12 C
Prizren
E enjte, 23 Tetor, 2025
Home Blog Page 6122

Pse e la muzikën Bedri Islami i hitit “Gocë pejane”?

0

E, kush nuk e njeh këngën e famshme “Gocë pejane”, një këngë që në vitet 2000 ishte hit i madh, shkruan “Kosovarja”.

“Oj gocë pejane, oj gocë magjike…”, këto vargje këndoheshin bukur nga këngëtari Bedri Pejani, i cili ishte mjaft aktiv asaj kohe.

Por, ka vite që Bedriu është zhdukur plotësisht nga skena dhe jeta publike.

Ai, po mjaftohet me sukseset e të birit, këngëtarit Lind Islami, shkruan “Kosovarja”.

Historia e Erdoganit, nga një djalë i varfër që shiste limonata

0

Grushti i shtetit me të cilin ushtarakët tentuan të rrëzonin presidentin Rexhep Taip Erdogan e kanë çuar Turqinë vite pas.

Po kush është ky njeri, cilat janë bindjet karriera dhe betejat e tij kryesore?

Karriera politike

Rexhep Taip Erdogan ka lindur më 26 shkurt të vitit 1954. Ai është Presidenti i 12 i Turqisë.

Erdogan ka mbajtur postin e Kryeministrit të Turqisë nga 2003 deri në 2014 dhe më herët atë të Kryetarit të Bashkisë së Stambollit nga 1994 deri më 1998.

Ai ka themeluar Partinë për Drejtësi dhe Zhvillim dhe e drejtoi atë në fitore në tre zgjedhje të përgjithshme në 2002, 2007 dhe 2011, përpara se të niste zgjedhjet elektorale për President në 2014.

Duke pasur prejardhje nga një background politik me bazë islamike, Erdogan e përshkruan veten si një konservator demokrat. Qeverisja e tij ndërmori politika ekonomike liberale. Erdogan ka qenë një futbollist gjysmë profesionist përpara se te zgjidhej kryetar i Bashkisë së Stambollit.

Si President, Erdogan ka qenë një mbështetës i fortë i një presidence ekzekutive, që do të rriste pushtetin e tij dhe ka mbajtur ndikim aktiv mbi çështjet politike, pavarësisht nga natyra simbolike e zyrës së tij.

Qeveria e Erdoganit është kritikuar për mashtrim elektoral, shkelje te Kushtetutës, shkelje te të drejtave të njeriut dhe shtypjen e shtypit dhe mediave sociale.

Protagonist i politikës ndërkombëtare për shkak të pozicionimeve luftarake dhe aftësive të tij për të ndjekur një politikë autonome, të pavarur nga aleatët e tij “tradicionalë”, me biografinë e tij,

Presidenti Erdogan duket se pasqyron kontradiktat dhe identitetet që përbëjnë imazhin kaleidoskopik të Turqisë së mijëvjeçarit të ri.

Për më shumë se 80 vjet, Turqia ka treguar një imazh zyrtar të vetes që përfaqësonte pak mendimin dhe idetë e njerëzve të thjeshtë.

Mustafa Qemali, babai i famshëm i turqve, e kish drejtuar popullin e tij drejt konsolidimit të një shteti – komb modern dhe shekullar, duke abroguar autoritetin e Perandorisë Otomane, “e sëmura e madhe e Europës”, që u shemb nga goditjet e lëvizjeve indipendentiste.

Qysh atëherë, klasa e re drejtuese turke ka ndjekur me fanatizëm ideologjinë kemaliste dhe ka kërkuar që të eliminojë çdo mbeturinë të së kaluarës perandorake dhe ta bëjë Turqinë më të ngjashme me Europën fqinje.

Islami u abrogua si feja shtetërore, alfabeti arab u zëvendësua nga shkronjat latine, poligamia u eliminua dhe iu dha e drejta e votës grave. Veç kësaj, ndërsa kodet civile, penale dhe tregtare u azhornuan sipas shembullit të atyre europiane dhe gjykatat islamike u abroguan, ushtarakëve iu besua roli i kontrollit dhe i kalibrimit të identitetit politik e kulturor të Turqisë.

Ushtrisë iu dha e drejta të ndërhynte në momentet në të cilat Kushtetuta e re nuk zbatohej.

Për tri herë të mira ushtarakët kanë ndërhyrë në jetën politike turke duke i marrë drejtpërsëdrejti frenat e pushtetit. Kurse në raste të tjera ka qenë Këshilli i Sigurisë Kombëtare, gardian i ortodoksisë qemaliste, që ka shkrirë formacionet politike antipatike: përpara vitit 1989 partitë që i përkisnin të majtës komuniste dhe, pas kësaj date, ato të afërta me idealet islamike.

Në vitin 1997, “grushti i shtetit i heshtur” i fundit i Këshillit shkriu partinë e Welfare (Refah) të ish-Kryeministrit Necmettin Erbakan, mentor gjatë viteve universitare të inicimit politik të Erdogan.

Origjina e varfër

Origjina e varfër dhe rrugëtimi i tij jotipik e bëjnë Erdoganin një model për klasën e mesme konservatore. Biri i një rojeje bregdetare, i rritur nëpër rrugët e një prej lagjeve më famëkeqe të Stambollit, i shtrënguar nga varfëria në të cilën dergjej familja e tij të shiste nëpër rrugë limonata dhe simite, Erdogani ka marrë një arsim islamik shumë të ngurtë, përpara se të diplomohej në administrim biznesi në Universitetin e Marmarasë.

Në ndryshim nga protagonistët e tjerë politikë të Turqisë moderne, karriera politike e tij nuk i detyrohet as militimit në partinë trashëgimtare të ideologjisë kemaliste të Ataturkut, as punësimit në burokraci.

Në sytë e turqve, Erdogan nuk i ka ndyrë duart duke bashkëpunuar me sistemin shtetëror të korruptuar, që bile e ka burgosur për idetë e tij dhe e ka pezulluar nga aktiviteti publik.

Tifoz futbolli, lojë në të cilën ka luajtur si profesionist gjatë viteve të universitetit, është edhe mysliman konservator, që deri pak kohë më parë e shmangte dhënien e dorës grave dhe preferonte që të mos ulej në tavolinë nëqoftëse shokët e tavolinës konsumonin pije alkoolike.

Rasti i parë për të demonstruar aftësitë politike të tij, pas vitesh militomi në Partinë Refah, i është paraqitur kur u zgjodh kryebashkiak i Stambollit në vitin 1994.

Efektiv dhe karizmatik, nga kjo përvojë siguroi një konsensus të madh pasi përballoi me aftësi çështje si mungesa e ujit, ndotja dhe trafiku metropolitan, madje tentoi edhe të ndalojë shitjen e pijeve alkoolike në vendet publike.

Ka mundësi, diplomimi i tij në menaxhim biznesi ka rezultuar i dobishëm për të shëndoshur financat e një prej qyteteve më kaotike dhe të mbipopulluara në botë. Lufta kundër korrupsionit i garantoi mbështetjen e klasave popullore, në pjesën më të madhe të fesë islamike dhe të biznesit të vogël, i lodhur nga keqqeverisja.

Në fakt, në nivel ndërkombëtar, synimet e Turqisë janë përqendruar në shumë fronte.

Tradicionalisht, Turqia portretizohej si një vend i afërt me Perëndimin. Megjithatë, kohët e fundit, vendi duket se po largohet nga brigjet perëndimore për të shikuar nga Lindja.

Procesi i gjatë dhe i lodhshëm në Bashkimin Europian, i nisur në tetor të 2005 dhe i avancuar me vendosmërinë e Erdoganit, duket akoma larg nga një zgjidhje e mundshme. Kërkesat e Bashkimit Europian janë bërë gjithnjë e më të forta dhe vetë popullsia turke është bërë e pakënaqur ndaj një projekti që e kishte mbështetur me shumë entuziazëm.

Tani që Turqia, për t’iu shmangur standardeve europiane, ka arritur ta reduktojë rolin e ushtarakëve dhe të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, të përmirësojë paraqitjet e ekonomisë kombëtare dhe po impenjohet për të reformuar Kushtetutën, banorët e saj duken më pak të interesuara ndaj fateve të kësaj “fejese të përjetshme” me Europën dhe janë të gatshëm të shikojnë tjetërkund.

I njëjti Erdogan që, për largpamësi politike apo për oportunizëm, vazhdon që të mbështesë shpirtin evropian të Turqisë, në vitet e fundit ka filluar që të dizenjojë një profil të ndryshëm të politikës së jashtme turke.

Me pak fjalë, megjithëse Turqia mbetet një aleate e Shteteve të Bashkuara dhe një anëtar aspirues i Komunitetit Europian, ajo ka nisur t’i ripërcaktojë në mënyrë autonome interesat e saj, në disa raste duke u shkëputur nga mbështetja amerikane dhe europiane.

Ballkani

Një tjetër pikë e rëndësishme e politikës së jashtme turke është interesi për Ballkanin. Faktikisht, në periudhën e fundit kontaktet dhe marrëdhëniet diplomatike midis Turqisë dhe vendeve ballkanike, në të kaluarën në orbitën e Perandorisë Otomane, janë intensifikuar.

Objektivi është ai i një bashkëpunimi strategjik, sidomos në fushën ekonomike dhe të një forcimi të stabilitetit rajonal.

Ky proces i futjes së Turqisë në Ballkan e ka pasur fillimin me dështimin e samitit të Butmirit, një takim lidhur me reformat kushtetuese të organizuar më 9 tetor 2009 nga amerikanë dhe europianë.

Në emër të një bashkësie historike (e kaluara otomane) dhe fetare (islami) Turqia, së bashku me Rusinë, paraqiten si partner alternativ për një rilançim të rajonit, që shpesh duket i braktisur nga Europa dhe nga vendet fqinje të Mesdheut.

Erdogan rimerr kontrollin, 300 të vdekur

0

Erdogan tash e një kohë të gjatë ka paralajmëruar për grusht-shtete potenciale.

Disa orë pasi kishte filluar përpjekja për grusht-shtet dhe Turqia ishte përfshirë nga kaosi, presidenti Erdogan mbërriti në aeroportin ndërkombëtar ‘Ataturk’, në Stamboll, duke mbajtur edhe një konferencë për medie. Ky ka qenë momenti që u bë e ditur që qeveria po rimerrte kontrollin dhe se kishte mbështetjen e figurave kryesore në ushtri,raporton gazeta Kosova Sot

Për disa orë gjatë mbrëmjes së të premtes, dukej sikur qindra ushtarë turq e kishin marrë kontrollin e pikave kyçe të dy qyteteve kryesore – Ankarasë dhe Stambollit. Presidenti Recep Erdogan fillimisht nuk dukej askund, pastaj u lajmërua nga një lokacion i paidentifikuar, gjatë kohës kur ushtarët që po tentonin grusht-shtetin po mundoheshin ta shtrinin kontrollin e tyre në institucione dhe medie. Ata kishin nevojë për ta siguruar mbështetjen e publikut dhe në veçanti, mbështetjen e shumicës së ushtrisë.

Kryeministri Binali Yildirim dukej që po udhëhiqte rezistencën ndaj grusht-shtetit, mirëpo, siç e dinë shumica e turqve, është presidenti Erdogan ai që e kishte fuqinë dhe planin për ta bërë një gjë të tillë. Në mënyrë që grusht-shteti të kishte sukses, planifikuesit e tij është dashur ta mbanin Erdogan-in larg vëmendjes, mirëpo nuk ia dolën ta bëjnë një gjë të tillë. “Unë jam komandanti”, ka thënë ai gjatë një interviste të dhënë, gjatë kohës kur ushtarët po vazhdonin me përpjekjet e tyre për t’i marrë institucionet. Për orë të tëra ka qenë e paqartë se ku ishte presidenti Erdogan. Ishte raportuar që ai kishte shkuar për pushime në juglindje të Turqisë. Mirëpo, disa orë pasi kishte filluar përpjekja për grusht-shtet dhe Turqia ishte përfshirë nga kaosi, presidenti mbërriti në aeroportin ndërkombëtar ‘Ataturk’, në Stamboll, duke mbajtur edhe një konferencë për medie. Ky ka qenë momenti që u bë e ditur që qeveria po rimerrte kontrollin dhe se kishte mbështetjen e figurave kryesore në ushtri. Ankara, ku gjendet qeveria dhe pallati i tij, ende nuk ishin të siguruara, mirëpo nga Stambolli ai ishte në gjendje t’u adresohej reporterëve dhe si rrjedhojë, t’i adresojë drejtpërdrejt qytetarëve turq.

“Ka qenë një akt komploti dhe rebelimi”, u ka thënë ai reporterëve, derisa Ilnur Cevik, më vonë ka thënë për ‘BBC’-në që grusht-shteti është mposhtur nga vullneti i popullatës turke. Ai ka thënë që kanë qenë qytetarët ata që kanë zmbrapsur orkestruesit e këtij grusht-shteti nga aeroporti dhe kanë qenë pikërisht qytetarët ata që i kanë larguar të njëjtët nga radio dhe televizioni.

Përhapja e mesazhit Në realitet, ushtarët, të cilët e kishin marrë transmetuesin publik – TRT-në – i kanë rezistuar përpjekjes civile për t’i nxjerrë jashtë dhe po vazhdonin ta transmetonin mesazhin e tyre. “Këshilli i Paqes” tashmë kishte ardhur në pushtet dhe ishte aktivizuar ora policore. Kështu të paktën thuhej në transmetuesin publik turk. Në anën tjetër, presidenti Erdogan kishte bërë një lidhje me ‘CNN Turk’ ku u kishte bërë thirrje qytetarëve që të dilnin në rrugë dhe ta kundërshtonin grusht-shtetin.

Mungesa e mbështetjes për grusht-shtet Në mënyrë që grusht-shteti të kishte sukses nevojitej mbështetje nga forcat e armatosura. Një numër i madh ushtarësh mund të kenë qenë të përfshirë, në qytete të ndryshme të Turqisë. Tanket kishin dalë në rrugë dhe ura e Bosforit në Stamboll ishte marrë nga ushtarët. Mirëpo, ‘shefi’ i ushtrisë, Gjenerali Hulusi Akar, nuk ka qenë pjesë e përpjekjes për grusht-shtet dhe është mbajtur peng nga orkestruesit. Përveç mungesës së mbështetjes përbrenda ushtrisë, grusht-shteti nuk është mbështetur as në sferën politike e as në atë publike. Partia opozitare CHP ka thënë që Turqia ka pasur mjaft grusht-shtete dhe nuk dëshiron që “vështirësitë të përsëriten”, ndërsa nacionalistët e MHP-së janë rreshtuar krahas qeverisë.

Pretendimet për planifikuesit e grusht-shtetit Ka fraksione të ushtrisë dhe figura ushtarake që thonë se ekzistojnë grupe të vogla përbrenda Ushtrisë, selitë e të cilave janë në Stamboll. Recep Tayyip Erdogan tash e një kohë të gjatë ka paralajmëruar për grushtshtete potenciale dhe viteve të fundit ai dhe qeveria e tij kanë bërë përpjekje që t’i spastrojnë ushtrinë dhe policinë nga figurat për të cilat dyshohen që janë kundër tij dhe partisë së tij. Presidenti Erdogan për vite të tëra e ka akuzuar një ish- aleat të tij, Fethullah Gulen, se kinse po bën komplot kundër tij. Zotëri Gulen ka kohë që jeton në ekzil në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. E, presidentit nuk i është dashur shumë kohë që ta fajësojë “shtetin paralel”, referencë kjo e qartë për rivalin e tij. Lëvizja e Gulen-it e ka mohuar përfshirjen, ndërsa një grup pro-Gulen-it ka thënë që grusht-shteti u është dukur ‘i çuditshëm dhe interesant’, mirëpo ka mohuar përfshirjen në sulmet ndaj demokracisë. Megjithatë, qeveria ka qenë e shpejtë për t’i larguar nga detyra pesë gjeneralë dhe 29 kolonelë, për të cilët është thënë që kanë lidhje me ‘shtetin paralel’. Erdogan ka kërkuar që Barack Obama ta arrestojë ose ta ekstradojë klerikun Fethullah Gülen nga shtëpia e tij në Pensilvani. Sekretari i Shtetit, John Kerry, ka thënë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund ta shqyrtojnë mundësinë e ekstradimit, mirëpo ka kërkuar prova që dëshmojnë shkeljet eventuale të imamit. Në anën tjetër, kryeministri turk, Binali Yildirim, ka thënë që të paktën 2,839 ushtarë, përfshirë edhe oficerë të lartë, janë arrestuar pas përpjekjes për grusht-sht.

Mustafa: Opozita po shërndan mjegull për demarkacionin

0

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, thotë se mosratifikimi i Demarkacionit me Malin e Zi rrezikon vendin më shumë sesa liberalizimi i vizave.

Në intervistën dhënë “Zërit” ai thotë se Kosova do të kthehet mbrapa në të gjitha segmentet integruese dhe shtetformuese, duke përfshirë edhe formimin e FAK-ut dhe integrimin në BE. Për këtë çështje kryeministri thotë se Kosova nuk ka humbur territor, por opozita ka krijuar qëllimisht “mjegull”.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, është i bindur se mosratifikimi i Demarkacionit në Kuvend rrezikon jo vetëm lëvizjen pa viza, por edhe proceset që lidhen me sovranitetin, transformimin e FSK-së në Forcë të Armatosur, si dhe anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe në BE.

Gjatë një interviste, Mustafa konsideron kauzë për përfitime elektorale qëndrimin e opozitës karshi kësaj çështjeje dhe thotë se opozita nuk po arrin të dëshmojë se kujt i humbën mbi 8000 hektarë tokë, ndërkohë që territori i Kosovës dhe i komunës së Pejës janë të plota.

Policia, apel për vozitësit

0

Policia e Kosovës apelon tek shoferët që të kenë kujdes në vozitje, pasi që numri i aksidenteve ka filluar të shënojë rritje.

Komunikata e Policisë së Kosovës

Referuar shtimit te numrit te aksidenteve Policia e Kosovës me njësitë relevante të saj rregullisht ka ndërmarrë masa konkrete në ngritjen e nivelit të sigurisë në komunikacionin rrugor si në aspektin parandalues dhe veprues.

Ne kemi zhvilluar një numër të madh të aktiviteteve ne funksion të sensibilizimit të qytetarëve dhe vetëdijesimit të tyre lidhur me parandalimin e aksidenteve rrugore, duke filluar nga fushatat vetdijsuese përmes spoteve të ndryshme televizive, broshurave, komunikatave, apeleve dhe informacioneve për publikun. Policia gjithashtu, në mënyrë konsistente ka zhvilluar dhe implementuar plane operative policore konkrete, si dhe kemi ndërmarr masat e nevojshme ligjore duke perëfshirë edhe shqiptimin e gjobave aty ku pjesëmarrësit në komunikacion kanë rënë ndesh me ligjin mbi sigurinë dhe komunikacionin rrugor.

Referuar analizave policore në të shumtën e rasteve është konstatuar se deri te aksidentet kanë quar; Tejkalimi i shpejtësisë, Mos mbajtja e distancës, (pra mos respektimi i dispozitave që dalin nga ligji mbi sigurinë në komunikacionin rrugor), gjithashtu edhe gjendja teknike e automjeteve dhe kushtet e rrugës janë nder faktorët tjerë kontribuues, por e ritheksojmë që faktori kryesor për shkaktimin e aksidenteve mbetet faktori njeri.

Ne apelojmë tek te gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të jenë më të kujdesshëm dhe ti respektojnë rreguallat qe dalin nga ligji per komunikacionin rrugor, ti respektojnë shenjat, tu shmangen përdorimit të telefonave mobil gjatë vozitjes, mos të drejtojnë automjetin nën ndikimin e alkoolit, lodhjes apo gjumit, në mënyrë që tiu shmangen aksidenteve dhe në këtë mënyrë të kontribuojnë në uljen e numrit të jetëve të humbura në aksidente komunikacioni si shqetsim që preokupon si qytetarët tanë, Policinë e Kosovës poashtu edhe akterët tjerë përgjegjës të kësaj fushe.

Policia e Kosovës vazhdon të jetë aktive duke përfshirë edhe bashkpunimin me institucione tjera relevane dhe vetë qytetarët për të ndikuar në ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme që nderlidhen me ngritjen e nivelit të sigurisë së përgjithshme në komunikacion duke përfshirë edhe sanksionet që dalin nga ligjet e aplikueshme në vend.

Qeveria e Kosovës, ndër më të mëdhatë në Evropë

0

Qeveria e Kosovës përbëhet nga 19 ministri dhe 21 ministra, pasi 2 ministra janë pa portofol, gjë e cila e bën Kosovën njërin ndër vendet me numrin më të madh të ministrive në Evropë, pavarësisht faktit se Kosova është edhe vendi më i varfër në Evropë.

Kështu, pas Kosovës me numrin më të madh të ministrave në rajon është Shqipëria me 19 ministra, pastaj Serbia me 18, Mali i Zi me 16 dhe Maqedonia me 14 ministra. Edhe shtetet e zhvilluara evropiane kanë më pak ministra sesa Kosova. Franca ka 18 ministra, Norvegjia 15, Gjermania 14, Austria 13, kurse Zvicra ka vetëm 7, shkruan gazeta Zëri.

Opinionisti Fadil Lepaja ka thënë se numri i madh i ministrive dhe pozitave të larta është bërë me qëllim të rehatimit të elitave partiake. Madje, sipas tij, nëse krahasohet numri i ministrive në Kosovë me ato në Zvicër e kupton situatën tragjikomike që ekziston në Kosovë.

“Gjithsesi numri i ministrive dhe pozitave tjera të larta politike në to si zëvendësministra, këshilltarë etj, është tepër i madh dhe është ndërtuar si i tillë ky sistem për të rehatuar një numër të madh të elitës partiake, e cila jeton nga politika dhe përfiton nga ajo. Vetëm krahasimi në mes të Zvicrës dhe Kosovës në këtë plan mjafton për ta kuptuar se sa tragjikomike është gjendja në këtë fushë”, ka vlerësuar Lepaja.

Në Prizren festohet dështimi i puçit në Turqi

0

Dështimi i puçit të mbrëmshme që kishte për qëllim rrëzimin e Erdoganit ka gëzuar edhe qytetarët e Kosovës. Festën për dëshmimin e puçit janë duke e vazhduar edhe sot qytetarët e Prizrenit.

Atje tashme sheshi I këtij qyteti është mbushur me njerëz që po mbajnë në duar flamuj të Turqisë.

Gazeta Express ka siguruar disa foto dhe video ku tregojnë se festën që është duke mbretëruar atje.

Kujtojmë që Recep Erdogan ka vizituar qytetin e Prizrenit dhe ka shumë mbështetës aty.
Festa të tilla për dështimin e grusht shtetit përveç në Turqi, ka pasur edhe nga qytetarët shqiptarë të Maqedonisë./GazetaExpress/

Nuk gjet më mirë se te unë askund!

0

“Virgjëria është temë e rëndësishme. Dikush nga djemtë të do se je e virgjër, dikush të do se s’je, e dikush nuk di as vetë se çka do”, shkruan Flora për Portalin tonë “Kosovarja”, vajzë 25 vjeçe, e cila sapo e ka kryer Fakultetin Filologjik, Degën e Gazetarisë në Prishtinë.

“Kur isha në shkollë të mesme, në gjimnaz të Prishtinës, e doja një djalë, i cili aso kohe ishte absolvent në Fakultetin Juridik të Prishtinës. Kemi kaluar mjaft mirë, por një ditë ai shkoi në Angli dhe pesë vjet nuk u kthye. Unë mbeta duke e pritur, sepse premtimi i tij ishte se do të kthehej dhe do të martohemi.

Vitet kalonin e unë shpresoja në kthimin e tij. E prita pesë vjet, derisa mora një mesazh telefoni nga ai ku më shkruante se, më në fund, do të kthehej në Kosovë. Gëzimin që kisha nuk mund ta përshkruaja. Por, fatkeqësisht, kthimi i tij nuk ishte siç e kisha paramenduar. Ai tashmë ishte shumë mendjemadh, i dukej vetja sikur ecte mbi re…

Ne, pas një kohe, natyrisht, u martuam, edhe pse para martesës e kuptova se ai kishte pasur një lidhje me një shqiptare në Angli, kurse ai në hollësi kërkonte nga unë t’i tregoja për çdo lëvizje timen gjatë atyre pesë vjetëve të pritjes, duke mos i ardhur keq për ndyrësitë e bëra vetë.

Gjatë atyre pesë vjetëve u mundova të jem besnike, megjithëse gjatë asaj kohe daja im më propozoi të takohesha me një shok të tij për të pirë kafe. Kjo ishte periudha kur i dashuri im as që më telefononte. Në fillim e refuzova, por, në fund, disi pranova dhe dola. Posa filluam të bisedonim, ai, pos të tjerash, më propozoi t’ma tregonte banesën e tij. U shtanga nga ajo e papritur. Nuk u besoja veshëve se nga ai njeri aq i “kulturuar” mund të dilnin fjalë të tilla. Kur e refuzova, ia më pyeti nëse ende jam e virgjër. Unë me krenari i thash: “Po”. Ndërkaq, ai me një zgërdhirje më tha: “Aiiii edhe ti! Hajt bre çika e mirë se nuk qenke për mua, sepse unë përtoj me u hyrë këtyre punëve me çika të virgjëra…

Fillova të dal me të dytin

Dola dhe u takova edhe me një tjetër, atëherë kur u regjistrova në vitin e parë në fakultet, meqë ai më vardisej, kurse i dashuri im që ndodhej në Angli nuk më telefonoi një vit të tërë dhe gjatë asaj kohe mendova se çdo gjë përfundoi ndërmjet nesh. Nuk dukej djalë i keq dhe aq më shumë më gëzonte fakti se edhe ai studionte njëjtë si unë. Mendoja se studimet do na lidhnin edhe më shumë me njëri-tjetrin. Kaluan disa muaj dhe filluan edhe kushtet: “Ti mund të jesh me mua nëse shkojmë në shtrat!”, më tha troç një ditë.

Dhe, u ndodha në udhëkryq: nuk dëshiroja ta humbisja, në radhë të parë kur i dashuri im më nuk më paraqitej nga Anglia, por as të shkoja në shtrat me të nuk dëshiroja. Në fund, u përcaktova për versionin e dytë: në shtrat me të nuk shkova dhe çdo gjë u rrokullis brenda dy-tri ditësh.

Dhe, pas një viti pauzë që nuk m’u paraqit asnjëherë në telefon i dashuri im nga Anglia, një ditë vere ai më thirri në telefonin e shtëpisë dhe ma bëri me dije se është gjallë dhe herëdokur do të kthehej. Kjo më shtyri që mos të takohem më me asnjë djalë, duke pritur kthimin e tij, i cili edhe ndodhi pas pesë vjetësh”, tha Flora, e cila tashmë është e martuar dhe bën jetë të lumtur .F./Kosovarja/

Zafir Berisha: Çmenduria dhe Erdogani

0

“Zhvillimet e fundit që janë duke ndodhur në botë lidhur me terrorizmin si dhe kjo e fundit që ndodhi në Turqi ka nxjerr në pah një mentalitet dhe kulturë tepër shqetësuese për të ardhmen e shqiptarisë”. Kështu ka shkruar në rrjetin social ‘Facebook’, deputeti Zafir Berisha.

Më poshtë mund të lexoni postimin e tij të plotë:

Gratë e përdorin një fjalë ,,shyqyr ra kjo vdekje e u pam,,

Zhvillimet e fundit që jan duke ndodhë në botë lidhur me terrorizmin si dhe kjo e fundit qe ndodhi në Turqi ka nxerr në pah një mentalitet dhe ,,kulturë,, tepër shqetsuese për të ardhmen e shqiptaris. Me i than babë dukujt pa ta … nanën dhe me ja qit në profilin të fb foton kjo është çmenduri. Nuk do të shqetësohesha për këtë kur e pash një djalloshë që babë e kishte bë Erdoganin pa ja … nanën sepse në bazë të fotove tjera në fb e pash se sa vlente, foto të bjeshkëve dhe foto midis qenve dhe kopes së deleve /pa ja nënqmuar profesionin/ , por tepër u shqetsova që u bë edhe arsye që un me shkru kështu, kur një intelektual ligjerues para studentëve dhe besa shpeshëher edhe anlistë në tv. ti thot babë Erdoganit pa ja … nanën,/ e them që nuk ja ka … nanën sepse nese e ka gjallë mundet me qen moshatare e tij/ të bie në kët nivel s,muj me marr me mendë injorncën e k,ti pseudointelektuali. Vërtet është e papranuar në kët koh të mirret me dhun pushteti siç pat tendencë në Turqi por edhe më e papranuar dhe jonjerzore e johumane është që dikush që të dorzohet apo edhe e zen robë ta dhunoshë dhe t,ja hek kryet sukurse ndodhi me përkrahsit e ,,babës,, si dikujt dhe mos ta thuashë asnjë fjalë së paku me shpreh keqëardhje njerzore.

Se diçka nuk është në rregull me kët ,,kultur,, të shprehur kohve të fundit ku pulikishtë rreth akteve terroriste që po ndodhin Turqi, Francë, SHBA, Siri, Belgjikë e Irak ku disa shqipfolsa me mjekra si cjapi solidarizohen me kryesit e akteve barbare në vend se të solidarizohen me viktimat e pafajshëm fmij , pleqë, gra e burra të cilët hubin jeten pa kurrfar arsye. Këta fmij të masakruar nesër mundë të jen fmijt e mi dhe tuajt dhe a do të jet në rregullë kjo, sikurisht se jo?

Deri para një kohe kam mendu se politka dhe mediat jan nga pak duke e ekzagjëru këto fenome, por kjo që jam duke vrejt kohve të fundit është ma tepër se shqetsuese prandaj kjo shoqri me këto institucione të m… duhet me shum urgjenc me vepru për mos me ndodhë një ,,Lindje e Mesme,, edhe në Ballkan.

Një fjalë popullore thot ,, vraje hasmin hakun mos ja ha,,

H.Matoshi e B.Buzhala jan bollë ,,trapa,, për do analiza të tyre, mirpo në mendimet e fundit për këto fenomene ja kan qëllu, duhet pranuar… Në fundë/ kthellohuni o shqiptar sot se nesër do të jet von. Zafa

Idriz Seferi ishte bërë gati ta shpallte pavarësinë e shqiptarëve në Shkup

0

Historiani Aliriza Selmani thotë se Idriz Seferi ishte organizator i zoti, që frymëzoi, mobilizoi dhe udhëhoqi shumë kryengritje në Anamoravë, Kosovën Juglindore dhe trojet e tjera shqiptare. Ai deri në vdekje luftoi për liri dhe pavarësi,raporotn Gazeta Kosova Sot

Se çfarë ka ndodhur që ky plan kishte dështuar, u mbetet historianëve që ta studiojnë.

Kryengritësi i luftërave për një Shqipëri, Idriz Seferi, nuk kishte arritur të futej në Shkup, para më shumë se një shekulli, për të shpallur pavarësinë e gjithë shqiptarëve, meqë duket se kishte ndodhur një mosmarrëveshje mes kryengritësve të asaj kohe. Idrizi nuk kishte shkuar në as në Vlorë, ku më 1912 u shpall pavarësia e Shqipërisë. Baca Lush, tregonte se kur Idrizi kishte folur me Hasan Prishtinën, se kush duhej të shkonte ta ruante Ismajl Qemalin, kishte thënë: “Unë po rri me këta trima se nuk mund t’i lë vetëm e te Ismajli le të shkojë Isa se është edhe pak më i ri. Unë nuk mundem me ia kthye shpinën këtij populli”, kishte thënë Idriz Seferi. Populli i kësaj ane i është mirënjohës edhe pas vdekjes Idrizit, që ndenji me ta e nuk i la vetëm asnjë minutë. Për ta nderuar këtë figurë të madhe kombëtare, historianët e Kosovës, prej disa muajve kanë kërkuar që në qendër të Gjilanit të ngrihet shtatorja e Idriz Seferit.

Kalorësi i Karadakut Historianët thonë se njëri ndër udhëheqësit kryesorë, që organizoi luftën e popullit për çlirimin dhe mbrojtjen e viseve shqiptare nga pushtuesit osmanë, serbë, bullgarë etj., dhe për bashkimin e viseve shqiptare në një shtet kombëtar, ishte kryetrimi dhe tribuni popullor i kësaj ane, Idriz Seferi. Si i ri, ai u përball me çetat serbe e bullgare, pastaj kundërshtoi dhe luftoi autoritetet lokale osmane dhe u tregua mjaft aktiv në kohën e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe Lidhjes Shqiptare të Pejës. Idriz Seferi në korrik të vitit 1907 mori pjesë në asgjësimin e çetës komite serbe të Pasjanit. Ai luajti një rol të rëndësishëm në organizmin dhe mbarëvajtjen e Kuvendit të Ferizajt, gjatë korrikut të vitit 1908, i cili rezultoi me ngadhënjimin e Revolucionit Xhonturk. Pas këtij Revolucioni, Idriz Seferi dha ndihmesë të çmuar në emancipimin dhe arsimimin kombëtar në Gjilan e rrethinë dhe kudo në viset tjera të Vilajetit të Kosovës. Në Luftën e Parë Ballkanike, së bashku me vullnetarët e tij, Idriz Seferi luftoi heroikisht në mbrojtje të atdheut. Pas Pavarësisë së Shqipërisë në kufij të cunguar, ndonëse ishte në moshë të shtyrë, ai nuk pushoi së rezistuari e luftuari pushtuesit serbë e bullgarë. Figurat kryesore të kombit, si Hasan Prishtina, Bajram Curri e Isa Boletini, me të cilët Idriz Seferi punoi dhe veproi vazhdimisht, tashmë kanë shtatoret e tyre jo vetëm në qytete të Kosovës, por edhe të Shqipërisë. Pa dyshim se shqiptarët e Kosovës e kanë meritën e tyre të pamohueshme në pavarësinë e shtetit shqiptar. Në këtë rrugëtim, gjurmë të pashlyeshme ka lënë Idriz Seferi. “Kalorësi i Karadakut” është figura më emblematike e luftës për liri e për Shqipëri, njeri i epokës, bashkë me Isë Boletinin, Hasan Prishtinën dhe shumë të tjerë.

I refuzoi privilegjet për vete dhe familjen Historiani Aliriza Selmani thotë se Idriz Seferi ishte organizator i zoti, që frymëzoi, mobilizoi dhe udhëhoqi shumë kryengritje në Anamoravë, Kosovën Juglindore dhe trojet e tjera shqiptare. Ai deri në vdekje luftoi për liri dhe pavarësi. Nuk ishte vetëm prijës popullor e luftëtar i lirë, por ishte edhe strateg ushtarak që me sukses e udhëhoqi popullin e tij në luftëra e beteja për çlirim. Kushtrimit të Idrizit, populli i kësaj ane iu përgjigj gjithmonë. Ai fliste me gjuhën e popullit dhe e njihte mirë shpirtin e tij. Duke folur për Seferin, shkrimtari Ibrahim Kadriu, autor i romanit “Kalorësi i Karadakut”, në një rast pat thënë se Idrizi i ka kundërshtuar të gjitha reformat e asaj kohe që ishin në kundërshtim me të drejtat e njeriut. U dënua disa herë dhe nga të gjithë pushtetet e asaj kohe, Serbia, Bullgaria, Turqia, madje edhe me burgim deri në 101 vjet. Duke hulumtuar jetën dhe veprimtarinë e tij, shkrimtari Kadriu ka mësuar se pavarësia e shqiptarëve ishte planifikuar të shpallej në Shkup, por se kishte ndodhur një mosmarrëveshje mes kryengritësve dhe plani ka dështuar. “Se çka ka ndodhur në të vërtetë, këtë duhet ta hulumtojnë dhe ta thonë historianët”, ka thënë Kadriu. Pushtuesit e dinin se një pavarësi e shqiptarëve do të shpallej diku, por ata ishin të interesuar që ta reduktonin atë pavarësi në pikë- pamje territoriale sa më shumë që ishte e mundur. Siç dihet, shpallja e pavarësisë në Vlorë, la jashtë shtetit shqiptar trojet tjera. Pushtuesit i njihnin mirë aftësitë e Idriz Seferit, prandaj i kishin ofruar të gjitha privilegjet, nëse bashkëpunonte me ta, por Idrizi nuk kishte pranuar. Historiani Rasim Rexhepi ka thënë se Idriz Seferi nuk luftoi për pasuri, por për komb e për atdhe. Pesë djemve të tij u la vetëm një shtëpi të vogël. Ofertës së mbretit të Serbisë për t`ia shkolluar djemtë Qazimin dhe Ramadanin në Akademinë Ushtarake, ai i ishte përgjigjur duke i thënë se lufta mes shqiptarëve dhe Mbretërisë serbe nuk ka përfunduar ende.