtim, përfaqësuesit e opozitës thonë se nuk bëjnë kompromise me territor

Ndihmësja e sekretarit amerikan për Evropë dhe Euro-Azi, Victoria Nuland, në fund të kësaj jave (10 korrik 2016) do ta vizitojë Kosovës, ku pritet të diskutojë me përfaqësuesit e pozitës dhe opozitës për zgjidhjen e çështjes së demarkacionit me Malin e Zi, njëri nga kriteret e Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave.

Sipas burimeve të gazetës “Zëri”, Nuland përpos demarkacionit, do të kërkojë nga drejtuesit e institucioneve të vendit edhe luftimin e korrupsionit, vazhdimin e dialogut me Serbinë etj.

A e ka bërë Besim Dina hundën operacion?

0

Humoristi dhe moderatori Besim Dina, ka ironizuar pafundësisht me hundën e tij, që shpesh në emisionet e tij e ka vënë totalisht në qendër të vëmendjes, shkruan “Kosovarja”.

Ndonëse hunda e Besimit në çdo edicion të “Oxygen”-it është protagoniste, ajo nuk po duket keq.

Në fillimet e karrierës, hunda e humoristit me gjithë mend dukej më e madhe, por tani jo edhe aq, shkruan “Kosovarja”.

Shikoni se si dukej dikur e si tani: /Kosovarja/

“Ec ma ndryshe” ka kërkuar para tre muajsh që shteti t’ia marrë objektin Kishës Katolike

0

Objekti i trashëgimisë kulturore i mbrojtur me Ligj e që është aset i përfshirë në Listën e Trashëgimisë Kulturore nën Mbrojtje të Përkohshme të MKRS-së, si pjesë e Kompleksit të Kishës Katolike, Zonja Ndihmëtare, është përfshirë nga zjarri për të tretën herë.

Organizata që merret me mbrojtjen e trashëgimisë kulturore në Prizren, “Ec ma ndryshe”, në fakt qysh në djegien e dytë të këtij objekti kishte kërkuar nga Ministria e Kulturës si organi kompetent që ta marrë nën mbrojtje këtë objekt, pasi Kisha Katolike e ka dëshmuar se nuk ka kapacitete ta mbrojë.

“Para tre muajve, menjëherë mas djegies se dytë kemi kërkuar prej institucioneve të ja marr ndërtesën Kishës Katolike, sepse ketë e parasheh ligji, po asnjë veprim nuk është ndërmarrë prej asaj kohe. As hetime e ndonjë aktakuzë”, ka thënë Hajrullah Çeku, për Insajderin.

Në komunikatën e 9 prillit të “Ec ma ndryshe” i bëhet thirrje autoriteteve shtetërore që për këtë monument në përputhje me dispozitat e Ligjit për Trashëgimi Kulturore të iniciojnë kalimin dhe vendosjen në të drejta pronësore nën kontrollin dhe pushtetin e institucionit kompetent meqenëse shfrytëzuesi aktual ka ndërmarrë veprime të pamjaftueshme për ta mbrojtur atë.

Insajderi më herët ka raportuar se Kisha Katolike në fakt dëshiron ta shkatërrojë këtë objekt. Bazuar në deklarimet e Ministrisë së Kulturës, Kisha ka dorëzuar në Ministri kërkesën që ky objekt të shkatërrohet por nuk ka ofruar as fakte se pse duhet të shkatërrohet e as ndonjë plan konkret se çka të ndërtohet aty.

“Edhe sa herë duhen me ja shti flakën asaj ndërtese që komuna e Prizrenit, Ministria e Kulturës e Prokuroria me ndërmarr diçka? Çka jeni tu prit ma shumë, tri herë e kallën. Mosveprimi juaj nënkupton nxitje të atyre që po tentojnë me e heq qafe atë monument”, ka thënë Çeku.

E përderisa në rastin dytë të përfshirjes nga zjarri të kësaj shtëpie, autoritetet e Komunës së Prizrenit kishin hedhur dyshime se “zjarri është shkaktuar nga faktori njeri” në rastin e tretë ata nuk kanë edhe ende komente.

Insajderi ka tentuar të kontaktoj Drejtorinë e Emergjencave në Komunë por nuk janë lajmëruar. Ndërsa zëdhënësi i Komunës është shprehur të jetë i painformuar për djegien teksa drejtori i Qendrës Rajonale të Trashëgimisë në Prizren, ka thënë të jetë në pushime, jashtë vendit./Insajderi.com

45 vjet pa Jim Morrisonin

0

James Douglas Morrison ishte një këngëtar, kompozitor dhe poet amerikan, i cili është më së shumti i njohur si frontmen i bendit “The Doors”.

Për shkak të këngëve të tij, personalitetit të egër, performancave mbresëlënëse në skenë dhe rrethanave dramatike të vdekjes, ai njihet nga kritikët dhe fansat si njëri prej frontmenëve më ikonikë dhe me më së shumti ndikim në historinë e muzikës rock.

Jim lindi në Melbourne të Floridës më 8 dhjetor 1943, ndërsa vdiq në moshë 27 vjeçare në Paris, pikërisht më 3 korrik të vitit 1971. Morrison u gjet i vdekur në një vaskë, ndërsa nuk i është bërë autopsia. Në versionin zyrtar për vdekjen e tij thuhet si pasojë e pamjaftueshmërisë së zemrës.

“The Doors” u bë njëri nga grupet më të suksesshme të Rock n’ Rollit në vitet e gjashtëdhjeta dhe shtatëdhjeta dhe muzika e tyre vazhdon të dëgjohet sot e kësaj dite.

Këngët si “Light My Fire”, “The End”, “Break On Through”, “L.A. Woman”, “Riders On The Storm” etj., janë disa nga hitet e këtij bendi legjendar.

Pas vdekjes së Morrison, grupi pushoi së ekzistuari.

Ramushi me Anitën në bjeshkët e Suharekës

0

Anita Haradinaj, gruaja e Ramushit, ka treguar se kanë kaluar në bjeshkët e Suharekës. Këtë ka thënë se e ka bërë për të festuar ditëlindjen e liderit të AAK-së.

“Birthday Party ne Bjeshket e Suharekes!!! Shume ecje dhe shume tatpjeteze!!!!”, ka shkruar Anita në Facebook.

Arsenal blen një sulmues

0

Arsenal ka siguruar marrëveshjen e nënshkrimit të sulmuesit japonez Takuma Asano nga Sanfreçe Hiroshima, shkruan Goal.com.

The Gunners kanë konfirmuar lajmin këtë të diel duke thënë se tash ka mbetur që të kryhen edhe testet mjekësore.

“Takuma është një i ri i talentuar që ka për të dhënë shumë në të ardhmen.”

“Ai ka pasur paraqitje impresionuese që nga fillimi i karrierës së tij me Japoninë, dhe jemi duke vëzhguar atë tash e dy vjet”, ka thënë Wenger – trajneri i Arsenal.

Eksploziv në Stade de France

0

Forcat e Sigurisë së Francës besohet se kanë hasur në një sasi eksploziv te dyert e stadium Stade de France para ndeshjes së sonte çerekfinale të Euro 2016.

Tifozët të cilët janë afruar te stadiumi thuhet se kanë dëgjuar disa zëra, për të cilët kanë lajmëruar policinë të cilët iu kanë thënë se nuk mund të vazhdojnë tutje për shkaqe të sigurisë.

Një makinë me eksploziv njoftohet se është gjetur para stadiumit, ku Franca ndeshet me Islandën e cila eliminoi Anglinë herët këtë javë, shkruan DailyMail.