Home Blog Page 6135

Policia bastisë një shtëpi në Suharekë dhe konfiskon armë

0

Me urdhëresë të lëshuar nga gjykata, është bastisur shtëpia e një të dyshuarit në Suharekë, me ç’rast është gjetur dhe konfiskuar një pushkë automatike AK-47.

Në raportin e Policisë nuk raportohet për të arrestuar, shkruan PrizrenPress

Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt. /PrizrenPress.com/

Arrestohen hajnat në Prizren, vodhën gjësende me vlerë 800 euro

0

Policia e Kosovës ka arrestuar dje dy të dyshuar në Prizren, përkatësisht në rrugën “Aziz Kelmendi”, për shkak se të njëjtit kishin thyer një veturë dhe prej aty kanë vjedhur një kasetofon dhe pajisje zërimi në vlerë rreth 800 euro, shkruan PrizrenPress.

Pas intervistimit të dyshuarit me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje. /PrizrenPress.com/

Një shekull i akademik Idriz Ajetit

0

Akademik Idriz Ajeti, studiuesi më i shquar në fushën e gjuhës mbush 100 vjet.

Është vlerësuar si një ndër veprimtarët më të mëdhenj në avancimin e identitetit kulturor e kombëtar të shqiptarëve në ish-Jugosllavi dhe njëkohësisht edhe ndërtues i institucioneve të arsimit të lartë në Kosovë.

Akademik Ajeti është nderuar disa herë nga presidentët e Kosovës dhe ai i Shqipërisë për punën e tij në fushën e shkencës. Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, shënon 27 janarin si datën e lindjes së tij./Rel

Misteri i guvës së Lepenicës

0

Misteri është tema e janarit për 160 qytete të botës, që organizojnë CreativeMornings. Kjo temë është zgjedhur nga CM Houston dhe në Tiranë, për këtë do të flasë lektori dhe artisti i njohur Shpend Bengu, sot, në Laboratorin e Grafikës Artistike dhe Multimedias te Universiteti Europian i Tiranës.

“Vetë ekzistenca jonë është një mister. Kalimi dhe transformimi ynë nga një substancë në tjetrën, në ekzistencën tonë të përkohshme, në realitete të ndryshme, për t’u kthyer sërish në pluhur kozmik është një mister më vete. I gjithë ky mister nis me një akt ngjizjeje. Gjatë 9 muajve në një univers likuid ne përjetojmë në memorien tonë të gjitha transformimet dhe eksperiencat e species sonë gjatë miliona viteve. Pas kalimit të përgjakshëm nga realiteti likuid në atë tokësor ekzistenca dhe memoria jonë në këtë realitet është shumë e shkurtër në krahasim me kohën që na është dashur për të ardhur deri këtu…”.

Në këtë sinops fillestar, Bengu shpjegon më tej se gjatë ekzistencës në realitetin tokësor, kemi kërkuar gjithnjë që të lëmë një shenjë në memorien tonë, si mesazh të kësaj ekzistence për pasardhësit tanë.

Të tilla janë dhe mesazhet e piktogrameve dhe petroglifeve të paraardhësve tanë prehistorikë në Shqipëri, të cilat ashtu si dhe në shumë vende të tjera të botës mbeten ende një mister.

“Zbulimi dhe shkodimi i këtyre mesazheve, do të hapte një faqe të re në historinë e memories dhe ekzistencës së njerëzimit në planetin Tokë”.

Artisti në këtë shpjegim i referohet guvës së Lepenicës, “e shkruar” me piktograme, që përbën një prej kryeveprave jo vetëm të Historisë dhe të Artit Shqiptar, por edhe atij Botëror.

Këto piktograme misterioze, sipas Bengut edhe pse të ndërthurura në Trashëgiminë Jomateriale shqiptare, mbeten ende të panjohura në Historinë dhe Artin e Popullit Shqiptar.

“Prej shumë vitesh kam punuar për marrjen në konsideratë të rëndësisë së tyre, si dhe në promovimin e kësaj trashëgimie misterioze, e cila na lidh me popujt e tjerë të botës. Një nga piktogramet e kësaj guve e kam përdorur si logo përfaqësuese të punës sime”.

“Shpella e Shkruar e Lepenicës”, ndodhet në rrjedhën e mesme të Lumit të Vlorës, 800 m mbi nivelin e detit, në faqen lindore të malit të Lepenicës.

Në pasuritë e Vlorës përfshihen edhe disa shpella, siç është dhe shpella e shkruar e Lepenicës, është Grama me mbishkrimet historike, një ndër mrekullitë e fshehura të Vlorës.

Edhe pse ky objekt u bë i njohur për studiuesit dhe vizitorët vetëm pas viteve 1970, ai paraqet 19 figura antropomorfe njerëzish të stilizuara, 8 figura gjeometrike të çrregullta, ku në qendër të tij është edhe figura e një njeriu, që tregon një kult, një nderim ndaj njeriut, nga ku mendohet se kjo pikturë i përket fundit të mijëvjeçarit III p.e.s.

Vizatimet e realizuara me bojë minerali ngjyrë kafe dhe që datojnë në mijëvjeçarin e tretë para Krishtit, flasin dhe tregojnë gjithashtu edhe për një nivel të lartë të artit neolitik në vendin tonë.

“Shpella e Shkruar e Lepenicës”, në vitin 1930 është vizituar nga Shtjefën Gjeçovi i shoqëruar nga patrioti vlonjat Tol Arapi.

Për Shpellën e Lepenicës, kanë shkruar dhe realizuar disa studime mjaft personalitete të shkencës, si prof. Myzafer Korkuti, prof. Dhimitër Shuteriqi, dr. Shpend Bengu etj.

Sakaq, Shpella e Lepenicës, Shpella e Banuar e Velcës, Kodërvarret e Brusnjes, Qytetet Antike të Amantias dhe Olimpias, Kalaja Ilire e Cerjes dhe ajo Mesjetare e Vranishtit, flasin për vazhdimësinë e jetës në këto treva qysh në periudhat prehistorike. /Mapo/

Ftesa-EMAIL_MYSTERY-INSTAgram

Vallëzojnë për herë të parë lakuriq (Video)

0

Kompania e vallëzimit Sydney ka realizuar një vallëzim ku personazhet e tij ishin të gjithë lakuriq.

Si pjesë e Festivalit Sydney kjo ngjarje renditet si e para në botë që ka realizuar një kompani vallëzimi  ku ideja ishte që të valltarët të shfaqeshin nudo, njofton Klan Kosova.

Ky vallëzim u bë nga koreografi i frymëzuar nga Galeria e Arteve në New South të Wales, nga shou veror ‘’ Art from the Tate Collection’’, njofton Klan Kosova.

Me tiketat të cilat janë shitur, për specialen ‘’vetëm lakuriq’’ kanë shtuar dhe faturën  për vendin pasi janë shitur brenda një dite.

Shfaqja e koreografit të Rafael Bonachela është kujdesur për valltarët që ata do duhej të jenë mbi 18 vjeç.

3c8cd19f00000578-0-image-a-2_1485477762921

3c8cd19700000578-0-image-a-1_1485477757474

Zafir Berishës ia plaqkisin shtëpinë hajnat

0

Deputetit të partisë NISMA, Zafir Berisha i është plaqiktur shtëpia.

Ai për Arbresh.info ka thënë se persona të panjohur kanë bastisur shtëpinë e tij duke vjedhur disa bizhuteri të gruas.

“Kam qenë me familje jashtë shtëpisë dhe në orën 18:30 jam kthyer pashë derën e thyer. Kyr hymë Brenda pash se kishin plaqkitur shtëpinë dhe vërejtëm se kishin vjedhur disa bizhuteri të gruas dhe dy telefona të fëmijëve. Nuk kam qenë në shtëpi se ndryshe do të ishte muhabeti”, ka thënë ai.

Ai po ashtu ka thënë se ka lajmëruar policinë.

“Policia ishte këtu dhe unë nuk dyshoj në askënd”, shtoi ai.

Berisha për më tepër ka ironizuar me rastin duke shkruar në facebook një status duke thënë se edhe ai është Kosovë./Arbresh.info

Prizren: Roja i parkut “Sharri”, akuzohet për korrupsion

0

Fahredin Hasanagiq, i akuzuar për korrupsion, gjatë shqyrtimit gjyqësor të mbajtur në Gjykatën Themelore në Prizren, në mbrojtjen e tij, ka deklaruar se në vendet në të cilat është bërë dëmi nuk ka qenë asnjëherë sepse ka qenë i kërcënuar.

Sipas të akuzuarit Hasanagiq, kolegu i tij, Latif Hyseni, në çdo mbledhje të kolektivit, ka thënë se i akuzuari nuk guxon të shkojë në ato territore, sepse ai është përgjegjës.Tutje i akuzuari ka shtuar se ka qenë i frikësuar të dalë në terrenet në fjalë pasi që roja i cili kishte punuar para tij ka qenë i sulmuar me armë. Tutje ka thënë se asnjëherë nuk është lajmëruar se po bëhet fotografimi apo vlerësimi i ndonjë sasie të drurit të prerë në mënyrë ilegale, deri në momentin kur është arrestuar nga policia.

Kryetarja e trupit gjykues, Raime Elezi, për shkak të përfundimit të orarit të punës, ka ndërprerë shqyrtim, ndërsa seancën e radhës e ka caktuar për 3 mars 2017, prej orës 13:00, ku pritet të vazhdojë mbrojtjen i akuzuari dhe të jepen fjalët përfundimtare nga palët.

Fahredin Hasanagiq, akuzohet se në cilësinë e rojës së pyllit, ka lejuar të prehen drunj, në sasi prej 170 metra kub, në terrenin ku ka pasur të përcaktuar të ruajë.Sipas aktakuzës, i akuzuari me qëllim të përfitimit material për vete dhe tjetrin, ka lejuar prerjen e drunjve, duke i shkaktuar dëm Parkut Nacional “Sharri”, në vlerë prej 53 mijë euro.Drunjtë e konfiskuar në këtë rast, me vendim të gjykatës, janë shitur nga Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar ose të Konfiskuar./betimiperdrejtesi/

Dikur tregtarët prizrenas matnin me kut e shkruanin në rabush

0

Prizreni ishte një qendër tregtare, sidomos gjatë periudhës së Mesjetës. Ashtu si edhe fushat e tjera të ekonomisë, edhe tregtia ka evoluar ndër shekuj. Megjithatë, deri në kohët e vona tregtia bëhej me mjete dhe forma primitive. Këtë e rrëfejnë madje edhe disa nga tregtarët e vjetër të Prizrenit, të cilët janë ende gjallë. Disa prej tregtarëve të moçëm të Prizrenit rrëfejnë se dikur ata e jepnin mallin në shkëmbim apo hua dhe atë e shënonin me rabush. Rabushi ishte një thupër, kryesisht thane, e cila ndahej në dysh, njëra mbetej te tregtari e tjetra te klienti dhe sa herë merrej një mall vihej një vijë me thikë. Edhe masat për matje ishin të ndryshme nga ato që janë sot, të standardizuara ndërkombëtarisht, shkruan gazeta Kosova Sot.

Sistem i ndërlikuar numërimi

Profesori Sylejman Randobrava shprehet se më herët matej me kut.”Kuti ishte një masë për matje kur shitej pëlhura dhe stofrat e tjera. Kuti i madh kishte gjatësinë prej cm 80 cm të metrit të sotëm, derisa kuti i vogël kishte 64 cm”, tregon profesori Sylejman Randobrava. Etnologu Nexhat Çoçaj rrëfen se pëlhurat e leshta bëheshin në vegjë (tezgjah).

“Me ato përgatiteshin guna, velenxa (batanije leshi me dy shtresa), qilima, e të cilat pastaj jepeshin me kut, por fillimisht shënoheshin në rabush. Rabushi konsiderohej si mjet më preciz për atë kohë, ngase një fletë rabushi rrinte te blerësi e tjetri te shitësi”, shpjegon Çoçaj. Rabushi ishte mjeti më i përhapur në qytetin e Prizrenit, por edhe në Shkodër e Elbasan. Çoçaj shprehet se në vitet e pushtimit osman asnjëherë nuk reshtën përpjekjet e këtij populli për liri dhe përparim shoqëror.

“Duke qenë se Prizreni ishte qendër e hershme e civilizimit, ishte edhe qendra më e madhe administrative dhe kulturore e trevave të Dardanisë. Si një jehonë e kësaj kulture kanë mbërritur deri në ditët tona gjurmë dhe disa relikte, si është një dorëshkrim origjinal i hartuar me një alfabet, si dhe sistemi i numërimit me rabush, që është një sistem matematikor i veçantë, i përdorur deri në ditët tona vetëm nga banorët prizrenas”, shprehet Çoçaj.

Te blegtorët prizrenas thuhet se gjendet një sistem numërimi origjinal, sistemi i numërimit me rabush. Prizrenasit thuhet se kishin shpikur simbole që u korrespondonin numrave aritmetikë. Këta numra barinjtë polisarë i “shkruanin”, duke i gdhendur mbi një shkop prej druri, që quhej rabush.

“Rabushët përgatiteshin prej dru lajthie, pasi prej lajthisë dilnin shkopinj të drejtë, të fortë dhe pa palcë. Gjatësia e shkopit ishte 1,5 deri 2 m. Shkrimi i numrave bëhej me anë të një thike të vogël. Numrat shkruheshin në faqen kryesore të rabushit, në njërin nga kulmet e tij. Shënimi i tyre bëhej duke i radhitur numrat njëri pas tjetrit, nga e majta në të djathtë. Simbolet apo numrat që shënoheshin në rabush ishin: numrat 1 (një), 5 (pesë), 10 (dhjetë), 50 (pesëdhjetë), 100 (njëqind), 500 (pesëqind) dhe 1000 (njëmijë). Me anë të këtyre simboleve-numra zhvilloheshin disa veprime matematikore, siç ishin mbledhjeve të numrave dhe formimi i shifrave. Ato formonin numra me dy shifra, tre shifra, katër shifra dhe me më shumë.

Veprime të tjera, si zbritje, shumëzim dhe pjesë- tim, nuk bëheshin. Veprimi i zbritjeve bëhej duke i fshirë (zhdukur) numrat nga rabushi. Rabushët përdoreshin kryesisht nga barinjtë për të matur (shënuar) sasinë e bulmetit (qumështin, djathin, gjalpin, gjizën etj.), e mishit, e leshit etj. Sot rabushët janë nxjerrë jashtë përdorimit. Përdorimi i rabushëve në Prizren vijoi deri në mesin e shek. XX. Më vonë sistemi i numërimit me rabush vijoi të përdorej nga ndonjë bari i vjetër, për forcë zakoni. Rabushët kanë mbetur si një relikt i vjetër, që dëshmon për një kulturë të lashtë, të krijuar në shekuj nga prizrenasit”, tregon profesor Rrandobrava.

Ende mendojnë me kuti

Kurse disa nga gratë e moçme në Prizren ende komunikojnë me këtë gjuhë. Fatime Gashi, një grua rreth të njëqindtave, duke folur për “Kosova Sot”, tregon se dikur blinin me rabush. “Edhe dimitë i blinim me kuti. Për një palë dimi të mira na duheshin deri në 10 kuti, e për dimi më të lehta na duheshin pesë kuti”, rrëfen Gashi. Ajo tregon se kuti ishte e vetmja masë atëkohë. “Unë hala i pyes me kuti valla të gjitha sendet. Unë s’di çka është metri”, shprehet ajo për gazetë. Ndryshe, etnologu Çoçaj shprehet se këto i gjejmë edhe në këngët e dasmave prizrenase.

(Kosova Sot)

Duke u rilindur të jetojmë në një Shqipëri të përbashkët!

0

Shkruan: Avdi Ibrahimi

Po të shikojmë veprimin dhe sjelljen e njeriut nga pikpamja e drejtë, pothuaja se të gjithë njerëzit në botë kush më shumë e kush më pakë, mund të kenë përjetuar në jetë vuajtje, por pikërisht nga shkaku i vuajtjes ka qenë te sejcili njeri etja për të jetuar…kështu njeriu ka kuptuar se të vepruarit me mirësjellje në jetë në të shumtën e rasteve ka patur pasoja të mira, përkatësisht të kuptuarit se veprat dhe sjelljet e këqija e të liga i kanë sjellur pasoja të këqija, gjithëashtu njeriut mendimdrejtë që në vete nuk ngërthen qëllimin e keq e të ligë që ka kuptuar me kohë, në të njetën kohë e refuzon me bindje të plotë pamëshirësinë si dhe përjashton nga vetja lakmin, urrejtjen, smirën, dhunën, përdorimin e forcës pa patur asfarë arsye, më pastaj të flasësh drejtë jepë të kuptosh, se në këtë rast rrena është e papranueshme për atë njeri që fletë të vërtetën, e papranueshme është edhe marrja nëpër gojë e tjetrit, të akuzosh me pa të drejtë e pa asfarë fakte tjetrin, siç jemi mësuar për çdo ditë të lexojmë në gazeta e portale të ndryshme në internet e rrjete sociale, e paparanushme është fjala e vrazhdë, e keqe, fyerja, t’i cenosh tjetrit dinjitetin që ka, të nënçmosh tjetrin vetem se t’i ke forcën e pushtetit, pra të kuptuarit e të vepruarit drejtë, ka të bëjë me atë filozofin e të jetuarit njerëzishëm që të mos veproj keqë, në këtë rast kemi të bëjmë me ndalimin e hajnisë dhe përvetësimit të çdo pasurie kombëtare, për përfitime personale nga ata njerëz që janë në pushtet dhe biznese private, njëherit të mos bësh lavdi të rreme e të mos falsifikosh nga historia e kombit të cilit i takon.

Në rrafshin kombëtar shqiptarë, sejcili nga ne të kemi si synim kryesor që të jetë shtëpia jonë e përbashkët e të gjitha vendeve të banuara me shqiptarë. Njëherit si qëllim yni i përbashkët të jetë përherë, tejkalimi i ndasive krahinore, dhe fetare, tejkalimin e mospajtimeve politike, dhe religjioze, brenda shqiptare, të tejkalohen përçarjet dhe divergjencat të programeve politike të partive, në mbarë hapsirat shqiptare, që të arrijmë në cakun kryesor bashkimin apo ribashkimin e trojeve shqiptare të ndara padrejtësisht, mbi një bazë të përbashkët mbarkombëtare.

Të gjitha lëvizjet e shoqatat atdhetare që në programet e tyre kanë për synim bashkimin e trojeve shqiptare me shtetin amë Shqipërinë të bashkohen në një lëvizje të vetme, dhe funksionale, për të arritur në aftësimin aksional të partive politike që janë për bashkim kombëtar, dhe atyre fetare, që me sukses të kyçen në rrjedhat e jetës shpirtërore, shoqërore e politike që të bëjmë rilindjen mbareshqiptare për të jetuar në Shqipëri të përbashkët e bashkëkohore për të ndikuar në rrjedhat politike ndërkombëtare për interesat tona shoqërore në të ardhmën.

Ideja për domosdonë e ribashkimit kombëtar shqiptarë është po aq e lashtë sa edhe vetë përçarja e tyre, nisiativën për ribashkimin dhe bashkëpunimin e partive politike, dhe atyre fetare, në mbarë hapsirat shqiptare, njëherit edhe me mergimtarët tanë që ndodhën jashtë atmëmëdheut, të marrin përsipër intelektualët, patriotët, dhe veprimtarët e dëshmuar atdhetar, të cilët në asnjë mënyr s’janë të korruptuare, të shantazhuar e bajraktaristë, gjithashtu në të ardhmën e afërt të formohet një Beslidhje e Re Shqiptare, e cila të pëfaqësohet nga një Këshill Drejtues Botëror Shqiptarë me qendër në Prizrenin historik të “Lidhjes Shqiptare”, nga aty pastaj të formohen Këshilla nacional e të tjerë të bashkimit të tokave shqiptare, të ndara dhunshëm nga fuqit e mëdha ndërkombëtare, kështu të intesnsifikohen përpjekjet në bashkëjetesën mbarshqiptare për një Shqipëri të bashkuar. Në mënyrë që me punë e vepra të mira ta fitojmë simpatin, dashurin, dhe repektin e popujve të botës në të drejtat tona, me qetësi, të pastër e të vyer për interest tona kombëtare, të respektojmë fenë e sejcilit në kuadër të etnosit shqiptarë, por mbi të gjitha në theks të veçant të mbrohen iteresat tona kombëtare.

Është e ditur se e mira dhe e keqja luftojnë njëra tjetrën në mënyrë të parreshtur, por nuk ka asnjë dyshim se e mira ngadhnjen mbi të keqën, kjo sipas mendimit tim, pa e tepruar apo pretenduar ndonje përfitim personal, le të jetë një nga detyrat kryesore të mbarshqiptarëve që nuk u është bërë gjaku ujë, të luftohet parreshtur e keqja në çdo formë ngado që shfaqet ajo, kështu të jemi si popull e si komb në rrugën e së mires, në rrugën e së drejtës, duke u rilindur të jetojmë në një Shqipëri të përbashkët.

Molla e harruar

0

Skender Berisha

Në maje dege një mollë
një mollë e harruar
mollë e kuqe e ngrirë
mollë e kuqe e arrirë

luhat era degën
zbardh bora jetën
shikon molla veten
nuk sheh kund asnjë tjetër

fërkon ballin molla fërkon
kush s’e voli për gjithë kohë
tash po rri të ftohtit s’i dron
jeta nis jeta shkon

luhat era degën
mendon molla veten
pse e la atë vjeshtën
midis bore ta vras veten