8.7 C
Prizren
E mërkurë, 13 Maj, 2026
Home Blog Page 609

Raportohet se u dëmtuan dy varre në Prizren, rasti po hetohet

0

Një person në Prizren ka raportuar në Policinë e Kosovës më 01.03.2025, se i janë dëmtuar dy varre të familjarëve.

Policia njoftoi se me të marrë informatën ekipet relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe rasti po hetohet.

“Ankuesi mashkull kosovar me 06.03.2025 ka raportuar se, iu janë dëmtuar dy varre të familjarëve të tij. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërkohë që është informuar e konsultuar edhe prokurori.” – njoftoi policia në raportin 24-orësh.

 

Sot vranët dhe me diell

0

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 deri 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-18 gradë Celsius.

Do të fryjë erë  nga drejtimi i juglindjes e lehtë deri mesatare.

.

Kryetari Muharremaj me mesazh prekës për 7 Marsin, kujton mësimdhënësin dëshmor Avdyl Beqiraj

0
Me rastin e 7 Marsit – Ditës së Mësuesit, kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka ndarë një mesazh emocionues duke kujtuar mësimdhënësin dhe dëshmorin Avdyl Beqiraj, si shembull të përkushtimit dhe sakrificës për dijen dhe atdheun.

Muharremaj ka ndarë dy fotografi të Beqirajt, të cilat, sipas tij, “ndryshojnë epokat dhe e rishkruajnë historinë”.

Ai ka kujtuar rolin e tij jo vetëm si mësimdhënës, por edhe si bashkëluftëtar, i cili së bashku me kolegët e tij në frontin e luftës kishin marrë mbi supe një mision edhe më të madh.

“Shumë të tjerë si ai, ishin bashkë e të pathyeshëm. Ata s’u kufizuan vetëm në klasat e shkollës. E kuptuan se duhej më shumë. U shndërruan në burim guximi dhe sakrifice, që nuk dhanë vetëm mësim, por dhanë gjithçka. Edhe jetën. Për një ideal më të madh”, ka shkruar ai, raporton Telegrafi.

Në mesazhin e tij, kryetari ka theksuar se Avdyl Beqiraj nuk ishte vetëm një mësimdhënës që edukonte nxënësit për atdhedashurinë, por se e ka jetuar atë deri në frymën e fundit.

“Kur erdhi dita që fjala nuk mjaftonte më, ai nuk u tërhoq. Ai e la mësimin në klasë për ta dhënë atë në fushën e betejës”, është shprehur Muharremaj, duke i bërë thirrje të gjithëve që t’ju tregojnë brezave të rinj për mësuesit që sakrifikuan gjithçka për lirinë, dhe që në këtë mënyrë kanë mundësuar festimin e 7 Marsit – Ditës së Mësuesit në Kosovën e lirë.

138-vjetori i hapjes së shkollës së parë shqipe

0

Sot janë bërë plot 138 vjet që nga hapja e parë e shkollës shqipe.

Më 7 mars të vitit 1887 në Korçë u hap mësonjëtorja e parë shqipe, në periudhën e fundme të Perandorisë Osmane.

Tashmë ndërtesa e shkollës shërben si një muze dhe ndodhet në veri të bulevardit “Shën Gjergji”.

Më 7 Mars, shënohet po ashtu edhe Dita e Mësuesit.

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

Dragashi nderon heronjtë e lirisë në përvjetorin e Epopesë së UÇK-së

0

Në kuadër të përkujtimit të Epopesë së UÇK-së, sot në Dragash u zhvilluan homazhe në disa lokacione me rëndësi historike, për të nderuar dëshmorët që dhanë jetën për lirinë e Kosovës.

Përfaqësues të institucioneve, familjarë të dëshmorëve dhe qytetarë të shumtë bënë nderime te shtatorja e Komandantit Legjendar Adem Jashari, në Varrezat e Dëshmorëve në Dragash dhe Buqe dhe te pllaka përkujtimore e dëshmorit turk, Husein Kutlu.

Gjykata i cakton 30 ditë paraburgim të dyshuarit që grisi Kuranin në Prizren

0

Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur masën e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj të dyshuarit I.P., i cili më 3 mars në Prizren dyshohet se ka grisur librin e shenjtë të fesë islame – Kuranin.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës, Mirlinda Gashi.

Sipas vendimit të Gjykatës, i pandehuri akuzohet për nxitje të urrejtjes dhe mosdurimit midis grupeve fetare.

Në vendim thuhet se provat e siguruara nga Policia dhe Prokuroria Speciale tregojnë se rasti ka ndodhur rreth orës 12:10, në afërsi të teqesë Halveti në Prizren.

“I njëjti kishte marrë librin e shenjtë të myslimanëve, Kuranin, të cilin e kishte grisur. Copëzat e librit të shpërndara në rrugë u vërejtën nga qytetarët, të cilët njoftuan Policinë. Kjo ngjarje shkaktoi zemërim të madh te komuniteti islam dhe rrezikoi harmoninë ndërfetare, duke kërcënuar qetësinë publike”, thuhet në vendim.

Bazuar në këto rrethana, I.P. dyshohet për veprën penale “Nxitja e përçarjes dhe mosdurimit” sipas nenit 141 të Kodit Penal.

Ai u arrestua më 4 mars me vendim të Prokurorisë Speciale.

Pas shembjes së dheut, hapet për qarkullim autostrada Vërmicë-Prishtinë

0

Autostrada “Ibrahim Rugova” është hapur për qarkullim, pas mbylljes së saj si shkak i shembjes së dheut një ditë më parë.

Lajmin për hapjen e saj e ka bërë me dije Ministria e Infrastrukturës.

“Ju njoftojmë se është lëshuar për qarkullimin e automjeteve autostrada Vërmicë-Prishtinë, për shkak të shembjes së dheut, mëngjesin e ditës së djeshme. Ekipet tona kanë punuar pa ndërprerë për largimin e sasive të mëdha të dheut të shembur në këtë pjesë të autostradës, edhe pse shembje kishte pasur edhe gjatë ditës së sotme. Përmes këtij njoftimi ju bëjmë të ditur se të gjitha automjetet tashmë mund të qarkullojnë në këtë autostradë”, ka njoftuar Ministria e Infrastrukturës.

Suhareka nderon dëshmorët me homazhe në kuadër të Epopesë së UÇK-së

0

Në kuadër të shënimit të Epopesë së UÇK-së janë bërë homazhe te varrezat e dëshmorëve në Suharekë.

Sipas njoftimit të Komunës së Suharekës, kryetari Bali Muharremaj, bashkë me Ekzekutivin komunal ka bërë homazhe te Parku i dëshmorëve në Suharekë dhe kanë takuar familjarët  e tyre.

“Lavdi dëshmorëve! Ne asnjëherë nuk do t’i harrojmë”, është shprehur Muharremaj.

Në këtë ditë të shënuar, sipas njoftimit, homazhe kanë bërë edhe përfaqësues të subjekteve politike, të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, pjesëtarë të FSK-së, Policisë së Kosovës dhe qytetarë tjerë.

Epopeja e UÇK-së, homazhe në Landovicë të Prizrenit, në nderim të dëshmorëve të UÇK-së

0

Me rastin e Epopesë së UÇK-së, nënkryetari Kujtim Gashi, i shoqëruar me zyrtarë institucionalë, familjarë të dëshmorëve, përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së dhe qytetarë, kanë bërë homazhe në varrezat e Dëshmorëve në Landovicë, ka njoftuar Komuna e Prizrenit.

Pas nderimeve në varrezat e Dëshmorëve, sipas njoftimit, homazhet kanë vijuar edhe para shtatoreve të heronjve kombëtarë: Ismail Kryeziu, Selajdin Berisha, Pal Paluca, Agim Shala, Xhevat Berisha, Ismet Jashari – Kumanova, Ekrem Rexha – Komandant Drini dhe te Monumenti i Lirisë, pranë shtatores së Remzi Ademajt – Komandant Petritit, raporton Telegrafi.

“Tri ditët e “Epopesë së UÇK-së” – 5, 6 dhe 7 marsi, janë simbol i lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, ku 27 vjet më parë Komandanti legjendar Adem Jashari dhe familja e tij zhvilluan betejën më të lavdishme në Prekaz, me ç’rast filluan fundin e padrejtësive ndaj shqiptarëve dhe humbjes së armikut të egër. Kjo nyje e rëndësishme historike, mobilizoi gjithë popullin, që me rezistencë të armatosur dhe heroike të UÇK-së solli lirinë dhe pavarësinë e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Komunës.

Mori 15 mijë vota, Xhavit Ukaj i LDK-së falënderon votuesit për mbështetje

0

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Xhavit Ukaj, ka shprehur mirënjohjen e tij të thellë për mbështetjen e jashtëzakonshme që mori nga qytetarët gjatë zgjedhjeve të fundit, ku arriti të sigurojë 15,000 vota.

“Përgjegjësia që kam ndaj 15,000 votuesve që më besuan është e madhe dhe më shtyn të angazhohem më shumë për të mirën e qytetarëve të Kosovës. Fakti që më keni votuar është një shenjë e fortë besimi ndaj punës dhe angazhimit tim”, tha Ukaj.

Ai falënderoi veçanërisht qytetarët e Prizrenit, të cilët e renditën si kandidatin më të votuar në këtë rajon. “Ky besim nga qytetarët e Prizrenit është një motivim i madh për të vazhduar të punoj për përmirësimin e kushteve dhe zhvillimin e qytetit tonë”, tha Ukaj.

Kandidati nga LDK gjithashtu falënderoi qytetarët e Dragashit, Rahovecit, Lipjanit, Suharekës, Gjakovës, si dhe mërgatën që kontribuoi me mbështetje në këtë proces zgjedhor.

“Votat tuaja janë një dëshmi e forcës dhe bashkimit tonë si popull. Besimi që keni ndaj meje është i paçmueshëm dhe do të vazhdoj të punoj për ta justifikuar atë”.

Ndërkohë, ai theksoi se, edhe pse rezultati i zgjedhjeve nuk ishte ai i dëshiruar, LDK ka arritur të rikthejë më shumë se 70,000 votues, një shenjë e fuqishme e besimit të qytetarëve në këtë parti.

“Ne do të vazhdojmë të punojmë pa ndalur për realizimin e objektivave tona, për të sjellë ndryshimin që Kosova e meriton”, premton Ukaj.