19.9 C
Prizren
E premte, 8 Gusht, 2025
Home Blog Page 6131

Shtyhet liberalizimi i vizave për Kosvën

0

Shtete anëtare të BE’së nuk kanë arritur të dakordohen që t’i lehtësojnë rregullat e udhëtimit për qytetarët e Gjeorgjisë, Turqisë Ukrainës dhe Kosovës. Reuters njofton se frika nga vala e migrantëve ka bërë që liberalizimi i vizave për këto vende të shtyhet edhe më tej.

Reuters njofton se frika nga vala e emigrantëve ka bërë që liberalizimi i vizave për këto vende të shtyhet edhe më tej, dhe BE të kthejë fokusin kah kriza e emigrantëve, transmeton Gazeta Express.

Rasti i Kosovës, një tjetër optimiste, po ashtu është zvarritur, edhe pse Komisioni Evropian ka rekomanduar udhëtim pa viza për të gjitha katër shtetet e lartpërmendura, burime nga brenda BE-së i kanë thënë Reutersit.

BE-ja tashmë veçse ka ofruar lehtësira për ta suspenduar udhëtimin pa viza para se t’i japë të drejta të tilla më shumë shteteve, posaçërisht Turqisë, për ndihmën e së cilës ka nevojë për t’i kontrolluar emigrantet, pasi rreth 1.3 milionë njerëz arritën në Evropë vitin e kaluar.

Kika e quan Veselin homoseksual, ja përgjigja që merr…

0

Ish-banori i “Big Brother Albania”, Kreshnik Husaj, ka reaguar pas aderimit të Vesel Kurtishajt në PDK.

Veseli, fituesi i edicionit të fundit të “Big Brother Albania” është bërë anëtar i Partisë Demokratike dhe ka zgjuar reagimin e menjëhershëm të ish-banorit tjetër, i njohur si Kika, shkruan GazetaExpress.

Kika e ka quajtur homoseksual Veselin duke thënë se, këtë e ka bërë si mënyrë për t’u përfaqësuar komuniteti LGBT.

Për Gazetën Express, Veseli fillimisht ka thënë se nuk e njeh Kikën, të cilin më vonë e quajti njeri me probleme mendore.

“Nuk kam pse të merrem me deklaratat e një njeriu me probleme mendore. I uroj shërim të shpejtë”,- ka thënë Kurtishaj.

Kika dhe Veseli ishin banorë të shtëpisë më të famshme në Shqipëri, në edicionin e tetë./GazetaExpress/

Ishulli i shfrenimit: Seks në dyshemenë e barit, 16-vjeçare që…

0

Një reper i klubit Magaluf në Britani u detyrua që të largohet nga festa turistike në Spanjë kur pa sjelljet e pahijshme të britanikëve duke kaluar çdo kufi. I riu tha se shkoi në shtëpi pasi pa se si njerëzit po festonin aty duke bërë seks në dysheme dhe duke inkurajuar vajzat e reja që të pinë në mes të këmbëve të meshkujve.

19-vjeçari, i cili dëshiroi të mbetej anonim, ka qenë atje duke punuar për sezonin e dytë në ishullin spanjoll kur vendosi që të largohej nga festa. Duke folur për “Daily Star Online”, ai shtoi se, vendi u bë i “çmendur” këtë vit duke theksuar se gjërat kanë marr kahje të keqe për të rinjtë që kanë shkuar atje për pushime të verës.

“Kam parë shumë gjëra. Njerëzit që bënin seks në dyshemetë e klubeve me një Dj i cili ua shtonte edhe më shumë kënaqësinë”.

Kur ju e përfundoni punën herët në mëngjes, aty ka shumë çifte përgjatë plazhit duke kryer seks në mes vete. Po ashtu bëheshin gjëra të tilla, ashtu që vajzat e reja të pinin diçka që është të në mesin e këmbëve të djemve.

Reperi, i cili ka qenë duke punuar për një firmë të famshme e përshkroi udhëtimin si një kërdi, ndërsa shtoi se gjërat kanë shkuar vetëm për të keq që nga viti i kaluar.

Destinacioni i njohur që njihet si ‘Shagaluf’ është zotuar se do ta pastrojë aktin e saj. Vitin e kaluar zyrtarët në ishullin spanjoll Mallorca, premtuan se këdo që do ta kapnin të zhveshur rrugëve do ta dënonin deri në 3 mijë euro.

Marilyn sot do të ishte 90 vjeçe

0

Ylli i Marylin Monreo u rikthye të shkëlqejë në vigjiljen e 90-vjetorit të saj të lindjes.

E lindur si Norma Jeane Mortensen në Los Angeles, 1 qershorin e vitit 1926, vdekja e saj e parakohshme i dha fund një karriere në shpërthim e i hoqi botës njërën prej figurave më të dashura.

Por Monroe, edhe sot pas gati një shekulli, vazhdon të mbetet model i elegancës e hijeshisë. “Nuk ka pothuajse asnjë hir femëror që ajo nuk e posedonte”, shkruan autorja Barbara Sichtermann në librin e aktores ikonë.

Për këtë arsye, aftësia e saj në skenë shpeshherë spostohej diku në sfond; pamja dhe fama e shkëputen vëmendjen nga puna artistike. Monroe mishëroi magjinë e viteve 50’. Një bukuri verbuese që fshinte në vetvete trishtim, por që edhe pse vonë, arriti të çlirohej nga zinxhirët e “Hollywood”-it.

“Monroe, – thotë Sichtermann, – që për shumë kohë u përqesh nga kineastët, arriti t’i gjunjëzojë shoqëritë e produksioneve. Projekti i filmit, skenari dhe regjisori duhej të miratoheshin prej saj”.

Jeta e shkurtër dhe intensive përfshiu marrëdhënie me figura të njohura, si shkrimtarin Artur Miller, yllin e bejzbollit, Joe DiMaggio, apo lidhjet e përfolura me Robert dhe John Kennedyn.

Sa për spekulimet që rrethojnë vdekjen e saj nga një mbidozë qetësuesish në 1962-shin, në moshën 36-vjeçare, ato nuk janë fashitur kurrë. Shtatë vite përpara se kjo të ndodhte, miku i saj Truman Capote pati shkruar:

“Kam ndjenjën se ajo nuk do të plaket në këtë profesion. Kam frikë se do të vdesë e re. Por njëkohësisht shpresoj, madje lutem, që së paku të jetojë aq sa talenti i veçantë, si një shpirt i trazuar i mbyllur në shishe, më në fund të mund të shpërthejë”.

Një histori mungese

0

Nga Alda Bardhyli

Fustani i Ana Kareninës teksa luhatet nga era, para se të humbë përgjithmonë në stacionin e trenit në Moskë, të kujton se letërsia është një histori dashurie dhe fati përzier bashkë, një përshkrim i uraganit të çmendur të pasioneve të njeriut dhe i luftës që ai bën me to. Por në fund, ashtu siç do të shprehej Vronski (i dashuri i saj) letërsia nuk është gjë tjetër veçse një histori mungese.

Të njëjtën gjë duhet të ketë menduar dhe Heathcliff teksa i dukej i pamundur takimi sërish me Katerinën në Londrën e viteve 1802 (romani “Majat e stuhishme”, Emily Bronte).

Juri Zhivago nuk do të mendonte ndryshe. Doktori dhe poeti i revolucionit rus të viteve 1917, do donte që Pastërnak të mos e kishte takuar kurrë më infermieren Lara. Ndoshta jeta e tij do të kishte shkuar e qetë dhe e lumtur përkrah aristokrates Tonia. Por jo, pasioni i një dashurie të pamundur do ta çonte këtë personazh drejt sfidave që as që i kishte menduar më parë. Kjo pasi në dashuri çdo gjë është e mundur.

Viktor Hygo do të mblidhte gjithë fatin e dashurive të tij të humbura te një histori. Në Parisin e viteve 1482, novela e tij mbi gungaçin e Notre Dame do të rrëmbente zemrat e miliona lexuesve. Kjo pasi historia e pamundur e tij me balerinën Esmeralda, ishte e njëjtë me historitë që çdo njeri kishte fshehur diku në jetë. Hygo do të idealizonte dashurinë me këtë libër, e cila ku ndien nuk do t’ia dijë për pamjen. Por a ishte kjo Franca që ai tregonte? Në një shoqëri ende në atë kohë të paçliruar nga konservatorizmi, ndarjet e personazheve nuk ishin gjë tjetër veçse pasojë e këtij mentaliteti.

Librat deri në kohët e sotme më shumë se na shtyjnë drejt kërkimin, na tregojnë se sa e vështirë është rruga e kthimit, por jo e pamundur. Të vendosur përballë situatash të vështira, janë të pafundme personazhet në galerinë e letërsisë botërore, të cilët kanë vuajtur pasojat e një ndarjeje të gjatë. Pothuajse në çdo libër ti gjen një të tillë, aq sa duket sikur është kjo gjendje njerëzore që ka shpikur shkrimin.

Fytyra e imët e një vajze teksa linte Tokion për të udhëtuar drejt një tjetër jete, tregon gjithë trishtimin për humbjen e një historie që po lë pas, te “Dashnori” i Margarite Duras. Në fund të këtij rrëfimi, Duras e mbyll librin me kthimin e tij në Paris, duke i telefonuar. Të gjithë kthehen një ditë, e këtë e gjen në fate librash, ashtu si në jetë. Por ajo që nuk i bën të bukura kthimet është koha. Distancat e gjata që i kanë ndarë personazhet në mes, kanë lënë shenja që nuk mund të fashiten me disa orë. Aq sa personazhi i Duras, nuk di të përgjigjet, kur ai i thotë se e dashuron ende. Duras e mbyll romanin pa zërin e saj, por thjesht me frymëmarrjen që duket sikur del nga fletët e librit.

Ernest Hemingëay është një tjetër mjeshtër i ndarjeve. Kodrat sa elefantë të bardhë, është ndoshta një nga prozat e shkurtra, por më me tension të ndarjes, ku si një stilist i gjuhës, ai e jep ndarjen e dy personazheve përmes përshkrimeve të natyrës. Hemingëay është i pamëshirshëm me personazhet e tij. Ata i ndan vetëm një fije e hollë nga dashuria te dhembja, ashtu siç ndodh te “Lamtumirë armë”.

“Është si në jetë, ti e di që një ditë do të kujtohesh për të”, do të shprehej Skot Fitzgerald pas dy gotave skoç.

Të njëjtin mendim ndan dhe John Fante, i cili do ta ndëshkonte fort personazhin e tij te “Pyet pluhurin” me vdekjen e Kamilës. Janë të ndryshme pyetjet që kritikët ngrenë sot për kryevepra të letërsisë, libra të ngritura mbi histori pasionesh të pamundura dhe tradhtish.

Libra që shpesh janë urryer me të njëjtën forcë siç janë dashur, janë botuar e ribotuar, dhe nga një shekull në tjetrin vazhdojnë të kenë të njëjtën forcë në mesazhet që mbartin. Që nga Penelopa, apo Andromaka, në libra vazhdojmë të shohim fytyra të trishtuara femrash që qajnë dashuritë e humbura. Të tjera fytyra do vazhdojmë të shohim në letërsinë e re që lind çdo ditë, për sa kohë ndarja apo ikjet vijnë shpesh duke na lënë befasinë.

“Unë besoj te kthimet”, shprehet shkrimtarja italiane, Susana Tamaro, e cila ndez një dritëz të vogël te personazhet e saj duke i kthyer larg në kujtesë, e për të hapur portat që dikur i kanë mbyllur”. Qëndro pa lëvizur, në heshtje dhe dëgjo zemrën tënde. Kur ajo të ketë folur, ngrihu dhe ndiqe nga pas”, thotë ajo.

Nga vendi i Alberto Moravisë, Dino Buzatit, apo Italo Svevos, ndarjet janë thjesht një ikje në kohë për t’u takuar në një kohë tjetër. /Shqip/

Krusha e Madhe, ‘Lazarati’ i Rahovecit

0

Njësiti policor i anti-drogës ka identifikuar kultivimin e një sasie të bimëve narkotike në një fushë në fshatin Krushë e Madhe të Rahovecit.

“Të njëjtat ishin të kultivuara në një sasi prej 132 bimëve, në mes të arave dhe në mënyrë jo të rregullt të përziera edhe me bimë të tjera. Të gjitha bimët e dyshuara janë tërhequr nga vendi dhe janë djegur në vendin e ngjarjes”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, raporton PrizrenPress.

Sipas Policisë, lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent për proceduar të mëtejme. /PrizrenPress.com/

Malishevë: Rrah dy meshkuj për pronë, arrestohet

0

Në Malishevë është arrestuar një person pasi që i njëjti pas një konteksti pronësor ka sulmuar fizikisht dy meshkuj, bën të ditur Policia e Kosovës, raporton PrizrenPress.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 19:20, në rrugën “Ilaz Agushi”.

Viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /PrizrenPress.com/

Arrestohet pasi nuk përfill urdhrat e Policisë në Prizren

0

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje, rreth orës 20:00, ka arrestuar një person në rrugën “Adem Jashari” në Prizren, pasi që i njëjti nuk i ka përfillur urdhrat e zyrtarëve policorë, raporton PrizrenPress.

Sipas Policisë, i dyshuari po ashtu ka refuzuar të japë dokumentet e automjetit, ka qenë jokooperativë, ku gjatë arrestimit ka rezistuar, me çrast njëri nga zyrtarët policor pëson lëndime të lehta në dorë.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /PrizrenPress.com/

Vetura përplaset me traktorin në Lubizhdë të Prizrenit

0

Në fshatin Lubizhdë të Prizrenit, dje rreth orës 17:05, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një veture dhe një traktori.

Lëndime trupore ka pësuar një femër në veturë.

“Deri tek aksidenti ka ardhur nga vozitja e pakujdesshme dhe mospërshtatja e shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës nga i dyshuari i cili e humb kontrollin ndaj automjetit dhe në shiritin e kundërt aksidentohet me traktorin”, njofton Policia e Kosovës, raporton PrizrenPress.

“Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar një femër – pasagjere në veturë dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor”. /PrizrenPress.com/

Vesel Kurtishaj i “Big Brother” i bashkohet PDK-së

0

(E plotësuar) Fituesi i “Big Brother Albania 8? Vesel Kurtishaj i është bashkuar sot zyrtarisht Partisë Demokratike të Kosovës.

Me këtë rast, kreu i PDK-së, Kadri Veseli ia ka dorëzuar atij edhe solemnisht librezën e anëtarësismit në këtë subjekt politik, njofton Klan Kosova.

Veseli njëherit i ka bërë thirrje  rinisë që t`i bashkohet politiksë dhe ka shtuar se partia që e drejton ai ka nevojë për rini.

Nga ana e tij, anëtari më i ri i Partisë Demokratike të Kosovës, Vesel Kurtishaj deklaroi se shembullin e tij duhet ta ndjekin edhe të rinjtë të tjerë, ndërsa theksoi se ka zgjedhur PDK-në pasi siç tha ai, ky subjekt politik “iu jep hapësirë të rinjve”, njofton Klan Kosova.

Vesel Kurtishaj aderon në PDK

Partia Demokratike e Kosovës ka lëshuar një komunikatë për media, nëpërmjet së cilës ka njoftuar për aderimin e radhës në këtë subjekt politik.

Zyra e Komunikimit e PDK-së ka bërë të ditur se kryetari i ri i partisë, Kadri Veseli, do t’i japë solemnisht Vesel Kurtishajt, fitues i Big Brother 8, librezën e anëtarësimit në PDK.

“Nesër, më 1 Qershor 2016, në ora 9.30, në selinë e Partisë Demokratike të Kosovës, kryetari Kadri Veseli do të jap solemnisht librezën e anëtarësimit në PDK, Vesel Kurtishaj, fitues i “Big brother Albania 8”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga PDK.