32.9 C
Prizren
E diel, 3 Gusht, 2025
Home Blog Page 6138

LDK mban Kuvendin e Punës, pengohet sërish Gërvalla

0

Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila mban sot Kuvendin e Punës, do të diskutojë për sfidat lidhur me përgjegjësinë që ka marrë LDK për të qeverisur dhe rrugën që duhet ndjekur për realizimin e premtimeve.

Kryetarja e Degës së LDK’së në Gjermani, Donika Gërvalla, përsëri ka shkuar për të marrë pjesë në punimet e Kuvendit, ndonëse asaj i qe ndaluar hyrja ditë më pare në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm.

Sigurimi sërish e ka penguar atë, me arsyetimin se ajo nuk ka ftesë.

Provokatori Houellebecq

0

Njeriu që problematizoi temat më të ndjeshme në shoqërinë franceze dhe më tej, s’kishte si të pritej ndryshe pos si provokator. Ky është Michel Houellebecq.

Në intervistën dhënë për ‘Paris Review’ shkrimtari më i lexuar francez sot, Michel Houellebecq, në tri raste i drejtohet gazetarit se “me përgjigjet e tij nuk është duke provokuar”. Në një rast kur Houellebecq përgjigjet se beson në “lumturi të amshueshme”, sakaq gazetari e pyet me habi: Ju besoni në lumturi të amshueshme, të pakufizuar? – Po, i përgjigjet Houellebecq, dhe shton: “Nuk jam duke e thënë këtë sa për të provokuar”.

Kjo ‘paranojë’ dhe përkorje e Houellebecq se ‘mos është duke provokuar’ dhe ky mosbesim cinik i intervistuesit, shpërfaq më së miri përmasën e vërtetësisë që e gjejmë të shtrirë në letërsinë e tij. Në njërën anë frika e gazetarit, duke e ditur se përkundruall ka njeriun më të kritikuar të kohës, dhe në anën tjetër, një ‘Houellebecq paranojak’ teksa kujdeset se mos po keqkuptohet.

Njeriu që problematizoi, apo më mirë ‘provokoi’, temat më të ndjeshme në shoqërinë franceze dhe jo vetëm – duke filluar nga ‘shoqëria e publicitetit’, religjioni, ndikimi harbut i një teknologjie që gjithnjë e më shumë po përvijohej në shoqëri, e deri te seksi dhe kulti i individit në shoqërinë kapitaliste – s’kishte sesi të pritej ndryshe përveç si ‘provokator’. Dhe një njëri që provokon (pra që i mëshon të vërtetës pa kalkuluar), s’ka sesi të merret seriozisht!. Pra mosbesimi i gazetarit është i kuptueshëm lehtë, sikur po aq i kuptueshëm është kujdesi i Houellebecq se ‘mos është duke provokuar’.

Me t’u botuar veprat, si “Thërrmijat elementare”, “Zgjerimi i fushës së luftës”, “Platforma” dhe së fundi “Nënshtrimi”, shpërthyen kritikat në Francë dhe më gjerë. Letërsia e tij u quajt seksiste, madje në raste edhe ‘pornografike’, ndërsa vetë ai u akuzua si islamofob. Madje kritikat shkuan deri atje sa një grup për mbrojtjen e të drejtave civile e çoi edhe në gjykatë për nxitje të urrejtjes. U lirua në fund në emër të lirisë së shprehjes. Ndërsa ata më të përkorët, pra ata që kishin marrë mundin t’ia lexojnë librat, letërsinë e Houellebecq e klasifikuan si vazhdimësi të traditës së realizmit në letërsi që fillon me shkrimtarin e madh francez, Honore De Balzak.

Me kritikat qe i befasuar edhe vetë Houellebecq. Jo me kritikën si të tillë, por më shumë nga habia se mos, ata që po trumbetonin, nuk ia kishin marrë mundin as t’ia lexojnë librat. Në një përgjigje të shkurtër ndaj kritikëve, Houellebecq e shpreh kështu këtë habi:

“E para, ata më urrejnë më shumë seç i urrej unë. Është e vërtetë që jam bërë simbol i shumë gjërave jo të pëlqyeshme. Më quajnë cinik, nihilist, mizogjen, islamofob. Dhe kjo ka bërë që disa njerëz të mos lexojnë librat e mi sepse e kanë të gatshëm mendimin në kokën e tyre, pa ditur fare për çfarë bëhet fjalë. Një shkrimtar nuk mund të lexohet vetëm me 2-3 novela. Por, kritikët e kanë ndarë mendjen”.

Siç janë sarkastike pothuaj të gjitha veprat e Houellebecq, nuk mund të pritej një përgjigje tjetër. Por ajo që bie në sy më shumë është habia e tij me kritikat e vobekta ndaj librave të tij. Deri në atë masë sa shprehet se “njerëzit janë ndalur së lexuari librat e mi”. Prandaj sfida në raport me Houellebecq sot nuk është shmangia e tij, e as kritika vend e pa vend; sfida është ta lexojmë dhe kuptojmë atë për nga problemet që ai shtron, e që janë aktuale për çdo shoqëri.

Ngjashëm si Balzaku, që pothuaj në të gjitha veprat lëvron përçudnimin e shoqërisë borgjeze në Francë, pas revolucionit të 1789-s, edhe letërsia e Houellebecq rrok pikërisht këtë dimension realist të zvetënimit të njeriut bashkëkohor nga ajo që Houellebecq me shumë qejf do ta quante ‘shoqëria erotiko-publicitare’. Një shoqëri atomizuese si kjo, që nën diktatin e tregut të lirë, përmes nxitjes së epshit dhe nevojave fiktive dhe një konkurrence mbytëse, ka zvetënuar çdo gjë njerëzore. Prandaj për të funksionuar asaj i duhet ta organizojë epshin në shoqëri dhe ta zhvillojë atë në përmasa të papara. Siç shprehet vetë Houellebecq: “që shoqëria të funksionojë, që konkurrenca të vazhdojë, duhet që epshi të rritet, të zgjerohet dhe të përpijë jetën e njerëzve”.

Viktimë e një shoqërie si kjo është edhe Bruno, njëri nga personazhet tek “Thërrmijat elementare”. Si profesor letërsie, Bruno nuk resht së ngarenduri pas kënaqësive trupore; madje deri atje sa ky bëhet i vetmi kuptim i jetës për të. Në një shoqëri që e fetishizon konkurrencën, edhe Bruno s’ka sesi të mos e krahasojë veten me secilin që i del para. Krahasimi me tjetrin këtu merr përmasa të atilla sa përfundon në racizëm; Bruno urren zezakët pasi ata “merren si më të zotë me gratë”. Por Bruno nuk është racist i vetëdijshëm. Ai është viktimë e një shoqërie që gjithnjë e më shumë imponon konkurrencën përmes organizmit të epshit në përmasa hyjnizuese. Bruno ta kujton Zhan Valdanin, personazhin tragjik tek të “Të mjerët” e Viktor Hygos, të cilin shoqëria e fut në birucë vetëm sepse ka vjedhur një bukë. Por, askush nuk pyet për gjendjen e Zhan Valdanit para se ai ta ketë kryer aktin e hajnisë. Tek e fundit, çfarë hajni është ai që vjedh një bukë në furrë! Zhan Valdani është viktimë e një shoqërie e cila vetë e katandis atë në varfëri, dhe e njëjta më pastaj e fut në qeli.

Tek “Thërrmijat elementare” Houellebecq përmend edhe ndikimin e madh që patën lëvizjet anarkiste, si ajo e hipive, që u importuan nga Amerika në Francë në gjysmën e shekullit të kaluar, si dhe ndikimi i madh që pati te njerëzit, shkenca dhe teknologjia. Këtë ndikim Houellebecq e jep përmes Mishelit, vëllai i Brunos për nga nëna, me profesion shkencëtar. Misheli, i futet punës së madhe që ta zhvillojë teorinë e tij për përpunimin e një kodi gjenetik, që do të mundësonte riprodhimin jo më përmes seksit, por përmes laboratorëve shkencorë. Por gjatë kësaj rruge të vështirë, ai harron të lidhë qoftë edhe një raport me një njëri të vetëm. I mbyllur në vetvete, dhe i dhënë krejtësisht pas punës se tij shkencore, Misheli përfundon më keq se vëllai i tij: ai në fund kryen vetëvrasje.

Më mirë nuk ngjet as me protagonistin e romanit tjetër “Zgjerimi i fushës së luftës”. Një i ri 30-vjeçar me profesion administrator i teknologjisë informative, pasi i caktohet detyra që ta zbatojë një projekt të Ministrisë se Arsimit për futjen e teknologjisë nëpër shkollat franceze, rrëshqet në një gjendje limontie. Heq dorë krejtësisht nga profesioni pasi vetëdijesohet për ndikimin e keq të teknologjisë te njerëzit. Fytyrat përunjëse të profesorëve tek i thonë “duam të punojmë me të vjetrën” e tmerrojnë aq fort, sa heq dorë krejtësisht nga profesioni dhe tërhiqet në vetmi.

Personazhet e Houellebecq, që të gjitha pa përjashtim, shpërfaqin gjendjen dehumanizuese të njeriut bashkëkohor, në kushtet e një shoqërie të tregut, që më së paku ka si synim njerëzoren. Njerëz të zvetënuar, pa ambicie, të pazotë që të lidhin qoftë edhe një raport njerëzor – personazhet e Houellebecq na bëjnë që, qoftë edhe për një moment të vetëm, të mendojmë për gjendjen në të cilën ndodhet njeriu i sotëm. /Shqip/

Beteja për kampionin

0

Real Madrid dhe Atletico Madrid sonte dalin përballë njëra-tjetrës për trofeun më të ëndërruar.

Nga një derbi spanjoll, madje më saktë madrilen, në një përplasje stilesh për një sfidë revanshi dhe hakmarrjeje, Finalja e Champions League që luhet këtë të shtunë ofron pak nga të gjitha.

Edhe pse luajnë skuadrat e një qyteti duket sikur përballen dy botë të ndryshme me dy skuadrat që ju ngjajnë aq shumë trajnerëve respektivë, do të fitojë klasi i Zinedine Zidane apo grinta e Diego Simeones.

Reali i madh kërkon kurorën e 11 europiane, ndërsa Atletico të parën në histori.

Reali ka shënuar 110 gola në kampionat këtë sezon, ndërsa Atletico 63, por Los Blancos kanë pësuar 34, ndërsa kundërshtarët e tyre vetëm 18.

Një skuadër e mbushur me yje por që shpesheherë ju mungon kolektiviteti përballë një klase punëtorësh që janë gati të sakrifkohen për të mirën e grupit.

Është kjo panorama e dy formacioneve që do të përballen në San Siro.

Cristiano Ronaldo ka shijuar një sezon të madh personalisht duke shënuar më shumë se 50 gola për të gjashtin vit radhazi. Lideri i Realit ka shkëlqyer veçanërisht në Champions, ku ka shënuar 16 herë në 11 ndeshje dhe me një tjetër finalizm në këtë përballjë mund të thyejë rekordin absolut që e vendosi vetë dy vjet më parë. Portugezi gjithsesi nuk ka qenë në 100 për qind të formës, por për fatin e mirë të realit Karim Benzema dhe Gareth Bale janë në rregull.

Përballë tyre është një Atletcko agresive e vendosur që të tregojë se këtë herë është radha e saj për të shijuar lavdinë. Në finalen e dy vjetëve më parë, Los Colchoneros kryesonin deri në minutën e 92, kur goli i Sergio Ramos çoi ndeshjen në shtesë dhe gjithcka përfundoi 4-1, një rezultat shumë i padrejtë për atë që u pa në atë ndeshje.

Championsi është i vetmi trofe që Atletico nuk ka fituar nën drejtimin e Simenoes, që tani vjen me një skuadër të plotë dhe ndoshta dhe bindjen që fati i ka një borxh që nga ajo finale e dy viteve më parë.

Kushtëzimi i Kosovës për vizat, i padrejtë

0

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje!, Aida Dërguti, ka paralajmëruar se mund të ketë protesta nëse Qeveria insiston në ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi.

Në një intervistë dhënë gazetës “Epoka e re”, Dërguti ka thënë se, pavarësisht mospajtimeve që kanë me AAK-në dhe Nismën, VV-ja është e gatshme për të bashkëpunuar me këto dy parti opozitare.

“Pavarësisht faktit se kemi pasur mospajtime, por edhe ftohje marrëdhëniesh, ne jemi të gatshëm për të bashkëpunuar me subjektet opozitare, por edhe me këdo tjetër që është i gatshëm ta bashkojë forcën për ta mbrojtur vendin nga regjimi antikushtetues”, ka thënë Dërguti.

Ajo ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje! do të punojë e të bashkëpunojë me të gjithë për ta organizuar një përpjekje të gjerë popullore kundër ratifikimit të marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi.

“Rezistenca do të jetë edhe më intensive, edhe më e vendosur se më parë. Sigurisht se në këtë kuadër nuk përjashtohen as veprimet brenda Kuvendit”, është shprehur ajo.

Duke folur për kushtëzimin që ka vënë BE-ja për liberalizimin e vizave, që fillimisht të ratifikohet nga Kuvendi marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi, Dërguti ka thënë se ky kushtëzim është i padrejtë dhe i papranueshëm.

“Asnjë nga shtetet e Ballkanit që e kanë marrë liberalizimin e vizave vite më parë nuk kanë qenë të kushtëzuar kështu. Andaj, kjo përbën trajtim diskriminues për Kosovën nga ana e Bashkimit Evropian. Kohët e fundit kemi parë se janë shtuar zërat kundërshtues edhe brenda BE-së kundër këtij kushtëzimi. Ne si qytetarë duhet kërkuar më shumë shpjegime nëse këtë kushtëzim e kanë kërkuar qarqet brenda Qeverisë që janë përgjegjëse për gabimet e bëra dhe vërtetimi i gabimit do të kërkonte llogari prej tyre”, ka thënë Dërguti. /Epoka e re/

Rio: Ronaldo e vendos finalen

0

Rio Ferdinand beson se Cristiano Ronaldo do të jetë njeriu që do ta vendos finalen mes Real Madrid dhe Ateltico Madrid.

Asi i Los Blancos ka pasur një sezon mesatar, duke mos arritur të shpallet golashënuesi më i mirë në ligë dhe mos u vërejtur në disa ndeshje të rëndësishme.

Por ish qendërmbrojtësi i Manchester United beson se portugezi i ka të gjitha atributet për ta vendosur finalen në San Siro.

Cana: Ajeti dhe Rashica e ardhmja e Kombëtares

0

Kapiteni i kombëtares shqiptare Lorik Cana nuk ka pasur veçse fjalë të mira për pasardhësin e tij në mbrojtje Arlind Ajetin dhe talentin e sulmit Milot Rashicën.

“Miloti ka kualitet të madh, driblon dhe është shumë dinamik. I pëlqen që të kalojë mbrojtësit dhe të thyej në dysh repartet e prapavijës”, ka thënë Cana.

“Ajeti? Nuk kam veçse fjalë të mira. E pati pak të vështirë në fillim tek Frosinone, por e gjeti veten. Tek kombëtarja ka luajtur shumë mirë. Ka kualitet dhe teknikë shumë të mirë”, vazhdoi rekordmeni kuq e zi.

Rashica dhe Ajeti janë dy lojtarë të grumbulluar në listën paraprake të Euro 2016 nga Gianni de Biasi dhe mund të jenë dhe në atë përfundimtare.

Johnny Depp rrah gruan, dëshmi fotografitë

0

Një gjykatës amerikan e ka urdhëruar aktorin Johnny Depp për të qëndruar larg nga gruaja e tij, Amber Heard, pasi ajo pretendon që ai e ka sulmuar atë.

Heard tha në gjykatë të premten që gjatë një debati Depp e kishte goditur me telefon mobil në fytyrë.

Gjykatësi gjithashtu e ka urdhëruar aktorin që të mos tentoj të komunikojë me të.

Të hënën, ajo i ka nënshkruar dokumentet e divorcit nga aktori i Piratëve të Karaibeve pas 15 muajsh martesë.

Heard e kishte sjellë në Gjykatën e Lartë në Los Anxhelos, një fotografi të vetes ku shihet e mavijosur në fytyrë.

“Jetoj me frikë që Johnny do të rikthehet në shtëpinë tonë pa paralajmëruar për të më terrorizuar fizikisht dhe emocionalisht”, ka thënë Heard në deklaratën e saj.

Ajo gjithashtu ka thënë se Depp ishte i zhytur në drogë dhe në alkool kur ka ndodhur incidentit.

Amber Heard e rrahur

Chloe Mortez poston foto me të dashurin

0

Javën që shkoi ata bënë së bashku debutimin e tyre në tepihun e kuq në premierën e “Neighbors 2”, shkruan Daily Mail.

Ndërsa Chloe Mortez ndau me fansat e saj një foto nga kjo mbrëmje speciale, këtë të premte.

Në foto shihet Brooklyn Becham, 17 vjeçar, duke shikuar të dashurën e tij.

Aktorja 19 vjecare, postoi foton me mbishkrimin “Hey @brooklynbeckham I like the way ya look at me, that’s all :)” ( Hej @brooklynbeckham më pëlqen mënyra si më shikon, kjo është e tëra)

Chloe Mortez me të dashurin

Ozil ndërprenë bisedimet me Arsenalin

0

Interesimi i mundshëm i Bayern Munichut, ka bërë që Mesut Ozil t’i ndërpresë përkohësisht bisedimet për kontratën e re me Arsenalin, shkruan ‘The Sun’.

‘Topçinjtë’ janë duke shpresuar se do të nënshkruajnë kontratë të re me mesfushorin gjerman, e cila i skadon në vitin 2018.

Por, sipas ‘The Sun’, Ozil nuk dëshiron të diskutojë lidhur me kontratën e tij deri në përfundim të Kampionatit Evropian.

Kjo ka ngjallur frikë te klubi anglez, pasi pretendohet se ish mesfushori Realit e ka mendjen te Bayern Munichu.

Modelja e vret miliarderin për shkak të xhelozisë

0

Një modele sllovake rroba-banjosh do të vuajë një dënim prej 22 vjetësh në burg pasi u shpall fajtore për vrasjen e miliarderit britanik të argjendarive Andy Bush pas një krize xhelozie në Costa del Sol.

Mayka Kukucova e qëlloi ish të dashurin e saj Bush tre herë pasi qëndroi në pritje 48 orë që 48 vjeçari dhe e dashura e tij e re të mbërrinin.

Sot, një juri e shpalli atë fajtore për vrasjen e tij pasi kishte hyrë vjedhurazi në vilën e tij prej 3 milionë sterlinash në plazh, pas një gjykimi prej katër ditësh në një gjykatë të Malagës, në Spanjë.

Kukucova, 26 vjeçe, u shemb përtokë teksa dëgjoi verdiktin pasi juria e injoroi pretendimin e saj për ta bërë Bush të dukej si një dhunues agresiv që i kishte kërcënuar familjen me jetë.

Disa muaj pas ndarjes se tyre, Bush ishte lidhur me një studente 20 vjeçare ruse, Maria Korotaeva, nje bukuri mbresëlënëse, çka ishte edhe shkaku i vrasjes se tij.