18.3 C
Prizren
E enjte, 30 Tetor, 2025
Home Blog Page 6095

Vidhen gjësende dhe materiale në Qendrën Rajonale të Shëndetit Publik në Prizren

0

Në Prizren, përkatësisht në rrugën “Sheh Emini”, dje rreth orës 16:26, është arrestuar i dyshuari mashkull K-Boshnjak pasi që i njëjti është identifikuar që së bashku me dy të dyshuar të tjerë dyshohen se me forcë ka hyrë në Qendrën Rajonale të Shëndetit Publik nga e cila kanë vjedhë gjësende dhe materiale të kësaj qendre, thuhet në raportin e Policisë, shkruan PrizrenPress

Siç bëhet e ditur në raport, me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /PrizrenPress.com/

Djali kanos nënën në Prizren

0

Policia njofton se dje në Prizren në ora 10:00 është raportuar për një dhunë në familje, me ç’rast një nënë e nacionalitetit turk ka raportuar se është kanosur me fjalë nga djali i saj, shkruan PrizrenPress.

“Viktima femër K- Turke ka raportuar se është kanosur me fjalë nga i dyshuari mashkull K-Turk djali i saj. I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së. /PrizrenPress.com/

Ronaldo vazhdon me Realin

0

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo ka një lajm të mirë për fansat e Los Balncos. Ai pritet ta vazhdoj kontratën me Kampionin e Evrops.

Sipas të përditshmes sportive madrilene, Marca, portugezi pritet të nënshkruaj kontratë pesëvjeçare me Realin, deri në vitin 2021.

Ronaldo aktualisht ka kontratë me Realin deri në verën e vitit 2018. Por, nëse vazhdon bashkëpunimin deri në vitin 2021 i bie që Ronaldo të pensionet në Real.

Menez këputi veshin (Foto+16)

0

Debutimi i Jeremy Menezit nuk ka shkuar ashtu siç pritej me skuadrën e re, Boreaux.

Ai në ndeshjen miqësore me Lorient, në pjesën e dytë, ka humbur një pjesë të veshit dhe kjo është konfirmuar edhe nga zyrtarët e skuadrës.

Ata kanë njoftuar se, Menez do t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjike. Në fotot e mëposhtme mund të shihni se si e ka këputur veshin ish sulmuesi i Milanit.

Jeremy Menez keputi veshin1

Donjeta Bytyqi nga Malisheva talente e re e muzikës ‘cover’ (Video)

0

Është vetëm 16 vjeçare dhe pretenton shumë. Donjetë Bytyqi nga Malisheva është duke bërë bum në rrjetin më të ri social ‘instagram’.

Ajo me këngët e saj ‘cover’ po pëlqehet shumë nga ndjekësit e saj.

Donjeta e cila është vetëm në shkollën e mesme, ka një talent për këndim. Ndër të tjera Donjeta për zeri.info ka thënë se këndimin e sheh si të ardhme të saj. Ndonëse e re në moshë, Donjeta thotë se ka synime në të ardhmen ndaj muzikës. Për më shumë ndiqeni këto këngë cover nga Donjeta./ZERI

https://www.instagram.com/p/BIkNQ7lAX0S/?taken-by=donkki_8

https://www.instagram.com/p/BInNOEtAr64/?taken-by=donkki_8

Sulm me thikë në Londër – një i vdekur, pesë të lënduar

0

Një grua ka vdekur dhe pesë persona të tjerë janë plagosur në një sulm me thikë në qendër të Londrës.

Policia është thirr në 22:33 të së mërkurës pas raportimeve për një njeri i të plagosur njerëz me thikë, duke përfshirë edhe një grua 60 vjeçare e cila më vonë vdiq.

Një 19-vjeçar është arrestuar lidhur me këtë rast, raporton BBC.

Policia metropolitane tha se shëndeti mendor ishte një “faktor i rëndësishëm” në këtë ngjarje

Kryetari i Londrës Sadiq Khan kërkoi nga qytetarët që të rrijnë “të qetë dhe vigjilent”.

Qeveria miraton demarkacionin, e nis për Kuvend

0

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme të mbajtur në orën 8 me vetëm një pikë të rëndit të ditës, atë të Demarkacionit, e miraton dërgimin e Projektligjit për Demarkacionin në Kuvendin e Kosovës.

Ndërsa, nga ana tjetër Vetëvendosje mbrëmë ka thirrur protestë nga ora 10 për ta parandaluar kalimin e Demarkacionit në Kuvend.

Në mbledhje u tha se Projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, do të procedohet në Kuvend sipas rregullave, mirëpo Kuvendi më pas vendos në cilën seancë do të jetë rend dite.

Kryeministri Isa Mustafa ka thënë se nëse ka fakte juridike do të shqyrtohet edhe një herë demarkacioni me Malin e Zi.

Kristjana Saxobeat, ish-e dashura e Noizy-t del lakuriq (+18)

0

Nëse nuk e mbani mend vajzën që u bë “e famshme” falë bisedave intime me Noizy, ju riprezantojmë me Kristjana Saxobeat.

Faqja “Demastike Shqiptare” në Instagram, ka publikuar foto e saj +18!

“Pronto 2”

0

Faik KRASNIQI

Gjatë ditës së hënë, në media u publikuan disa përgjime, ku akterë kryesorë ishin shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci dhe ish kryetari i kësaj partie, tashmë president i vendit, Hashim Thaçi.

Bazuar në këto përgjime telefonike, del se Adem Grabovci është njeriu kryesor që i koordinon të gjitha aktivitet e paligjshme të partisë, dhe këtë e bën në dijeni dhe në bashkëveprim me Hashim Thaçin, tashmë president i Kosovës të cilin Adem Grabovci e quan “shef”.

Po ashtu Grabovci i përgjigjet edhe kryetarit aktual të PDK-së, Kadri Veseli.

Edhe para disa viteve doli në shesh afera e përgjimeve, afera ”Pronto” e njerëzve të nëntokës të PDK-së.

Dhe kjo nuk është hera e parë që dalin përgjime për këta njerëz, për pisllëqet e tyre të bëra gjatë qeverisjes së PDK-së! Prandaj, këto përgjime të këtyre njerëzve të nëntokës nuk më çudisin fare, sepse ashtu siç u heshtë afera ”Pronto” e para disa viteve, do të heshtet edhe kjo aferë tjetër e përgjimeve, thua që nuk ka ndodhur asgjë!

Në një vend normal, sepse ne s’jemi dhe nuk konsiderohemi vend normal, por edhe si shoqëri jonormale, pas publikimit të këtyre përgjimeve për aferat dhe skandalet e tyre të shumta, duke filluar nga Hashim Thaçi e deri tek zyrtari më i vogël i këtij vendi, të përfshirë në një mënyrë apo tjetrën në pisllëqe, afera korruptive, gradime, punësime të paligjshme dhe favore të ndryshme, do të duhej menjëherë pas publikimit.

Prokuroria e shtetit të lëshonte fletëarrest për arrestimin e të gjithëve të involvuarve! Por, meqë jetojmë në një vend ku nuk sundon ligji, por shtet i kapur nga mafia-politike, nga të ”fortit” dhe pashallarët e këtij vendi, edhe kjo çudi si çdo çudi tjetër në Kosovën e mafiozëve dhe kriminelëve, s’do të zgjas më shumë se 3 ditë.

E, këta qelbësira prapë do vazhdojnë me avazin e vjetër, duke na vjedhur e plaçkitur!

Arrestime të reja në Turqi

0

Policia turke ka bastisur zyrat e këshillit kombëtar të kërkimeve shkencore gjatë kësaj të mërkure, sipas asaj që bën të ditur rrjeti televiziv “NTV”, në atë që konsiderohet si spastrimi më i madh i kryer ndonjëherë për shkak të hetimeve mbi tentativën e dështuar të grushtit të shtetit.

Për trazirat e 15 korrikut, autoritetet qeveritare fajësojnë si orkestrues klerikun mysliman që jeton në SHBA, Fethullah Gulen, mbështetësit e të cilit po spastrohen nga çdo “qelizë” e administratës, drejtësisë, arsimit, sportit, e tashmë edhe nga shkenca.

Shumë persona janë arrestuar pas bastisjes në Këshillin e Kërkimeve Shkencore e Teknologjike të Turqisë, (Tubitak), bën të ditur “NTV”, edhe pse nuk konfirmohet ende numri i tyre.

Qeveria turke tha se përpjekja e 15 korrikut për grusht shteti është orkestruar nga ndjekësit e Fethullah Gulenit, ish-aleati më i ngushtë tashmë armik i betuar i presidentit Recep Tayyip Erdogan, i cili jeton në ekzil të vetimponuar që prej vitit 1999 në Shtetet e Bashkuara, njofton TCH.

Gulen i mohon këto akuza, madje edhe e ka dënuar tentativën për grusht shteti të ndërmarrë nga një pjesë e vogël e ushtrisë.