Home Blog Page 6081

Chelsea e City në garë për Coman

0

Dy klubet e mëdha angleze, Chelsea dhe Manchester City kanë bërë gati ofertën për sulmuesin e Bayern Munich, Kingsley Coman.

Sipas mediave britanike, dy klubet e Premier Leagues tashmë ia kanë ofruar ‘Bavarezëve’ ofertën në vlerë prej 43 milionë euro për Coeman.

Sulmuesi i talentuar është pranë përfundimit të huazimit dyvjeçare nga Juventusi, dhe tashmë Chelsea e City kanë nisur negociata për blerjen e lojtarit, edhe pse thuhet se Carlo Ancelotti dëshiron ta mbajë akoma Coman në ‘Alianz Arena’. Coman mund të luajë në pozicione të ndryshme duke filluar nga krahu.

Ekspertët: Kapacitetet e plota ushtarake arrihen brenda 6-7 vjetëve

0

Njohësit e çështjeve ushtarake dhe të sigurisë kanë kërkuar të rishqyrtohet afati kohor 10-vjeçar brenda të cilit parashikohet që ushtria e Kosovës t’i arrijë kapacitetet e plota.
Burim Ramadani, Kadri Kastrati dhe Ramadan Qehaja kanë bërë me dije për gazetën “Epoka e re”, se kjo duhet të ndodhë për shkak të vonesave që kanë ndodhur në këtë proces.

Sipas tyre, me një buxhet shtesë FSK-ja brenda 6-7 vjetëve mund t’i arrijë kapacitetet e plota.

“Rekomandimi im publik është që, për shkak të vonesave të mëdha në transformimin e FSK-së në ushtri, të rishqyrtohet ky planifikim. Të zvogëlohet kohëzgjatja e këtyre fazave, me qëllim që Ushtria e Kosovës t’i arrijë kapacitetet e plota operacionale në një periudhë jo më të largët se 5 apo 6 vjeçare”, ka thënë eksperti i sigurisë, Burim Ramadani.

“The New York Times”: Gjuha Shqipe në mesin e 3 gjuhëve më të vjetra në botë

0

Sipas prestigjiozes amerikane “The New York Times”, gjuha shqipe radhitet në mesin e 3 gjuhëve më të vjetra të botës.

Në këtë studim, paraqiten fakte se gjuha shqipe është ndër gjuhet më të vjetra të botës, madje si gjuhë është praktikuar që në kohën e Greqisë së lashtë.

Sipas gazetës amerikane, gjuha më e vjetër në botë është armenishtja, e dyta është greqishtja e më pas vjen shqipja, prej nga rrjedhin shumë gjuhë të tjera.

Ky vlerësim përforcon tezën e albanologëve shqiptarë, të cilët gjithnjë kanë argumentuar se gjuha shqipe burimin e ka në gjuhen indoevropiane, e cila ka gjetur përdorim që në kohën para lindjes së Krishtit, respektivisht para epokës së re.Kërkuesit studiuan evolucionin e fjalëve mes 103 gjuhëve moderne dhe të zhdukura nga familja e gjuhëve indoevropiane dhe krijuan një pemë të marrëdhënieve mes gjuhëve të ndryshme.

Ndërkombëtarët izolojnë Thaçin

0

P residenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka kohë që i ka ndërprerë udhëtimet e tij jashtë vendit që i pati filluar në fillim të mandatit të tij, me gjasë të aranzhuara gjatë kohës sa ishte në pozitën e shefit të diplomacisë, ministër i Jashtëm. Burime brenda Presidencës thonë se ka disa dhjetëra kërkesa të presidentit për të bërë vizita jashtë vendit, por që ato po refuzohen.

Sidomos pas zhvillimeve të fundit dhe hapjes së temës për transformimin e njëanshëm të FSK-së në ushtri pa pëlqimin e faktorit ndërkombëtar, analistët politikë po e shohin presidentin e Kosovës si një nga figurat më të izoluara nga ndërkombëtarët. Për ta thyer këtë izolim ndërkombëtar, tani po duket se megjithatë presidenti ka filluar që të tërhiqet në mënyrë tinëzare, për shkak të presionit ndërkombëtar, nga insistimi i tij që me çdo kusht FSK-ja të transformohet në ushtri vetëm me ligj dhe pa ndryshimet kushtetuese.

Ky taktizim i pamatur i presidentit të vendit, nga analistët konsiderohet se do të jetë një minus i madh që do të mund të faturohet në CV-në e presidentit Thaçi, i cili po provon që, duke shpikur tema të mëdha, të dalë nga izolimi i brendshëm politik në të cilin është futur që nga dita e parë e fillimit të mandatit te presidentit.

Taktizimi me ushtrinë Analisti politik, Ali Hertica thotë se në bazë të informacionit që posedon ai, presidenti i Kosovës po renditet në një nga figurat më të izoluara politike, jo vetëm brenda vendit, por edhe jashtë nga faktori ndërkombë- tar, sepse janë dhjetëra vizita të kërkuara e të papranuara nga shtete të caktuara. “Presidentit Thaçi deri me tani i janë anuluar 27 kërkesa për vizita jashtë nga disa vendet të ndryshme për t’u takuar me burrështetas që të lidhin marrëdhënie bilaterale dhe bashkëpunim politik në të gjitha fushat. Një izolim i tillë nuk do të jetë pasqyrë e mirë për presidentin e Republikës së Kosovës, ngase po tregohet se ato shtete nuk duan të kontaktojnë më një burrështetas të tillë për shumë arsye”, është shprehur ai.

“Tani, duke parë një situatë jo të mirë të një konsiderate presidenciale të shteteve, Hashim Thaçi ka filluar gradualisht ta ndryshojë kursin e tij politik edhe të qëndrimeve rreth formimit të ushtrisë, duke mos i marrë në pah konsultimet me shtetet mike. Tani, Thaçi del dhe thotë se asnjë shtet nuk është kundër, por duhet të ketë një bashkëpunim se si duhet të jetë një ushtri moderne, se edhe shndërrimi i FSK-së nuk bëhet për një ditë, por gradualisht me vite, ku de fakto tani Thaçi ndryshon qëndrimin e tij të pakthyeshëm siç e deklaronte ai”, tha Ali Hertica. Ai konsideron se të gjitha këto skandale politike dhe hapa të ngutshëm, pa u konsultuar me faktorin ndërkombë- tar dhe atë të brendshëm, presidentit mund t’i kushtojnë shumë.

Prizren: Çfarë ndodhi sot gjatë gjykimit të Nebih Berishës që vrau bashkëshorten Zejnepe

0

Në seancë të mbyllur, i akuzuari Nebih Berisha ka rrëfyer ngjarjen dhe motivet që e shtynë ta vriste bashkëshorten e tij në Suharekë.

Pas një konsulte me Nebih Berishën, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij Zejnepes, eksperti i forenzikës psikiatrike dr. Arsim Gashi tha se klienti i tij mund të marrë pjesë dhe ta përcjellë seancën gjyqësore.

“Pas konsultës paraprake me klientin Berisha, konstatoj se klienti mund të marrë pjesë në seancë gjyqësore, është në gjendje t’i kuptoj procedurat dhe të japë mbrojtjen, mirëpo për shkak të gjendjes emocionale ndoshta do të ketë nevojë për pushime apo pauza të kohëpaskohshme”, tha eksperti psikiatrik.

Pas dëgjimit dhe mendimit të ekspertit psikiatrik, prokurori dhe mbrojtja nuk patën propozime për prova të reja me çka edhe përfundoi procedura e provave në këtë çështje.

Gjykimi vazhdoi me dëgjimin e deklaratës së të akuzuarit Nebih Berisha, me ç’rast trupi gjykues mori aktvendim që seanca nga ky moment të jetë e mbyllur për publikun, ngase bëhej fjalë për çështje private familjare.

Gjatë dëshmisë së të akuzuarit, prezent ishte monitoruesi i KALLXO.com, mirëpo meqë seanca ishte e mbyllur deklaratat e të akuzuarit të dhëna para trupit gjykues nuk do të bëhen publike.

Pas seancës, Esat Gutaj, avokat i të akuzuarit, tha për KALLXO.com se klienti i tij në hollësi ka përshkruar gjithë ngjarjen dhe motivet që e kanë shtyrë për kryerjen e veprës penale.

“Sipas rregullave dhe sipas kodit të procedurës, ku ka çështje që janë të lidhura me interesa personale, gjykata merr vendim vet për me e përjashtu publikun ose mos të lejojë incizime për shkak të privatësisë. Me datën 5 prill e kemi fjalën përfundimtare prokuroria dhe mbrojtja. Janë administru të gjitha provat, është marrë në pyetje i akuzuari dhe është vetëm edhe fjala e fundit e mbrojtjes dhe e prokurorisë”, tha Gutaj për KALLXO.com.

Nebih Berisha akuzohet se në mbrëmjen e 23 tetorit 2015 në shtëpinë e tij familjare me dashje privoi nga jeta bashkëshorten Zejnepe Berishën dhe i shkaktoi lëndime trupore vajzës së tij.

Schweinsteiger në ShBA

0

Bastian Schweinsteiger do të vijojë karrierën e tij si futbollist në Major League Soccer në SHBA.

Manchester United ka mund të gjejë akordin me klubin e Chicago Fire për transferimin e menjëhershëm të mesfushorit gjerman. Schweinsetiger, i cili u transferua te Djajtë e Kuq, fundin e sezonit të kaluar e pa veten jashtë ekipi nga Mourinho në atë aktual, një situatë kjo që e shtyu atë drejt këtij transferimi.

“Gjatë gjithë karrierës sime, kam marrë parasysh të gjitha opsionet që më janë dhënë”, tha Schweinsteiger për “Chicago Tribune”. “E kam bërë këtë duke shpresuar që të kem pasur një impakt pozitiv me dhënien e kontributit tim për të arritur diçka madhështore. Kalimi të Chicago Fire nuk përbën ndonjë përjashtim”.

Bastian Schweinsteiger në karrierën e tij ka luajtur për 13 sezone me Bayern Munchen, me të cilin fitoi 8 tituj të Bundesligës, 7 Kupa të Gjermanisë dhe Ligën e Kampioneve në vitin 2013. Në vitin 2014, ai ishte pjesë e përfaqësueses gjermane me të cilën fitoi Kupën e Botës në Brazil. Në korrikun e vitit të kaluar, ai deklaroi tërheqjen nga Kombëtarja e Gjermanisë me të cilën luajti 121 ndeshje

Bektashinjtë duan të lirë Haradinajn dhe mbështesin ushtrinë

0

Teqja e Madhe Autoqefale Ballkanike ka kërkuar lirimin sa më të shpejtë të kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Në komunikatën e dërguar për media kërkojnë lirimin e tij nga ndalimi, mbajtja dhe padrejtësia, që po i bëhet atij dhe mbarë luftës sonë për liri, nga një gjykatë franceze në Colmar.

“Lufta e UÇK-së ishte e pastër, e drejtë dhe çlirimtare. Këtë e ka dëshmuar edhe në dy procese të mbajtura ndaj tij në Tribunalin Ndërkombëtar të Hagës, vetë z. Haradinaj dhe shumë bashkëluftëtarë të tij”, vijon më tutje komunikata.

Aty po ashtu përshëndetet nisma e presidentit Hashim Thaci për dhënien e autorizimeve ushtarake Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Berisha: Veseli po e kopjon Thaçin

0

Deputeti nga radhët e Nisma për Kosovën, Zafir Berisha ka thënë se fushata parazgjedhore e Kadri Veselit është kopje e fushatës së Hashim Thaçit të bërë në vitin 2014.
Berisha përmes një postimi në Facebook ka theksuar se e gjithë kjo po ndodhë për prishje të koalicionit me LDK-në.

Postim i plotë:

Fushata parazgjedhore e Kadri Veselit është kopje e fushatës parazgjedhore të Hashim Thaqit në 2014 i cili e qoj vendin në zgjedhje, me arsyetimin se s,ka koncenzues për tresformimin e FSK-së.
E njejta storje po ndodhë edhe këtë vitë, për me kërku ,,qime në ve,, për me prishë kualicionin me LDK-në.
Dallimi nga 2014 është se sivjet në fushatën parazgjedhore përveç Hashimit është edhe Kadria….
Isa i gjorë ka mbet ,,as me shehër as me Barilevë,, siç thotë populli. Pra nuk po i shitet më as vet-viktimizimi, sepse edhe ata që i kanë humbur të dashurit e tyre pas luftës, nuk po i besojnë më./Telegrafi/

Prokurori kërkon dënimin e ish- drejtorit të Arsimit në Malishevë

0

Prokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë, kërkoi që ish drejtori i Arsimit në Komunën e Malishevës, Blerim Thaçi, të shpallet fajtor për veprën penale për të cilën akuzohet, por avokati i tij e kërkoi të kundërtën e prokurorit.

Agron Matjani, që e mbron lëndën ndaj Blerim Thaçit, tha se në tërësi qëndron pranë aktakuzës së ngritur.

“Ngeli në tërësi pranë aktakuzës të ngritur kundër të akuzuarit Blerim Thaçi. Propozoj që gjykata të akuzuarin Blerim Thaçi ta shpall fajtor”, tha prokurori Matjani.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore të Gjakovës, Blerim Thaçi në cilësinë e drejtorit të Arsimit në Malishevë akuzohet se ka dhënë urdhër që të kryhen punimet e rrethojës së Gjimnazit “Hamdi Berisha” në Malishevë në mars të vitit 2014, përderisa fituesi i tenderit është shpallur tek më 10 prill të atij viti në uebfaqen e Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik.

Prokurori theksoi se punimet janë kryer pa asnjë lloj procedure.

“E gjithë kjo procedurë ka qenë formale pasi që punimet janë kryer më herët,” shtoi prokurori i Prokurorisë Themelore të Gjakovës, Agron Matjani.

Ndërsa, Emrush Kastrati, avokati i të akuzuarit Thaçi e kundërshtoi në tërësi aktakuzën me arsyetimin se ajo është e pabazuar në prova dhe fakte.

“Gjatë këtij shqyrtimi gjyqësor, konsideroj se me asnjë provë relevante nuk është vërtetuar teza e aktakuzës së prokurorit të shtetit“, tha avokati Kastrati.

Shpallja e aktgjykimit do të bëhet të martën

Berisha flet për bashkëlojtarët, ja çfarë thotë për ta

0

Besart Berisha do të jetë një ndër risitë e formacionit të përfaqësueses së Kosovës në futboll.

Kosova do të luajë me Islandën në kuadër të eliminatoreve të botërorit Rusia 2018.
Sulmuesi i Melbourne Victory ka thënë se është rëndësishme njohja me futbollistët e përfaqësueses.

“Për mua është shumë e rëndësishme që të njoftohem më lojtaret dhe stërvitja e parë ishte e mirë. Lojtaret janë të disiplinuar, janë të mirë dhe më kane pritur shumë mirë”, ka deklaruar Berisha

Ndryshe, Kosova do të zhvilloj në Shkodër ndeshjen e së premtes me fillim në ora 20:45.