Home Blog Page 6097

Golden Eagle Ylli më i fortë se Vëllaznimi

0

Golden Eagle Ylli ka triumfuar ndaj Vëllaznimit me rezultat 96:71 (21:19, 25:19, 19:13, 31:20) në ndeshjen e luajtur të premten mbrëma në kuadër të xhiros së XXI në Superligën e Kosovës në basketboll.

Më i dalluari te skuadra therandase ishte Christopher Olivier me 30 pikë e 19 kërcime, kurse Kevin Brown ka shtuar 21 pikë, 5 kërcime e 8 asistime, ndërsa Trae Anderson ka kontribuar me 17 pikë, 7 kërcime e 6 asistime.

Në anën tjetër te ekipi gjakovar më efikasit ishin Beq Kovaqi me 23 pikë e 6 kërcime dhe Kreshnik Avdija me 16 pikë.

Në kuadër të xhiros së XXI të elitës së basketbollit kosovar të shtunën me fillim nga ora 13:00, Sigal Prishtina është nikoqire e Rahovecit dhe të dielën Kerasan Prishtina e pret Trepçën duke filluar nga ora 18:00.

Universiteti i Prizrenit lidh marrëveshje me atë të Bezmialem Vakif në Turqi

0

Në Universitetin”Ukshin Hoti” në Prizren, është arritur memorandum bashkëpunimi në mes të Universitetit Bezmialem Vakif në Turqi. Marrëveshjes përkatëse e kanë nënshkruar të shtunën rektori i UPZ-së, Prof. Dr. Ramë Vataj dhe rektori i UBV-së, Prof. Dr. Rümeyza Kazancioglu.

“Rektorët e të dy universiteteve e vlerësuan lartë arritjen e marrëveshjes për bashkëpunim në fushat akademike. Në bazë të marrëveshjes së bashkëpunimit dy institucionet do të bashkëpunojnë në fushat, si: Shkëmbimi i stafit akademik dhe administrativ, shkëmbimin e studentëve, hulumtime të përbashkët shkencore dhe studime, pjesëmarrja në seminare dhe takime akademike, shkëmbimi i materialeve të botuara akademike dhe informacione të tjera”, thuhet në njoftimin e UPZ-së. /PrizrenPress.com/

Allegri s’e do kalimin tek Arsenal

0

Shefi i Juventus, Massimiliano Allegri, pritet të refuzojë mundësinë për t’u bërë menaxher i Arsenal, pasi mendon të marrë drejtimin e Barcelona.

Italiani ishte një prej pretendetëve për të zëvendësuar Arsene Wenger në krye të stolit në Emirates Stadium, por është duke kërkuar të kalojë tek gjiganti spanjoll.

Allegri e ka drejtuar Juventus drejt triumfit në Serie A për dy edicione me radhë.

Biblioteka Kombëtare, fletë-rrufe për Lasgush Poradecin

0

Në një fletërrufe drejtuar Llazar Gushos (Lasgush Poradecit) Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë gjatë periudhës së komunizmit I kërkonte të dorëzonte sa më shpejt librin që kishte marrë për të lexuar, ndryshe do të merreshin masa ndaj tij.

“A e keni parasysh se përvetësimi, shkatërrimi ose dëmtimi me dashje I librit dënohet si krim në bazë të dispozitave të kodit penal?”, thuhet në fletë-rrufenë e vitit 1972. E zverdhur nga koha ajo është bërë publike nga vajza e poetit Maria.

“Libri që ju mbani jashtë afatit të caktuar e presin ta lexojnë dhjetëra e dhjetëra qytetarë të tjerë. Pse ju bëheni pengesë për përhapjen dhe leximin e librit?”, thuhet në fletë-rrufe. /KultPlus.com

De Gea do të transferohet tek Real

0

Gardiani i Manchester United, David de Gea, do që t’i bashkohet Real Madrid këtë verë, ka thënë gazetari Eduardo Inda.

Duke folur për televizionin francez, Inda ka thënë se De Gea do të kthehet në atdhe gjatë verës.

“Real Madrid ende është duke menduar për David De Gea, por Mourinho është i vendosur të mos e lë të largohet”.

“De Gea beson se Manchester United është ferri, sepse cdo ditë është e zezë. Lojtari ka thënë privatisht se do të transferohet tek Real Madrid”.

Vërmicë, arrestohet i kërkuari nga drejtësia prizrenase

0

Policia e Kosovës kanë vënë në pranga, në orët e hershme të mërkures në pikë- kalimin kufitar të Vërmicës, një person të gjinisë mashkullore të shpallur në kërkim nga drejtësia prizrenase.

“Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore Prizren, është arrestuar i kërkuari mashkull K/Shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje dënimi në qendrën e paraburgimit në Prizren”, njofton PK-ja, përcjellë PrizrenPress.

Vetura godet këmbësoren femër në Prizren

0

Të premtën në Prizren, një person i gjinisë mashkullore, duke lëvizur me veturën dyshohet se nga pakujdesia dhe mos përshtatja e shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës ka goditur këmbësoren, viktimën femër.

“Viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor”, njofton Policia, përcjellë PrizrenPress.

Basketboll, derbi luhet në Prizren

0

Sot në palestrën e sportit “Sezai Surroi” në Prizren do të zhviillohet ndeshja e mbetur e xhiros së VII në Superligën e Kosovës në basketboll. Takimi do të luhet me fillim nga ora 19:00.

Këto dy skuadra të vetmën herë që janë përballur me njëra-tjetrën në kuadër të edicionit 2016/17 ka qenë gjysmëfinalja e Kupës së Kosovës në Mitrovicë, ku atëbotë pati triumfuar Peja, e cila më pas është mposhtur në finale nga Sigal Prishtina.

Ashtu si edhe në ballafaqimin e ndeshjes gjysmëfinale të Kupës së Kosovës, edhe sonte pritet rivalitet i madh ndërmjet portokallinjve dhe verdhezinjve. /PrizrenPress.com/

Spitalet “e infektuara” të Kosovës

0

Rreth 60 për qind e pacientëve në Kosovë, apo çdo i dyti nga tre pacientë, kanë infeksione nga mjekimi intensiv, duke e futur Kosovën në mesin e vendeve në zhvillim me numrin më të madh të infeksioneve në Evropë, thonë ekspertë shëndetësorë.

Sipas shënimeve zyrtare në vendet e zhvilluara, çdo i katërti pacient apo 25 për qind e tyre kanë infeksione në mjekimin intensiv.

Izet Sadiku, zëvendësministër në Ministrinë e Shëndetësisë, njëherësh infektolog, për rubrikën “Fokus” të Radios Evropa e Lirë, thotë se njësia intensive si dhe Klinika e Neonatologjisë janë klinikat më të rrezikuara nga infeksionet.

“Në kuadër të Qendrës Klinike Universitare është ekipi për kontrolle intra-spitalore, i cili është i rregulluar sipas udhëzimit administrativ 2011/0.5, që bën përcjelljen e infeksioneve në klinikat me rrezikshmëri të lartë që janë në QKUK, ku hyn Klinika e Kirurgjisë, Ortopedisë, Hematologjisë, Onkologjisë, me qëllim që të bëhet përcjellja e infeksioneve intra-spitalore”.

“Faktikisht, klinikat më të rrezikuara janë ajo e Neonatolologjisë dhe e mjekimit intensiv, niveli i të cilave është i rritur në këto qendra. Në nivelin e infeksioneve spitalore, i kemi në këto dy njësi, e që në njësinë intensive është 50 për qind derisa në Neonatologji 10 deri 12 për qind, niveli i infeksioneve – shifër kjo që është brenda standardeve, pasi i kanë edhe shtetet në zhvillim”, thotë Sadiku.

Neonatologia Mynavere Hoxha, pohon se shkalla e infeksioneve prej 10 deri në 12, për qind nuk është e lartë.

“Ne kemi mungesë të madhe të shumë gjërave, por falë përkushtimit të mjekëve dhe infermierëve, nuk është shkallë e lartë e infeksioneve brenda klinikës. Nuk ka vend për kënaqësi, por këto janë kushtet që ne punojmë”.

“Në bazë të disa raportimeve që ne i kemi, vlerësohet se shkalla e infeksioneve prej 10 deri në 12 për qind, nuk është e lartë, pasi në vendet e zhvilluara me të gjitha kushtet dhe standardet e kanë deri në 7 për qind nivelin e infeksioneve”, shprehet Hoxha.

Në inspektoratin sanitar të Kosovës, inspektori Ibrahim Tërshnjaku thotë se përveç kushteve, janë një varg faktorësh që përcaktojnë nivelin e higjienës. Sipas tij, Qendra Klinike Universitare si qendër referente për tërë Kosovën, ka një shkallë jo të lartë të infeksioneve në krahasim me vendet e tjera.

“Numri i madh i vizitorëve, aspektit teknik i bartjes së pacientëve, numri i vogël i stafit, e pamundësojnë një nivel të mirë të higjienës në institucione shëndetësore”.

“Megjithatë, ne nuk kemi raporte lidhur me infeksionet apo numrin e shtuar të infeksioneve brenda spitaleve. Në bazë të raporteve që kemi, nuk janë të larta. Tani shërbimi spitalor ka bërë kontratë me operatorë ekonomikë dhe puna vazhdon të kryhet dhe gjendja është e mirë”, deklaron Tërshnjaku.

Ndërkaq, zëvendësministri Sadiku thotë se janë duke punuar në drejtim të përmirësimit të kushteve brenda spitaleve, qoftë me furnizim më të mirë të aparaturës, por edhe infrastrukturës, përmes donacioneve e edhe nga buxheti i shtetit.

“Në Kosovë do të krijohen kushte më të mira, pasi janë projekte në vazhdim, dhe niveli i infeksioneve të jetë më i ulët, pasi do të ndërtohet Spitali Pediatrik dhe do të investohet edhe në njësi tjera”, shpjegon Sadiku.

E, në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik kanë bërë të ditur tashmë se dezinfektimi, dezinsektimi dhe deratizimi kryhen brenda klinikave me kërkesë të menaxherëve të klinikave.

Në vitin 2011 super-bakteret, që janë rezistente ndaj antibiotikëve, në Qendrën Klinike Universitare kanë qenë të pranishme duke shënuar një rast të vdekjes. Këtë e pati konfirmuar edhe një klinikë gjermane.

Megjithatë, gjashtë vjet më vonë, nuk ka shenja dhe as të dhëna nëse baktere të tilla, apo të ngjashme, mund të ketë ende brenda spitaleve të Kosovës.(REL)

Deputetja shqiptare nga Zymi i Hasit, Prljaskaj: Kroacia, e hapur ndaj shqiptarëve

0

Deputetja shqiptare në parlamentin e Kroacisë, Ermina Lekaj Prljaskaj, në intervistën dhënë për “Zërin” konfirmon gatishmërinë e shtetit kroat që ta përkrahë Kosovën

Punësimi i shqiptarëve në institucionet shtetërore, hapja e Institutit Albanologjik në Zagreb, bashkëpunimi më i ngushtë me shtetin amë, marrja e fuqisë punëtore nga Kosova, ruajtja e identitetit dhe njëkohësisht integrimi i tyre në shoqërinë kroate, janë çështjet për të cilat premton zgjidhje deputetja shqiptare në parlamentin e Kroacisë, Ermina Lekaj Prljaskaj.

Në Kroaci ku numri i shqiptarëve është rreth 18.000 dhe shumica prej tyre janë nga Kosova dhe Maqedonia, Prljaskaj thotë në një intervistë për “Zërin” se pret që komuniteti shqiptar në institucionet kroate të përfaqësohet më mirë në zgjedhjet lokale, pas të cilave ajo pretendon se do të ndryshojë situata dhe, sipas saj, shqiptarët do të kenë mundësi të kenë përfaqësues në qeverinë lokale.

Prljaskaj vlerëson se shteti kroat ndaj Kosovës çdo herë ka qenë shtet mik dhe është i gatshëm që ta përkrahë ende Kosovën. /Zëri/