10.7 C
Prizren
E mërkurë, 13 Maj, 2026
Home Blog Page 611

Përfundon numërimi i votave

0

Pas një procesi të stërzgjatur, numërimi i të gjitha votave për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit ka përfunduar në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR).

Ky proces, i cili pritej të mbyllej shumë më herët, arriti të përfundonte vetëm me 5 mars 2024, gati një muaj pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Gjatë ditës së mërkurë janë numëruar votat e fundit me kusht dhe ato të personave me nevoja të veçanta.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka bërë të ditur se tani fillon periudha e pritjes për ankesat e mundshme përpara se të shpallen rezultatet përfundimtare.

“KQZ-ja është e obliguar që të presë të paktën 48 orë para se të shpall rezultatet përfundimtare të Zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës. Ky nen, parasheh mundësinë që në PZAP, në një afat brenda 48 orëve nga ndodhja e shkeljes së supozuar, të paraqiten ankesat për administrimin e numërimit që është zhvilluar në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve. Sot, është dita e fundit kur këtu në QNR ka pasur administrim të numërimit të fletëvotimeve, andaj edhe ky afat llogaritet nga dita e sotme, 5 mars 2025, ora 21:00”, ka thënë ai.

Kuvendi i Dragashit përkujton Epopenë e UÇK-së dhe sakrificën për liri

0

Në kuadër të agjendës për shënimin e Epopesë së UÇK-së, Kuvendi i Komunës së Dragashit ka mbajtur seancë solemne, ku krahas kuvendarëve e zyrtarëve të Ekzekutivit kanë marrë pjesë edhe mysafirë të tjerë.

Sipas njoftimit të Komunës, në këtë takim kanë marrë pjesë edhe familjarë të dëshmorëve, përfaqësues të veteranëve dhe invalidëve të luftës, përfaqësues të institucioneve të sigurisë, institucioneve fetare, arsimore, partive politike, media dhe qytetarë.

Kryesuesja Arijeta Qafleshi Skeraj, sipas njoftimit, ka deklaruar se asnjëherë nuk do të mungojë nderimi, mirënjohja dhe përulja para veprës dhe sakrificës heroike të familjes Jashari në krye me komandantin legjendar, Adem Jashari. Sipas saj, me nder dhe respekt në këto ditë kujtohen edhe të gjithë ushtarët dhe dëshmorët e rënë për idealet e lirisë dhe pavarësisë, si dhe të gjithë veteranët e luftës.

Ndërsa kryetari Bexhet Xheladini ka vlerësuar se Epopeja e UÇK-së shënon kulmin e heroizmit dhe sakrificës së popullit të Kosovës për liri.

“Familja Jashari, në krye me Adem Jasharin, u bënë sinonim të rezistencës dhe të luftës heroike, dhe emri i tyre do të jetë përherë në kujtesën e çdo shqiptari”, ka thënë Xheladini, raporton Telegrafi.

Sipas njoftimit, para të pranishmëve kanë folur edhe sekretari i OVL të UÇK-së, Salih Shala, si dhe nënkryetari i Komunës nga radhët e komuniteteve, Fejsal Halilovi?.

Renovimi i Pulmologjisë në Spitalin e Prizrenit drejt përfundimit, synohen kushte më të mira

0

Punimet në renovimin e Repartit të Pulmologjisë kanë hyrë në fazën përfundimtare, ka njoftuar Spitali i përgjithshëm i Prizrenit.

Në njoftim thuhet se ky investim po realizohet për të mundësuar ambient më të mirë për pacientët dhe personelin, që ndikon edhe në ofrimin e shërbimeve më cilësore mjekësore.

Në të njëjtën kohë është bërë e ditur se menaxhmenti i Spitalit ka vizituar këtë Repart, për të parë ecurinë e punimeve, me c’rast kanë diskutuar edhe mbi detajet e përfundimit të projektit.

Drejtoresha Ekzekutive e Spitalit të Prizrenit, Narqize Arënliu-Hoxhaj ka theksuar nevojën që punimet të përfundojnë brenda afatit, dhe që çdo fazë e punimeve të realizohet me cilësi të lartë.

 

“Si menaxhment, ne jemi të përkushtuar të investojmë në përmirësimin e infrastrukturës, me qëllim përmirësimin e kushteve të punës për stafin dhe krijimin e një ambienti më të mirë për pacientët. Investimet në infrastrukturë janë të rëndësishme dhe kanë një ndikim të drejtpërdrejtë në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve dhe kënaqësinë e pacientëve”, ka thënë ajo.

Ndërsa shefja e Repartit, Sevim Brina, ka theksuar rëndësinë e renovimit për ofrimin e shërbimeve cilësore për pacientë.

Punimet për renovimin e Repartit të Pulmologjisë, sipas njoftimit të Spitalit të Prizrenit,  pritet të përfundojnë gjatë muajit mars.

Malisheva nis shënimin e manifestimit ‘Epopeja e UÇK-së’

0

Në Komunën e Malishevës kanë filluar aktivitetet e parapara për shënimin e manifestimit “Epopeja e UÇK-së”.

Në kumtesën për media bëhet e ditur se sot në të gjitha shkollat e komunës, orët e para të mësimit iu kushtuan “Epopesë së UÇK-së”, ndërsa u mbajt edhe një seancë solemne e Kuvendit të Komunës.

Aty u fol se si 27 vjet më parë, më 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998, familja Jashari luftoi dhe u flijua për lirinë e vendit.

Pas kësaj mbledhjeje, u bënë nderime dhe homazhe në varrezat e dëshmorëve në Malishevë, në Kleçkë dhe në kompleksin memorial në Prekaz.

Tutje bëhet e ditur se aktivitetet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe do të përmbyllen më 7 mars me ndezjen e zjarreve dhe flakadanëve në kompleksin “Kodra e UÇK-së” në Ngucat./PrizrenPress.com/

Liga Unike e meshkujve me përballje interesante në javën e katërt

0

Të mërkurën zhvillohen katër ndeshjet në kuadër të javës së katërt të Ligës Unike Meshkujt, në Grupin A dhe B.

Dy skuadrat më të mira të Grupit A dhe dy më të mirat e Grupit B do të kualifikohen në Final 4, që do të zhvillohet në fund të muajit mars në Kosovë, përcjell PrizrenPress.

Liga Unike-Java 4
GRUPI A
E mërkurë
19:00 Bashkimi-Besëlidhja
19:00 Vëllaznimi-Teuta
GRUPI B
E mërkurë
19:00 Tirana-Golden Eagle Ylli
19:00 Vllaznia-Sigal Prishtina

Rahoveci promovon efiçiencën e energjisë në Ditën Ndërkombëtare

0

Komuna e Rahovecit ka shënuar Ditën Ndërkombëtare të Efiçiencës së Energjisë duke promovuar masat e kursimit të energjisë dhe përdorimin e burimeve të ripërtërishme. Në një njoftim të shpërndarë për publikun, komuna thekson rëndësinë e përdorimit të energjisë në mënyrë efikase për një të ardhme më të qëndrueshme dhe më të gjelbër.

Sipas njoftimit, “Termoizoloni shtëpitë/ndërtesat tuaja – Termoizolimi redukton humbjet e nxehtësisë dhe përmirëson komoditetin në shtëpitë/ndërtesat tuaja. Investoni në pajisje efiçiente – Pajisjet me efikasitet të lartë ndihmojnë në kursime afatgjata. Përdorni drita LED – Konsumojnë deri në 80% më pak energji! Shfrytëzoni burimet e ripërtërishme – Panelet diellore fotovoltaike dhe sistemet diellore për ngrohjen e ujit janë alternativa të pastra dhe efiçiente!”

Gjithashtu, komuna ka shpërndarë materiale informuese me hapa të thjeshtë për të kursyer energjinë dhe ka inkurajuar qytetarët të investojnë në burime të ripërtërishme.

Ky aktivitet është mbështetur nga Asociacioni i Komunave të Kosovës me ndihmën e qeverisë gjermane përmes Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH./PrizrenPress.com/

Kuvendi i Prizrenit me seancë solemne nderon Epopenë e UÇK-së dhe sakrificën e dëshmorëve

0

Epopeja e UÇK-së është shënuar nga Kuvendi i Komunës së Prizrenit me një seancë solemne, ku është theksuar se kjo ngjarje simbolizon guximin, vendosmërinë dhe sakrificën për liri.

Kuvendarët dhe zyrtarët e Ekzekutivit kanë vlerësuar rolin e komandantit Adem Jashari, familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve në luftën për lirinë dhe dinjitetin e Kosovës, raporton Telegrafi.

Kryesuesja Antigona Berisha-Bytyqi ka theksuar se Epopeja e UÇK-së është njëra prej ngjarjeve më të rëndësishme në historinë e Kosovës, meqë “simbolizon sakrificën, guximin dhe vendosmërinë e popullit tonë për liri”.

Karanfil Haxhillari (LVV) ka pohuar se “nuk ka përkufizim gjuhësor, historik dhe filozofik që mat përmasat e kësaj sakrifice, që morri edhe dimensione legjendare”.

Adrit Krasniqi (PDK) ka shprehur qëndrimin se Epopeja e UÇK-së e shkruar me gjak e sakrificë, nuk është thjeshtë një kapitull i historisë sonë, por “themeli mbi të cilin qëndron sot shteti ynë i lirë dhe sovran”.

Marin Përgjokaj (LDK) ka deklaruar se datat 5, 6 dhe 7 mars “na kujtojnë me krenari të madhe se çmimi i lirisë nuk matet me fjalë, por me sakrificë dhe dashuri të paparë ndaj atdheut”, prandaj dhe sipas tij “në këto ditë zemrat e popullit janë të bashkuar për të kujtuar ata që dhanë jetën për lirinë e vendit”.

Agim Muçaj (AAK) ka thënë se Epopeja e UÇK-së është ngjarja më kulmore e historisë së Kosovës, që “përcjellë ndër vite lavdinë e luftës për liri, në krye me komandantin legjendar Adem Jashari dhe familjen Jashari”.

Shukri Quni (NISMA) ka përkujtuar se 27 vjet më parë në Prekaz, kanë rënë 55 heronj të Kosovës. “Armiku mendoi se do ta shkatërronte rezistencën. Por jo, asnjëherë nuk mundi ta shkatërronte vullnetin për liri. Ne vazhduam me vendosmëri luftën për liri dhe pavarësi”, ka thënë ai, raporton Telegrafi.

Epopeja e UÇK-së është përkujtuar edhe me mesazhet e kuvendarëve nga radhët e komuniteteve jo-shumicë.

Ndërkaq nënkryetari Kujtim Gashi, ka theksuar se në tri ditët e marsit të vitit 1998, “Drenica dhe e gjithë Kosova dëshmuan heroizmin dhe vendosmërinë e një populli, që nuk pranoi të nënshtrohej përballë dhunës dhe padrejtësisë”.

Përgjatë 5, 6 dhe 7 marsit të vitit 1998, Adem Jashari, simboli kryesor i UÇK-së, së bashku me familjen dhe bashkëluftëtarët, refuzuan të dorëzohen përballë rrethimit dhe sulmeve të ashpra serbe. Gati e gjithë familja Jashari u flijua, duke hyrë në histori si shembulli më i madh i sakrificës për lirinë e Kosovës. /Telegrafi/

‘UÇK’, shkolla në Prizren mahnit me pamjet e tri shkronjave të arta

0

Nxënësit e shkollës “Mustafa Bakiu” në Prizren kanë shfaqur një pamje fantastike të tri shkronjave të arta të UÇK-së, në nderim të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Aktiviteti ishte udhëhequr nga mësimdhënësit e arteve Gent Smani dhe Besnik Bobaj.

Kjo shfaqje ka shërbyer si një homazh i madh për krenarinë kombëtare, duke përçuar mesazhin e qëndresës dhe sakrificën e UÇK-së. [Shih VIDEON]

Ekipet vijojnë punën në terren për pastrimin e autostradës “Ibrahim Rugova” pas rrëshqitjes së dheut

0

Ekipet e mirëmbajtjes të kontraktuara nga Ministria e Infrastrukurës po vijojnë punimet për largimin e dheut të shembur në autostradën “Ibrahim Rugova”,  në segmentin e 27-të, në mes të Prizrenit dhe Suharekës.

Sipas zyrtarëve të kësaj ministrie, qarkullimi në njërin drejtim të këtij segmenti të autostradës është mbyllur të mërkurën në mëngjes pas orës 3:00.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Departamentit të Rrugëve pranë Ministrisë së Infrastrukturës, Qamil Feka për Televizionin e Prizrenit ka deklaruar se punimet për largimin e dheut kanë filluar nga mëngjesi.

Sipas tij, qytetarët nga Prizreni duhet të shfrytëzojnë rrugët alternative për tu kyçur më pastaj në autostradë në Suharekë.

Ministria e Infrastrukturës, më herët gjatë ditës, ka njoftuar se “me qëllim të lëvizjes së sigurt të qytetarëve në këtë segment kjo pjesë është bllokuar për qarkullimin e automjeteve deri në pastrimin e dheut të shembur”.

Rrëshqitje dheu në autostradën “Ibrahim Rugova”, mbyllet përkohësisht segmenti mes Prizrenit dhe Suharekës

MI ka bërë të ditur se qytetarët do të njoftohen me kohë lidhur me pastrimin e dheut të shembur në këtë pjesë të autostradës. /Telegrafi/

Përfshihet nga zjarri një ashensor në një vend punishte në Prizren

0
Gjatë punimeve në rrënimin e një objekti të vjetër është përfshirë nga zjarri një ashensor lëvizës i cili shërbente për ngritjen e personave dhe materialit.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të martën rreth orës 08:15, në Prizren.

Tutje bëhet e ditur se zjarri është lokalizuar dhe nuk ka persona të lënduar.

“Raportohet se gjatë punimeve në rrënimin e një objekti të vjetër, është përfshirë nga zjarri një ashensor lëvizës i cili shërbente për ngritjen e personave dhe materialit. Zjarri është lokalizuar. Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në raport.