8.7 C
Prizren
E mërkurë, 13 Maj, 2026
Home Blog Page 610

Vogëlushja nga Malisheva reciton për Epopenë e UÇK-së

0

Gjatë ditës së enjte, në Prekaz shumë qytetarë e krerë shteti shkuan për homazhe.

Kjo në nder të shënimit të ditës së dytë të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

E në nder të kësaj dite, edhe vogëlushja Adorela Sahitaj nga Malisheva, thuri vargje për të rënët për liri.

Rikthehen kontrollet në kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë

0

 

Gjatë kësaj periudhe, pikat kufitare të Shqipërisë dhe Kosovës, do të bëjnë përpunim e të dhënave të drejtueseve të automjeteve dhe udhëtarëve me procedurë të përshpejtuar.

Kjo edhe për shmangien e radhëve dhe pritjeve për shkak të fluksit të lartë të lëvizjes së mjeteve dhe udhëtarëve nisur edhe nga fakti i përmirësimit të kushteve të motit.

Edhe pse drejtuesit e mjeteve dhe udhëtarët shprehen për lëvizje të lirë gjatë gjithë vitit ata thonë se nuk është pritur gjatë në kufi ndërsa kontrollet i shohin normale.

Ndërkohë gjatë fundjavave dhe festave zyrtare lëvizja është pa kontrolle për automjetet me traga të Shqipërisë dhe Kosovës.

Marrëveshja e lëvizjes së lirë të nënshkruar mes Kosovës dhe Shqipërisë në pranverën e vitit të kaluar shmangu trafikun dhe lehtësoi lëvizjen kufitare gjatë sezonit veror. Pika kufitare e përbashkët Shqipëri-Kosovë, përpunon numrin më të madh të mjeteve dhe udhëtarëve që hyjnë dhe dalin në të dyja anët e kufirit.

Poeti arbëresh Zef Serembe, kryengritësi i vetmuar

0

Muzeu Historik Kombëtar kujtoi sot, në ditën e tij të lindjes, poetin Zef Serembe.

Zef Serembe (Giuseppe, 06.03.1843 – 1901) është poet lirik arbëresh. Ai lindi më 6 mars të vitit 1843 në Strigar të Kozencës. Ndoqi studimet në kolegjin e Shën Adrianit, ku pati mësues Jeronim de Radën, me të cilin më vonë u bë mik. Që herët u lidh me Lëvizjen Garibaldine dhe më vonë me lëvizjen çlirimtare në Shqipëri. Ngjarjet politike shoqërore në Itali, pas bashkimit të saj, e zhgënjyen rëndë dhe bashkë me fatkeqësitë vetjake (vrasja e të ungjit, vdekja e së dashurës), i shkaktuan krizë të thellë shpirtërore. Në këtë gjendje, më 1875 mori udhën për Brazil, në kërkim të varrit të vajzës së dashur, por pa kaluar moti kthehet në vendlindje, ku vazhdon të mos gjejë prehje. I tronditur shpirtërisht, merr rrugën e mërgimit dhe e mbyll jetën, në San Paolo të Brazilit, më 1901. Shumë dorëshkrime të Serembes kanë humbur (midis tyre një poemë e gjatë dhe ndoshta disa drama). Zef Serembe është poet i frymëzuar spontan. Ai lëvroi gjerësisht lirikën me një tematikë të larmishme, krijoi lirika atdhetare, filozofike, shoqërore e të dashurisë. Në vjershat atdhetare grishi për luftë të hapur kundër pushtuesit osman (“Vrull”, “Dora d’Istrias”). Lirika e tij filozofike-shoqërore dhe e dashurisë pasqyroi konfliktin midis individit dhe shoqërisë së kohës, duke sjellë një hero të ri, kryengritësin individual të vetmuar dhe të zhgënjyer nga jeta.

Tituj të veprave:

“Poesie italiane e canti originali tradotti dall’albanese” (Poezi italisht e këngë origjinale të përkthyera nga shqipja), Kozencë 1883, në italisht dhe shqip.

“Sonetti vari” (Sonete të ndryshme), Napoli, 1890.

“Il reduce soldato”, ballata lirica, New York, 1895, vetëm në italisht.

“Vjershë”- 1926, botuar në Milano nga nipi i tij Cosmo Serembe.

Falë kërkimeve për tekstet e humbura të poezive të Zef Serembes, vitet e fundit janë bërë disa botime të veprës së tij që plotësojnë njohjen për krijimtarinë e poetit. atsh

Plagoset një 26-vjeçar në Prizren

0

Policia e Kosovës ka njoftuar se në orët e para të së enjtes në Prizren është plagosur një person.

Sipas njoftimit të policisë i plagosur ka mbetur një 26-vjeçar.

“Me datën 06.03.2025, rreth orës 01:50 në rrugën ‘Durrësi’ në Prizren pas një fjalosje një i dyshuar ( Z.T. 31-vjeçar) ka shkrepur me armë zjarri në drejtim të viktimës (Y.G. 26-vjeçar). Viktima është plagosur në këmbë dhe është dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonale të Prizrenit, ndërsa polica posa e ka marr informatën kanë shkruan në drejtim të vendit të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Sipas njoftimit, i dyshuari është vetëdorëzuar dhe ka dorëzuar armën që dyshohet se është përdorur për kryerjen e veprës penale, një AK 47.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar, pushkë automatike me numër serik AK -47, 2 karikatorë, 7 fishekë të kalibrit të panjohur dhe 1 gëzhojë.

I dyshuari thuhet se është intervistuar në prezencën e avokatit dhe në konsultim me prokurorin kujdestar rasti thuhet se është cilësuar si “vrasje në tentative” dhe “mbajtje në pronësi, kontroll, posedim apo shfrytëzim i paautorizuar i armës”.

Nait Hasani thotë se do të mbështesë atë Qeveri që mbron vlerat e UÇK-së dhe që punon për largimin e sanksioneve

0

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike të Kosovës , Nait Hasani, ka thënë se partia e tij do të presë certifikimin e rezultateve zgjedhore për të dalë me propozime për koalicione dhe formimin e Qeverisë.

“Do të presim certifikimin. KQZ ka treguar që nuk është përgatitur me këto vonesa të shumta të numërimit të votave. Kur të përfundojnë këto do ta dalim me mundësinë e koalicioneve për formimin e Qeverisë”, deklaroi ai.

Hasani thotë se mbështetjen e tij do ta ketë ajo Qeveri që do të fokusohet të punojë për lirimin e Kosovës nga sanksionet, përmirësimin e marrëdhënieve me aleatët dhe mbështetjen e vlerave të UCK-së.

“Krijimi i një Qeverie që e liron Kosovën nga sanksionet, përmirësimin e marrëdhënieve me aleatët, përgjegjëse para drejtësisë. Qeveria që do të jetë mbrojtëse e vlerave të UCK-së, atyre që janë në Hagë. Ai që i ka këto parametra do ta ketë mbështetjen edhe të votës time”, shprehet Hasani. /Frontonline

Siguria publike në Prizren, nis faza e dytë e vendosjes së kamerave vëzhguese

0

Faza e parë e vendosjes së kamerave vëzhguese të sigurisë në qytetin e Prizrenit është përmbyllur dhe tashmë ka nisur faza e dytë e zbatimit të këtij projekti, kanë njoftuar autoritetet komunale.

Sipas tyre, problemet fillestare janë tejkaluar dhe bazuar në planifikimet e bëra po vijon vendosja e tyre në zonën urbane.

“Në fillim kemi pasur disa pengesa, zakonisht që na i ka shkaktuar rryma. Mirëpo pasi na ka lajmëruar Policia, ka reaguar operatori ekonomik dhe është sanuar ai problem”, ka thënë drejtoresha për Emergjenca dhe Siguri, Ramize Sinanaj-Shala, në mbledhjen e fundit të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, raporton Telegrafi.

Sipas saj edhe ardhja e një eksperti të jashtëm ka ndikuar pozitivisht në rritjen e cilësisë, ndërkohë që është realizuar edhe trajnimi me zyrtarët policorë për përdorimin e këtyre kamerave.

“Po ashtu, ka filluar edhe faza e dytë e implementimit, ku në bazë të këtij projekti, kemi vendosur që unaza e qytetit të mbulohet me kamera, edhe pjesa prej Qafës së Kishës deri te Elkosi. Por përsëri në bashkëpunim me Policinë, janë kërkuar edhe në disa vende, ku vlerësohet të jetë rreziku më i madh për qytetarët, dhe jemi pajtuar me i vendosë”, ka deklaruar ajo, duke shtuar se kjo pjesë mbulohet me buxhetin e vitit 2025.

Zyrtarja e lartë komunale ka theksuar se varësisht nga mundësitë buxhetore, vendosja e kamerave do të zgjerohet edhe në pjesët tjera të qytetit.

Kryetari Shaqir Totaj ka kërkuar nga zyrtarët policorë që për cdo kërkesë lidhur me çështjen e kamerave t’i drejtohen Komunës së Prizrenit.

Komandanti i Stacionit policor në Prizren, Nexhdet Mrasori ka theksuar se monitorimi realizohet në përputhje me dispozitat ligjore, raporton Telegrafi.

“Kamerat janë nën mbikëqyrjen e Policisë dhe veprohet sipas ligjit”, ka thënë Mrasori, në këtë mbledhje, duke sqaruar se pamjet nuk tërhiqen pa autorizim të organeve të drejtësisë, dhe se Policia respekton legjislacionin mbi të drejtën e privatësisë.

“Pamjet merren për shfrytëzim vetëm për raste të incidenteve, aksidenteve, apo veprave penale sipas autorizimeve nga organet e drejtësisë”, është shprehur Mrasori.

Në të njëjtën kohë ka rekomanduar që të mbulohen me kamera hyrje-daljet e qytetit, si dhe hyrjet e shkollave, për masa preventive, raporton Telegrafi.

Drejtoresha e DES-it, Ramize Sinanaj-Shala ka theksuar se kamerat mbulojnë dy hyrje-dalje të qytetit, dhe se bazuar në koordinatat e marra nga Policia, kamerat në fazat vijuese do të vendosen edhe në hyrjet e shkollave. /Telegrafi/

Vdes një punëtor në Rahovec – policia nis hetimet

0

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Rahovec, ku një punëtor mashkull kosovar ka humbur jetën.

I njëjti ishte dërguar pa shenja jete në emergjencën e spitalit në Gjakovë.

Menjëherë pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje për të kryer hetimet.

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për këtë rast, i cili është cilësuar si “Asgjësim,dëmtim ose heqje e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikim i sigurisë në vendin e punës”.

Rasti është ende nën hetim.

 

Policia shqiptoi 2775 gjoba trafiku për 24 orë

0
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar 2775 gjoba në trafik.

Sipas raportit të policisë, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar disa aksidente në trafikun rrugor, 23 aksidente kanë qenë me lëndime dhe 36 me dëme materiale.

Gjatë kësaj periudhe, policia njofton se janë arrestuar 20 persona, ndërkaq 18 të tjerë janë dërguar në mbajtje.

Therandasit fitojnë në Tiranë

0

Në Grupin B të Ligës Unike në kuadër të javës së katërt, të mërkurën, Golden Eagle Ylli shënoi fitore ndaj Tiranës 62:87 (11:30, 20:24, 14:25, 17:8).

Klein Strazimiri ishte më i miri te vendasit me 13 pikë, pesë kërcime e tetë asistime, kurse te mysafirët, disa lojtarë shënuan pikë dyshifrore, ndërsa Derrick Wilson e mbylli ndeshjen me 18 pikë, katër kërcime e gjashtë asistime, kurse Lis Shoshi kontribuoi me 17 pikë e tetë kërcime.

Takimi ishte direkt për Play-off, pasi tani skuadra tiranase ka dy fitore e tri humbje, ndërsa ajo therandase tri fitore e dy humbje./PrizrenPress.com/

Besëlidhja ‘pushton’ Prizrenin – mposht Bashkimin në shtëpi

0

Në sfidën kryesore të Ligës Unike në kuadër të javës së katërt, të mërkurën, Besëlidhja fitoi ndaj Bashkimit në Prizren me rezultat 76:84 (22:23, 18:21, 19:23, 17:17).

Dirk Williams u dallua te vendasit me 19 pikë e gjashtë kërcime, derisa te mysafirët u dallua Xander Bowers me dhjetë pikë e 13 kërcime.

Besëlidhja ka katër fitore e një humbje, kurse Bashkimi një fitore e tri humbje. Kjo fitore i siguroi skuadrës së Besëlidhjes kualifikimin në “Play-off”./PrizrenPress.com/