Home Blog Page 6080

Biznes me vrasje

0

IMER MUSHKOLAJ

LDK ka nisur sërish betejën për vota, në kurriz të anëtarëve të vet, të vrarë pas luftës. Aspak e moralshme e fort hipokrite të dëgjosh sërish akuza në drejtim të SHIK’ut e PDK’së, nga zyrtarë të kësaj partie që iu futën vullnetarisht në shtrat Hashim Thaçit e Kadri Veselit për ta qeverisur Kosovën.
Sa herë Lidhja Demokratike e Kosovës kërkon zbardhjen e vrasjeve të aktivistëve të vet, zakonisht zgjedhjet janë afër. Ka vjet që kjo parti bën biznes me këtë çështje të dhimbshme. Siç ka vjet që drejt partisë rivale, PDK’së dhe shërbimit të saj të fshehtë, SHIK’ut, drejtohet gishti nga eksponentë të LDK’së, si përgjegjëse për këto vrasje. Por, LDK’së i bie ndërmend të bëjë akuza për vrasjen e aktivistëve të vet vetëm kur i vjen përshtati një grupi udhëheqës të saj.

LDK ka qenë pjesë e pushtetit, në një mënyrë a tjetër, gjatë gjithë pasluftës. Po të kishte vullnet të sinqertë, çështjen e vrasjeve do ta çonte në fund. Kjo nuk ka ndodhur, madje LDK ka stopuar edhe iniciativa që kishin këtë qëllim.

Deputetja Vjosa Osmani kishte ndërmarrë nismën për të diskutuar në Kuvend për këto vrasje, por ishte ndaluar nga vetë partia e saj. Siç kishte rrëfyer Osmani, grupi parlamentar i LDK’së I kishte thënë asaj se nuk bën të flasë për vrasjet politike. Po ashtu, deputetët e LDK’së nuk kishin përkrahur nismën për krijimin e një komisioni parlamentar që do të merrej me këtë çështje.

Zbardhja e vrasjeve politike ishte kërkuar nga Isa Mustafa dhe drejtues të tjerë të LDK’së gjatë fushatës për zgjedhjet e vitit 2014, por pas koalicionit me PDK’në, kjo gjë ishte lënë në harresë.

Në fakt, Mustafa e kishte përmendur këtë çështje edhe para dy vjetësh, kur kishte pritur në një takim familjarë të veprimtarëve të vrarë të LDK’së. Kryeministri i kishte siguruar ata se do të angazhohej për të kontribuuar në çdo formë për zbardhjen e vrasjeve. Por, që atëherë e deri tash, kjo çështje mjaft e ndjeshme është heshtur, për të dalë sërish në sipërfaqe vetëm kur i konvenon grupit që e udhëheq partinë – tash kur zgjedhjet e parakohshme duket të mos jenë larg dhe kur partitë politike kanë nisur fushatën për to.

* * *

Nënkryetari i LDK’së, Agim Veliu, në shënimin e 27 vjetorit të themelimit të degës së partisë në Podujevë, kërkoi sërish që vrasjet të zbardhen. Kërkesa u përsërit edhe nga zyrtarë të tjerë partiakë. Kjo shkaktoi reagime nga familjarët e të vrarëve, të cilët duket ta kenë mësuar strategjinë bizare të LDK’së për të fituar vota.

“LDK dëshiron të përfitojë nga viktimat e SHIK’ut dhe të ringjall vetveten”, deklaroi Kastriot Imeri, djali i ish-anëtarit të LDK’së, Haki Imeri. Fushatën e LDK’së para zgjedhjeve, ai e cilësoi të ndyrë dhe gjakpirëse. “LDK’ja është partnere me ata që vranë figurat e e njohura kombëtare të Kosovës, prandaj adresa është e qartë, partneri i koalicionit të LDK’së është qendra e të gjitha llojeve të krimeve si politike edhe ekonomike”, shkroi ai.

Edhe e bija e Xhemajl Mustafës, Beriana, akuzoi LDK’në për përfitim në kurrizin e të atit. Kurse Rilind Bërbatovci, djali i ish-anëtarit të kësaj partie që u vra pas luftës, Ismail Bërbatovci, ka shkruar se kur zyrtarët e LDK’së ia nisin të flasin për vrasjet, zgjedhjet janë afër.

Zyrtarë të LDK’së, si deputeti Adem Salihaj, kanë kritikuar më herët qasjen e partisë së tyre, duke kujtuar se LDK vazhdon të bashkëqeveris pikërisht me atë strukturë individësh që dyshohen për lidhje të drejtpërdrejtë me krimin politik të pasluftës. Sipas tij, akademitë përkujtimore për çdo përvjetor dhe “zotimi” si refren i vazhdueshëm se do të zbardhen këto vrasje, është vetëm një cinizëm dhe mashtrim i opinionit. Nuk kanë munguar as reagimet nga zyrtarë lokalë të partisë, si kryetari i nëndegës së Ulpianës, i cili ka thënë se zyrtarët e LDK’së që po flasin për vrasjet politike, po tallet me familjet e të vrarëve.

Nënkryetari i LDK’së, Veliu, ka vazhduar edhe më tej, duke thënë se PDK zhegitet shumë kur flitet për vrasjet e pasluftës. Por, pikërisht Veliu ka qenë një ndër kumbarët e koalicionit qeverisës aktual. Pikërisht bashkëpartiaku i Veliut, Lutfi Haziri, i cili deklaroi se PDK e ka mizën nën kapuç për vrasjet, është ndër ata që ka tumirë koalicionin me partinë e Hashim Thaçit e Kadri Veselit dhe ka punuar për bashkëqeverisjen “guns and roses”, siç ka dëshirë ta quajë. Andaj tingëllojnë elektorale, hipokrite deri në perfiditet deklaratat e tyre.

* * *

LDK asnjëherë nuk është interesuar seriozisht për zbardhjen e vrasjes së anëtarëve të vet. Në emër të viktimave, kjo parti ka kërkuar besimin e qytetarëve vite me radhë. Në emër të viktimizimit, LDK ia ka dalë që të mbijetojë në skenën politike, ndonëse duke rënë poshtë e më poshtë nga viti në vit.

Të tallesh me viktimat dhe të luash me ndjenjat e familjarëve të tyre është e turpshme, e pamoralshme. Siç është dyfytyrësi, e turpshme dhe e pamoralshme të bësh koalicion me njerëz, të cilët i akuzon për vrasje. Është e pafashme, bizare të fitosh vota në kurriz të të vrarëve. Është e tmerrshme të bësh biznes me vrasje./gazeta express/

Pse si ftoi Kosova U-21 Mustafën, Gashin, Memajn apo Gavazajn të Lirisë?!

0

Të indinjuar lidhur me publikimin e listës së U-21, KF ‘Liria’ reagon dhe njëkohësisht pyet, se si ka mundësi që në përzgjedhjen U-21, nuk është ftuar asnjë futbollistë i Lirisë?

“Është thënë vazhdimisht që përparësi në këtë përbërje, por dhe në të tjerat, do të kenë lojtarët që janë titullar në klube. Ia bëjmë me dije zyrtarëve të FFK-së, shtabit teknik dhe seleksionusit të U-21, si dhe opinionit publik se Ilir Mustafa, tashmë ka mbi 22-të ndeshje që është i pa kontestuar në përbërjen bazë të Lirisë, duke shënuar edhe dy gola në stinorin vjeshtor. Roni Gashi (titullar që në vjeshtë, si dhe tani) poashtu një futbollist me të ardhme, sikurse edhe Abin Memaj që deri në lëndimin (goditjen e qëllimshme të Gëzim Rusit, ndeshja Gjilani-Liria) ka qenë satrtues, duke luajtur dhe treguar performansë të shkëlqyer.

Ku mbeti kriteri i përfolur se :’përparësi në grumbullim, do të kenë futbollistët titullarë? Poashtu, nuk është ftuar as edhe Ibrahim Gavazaj, një mborjtës i ri dhe me talent. Që të gjithë janë grumbulluar deri më tani në U-21 dhe kanë treguar vlera. Por, çuditërishtë ata mbeten jashtë grumbullimit të fundit dhe nuk u ftuan, madje asnjëri për ndeshjen kualifikuese në Dablin me Irlandën. Në këtë listë ka futbollistë të Ligës së parë, që hyjnë në lojë vetëm për pesë minuta, sa për të përmbushur detyrimin e lojtarit nën moshë. Kjo vërtet është trishtuese dhe s’do koment‘!!! Mirsad Çollaku, kryetar”, ankohet publikisht klubi prizrenas

Lajm i keq për milanistët

0

Nënkapiteni i Milanos, Ignazio Abate do të mungojë për tërë pjesën e mbetur të stinorit, shkaku i një lëndimi në sy.

30 vjeçari u lëndua në fitoren e kuq e zinjve ndaj Sassuolos muajin e kaluar, dhe ka udhëtuar për në Amerikë për t’u trajtuar, shkruan Goal.com, transmeton Klan Kosova.

Lajmin e keq e konfirmoi zyrtarisht edhe Milano.

Fahredin Shehu me “Bonds” në Amerikë

0

“Bonds “është përmbledhja e tretë autoriale e Fahredin Shehut e botuar nga Innner Child Press në SHBA, me të cilën Shehu bashkëpunon që nga viti 2012.
Bonds apo kufizimet/ obligimet e zemrës njerëzore – kështu është konceptuar përmbledhja e tretë autoriale e Fahredin Shehut e botuar nga Innner Child Press në SHBA, me të cilën Shehu bashkëpunon që nga viti 2012 nga botimi i parë Vesë gjithë`kaje apo Plerma’s dew, më pas Vorbulli: katër pergamene të dijetarit ilir dhe në fund edhe Bonds. Shehu ka redaktuar dhe shkruar parathënien për antologjinë World Healing World Peace, të botuar më 2014 nga po e njëjta shtëpi botuese në SHBA.

Nga Shehu kuptuam se sivjet ka konfirmuar pjesëmarrjen në Cappadoccia Lilterary festival, në Turqi, në Dublin dhe në Vilenica që mbahet në Slloveni, ndërsa për shkaqe të vizave pamundësohet të shkoj në Maroko, në Columbia dhe Ulaan Baator në Mongoli.

Konsullja e Irlandës në Beograd Ann Pesiq, ka shprehur shqetësimin e saj pse shteti i Kosovës nuk bën më shumë për diplomacinë publike, sepse autorët dhe njerëzit e kulturës dhe sportit që e përfaqësojnë Kosovën jashtë vendit duhet të furnizohen më pasaportë diplomatike. /KultPlus.com

Prizreni me uji të pastër

0

Zyrtari i Qendrës Rajonale të Institutit të Shëndetit Publik në Prizren,Fadil Kryeziu, siguron qytetarët se ujit që janë duke e përdorë është i pastër.

“Në bazë të punës që bëhet në këtë institucion të rëndësishëm, cilësia e ujit sidomos në Prizren, është në nivelin e kënaqshëm, ndërsa komunat tjera të regjionit janë në nivel pak më të ulët”, tha Kryeziu.

Sipas tij, përdorimi i ujit që është nën menaxhim të KRU “ Hidroregjioni jugor”, është më i sigurt , pasi uji trajtohet përmes klorifikimit të tij nga kompania.

“Monitorimi i gjendjes dhe cilësisë së ujit që përdoret për pije është konstant, dhe në rast të ndonjë avarie apo varësisht nga kushtet e rënduara atmosferike, në përcjellim çdo gjë në bazë të kapaciteteve që posedojmë për të informuar qytetarët me kohë për ndryshimin e cilësisë apo ndotjes së ujit dhe mënyren e përdorimit të tij”.

“Ky institucion në bashkëpunim me KRU “Hidroregjioni jugor” monitoron cilësinë e ujit përveç Prizrenit edhe në Suharekë, Dragash, Malishevë dhe Mamushë, ndërsa thotë se Prizreni ka fat që posedon burime nëntokësore të ujit në krahasim me komunat tjera që furnizohen nga ujërat sipërfaqësore, që e dallon këtë komunë për nga cilësia më e theksuar e ujit të pijes”. /TVPZ/

Tri lagje në Prizren, me peticion kërkojnë përfundimin e punimeve të rrugës

0

Banorët e tri lagjeve në Prizren, kanë dorëzuar një peticion në Komunë, për mosasfaltimin e rrugës.

Sipas tyre, kompania që ka fituar tenderin i ka ndërprerë punimet.

“ Ne nuk i dimë arsyet e ndërprerjes së punës”, thuhet në peticionin e banorëve të lagjes “Remzi Ademaj”, “lbrahim Lutfiu” dhe “Wiliam Voker” në Prizren.

“Kjo gjendje e rrugës paraqet rrezik, jo vetëm për qytetarët, por edhe për pronarët e shtëpive dhe pronarët respektivisht”.

Banorët kanë kërkuar nga Komuna, që të marrë masa për të përfunduar asfaltimin e tyre. /PrizrenPress.com/

Përfshihen nga zjarri dy shtëpi në Ratkoc të Rahovecit

0

Në fshatin Ratkoc të Rahovecit dy shtëpi janë përfshirë nga zjarri.

Një lexues i KosovaPress ka dërguar fotografi dhe video nga vendi i ngjarjes duke konfirmuar se zjarri në këto dy shtëpi ka rënë rreth orës 10:40.

Sipas dëshmitarit që aktualisht është pranë shtëpive që janë përfshirë nga zjarri nuk është raportuar për dëme në njerëz ndërsa zjarrfikësit dhe policia kanë dal në vendin e ngjarjes.

Dëshmitari tha se shtëpitë e djegura janë të Haxhi Krasniqit, ish-polic i Kosovës që tani jeton jashtë vendit.

Nuk dihen ende shkaqet se si ka ardhur deri te djegia e këtyre shtëpive.

Rahoveci së shpejti me qendër të dializës

0

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, ka pritur në takim drejtorin e spitalit regjional të Prizrenit Afrim Avdaj, me të cilin ka diskutuar për finalizimin e projektit të qendrës së dializës në Rahovec.

Vehapi ka thënë se është punuar shumë në rregullimin e objektit ku do të vendosen aparatet e qendrës së dializës dhe se Ministria e Financave, ka lejuar që të punësohen 13 punëtorë të rijnë enkas për qendrën e dializës në Komunën e Rahovecit.

Po ashtu, kryetari Vehapi ka kërkuar që sa me shpejtë të fillohet me përgatitjen e dokumentacionit të nevojshëm, për hapjen e konkursit për pranimin e stafit të ri dhe procedurat të cilat duhet respektuar për bartjen e një pjese të stafit i cili është trajtuar në spitalin e Prizrenit.

Kurse drejtori i spitalit regjional të Prizrenit, Afrim Avdaj, është shprehur i kënaqur me punën e cila është bërë në adaptimin e objektit ku do të vendoset qendra e dializës.

Ai ka thënë se shumë shpejtë do të fillojnë me procedurat tjera të cilat kanë të bëjnë me hapjen e konkursit për pranimin e stafit të ri, të cilët do të punësohet për të punuar në qendrën e dializës që do të hapët në kuadër të QKMF-së në qytetin e Rahovecit.

Dragash: Ende pa u vendosur tabelat, shtyllat bien përtokë!

0

Përmes një projekti të dhuruar nga ndërkombëtarët, rrugët në komunën e Dragashit janë emërtuar me një vendim nga Kuvendi i Komunës, ndërsa këto ditë ka filluar vendosja e tabelave. Mirëpo, ankesat vazhdojnë.

Fillimisht për mënyrën se si u emërtuan rrugët dhe tash së fundmi, ankesat kanë vërshuar për punimet, siç thonë banorët, shkel e shko.

“Fillimisht, kemi të drejtë të dyshojmë se si është e mundur që projektin për vendosjen e këtyre tabelave e ka fituar një ndërmarrje, e cila nuk është nga komuna jonë. Pastaj, është për të dyshuar se si kjo ndërmarrje po mund t’i kryej punimet shkel e shko, duke i ngulur shtyllat në dhe, kështu që, ende pa i vendosur tabelat, shtyllat po bien përtokë!

Duket qartë se këtu nuk ka mbikëqyrës të punimeve dhe as që i intereson dikujt se si po implementohet ky projekt. Kjo ndërmarrje e huaj do ta kryej punën dhe do t’i marrë lekët. Por, jam i bindur se këto tabela nuk do të mbesin gjatë”, ka thënë për redaksinë tonë një qytetar, i cili na ka dërguar shumë foto nga shtyllat që po bien përtokë, ende pa iu vendosur tabelat./Radio Sharri/

Kryetarin e Serbisë e zgjedhin edhe goranët e Dragashit

0

Sikurse në zgjedhjet e gjertanishme, edhe në zgjedhjet e prillit, ku serbët përcaktohen për kryetarin e tyre, goranët e Dragashit do të marrin pjesë. Kjo është bërë e ditur përmes listave që ka përgatitur Beogradi, e ku treva e Gorës së Dragashit konsiderohet si Komunë në vete, ashtu siç ishte krijuar në kohën e Milosheviqit. Sipas këtyre listave, në trevën e Gorës do të hapet vetëm një qendër votimi, me katër vendvotime.

Qendra do të jetë në shkollën e fshatit Vraniç, fshat ky ku edhe vepron selia e kësaj Komune paralele, e menaxhuar nga Beogradi zyrtar.

Bazuar në praktikat e mëhershme, gjithë këtë proces do ta menaxhojë OSBE-ja dhe nuk do të quhet “votim” por “grumbullim votash”. Ne fakt, procesi do të ushtrohet, sikurse në çdo votim tjetër që zhvillohet kudo në botën demokratike.

Do të ketë kuti votimi, në të cilat do të ngjitet flamuri serb, do të ketë komisionarë lokalë, vëzhgues etj. Deri më tani, askush nga autoritetet lokale dhe qendrore të Kosovës nuk është deklaruar për këto zgjedhje, ndërkohë që bartësit e këtij procesi në trevën e Gorës janë mobilizuar maksimalisht, duke bërë fushatë në rrjetet sociale./Radio Sharri/