Në Stacionin Policor në Prizren dje janë vetë paraqitur dy të dyshuarit të cilët një ditë më parë kanë sulmuar fizikisht me thikë një person në rrugën “Reshat Kajragliu“, shkruan PrizrenPress.
Policia njofton se të dyshuarit pas intervistës me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje. /PrizrenPress.com/
Në pikë kalimin kufitar në Vermicë janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj shqiptarë, shtetas të Shqipërisë, pasi që të njëjtit kanë kaluar ilegalisht kufirin Shqipëri-Kosovë, shkruan PrizrenPress.
Policia njofton se të njëjtit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. /PrizrenPress.com/
Një vajzë përdori opsionin e transmetimit live në Facebook për të treguar se si shefi i saj i kërkonte favore seksuale.
Makana Milho po kryente shërbimin në komunitet, pasi ishte dënuar nga një gjykatë sepse vodhi një çantë.
21-vjeçarja duhej të pastronte tualetet për gjashtë ditë, por shefi i saj, Harold Villanueva Jr i pickoi të pasmet.
Nga ky moment, transgjinorja nga Havai vendosi ta regjistrojë atë.
Ai i kërkon favore seksuale, që ta lirojë më shpejt nga detyra.
“Nëse nuk do një prezervativ, nuk më bëhet vonë”, dëgjohet ai duke folur në makinë.
Manaka përgjigjet: “Po e pyes një mikeshë mos ka prezervativë”.
Më vonë ajo tha se i bëri këto komente pasi kishte frikë sepse ishin në një zonë të panjohur dhe shpresonte që ai ta dërgonte me makinë në një vend më të sigurt prej nga do largohej.
Ajo i bëri tag policisë në video.
Forcat e rendit e kanë arrestuar 47-vjeçarin, që akuzohet për sulm seksual të shkallës së katërt.
Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, në një konferencë për media ka folur lidhur me audio-incizimin e përgjimeve telefonike, në të cilat flitet kryesisht për punësimin e militantëve të PDK-së, nëpër institucione të ndryshme.
Lumezi ka thënë se prokurori nuk mund të nisë procedurë penale me provat që i ka pasur një prokuror.
“Provat të cilat janë dalë nga këto përgjime, janë të vejtra të cilat më parë i ka përdorur edhe prokurori i EULEX-it i cili i ka bërë përgjimet. Në këtë moment nuk kemi të gjitha të dhënat e duhura andaj mund të jetë e parakohshme të veprojmë në lidhje me rastin. Mirëpo siguroj se do të shikojmë këtë rast dhe askush nuk është i paprekshëm. Nëse gjejmë se ka një gjë të vetme lidhur me ndonjë vepër penale ne do ta nxjerrim para ligjit”, ka thënë Lumezi, transmeton Telegrafi.
Kryeprokurori ka shtuar më pas se në momentin kur do të kenë prova të reja do të nisin menjëherë procedurat penale.
“Prokuroi i EULEX-it i ka pasur të gjitha informacionet që tani kanë dalë në shesh mirëpo ai ka konsideruar se niveli i provave nuk është i mjaftueshëm për tu ngritur aktakuzë. Nëse ne veprojmë me prova të njëjta atëherë ne shkelim të drejtat e të akuzuarit”, u shpreh Lumezi.
Lumezi theksoi se nëse këto prova bëjnë pjesë në ndonjërën prej këtyre veprave penale siç janë “Ushtrimi i ndikimit”, “Cenimi i marrëdhënies së punës” dhe “Keqpërdorimi i detyrës zyrtare” atëherë maksimumi i dënimit për dy të parat është dy vite burg, ndërkaq për keqpërdorim të detyrës zyrtare, pesë vite burg./Telegrafi/
Bahri Hyseni ia kishte besuar “Shefit” zgjedhjen që do t’i bënte për një pozitë të lartë në institucionet shtetërore. Shefi, e kishte përzgjedhur për anëtar të Bordit të Transmisionit dhe Tregut. Por, Hyseni pos që nuk kishte konkurruar, ai nuk e dinte se çfarë do të thotë KOST. Pak kohë pas kësaj ngjarje që dëshmohet me një bisedë telefonike, Hyseni është bërë prokuror i Shtetit. Të premten ndërkaq, Insajderi sjell trembëdhjetë përgjime telefonike të presidentit, Hashim Thaçi me Adem Grabovcin.
Bahri Hyseni ishte pa punë. Nuk ishte zgjedhur edhe për një mandat deputeti të Partisë Demokratike të Kosovës. Ai po priste “Shefin” për ta sistemuar në një pozitë të lartë shtetërore.
Shefi – Adem Grabovci, e kishte zgjedhur për anëtar të Bordit të Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT), ani se Hyseni nuk kishte konkurruar fare.
Madje, ai nuk e dinte se çfarë është KOSTT-i.
Grabovci së bashku me ish-ministrin e Ekonomisë dhe Financave, Besim Beqaj e kishin vlerësuar si njeri të duhur për këtë pozitë. U duhej shumë aty.
Gazeta Online Insajderi sjell bisedën telefonike të zhvilluar në mes të Grabovcit dhe Hysenit e zhvilluar më 5 nëntor 2011. Kjo bisedë, shfaqë kontrollin e plotë të Grabovcit dhe bashkëpunëtorëve të tij partiakë mbi të gjitha institucionet dhe vartësit partiakë.
Hyseni nuk e kishte pranuar këtë vend pune. Donte diku tjetër. Megjithatë, linte të hapur mundësinë që kudo që vendosin “Shefat”, ai do të pranonte.
Hyseni ka qenë deputet i Partisë Demokratike të Kosovës. Ai ka mbajtur edhe pozita tjera në kuadër të kësaj partie që nga përfundimi i luftës.
Jo shumë kohë pas kësaj bisede, Hyseni është bërë prokuror në Prokurorinë Themelore të Ferizajt. Pos kësaj, është anëtar i Komisionit për Akte Normative në Këshillin Prokurorial të Kosovës.
“E pash në disa vena, po a je dakord për KOSTT”, e pyet Grabovci në këtë bisedë. Hyseni, nuk ka ide se çfarë është KOSTT-i.
Pasi, Grabovci ia sqaron se për çfarë bëhet fjalë dhe rëndësinë që ka ky institucion rregullativ për PDK-në, Hyseni tregon se nuk ka konkurruar.
“Po a e din që s’kom konkurru unë”, thotë Hyseni.
“Unë s’kum kunkurru”.
“Po more ke në konkurs. Që na e kem emrin ton, Bahri Hyseni”, ia kthen Grabovci dhe insiston se është i pesëmbëdhjeti në listë.
“Vallahi këqyre o shef, këqyre qysh datëlindja a qysh a”, vazhdon Hyseni duke menduar se mund të jetë ndonjë person tjetër me emër dhe mbiemër të njëjtë.
“Ka, ka. Shyqyr që t’thirra. Jo vallahi unë t’kom shti në ato. Po duhet me të tërhjek”, sqaron këtë shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci.
“Jo valla unë me Besimin (Beqaj v.j.) qëtu të shtimë. Bash kur e pash emrin me erdh mirë thash, shumë mirë se s’kishim kon me… A s’je ti a?
Grabovci i thotë Hysenit se pse nuk po lajmërohet. I tregon se edhe me Hilmi Reçicën e kanë pasur llaf punën e tij.
Prokurori Hyseni ia lë në fund Grabovcit se kudo që ai vendos, do ta pranojë.
“Ani këqyrni ku t’ua merr mendja, a aty vallahi s’kom konkurru unë”, vazhdon Hyseni.
I kontaktuar nga Insajderi, Hyseni fillimisht nuk ka pranuar të flasë me arsyetimi se nuk mban përgjegjësi se çfarë thotë Adem Grabovci. Por, pasi Insajderi ia ka ofruar bisedën, Hyseni ka thënë se nuk ka ndikuar politika që ai të bëhet prokuror. Ka thënë se po të kishte ndikim, ai do të zgjidhej gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese.
“Nuk ka kurrfarë ndikimi. Vetë kam shku në Institutin Gjyqësor, e kam kryer trajnimin. Nuk ka kurrfarë ndikimi. Po të kishte ndikim, do të kisha shkuar në Gjykatën Kushtetuese”, ka deklaruar Hyseni duke konfirmuar se kishte komunikuar me Grabovcin.
Biseda mes Adem Grabovcit – Bahri Hysenit
Hyseni: Alo
Grabovci: Alo
Hyseni: Po urdhoni.
Grabovci: Zoti Hyseni.
Hyseni: Po urdhnoni.
Grabovci: Gjallë jeni ju?
Hyseni: Gjallë, jemi gjallë.
Grabovci: Ku je mar, ku je mar i keq se je hup k’shtu.
Hyseni: Qysh je o shef.
Grabovci: Hehehe
Hyseni: Ku je mar, çka e ke ndërru këtë telefon?
Grabovci: E, po çka ki me bo. Tjetër gjo s’po muj, jom bo gjentellmen. Sun ndërroj tjetër gjo.
Hyseni: Ti je gjentelmen… Edhe unë jom kon… Qysh je ti?
Grabovci: Gjallë, rahat, mirë.
Hyseni: A je mirë shef?
Grabovci: Mirë, mirë.
Hyseni: Dije që t’kom çu mesazha e kështu po ti pse e ke ndërru telefonin…
Grabovci: Jo vallahin. Qëto e kom edhe njo 45.
Hyseni: Vallai… po.
Grabovci: A je.. se e pash ne disa vena. Po, a je dakord për n’KOSTT?
Hyseni: Ku?
Grabovci: N’KOSTT.
Hyseni: N’KOST. Qysh n’KOSTT mar?
Grabovci: N’KOSTT, n’bord.
Hyseni: Po.. n.. shka osht ajo?
Grabovci: A?
Hyseni: Ku n’cilin?
Grabovci: Qety ku ki kkk… n’KOSTT.
Hyseni: More.. unnn. sssfff…
Grabovci: Transmisioni.
Hyseni: A?
Grabovci: Transmisioni dhe Tregu. Na vyn, ne, shumë aty. Osht nder ma t’randsishmit.
Hyseni: O, po a e di qe s’kum kunkuru unë kërkun.
Grabovci: He?
Hyseni: Unë s’kum kunkuru.
Grabovci: A?
Hyseni: S’kum kunkuru unë. Hiq s’kum konkuru.
Grabovci: Jo mor ki konkuru, qëtu na e kem emrin ton. Bahri Hyseni.
Hyseni: Kqyre mor biografinë a jom unë. Veç nem paçi shti direkt.
Grabovci: Bahri Hyseni. A? I pesëmdheti je.
Hyseni: Vallahii… k’qyre o shef, k’qyre qysh o, a o datlindja a… qysh a.
Grabovci: A ka tjetër Bahri a?
Hyseni: Duhet me pas tjetër Bahri ose veç nem paçi shti? A duhet me konkuru aty.
Grabovci: Kuku, shyqyr që t’thirra.
Hyseni: He?
Grabovci: Jo valla unë t’kom shti n’ato, duhet me t’terhek.
Hyseni: Qysh?
Grabovci: Khu. Jo vallahi pra unë me Besimin (Beqaj v.j.) qetu t’shtimë.
Hyseni: Po.
Grabovci: Se bash kur e pash emrin m’erdh, m’erdh mirë thash… jo qeto se s’dishim kon me…. Ë… A s’je ti a?
Hyseni: Vallahin Jo. Veç në paçin bo naj propozim qysh e boni ju… ku e di unë…
Grabovci: Jo. Jo, jo, me konkurs o kon kjo.
Hyseni: Jo vallahin për konkurs jo.
Grabovci: Eh t’thafshin kraht. Eh. Pse me konkurs jo? Ku je? Çka je ka bon?
Hyseni: Po kurgjo hiç. Po priti mos po m’shtini qashtu najqysh… hahahah.
Grabovci: Heheheh.
Hyseni: Unë prit n’juve ju… (nuk kuptohet)
Grabovci: Prit, prit. Hajt, hajt. Prit, prit.
Hyseni: Jo mar unë me prit… e shka me bo. Unë mu tranu s’tranona.
Grabovci: Jo bre vlla po ti me dal najherë, unë edhe disa herë u kom thonë edhe me Prtritin (Ilmi Reçica v.j.)… disa herë e kem pas muhabet.
Hyseni: Po de po, po sun po dal me ju pengu bre shef bre.
Grabovci: Po bre se t’i m’pengon. Mos bo hajgare.
Hyseni: Po jo qështu. Ani k’qyrni qysh ku t’jau … jo vallahi s’kum konkuru unë.
Grabovci: Jo, jo masi s’ki kunkuru jo.
Hyseni: Sum ka thon mu kurkush kurgjo. Kurgjo.
Grabovci: Ov ov ov. Keq koka shumë. U bo pra. U bo jaran. U bo.
Hyseni: Hajde shef, hajde, hajde.
Grabovci: Hajde
Hyseni: Tung, Tung
Të premten në ora 10:00, Insajderi sjell bisedat telefonike të presidentit, Hashim Thaçi. /Insajderi.com
Ndeshja për nder të Wayne Rooney’t, në mes Manchester United dhe Evertonit të mërkurën, do ta bëjë historinë si ndeshja e parë e Premier Ligës, që ndonjëherë është transmetuar live në Facebook.
Lojën do të mund ta ndjekin 1.7 bilionë njerëz në mbarë botën, përmes profilit të Rooney’t dhe faqes së Manchester United në Facebook.
Fitimet nga shikueshmëria, do të shkojnë për bamirësi.
Ndeshja që do të zhvillohet në Old Trafford, do të shënojë edhe 12 vjetorin e shërbimit të Rooney’t në United.
“Jam shumë i lumtur që ndeshja që mbahet për nder timin, do të shikohet në tërë globin, gjë që edhe do t’i rritë donacionet për bamirësi”.
Kjo ndeshje do të shënojë edhe paraqitjen e parë të prurjeve të reja në ekip, të trajneri Jose Mourinho dhe të lojtarëve Zlatan Ibrahimovic, Henrikh Mkhitaryan and Eric Bailly.
Arsene Wenger, menaxheri i Arsenalit, po synon që sa më shpejtë ta transferoj një mbrojtës me përvojë, që ta ketë gati për ndeshjen e parë të sezonit ndaj Liverpoolit, e cila luhet me 14 gusht.
Sipas Gaol.com Arsenali është i gatshëm t’i ofroj Valencisë 20 milionë funte (24 milionë euro) për Shkodran Mustafin, i cili do ta zëvendësoi të lënduarin Per Mertesacker.
Goal.com shkruan se reprezentuesi i Gjermanisë konsiderohet si top lojtarë nga Arsen Wenger. Kurse, sipas Gaol.com, Mustafi është i lumtur me interesimin e Arsenalit, derisa ai mund të bindet edhe nga shoku i Kombëtares, Mesut Ozil që të transferohet në Emirates.
Ndryshe, ish mbrojtësi i Evertonit, Sampdorias dhe Hamburgut ka zgjuar edhe interesimin e Chelseas dhe Milanit.
Ajo ka kaluar disa marrëdhënie të dështuara të dashurisë por kjo nuk do të thotë se Britney Spears ka hequr dorë nga dashuria.
Ylli i hitit “Toxic” ka treguar se është një romantike e pandreqshme, derisa ka treguar disa gjëra për lidhjet e saj të dashurisë në të kaluarën që e kanë inspiruar për albumin e saj.
“Janë disa gjëra që preken, intimiteti dhe dashuria, ashtu si edhe të qenit romantike e pandreqshme. Janë disa himne të femrave”.
“Videoja që unë kam incizuar flet për mua dhe femrat që bëjnë audicione për meshkujt. Krejt ideja është që ne luajmë me ta, është vërtetë argëtuese”, ka thënë ajo për një radio australiane.
Britney Spears ka thënë se akoma beson në dashuri, pavarësisht të gjithave.
“Fatkeqësisht jam romantike e pandreqshme. Unë kam kaluar në disa lidhje të dështuara të dashurisë, por akoma besoj në dashuri”.
Spears është shprehur se megjithatë të gjithë duhet ta ruajnë zemrën.
E për më tepër, ajo është kosovare e po i bën krenarë të gjithë shqiptarët me paraqitjet e saja artistike.
Dua Lipa, artistja kosovare që jeton në Britani të Madhe, ka pasur një tjetër paraqitje fenomenale, kësaj radhe në emisionin e komedianit Jimmy Fallon “Tonight Show”.
20 vjeçarja Lipa, në emisionin më të ndjekur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka kënduar këngën e saj “Hotter than Hell”.
Artistja kosovare me 9-të gusht do të mbajë në koncert në Gërmi të Prishtinës, e të gjitha paratë e biletave do të jepen për bamirësi.