Si zemër

Skender Berisha

Si zemër vizatohet portreti yt
nën një re ku depërton ylberi
kam drejtuar shikimin në veri
sa afër më vie një njeri sikur ti

ngjyra bukurie e atje në korie
prap si zemër e ngjyer dashurie
afër e më afër avitet dridhshëm
ma ofron atë çast të dikurshëm

hidhej përpjetë ai shtat i hedhur
rrëmbyer nga ai mall i mbledhur
kur ndien edhe nuk din ç’ndien
flet afshi i zënë në leqe dashurie

hiç nuk ka dert se gjethet bien
tash ta dua atë të moçme hijen
që më fanitet sysh të buhavitur
një fije gaz endet i patronditur

23 mars 2017,Prizren

Më Shumë

Drejtoresha Veselaj-Gutaj ngushëllon familjen e nxënësit Jasin Kurtaj

Drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj-Gutaj, ka shprehur ngushëllimet e saj për ndarjen e parakohshme nga jeta të nxënësit Jasin...

Haxhiu takon qytetarët në Sharri, Buzez dhe Shajnë: Krejt për Shtet e Shtet për Krejt

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu së bashku me kandidatin për deputet nga Sharri, Filiz Mustafa, kanë zhvilluar tri takime të ndara me...

Lajmet e Fundit