10.8 C
Prizren
E mërkurë, 5 Nëntor, 2025
Home Blog Page 6072

Rovena Dilo, topless në moshë jo më të re

0

Këngëtarja Rovena Dilo duket se ka dahsur t’i shkelmojë të gjitha problemet që po kalon duke publikuar një foto topless nga pushimet e saj.

Pak kohë më parë ajo humbi lokalin e famshëm në zonën e ish-bllokut në Tiranë, që iu morr nga dy politikanët Tom Doshi dhe Ndriçim Babasi.

Por tani Dilo duket se e ka lënë pas gjithçka dhe me foton e fundit të publikuar prej saj, gjërat duket se janë mëse mirë…

Në spitalin e Prizrenit vetëm në raste urgjente kryhen operime

0

Të gjithë ata pacientë që do t’i drejtohet Spitalit të Prizrenit,do të kthehen mbrapsht.

Operacionet, të cilat nuk kanë urgjencë, janë reduktuar deri në fillim të shtatorit.

Udhëheqësit e Spitalit të Prizrenit, kanë thënë për KTV se kjo praktikë e ndërprerjes së operacioneve jo urgjente apo të ftohta, siç njihen, daton qysh nga paslufta.

Përveç kësaj, pushimet verore dhe angazhimi më i madh i stafit në rastet emergjente ka shtyrë edhe spitalin e Prizrenit ta reduktojë punën e kirurgjisë.

Urrejtja e Enver Hoxhës për Fan Nolin

0

Kur Enver Hoxha prishi marrëdhëniet me SHBA-në, Noli shkruajti me të shpejtë: Shqipëria refuzoi ndihmën e Amerikës. Ndjeji o Zot, se s’dinë se ç’bëjnë”

Nga Kastriot Dervishi

Fan Noli është ndër figurat më të njohura të politikës shqiptare. Ka qenë deputet, ministër, kryeministër dhe shef misioni. Po ashtu ishte nismëtari i procesit të autoqefalisë të Kishës Ortodokse Shqiptare. Jeta e tij ka pasur suksese dhe dështime. Megjithatë, gabimet më të mëdha të jetës së tij si: grushti i shtetit i vitit 1924, kryesimi i KONARE-se në emigrim në vitet 1925-1931 dhe përkrahja ndaj qeverisë komuniste të Enver Hoxhës në vitin 1945, janë pranuar nga vetë Fan Noli. Nuk ka asnjë kuptim që të tjerët të vlerësojnë si merita pikërisht gjërat për të cilat Fan Noli është shprehur qartë me kohë se ka gabuar. Sot nuk po zgjatem shumë, por po vë në dukje dy fakte: kundërshtinë e parë të Nolit ndaj qeverisë komuniste të Enver Hoxhës dhe vënien e tij në ndjekje nga Sigurimi i Shtetit.

Kur Shqipërisë së sapodalë nga lufta i nevojitej ndihma, Fan Noli i shkruante zyrtarëve amerikanë:

“Në emër të Kishës Ortodokse Shqiptare në Amerikë dëshiroj t’ju falënderoj për dorë-hapjen të dhuratës me ushqime për popullin e Shqipërisë që vdesin prej urie. Kjo dhuratë do të jetë e mirënjohur prej gjithë shqiptarëve që dinë se Amerika duke dashuruar për liri ka qenë gjithnjë edhe akoma i qëndron miku më i mirë i tyre”.

Marrëdhëniet e Nolit me qeverinë komuniste u ftohën sapo kjo e fundit keqësoi raportet me SHBA-në gusht 1946.

Noli mësoi me dëshpërim se Shqipëria e drejtuar nga një aventurier si Enver Hoxha prishi marrëdhëniet dhe më pas refuzoi ndihmën e SHBA-së. Brenda një letre ku ishte një kryq i vizatuar, Noli shkruajti me të shpejtë: Shqipëria refuzoi ndihmën e Amerikës. Ndjeji o Zot, se s’dinë se ç’bëjnë”.

Që prej datës 3.11.1957 Fan Noli ndiqej prej Sigurimit të Shtetit (Zbulimi Politik). Nuk ka rëndësi fakti se aftësia për ta ndjekur e Sigurimit ishte zero, sesa konsiderimi i tij armik i pushtetit. Në dokumentin përkatës të çeljes së ndjekjes thuhej:

“Mbas çlirimit të Shqipërisë, shkruante mirë për pushtetin tonë popullor, ndërsa qëndrimi kohët e fundit ka qenë i lëkundur dhe është mbështetës kryesor i agjentët të zbulimit amerikan, Qerim Panariti, i cili nën udhëzimet e amerikanëve ka shfrytëzuar dhe shfrytëzon gazetën “Dielli” duke shkruar artikuj me përmbajtje reaksionare dhe shpif kundra qeverisë dhe regjimit të demokracisë popullore në vendin tonë”.

Fan Noli i është dashur si emër regjimit komunist për ta përdorur si personinkryesor te kundërshtarët e Ahmet Zogut. Fan Noli e kishte gjetur qysh prej vitit 1934 pajtimin me Ahmet Zogun. Armiqësinë e Nolit dhe Zogun e mbajtën ndezur vetëm historianët, si dhe produktet e nënproduktet enveriste.

(Së afërmi do publikoj një dokument të Enver Hoxhës në të cilin shprehet zemërata e këtij të fundit kundër Fan Nolit).

Varroset veterani i UÇK -së Ymri Krasniqi-“Mrici”

0

Në fshatin Hoçë e Qytetit të Prizrenit u varros veterani i UÇK -së Ymri Krasniqi-“Mrici”.

Në varrimin e tij, përveç bashkëluftëtarëve kanë marrë pjesë edhe shumë qytetarë . Pjesëmarrësit kanë vlerësuar lartë figurën e “Mric”-it.

Ai ishte pjesëtar i UCK-së në Brigadën 125 të Zonës Operative të “Pashtrikut”.

Ishte pjesë aktive në shumë aksione dhe beteja të UÇK-së, kryesisht në Vrri.

Gjatë viteve 90-të, ai ishte aktiv edhe në aksionin e pajtimeve të gjaqeve.
/PrizrenPress.com/

Superseksi

0

Ajo po shijon disa ditë pushime në Ischia të Italisë me të dashurin, Jeremy Parisi.

Modelja 36-vjeçare britanike, Kelly Brook befasoi me format e saj seksi.

Vërmicë, konfiskohen 116 kamera sigurie me vlerë mbi 10 mijë euro

0

Oficerët doganor në Vërmicë kanë parandaluar futjen ilegale të kamerave të sigurisë, gjatë kontrollit të ushtruar në një autobus që futej në Kosovë nga Shqipëria.

Në një njoftim për media thuhet se oficerët doganor kanë ndalur për kontroll një autobus me targa të Kosovës ku pas pyetjes së udhëtarëve dhe shoferëve, se nëse kanë për të deklaruar mallra apo të holla mbi dhjetëmijë euro, të gjithë janë përgjigjur se nuk kanë asgjë për deklarim.

Gjatë kontrollit të autobusit janë gjetur një sasi e konsiderueshme e kamerave të sigurisë, saktësisht 116 copë me vlerë mbi 10 mijë euro.

Oficerët gjithashtu kanë arritur të identifikojnë edhe personin, i cili ishte në posedim të mallrave, kundrejt të cilit është iniciuar procedura për kundërvajtje doganore.

Tërë sasia e mallrave (kamerave) është konfiskuar pasi që pala ka kryer kundërvajtje doganore.

Dokufest mbyllet sonte

0

Juritë e festivalit do të ndajnë çmimet në 6 kategori: Garën e Dokumentarëve nga Ballkani, Garën e Dokumentarëve për Ambientin, Garën e Dokumentarëve për të Drejtat e Njeriut, Garën e Dokumentarëve Ndërkombëtarë, Garën e Filmave të Shkurtër dhe Garën Kombëtare

Sonte në Prizren mbyllet festivali ndërkombëtar i filimit të shkurtër dhe dokumentar “Dokufest”. Ceremonia do të fillojë në ora 20:00 me shfaqjen e filmit “Close up” në kujtim dhe nderim të regjisorit iranian Abbas Kiarostami, për të vazhduar më pas me ndarjen e çmimeve sipas kategorive përkatëse.
Selektori i filmave të shkurtër Samir Karahoda sot gjatë një konference për medie u shpreh shumë i kënaqur me ecurinë e festivalit dhe falenderoi iso-polifoninë shqiptare për ngrohtësinë që solli mbrëmë me muzikën shqipëtare nga jugu.

“Sot do të jetë nata përmbyllëse e festivalit dhe do të jetë edhe ceremonia e ndarjes së çmimeve. Në ceremoninë përmbyllëse për herë të parë do të jenë të pranishëm pjesa më e madhe e regjisorëve” tha Karahoda.

Bashkë me Karahodën, në konferencë u paraqitën edhe dy regjisorët Eva Smyk dhe Alexei Dmitriev, filmat e të cilëve janë shfaqur në kuadër të festivalit.

“Është festival i mrekullueshëm, është Woodstock-u i Ballkanit” ka thënë me këtë rast, regjisori Alexei Dmitriev per DokuFest-in.
Kjo ngjarje e madhe kulturore për nëntë ditë rresht mblodhi në qytetin historik të Prizrenit, kineastë të ndryshëm vendës e ndërkombëtarë si dhe qytetarë të shumtë.

Filma të ndryshëm vendës dhe ndërkombëtarë janë prezantuar sivjet në kuadër të edicionit të 15-të që kryesisht kanë trajtuar dukurinë e korrupsionit si temë kryesore e festivalit dhe tema të tjera të cilat po e prekin mbarë globin siç janë ngjarjet terroriste.

Filmat janë shfaqur në kinematë të ndryshme gjithandej qytetit në mjedise të mbylluar dhe të hapura ndërsa janë ndjekur nga qytetarë të shumtë.
Në këtë edicion me projektet e tyre filmike janë paraqitur filmbërës të njohur dhe të shpërblyer për punën te tyre por edhe një numër i filmbërësve të rinjë.

Sonte juritë e festivalit do të ndajnë çmimet në 6 kategori:
-Garën e Dokumentarëve nga Ballkani
-Garën e Dokumentarëve për Ambientin
-Garën e Dokumentarëve për të Drejtat e Njeriut
-Garën e Dokumentarëve Ndërkombëtarë
-Garën e Filmave të Shkurtër dhe
-Garën Kombëtare

Në kuadër të Dokufest, përveç fushës së kinematografisë është shfaqur një program i pasur dhe i larmishëm në fushën e muzikës, artit dhe kulturës në përgjithësi. Fare në fund, për mesnatën e sotme organizatorët kanë paraparë muzikë nga këngëtarja libaneze Yasmine Hamdan, këngët e së cilës do të interpretohen në Kinemanë Lumbardhi./KultPlus.com

Vazhdon degradimi i trashëgimisë ndërtimore në Prizren

0

Rrënimi i shtëpive të vjetra brenda qytetit të Prizrenit, sipas OJQ “EC Ma Ndryshe” ka marrë përmasa shqetësuese. Një tjetër shtëpi që ndodhet brenda radiusit të mbrojtur të Kishës së Shën Premtes ka filluar që të rrënohet gjatë kësaj fundjave.

Fakti që shtëpia që po rrënohet ndodhet brenda radiusit të mbrojtur të Kishës së Shën Premtes dhe kufirin e zonës historike lenë për të kuptuar se ka kërkuar një trajtim të veçantë nga institucionet përgjegjëse, thuhet në njoftimin e “EC Ma Ndryshe”.

Neni 6, i Ligjit për trashëgiminë kulturore në paragrafin 4 përkufizon se “monumentet arkitekturale nën mbrojtje të përkohshme ose të përhershme kanë një zonë t? mbrojtjes, që është 50 metra nga perimetri i monumentit”.

Për më shumë, Kisha e Shën Premtes është i vetmi monument në qytet, që hyri në listën e Trashëgimisë Botërore në Rrezik të UNESCO-s, në vitin 2006.

Për këtë arsye EC Ma Ndryshe konsideron se institucionet përgjegjëse është dashur që ta trajtojnë këtë rast me ndjeshmëri më të theksuar, dhe të bëjnë përpjekje më të madhe për ruajtjen e trashëgimisë ndërtimore të Prizrenit.

“Close Up” sonte në Dokufest

0

“Close Up” është filmi iranian që do të shfaqet prezantohet sonte për publikun në kuadër të festivalit të filmit të shkurtër dhe dokumentar “Dokufest”.
Filmi i regjisorit Abbas Kiarostami do të shfaqet në Prizren prej orës 20:00 në Kino Lumbardhi në kategorinë Tribute.

Filmi bën fjalë për një entuziast të frustruar filmi që pozonte sikur Mohsen Makhmalbaf dhe që më vonë arrestohet. Kjo ngjarje pasohet me një shkrim në një gazetë të përditshme të Tehranit, gjë që i jep idenë fillestare regjisorit për realizimin e një filmi gjysmë dokumentar që heton edhe të vërtetën psikologjike të rastit.

Filmi “Close Up” ka marr pjesë në festivale të ndryshme ndërkombëtare. Ai është vlerësuar em çmimin special të jurisë në kuadër të festivalit “Fajr International Film Festival”, 1990 dhe me çmimin e kritikës për filmin më të mirë në Montr’al Festival of Neë Cinema, 1990.

Regjisori i këtij filmi Abbas Kiarostami ka lindur në Teheran të Iranit më 1940 ku u diplomua në fushën e arteve të bukura para se të fillonte punën si dizajner grafik .Më pas iu bashkua Qendrës për Zhvillim Intelektual për fëmijë dhe të rinjë, ku nisi seksionin e filmit , duke filluar karrierën e tij si regjisor në moshën 30.

Që atëherë ai ka bërë një numër të filmave dhe është bërë një nga figurat më të rëndësishme në kinemanë bashkëkohore iraniane dhe botërore. Abbas Kiarostami vdiq më 4 qershor të këtij viti në Paris, Francë./KultPlus.com

Eksplodon Corona: Belen Rodriguez më tradhtonte

0

“Belen më tradhtonte. Tani kam konfirmimin e asaj që gjithmonë kam dyshuar. Por si një i dashuruar dhe krenar siç isha, nuk doja që ta pranoja as vetë”, është kjo deklarata e mbretit të paparacëve Fabrizio Corona, ish-bashkëshorti i modeles argjentinase.

Në deklaratat e bëra ajo nuk është treguar kurrë e ëmbël me të, por nga ana tjetër askush nuk ka besuar se ajo do të kthehej tek i dashuri i vjetër Marco Borriello.

“Por ‘gjella’, atë që gatoi me Borriello, nuk funksionoi as këtë here. Jo se unë isha ndonjë shenjtor, por që me siguri ajo, pas gjithë kësaj rrëmuje, nuk është e aftë që të mbajë mbërthyer një mashkull”, e mbyll rrëfimin Corona.