11.2 C
Prizren
E martë, 4 Nëntor, 2025
Home Blog Page 6077

A kishte ndikim Yoko në ndarjen e Beatles?

0

Yoko Ono është gjykuar për dekada të tëra se ishte arsyeja pse gurpi legjendar Beatles u nda.

E tani ish anëtari i këtij grupi, Paul McCartney e ka pranuar se ata në fillim u ndien në siklet kur Yoko Ono ishte gjithmonë prezente.

“Ne ishim në siklet. Ajo ishte aty kur ne regjistronim e shumica e grupeve nuk do të mund ta duronin këtë gjë. Ne nuk ishim aspak seksi po vajzat nuk vinin në studion tonë – ato na linin vet aty. Kur John filloi të takohej me Yoko, ajo qëndronte në mes të gjithë neve”.

Yoko për herë të parë filloi të shkojë në studion e Beatles për albumin “The White”, pak pasi John ishte ndarë nga gruaja e tij, Cynthia.

Grupi më i njohur në botë pas ndarjes zyrtare të John nga gruaja në vitin 1970 lansoi edhe tre albume të tjera, Yellow Submarine, Abbey Road dhe Let It Be.

Tani, shumë vite pas nga ato kohë të arta të grupit legjendar, McCartney tregon se iu nevojitej goxha kohë për tu mësuar me prezencën e Yokos.

“Atë kohë mendoja që nëse John e dashuron këtë grua, atëherë ajo është e duhura. Në fillim ishte e vështirë por gradualisht ne u mësuam me të e tani unë e ajo jemi miq shumë të mirë dhe më pëlqen Yoko”.

Por Paul nuk e fajëson Yokon për ndarjen e grupit.

“Në fakt ajo nuk e ndau grupit. Mendoj që ajo e tërhoqi John në një stil jete tërësisht ndryshe dhe ai e jetoi pikërisht atë jetë në mënyrë të suksesshme e në pjesën e dytë të karrierës së tij ai shkroi këngë të mrekullueshme siç janë Imagine dhe Give Peace a Chance. Nuk mendoj që ato këngë do të ishin bërë pa ndihmën e Yokos”.

John vdiq në mënyrë tragjike në moshën 40 vjeçare, kur u qëllua nga Mark Chapman në dhjetor të vitit 1980 në New York.

Çka s’dimë për Biblën

0

Bibla, siç e dimë të gjithë, është teksti i shenjtë i fesë hebraike dhe asaj të krishterë. Edhe ajo fsheh kuriozitete dhe informacione, dhe në këtë rast, po zbulojmë dhjetë prej tyre.

– Në asnjë pjesë nuk është shkruajtur që Adami dhe Eva hëngrën një mollë. Po të lexosh kapitullin e tretë të Gjenezës (libri i parë i Biblës), flitet vetëm dhe ekspluzivisht për një pemë dhe një frut.

– Jezusi kishte vëllezër. Nuk është një zbulim dokumentarësh pro ateizmit, por është shkruajtur qartë në ungjijtë (Në Ungjillin sipas Gjonit flitet haptas plot shtatë herë për vëllezërit e Jezusit). Ishte Këshilli i Kostandinopojës, i vitit 553 pas Krishtit që vendosi dogmën e justifikuar të virgjërisë së përhershme të Marisë, e pajustifikuar asnjëherë hapur prej ungjijve. Duke patur parasysh që në atë kohë, të mos kishe fëmijë, apo të kishe vetëm një, ishte një mallkim.

– Nuk ekzistojnë 7 mëkatet kapitalë. Ata u futën disa shekuj pas vdekjes së Jezusit nga disa murgj, mes të cilëve Gjon Klimaku dhe Evagrio Pontiko. Bibla nuk flet, por Jezusi specifikon që dy urdhëresat më të rëndësishme janë: ‘Duaje Zotin me të gjithë trupin, shpirtin dhe mendjen”, si dhe “Duaje tjetrin si veten tënde”. Në fakt, duke respektuar këta të dy, respektohen edhe të 8 mëkatet e tjerë, si pasojë. Vetëm Pali, në letrat e tij shton të quajturit “frute të shpirtit” dhe “frute te mishit”, që paraqesin njeriun në qenien e tij mishtore dhe spirituale.

– Magjistarët nuk ishin tre. Në Ungjillin sipas Mateut është shkruajtur “disa magjistarë”, “magjistarët”. Jezusi mori tre dhurata, domethënë flori, temjan dhe mirrë, por askund nuk thuhet që magjistarët ishin tre.

– Purgatori nuk ekziston. Në Bibël nuk ka asnjë resht që ta përmendë. Doktrina katolike e Purgatorit u fut për herë të parë në 1274-ën, gjatë Këshillit të Lionit. Dhe nuk gjendet në Bibël asnjë përmendje të “limbin” e famshëm, përmendur nga katolicizmi si vendi ku përfundonin fëmijët e papagëzuar që vdisnin.

– Asnjë fëmijë nuk pagëzohet, por vetëm të rriturit. Vetë Jezusi u pagëzua në moshën 30 vjeç. Në Ungjillin sipas Markut shkruhet qartë: “Kush ka besuar dhe do të pagëzohet, do të shpëtohet”. Pra, më parë duhet besuar.

– Në traditën hebraike, ndarja e bukës në tryezë dhe pirja e verës nënkuptonte një nisje dhe parashikonte një kthim. Jezusi e ndau bukën, pikërisht për të nënvizuar faktin që do të vdiste dhe do të ringjallej, duke asociuar simbolikisht bukën dhe verën me sakrificën e tij të trupit dhe gjakut. Transformimi i vërtetë i bukës dhe verës në trupin dhe gjakun e Jezusit, u fut nga Kisha Katolike mes viteve 1200 dhe 1500.

– Jezusi nuk ka lindur në 25 dhjetor. Në asnjë vend në ungjijtë nuk shkruhet një datë e saktë, por ka referime që nuk konfirmojnë 25 dhjetorin. Tek ungjijtë gjejmë në fakt që në natën e lindjes kishte barinj që kullosnin bagëtitë, dhe në dimër kjo në shkretëtirë është e pamundur.

– Mosha e apostujve: në filma apo në skenarë paraqiten gjithmonë si 30-40-vjeçarë tërheqës. Në të vërtetë mund të ishin pak më shumë se adoleshentë. Kur apostujt shkuan në Kapernaum, rojat u kërkuan që të paguanin haraçin. Paguan vetëm Pjetri dhe Jezusi. Kjo do të thotë që të tjerët nuk duhej të paguanin, ashtu si çdo i ri në atë kohë.

– Nuk ka ndërmjetës tjetër mes Zotit dhe njeriut veç Jezusit dhe kjo është e shkruajtur qartë në letrat e Testamentit të Ri.

Bella Hadid me shoqe

0

Bella Hadid postoi orët e fundit një seri fotosh të “nxehta” në Instagram.

Ajo shihet me bikini në plazhet e Bahamasit, aty ku ishte e ftuar për ditëlindjen e Kylie Jenner.

Një nga fotot që bie më shumë në sy është ajo ku Bella ka pozuar së bashku me Kendall Jenner dhe Hailey Baldwin. Të trija vajzat i kanë treguar aparatit (ndoshta) pjesën e tyre më të bukur.

Bella Hadid me shoqe1

Kosova ruan poziten e 190

0

Kosova ka ruajtur pozitën e 190 në renditjen e FIFA-s të muajit gusht, që u publikua sot nga shtëpia e futbollit botëror.

Fakti që shumica e përfaqësueseve nuk kanë zhvilluar ndeshje në këtë periudhë ka bërë që renditja e FIFA-s të mos pësojë ndryshime të shumta. Kësisoj Kosova mbetet në pozitën e 190 me 66 pikë,

Dosja e Shefave VII: Grabovci – Kadriut: Shuplaka të kisha rreh

0

Një person që kërkon ndihmë prej Adem Grabovcit në një institucion publik, kishte marrë “kërcënim” se do të rrihej shuplaka. Kadriu, siç prezantohet në këtë bisedë, është i vetmi prej atyre që nuk merr mbështjetje nga shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së.

Jo të gjithë njerëzve u ka kryer punë Adem Grabovci. Njërin prej atyre që i kërkon favor, le që nuk e ndihmon, por edhe e kërcënon se do ta rrihte shpulla po ta kishte afër.

Në mesin e mbi 1000 mijë telefonatave të përgjuara, shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, i flet e bërtet fort një personi të quajtur Kadri.

Kadriu i telefonon Grabovcit për ta informuar se i ka dorëzuar dokumente diku. Por, përgjigja që merr prej tij e befason. Madje nuk di as se si të reagojë kur Grabovci ia përmend shuplakat.

Nga gjithë përgjimet, ky është rasti i vetëm kur Grabovci dikujt nuk i ndihmon për t’u bërë pjesë e institucioneve.

Qysh në fillim të bisedës Grabovci i thotë se është i zënë.

“Ani, ani, kqyr qato dokumenta që i kom çu qatje burrë mos um le me shku dom”, e lut Kadriu, Grabovcin.

“Me pa ditë, a din kur t’kom pa, kur e kom pa emrin, me pa mujt me t’bo përpara shuplaka, shuplaka t’kisha hi”, ia kthen Grabovci.

“Hiç, hiç, hiç nuk vjen n’shprehje”, ia kthen Grabovci.

“Ani ani”, thotë Kadriu.

Biseda

Grabovci: Alo.

Kadriu: Tungjatjeta, a u lodhe shoq, Kadria ktu.

Grabovci: Ehe…

Kadriu: Ça i ki punt?

Grabovci: Mirë, mirë.

Kadriu: Si kalove?

Grabovci: Hiç, ça ka tre?

Kadriu: Vallain kurgjo, krejt me t’vjetra.

Grabovci: Jom nxanë.

Kadriu: Po a? Ani ani, kqyr qato dokumenta që i kom çu qatje burrë mos um le me shku dom.

Grabovci: Me pa ditë, a din kur t’kom pa, kur e kom pa emrin, me pa mujt me t’bo përpara shuplaka, shuplaka t’kisha hi.

Kadriu: (nuk kuptohet)

Grabovci: Hiç, hiç, hiç nuk vjen n’shprehje.

Kadriu: Ani ani.

Grabovci: Hiç. Tung. Ai atë tjetërin e kom lypë

Kadriu: A?

Grabovci: Atë tjetrin, ai… se kishe qit kërkun?

Kadriu: Kush osht ai tjetri?

Grabovci: Atë dostin tem.

Kadriu: Jo s’mujti mi bo dokumentat valla.

Grabovci: Okej, çao.

Kadriu: Hajde, tung tung. /Insajderi.com

(Në transkriptim të bisedave mund të ketë lëshime të vogla teknike).

Merr fund edhe epoka Galliani te Milani

0

Epoka Berlusconi ka përfunduar te Milani dhe bashkë me të edhe epoka Galliani.

Drejtuesit e rinj kinezë kanë vendosur që të emërojnë Administrator të Deleguar Ish-CEO-n e Interit, Marco Fassone. Ai do të mbajë dhe postin Drejtorit të Përgjithshëm të klubit kuqezi, në momentin që pronarët e rinj kinezë do të marrin zyrtarisht drejtimin e klubit.

“Fassone do të jetë menaxher i përgjithshëm dhe administrator i deleguar i Milanit. Ai ka një përvojë mjaft të mirë pasi ka punuar për Juventusin, Napolin dhe Interin”, thuhet në njoftimin e Sino-Europe.

Pasqyra e disa filmave në DokuFest

0

Në ditën e shtatë të festivalit, sot më 11 gusht, në konferencën e përditshme për media, drejtori artistik i festivalit Veton Nurkollari, i uroi mirëseardhje një grupi shumë tërheqës regjisorësh. Për të prezantuar filmat e tyre, të pranishëm ishin regjisorët Kirsten Johnson, Ognjen Glavonic, Fisnik Maxhuni dhe Issa Touma.

Në mesin e më shumë se dyzet filmave sot, dy filma nga regjisorja Johnson, “The Above” dhe “Cameraperson” do të shfaqen në Kino Klubi nga ora 16:00. Johnson është e interesuar në të kaluarën për të kuptuar të tashmen.

“Unë mendoj që të bërit filma është krijim i marrëdhënieve, jam shumë e lumtur që tëdy filmat e mi do të shfaqen, bashkë me shumë filma të tjerë sepse flasin më njëri tjetrin në ekranin e njejtë”, tha Johnson.

Derisa sa NATO po bombardonte Serbinë një kamion me 53 trupa të vdekur zhytet në Danub, pranë kufirit me Rumaninë. “Depth two”, një film i regjisorit serb Ognjen Glavonic sjell një këndvështrim tjetër nga lufta e vitit 1999.

“Ideja e këtij filmi është të flasim ndryshe për viktimat, në vendin tim dhe në rajon në përgjithësi, politikanët shfrytëzojnë viktimat për poena politike, dhe unë e urrej këtë”, tha Glavonic.

Një e mbijetuar nga lufta e cila e kisha parë filmin kishte thënë se më anë të këtij filmi ‘sot e di që nuk është e harruar’ nga të tjerët. Grupi që ka realizur filmin janë një grup i vogël njërëzish dhe kanë vështirësi për ta shfaqur filmin e tyre në Serbi, për shkak të temës së ndjeshme.

“Duhet të bësh teatër për fashisët e rinj”, tha Glavonic duke cituar Pasolinin, për të bërë thirrje që të luftohet fashizmi dhe ngritja e nacionalizmit nërajon.

“Ne e kemi pritur këtë film” shtoi Nurkollari, duke përshëndetur Glavonic-in për guximin e tij, dhe e cilësoi filmin si një nga filmat më të mirë serb të xhiruar mbi luftën.

Teksa flasin për problemet mes Kosovës dhe Serbisë, me probleme të ngjashmeështë ballafaquar edhe regjisori shqiptar me bazë në Zvicër, Fisnik Maxhuni. Derisa ai po xhironte filmin e tij “Lost Exile” që përshkruan punën e një trafikanti njerëzish mes Serbisë dhe Hungarisë, tha se atij nuk i ishte lejuar të xhironte në Serbi. Filmi është xhiruar në Kosovë nga një produksion zviceran dhe duket të jetë më shumë eksperimental.

“Unë jam munduar të jem sa më eksperimental në xhirimin e filmit, jam më shumë i fokusuar tek imazhet” tha Maxhuni. Sa i përket temës së së filmit, Maxhuni u shpreh shumë i shqetësuarme faktin që edhe pas 23vitesh, situata politike ska ndryshuar.

Filmi i fundit i cili u prezantua nga regjisori Issa Touma poashtu trajton një temë të ndjeshme, atë të luftës në Siri.  “9 Days – from my window in Aleppo” janë vetëm disa ditë nga lufta e vazhdueshme në Siri, te cilat regjisori Touma është munduar t’i sjellë nga këndvështrimi i një qytetari të thjeshtë sirian.

“Jam përkpjekur të sjell një këndvështrim të një qytetari, i cili përbën pjesën dërrmuese të popullsisë siriane – në Siri ose duhet të përkrahësh qeverinë ose opozitën, por zërat e qytetarëve që përbëjnë shumicën nuk dëgjohen”, tha Touma.

Touma vazhdon të jetë shumë i përkushtuar për të mbajtur gjallë jetën kulturore në Siri, duke mbajtur hapur galerinë e tij dhe duke organizuar festivale të ndryshme. Edhe pse i rrezikuar nga bombardimet, Touma beson që galleria e tij u jep njerëzve emër.

Sic duket artistët, duke përmendur edhe detyrën që ekipi i DokuFest-it i ka vënë vetes përpara, bëjnë punën më të mirë për të mbajtur gjallë jetën kulturore. /PrizrenPress.com/

Shqipëria e 37-ta në FIFA

0

Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA), ka publikuar renditjen e re të shteteve, ku Kombëtarja e Shqipërisë është pozicionuar në vendin e 37-të me gjithsejtë 739 pikë, duke lënë mbrapa kombëtare të njohura si Rusia, Suedia, Senegali, Paraguaj e Danimarka.

Në vendin e parë është pozicionuar Argjentina me 1585 pikë te grumbulluara, e ndjekur nga Belgjika në vendin e dytë dhe Kolumbia në vendin e tretë. Ndërkaq, pesëshen e mbyllin Gjermania dhe Kili. Në vendin e gjashtë gjendet kampioni aktual europian, Portugalia.

Nënkampioni evropian, Franca, është renditur në vendin e shtatë. Spanja është e teta në renditje, kurse Brazili zë vendin e nëntë, derisa dhjetëshen e mbyll Italia.

Besa fiton Kupën e Bifurkacionit

0

Sot në Ferizaj për herë të parë janë mbajtur garat e notit “Kupa e Bifurkacionit” të organizuar nga Klubi i Notit “Kastrioti” nga ky qytet, në bashkëpunim me Federatën e Notit të Kosovës dhe Komunën e Ferizajt.

Klubi i Notit “Besa” nga Banja e Malishevës, për meshkuj, bindshëm kanë dalë të parët dhe kanë fituar “Kupën e Bifurkacionit”.

Këtë e ka konfirmuar për Zyrën për Informim, trajneri i klubit, Adrian Telaku. Sipas tij, garat sapo kanë përfunduar dhe ekipi “Besa”, për meshkuj, e ka fituar këtë kupë.

Sipas ueb faqes zyrtare të Komunës së Ferizajit, në këtë garë, e cila organizohet për herë të parë, dhe që synon të jetë tradicionale, kanë marrë pjesë rreth njëqind notar nga të gjitha klubet e notit në Kosovë. /PrizrenPress.com/

Në Prizren konfiskohen 15.85 gram drogë

0

Policia e Kosovës ka bërë me dije se Njësiti Rajonal për hetimin e narkotikëve ka ndaluar një mashkull në Prizren, me ç’rast gjatë kontrollit i ka gjetur dhe konfiskuar 15.85 gram substancë të dyshuar narkotike të llojit “marihuanë’’, shkruan PrizrenPress.

Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt. /PrizrenPress.com/