Home Blog Page 6137

‘Karnavalet ilire’ udhëtojnë deri në ditët moderne

0

Shumë prizrenas ia mësyjnë çdo vit Malësisë së Tetovës, gjegjë- sisht pikës më të afërt në fshatin Bozovcë të Tetovës. Tani këtë vit, në këtë fshat për herën e nëntë pas një shkëputjeje të gjatë organizohet manifestimi ‘Karnavalet ilire’, që në vete kanë për qëllim ruajtjen e traditave të lashta. Karnavalet simbolizojnë ruajtjen e bereqetit dhe shoqërohen me teleisjen e nuseve, lojërat e burrave dhe grave, këngët popullore e kështu me radhë. Organizatori Neshat Mehmeti tregon se ky aktivitet ka ngjallur dëshirën për pjesëmarrje të shumë qytetarëve nga të gjitha trojet shqiptare, kurse më të shumtë janë ata nga Prizreni.

Duke folur për “Kosova Sot”, Mehmeti tregon se karnavalet si festë popullore janë me origjinë pagane, të cilat në të kaluarën historike kanë qenë organizime madhështore dhe kanë qëndruar në krye të festave të motmotit ose festave kalendarike për qindra vite. “Kjo festë me të gjitha lojërat e veta nga studiuesit tanë nuk e zuri vendin e merituar në studimet e tyre, por u ndalën më shumë te festat kalendarike, derisa karnavalet në vetvete përmbajnë pjesën më të madhe të festave të motmotit”, shprehet Mehmeti, shkruan gazeta Kosova Sot.

Bartja e festave pagane në traditën e feve monoteiste

Sipas tij, që në kohën kur njeriu primitiv nuk ishte në gjendje t’i shpjegonte fenomenet dhe dukuritë natyrore, shumë prej këtyre fenomeneve për të mos thënë të gjithave, si ujit, zjarrit, qiellit, erës, drurit ua veshi cilësitë e njerëzve, duke i shoqëruar edhe me elemente magjike dhe që të gjitha këto veprime bëheshin përmes një varg ceremonive, të cilat lidheshin me jetën e përditshme dhe zhvillimin ekonomik të kohës. Ceremonitë e tilla në të kaluarën zhvilloheshin kryesisht në kohën e përtëritjes së fuqisë së diellit, që do të thotë nga fundi i dhjetorit e deri në mars. Ceremonitë festive lidheshin me këtë periudhë, sepse ishte kjo koha kur po bëheshin parapërgatitjet për mbjellje, fillonin përgatitjet e kthimit të bagëtive nga dimërimet. Mirëpo, në anën tjetër këto ceremoni me kalimin e kohës dhe me zhvillimin e shoqërisë njerë- zore e humbën kuptimin e tyre fillestar dhe përfunduan në disa zakone të mbështjella me petkun fetar. Pavarësisht ndikimeve fetare, në masë të madhe shumë elemente pagane me karakter bujqësor e blegtorale u ruajtën shekuj me radhë. Mehmeti shprehet se edhe shkrimtarët antikë flasin në veprat e tyre për këtë festë ilire. Elementi i zjarrit është element pagan, që më vonë u përvetë- sua nga krishterimi dhe u bë simbol i Krishtlindjeve dhe nisi të quhet si festa e buzmit, kërcua etj., por që në fakt është element pagan. Me të njëjtin qëllim, ai përdoret edhe sot në lojërat e ‘Karnavaleve ilire’, ku strajca që mbajnë karnavalistët është e mbushur me hi, është pjesë e këtij riti me origjinë ilire. “Gjurmët e karnavaleve janë të hershme, por me kalimin e kohës ato pësuan ndryshime dhe u transformuan, deri në atë masë sa në shekullin e fundit kanë ngelur vetëm si kujtesë etnografike, duke u zbehur si në aspektin e organizimit ashtu edhe në masivizimin popullor. Gjurmët e modifikuara të kësaj feste popullore janë të pranishme edhe sot në disa pjesë të hapësirës shqiptare, si organizime të tilla bëhen në Korçë, në Shkodër e Tetovë dhe nëpër ceremoni të dasmave”, pohon Mehmeti.

Karnavalet me shumë tradita të moçme

Kurse për këto ‘Karnavale ilire’ flet edhe etnologu prof. dr. Nexhat Çoçaj. “Tradita e karnavaleve në Bozovcë si gjithkund në trojet shqiptare u trashëgua gjatë rrugëtimit nëpër shekuj, por ndërkohë u modifikua si pasojë e ndikimeve fetare, ndërsa ne thelb mbeti festë argëtuese, që ka arritur deri në ditët tona me madhështinë e kremtimeve mbarëpopullore. Si në Korçë e në Shkodër edhe në Malësinë e Sharrit të Tetovës, këtoorganizime në vete e ngërthejnë mbi të gjitha motivin social e humanitar. Elementi i bamirësisë, që është element i trashëguar nga të parët e shoqëron gjithë manifestimin, sepse në fund të gjitha gjërat që mblidhen u shpërndahen atyre që janë në gjendje më të rëndë ekonomike, apo edhe vetë organizimi i drekës së përbashkët me fshatin e ka po të njëjtin mesazh. Karnavalet e Bozovcës meritojnë një vëmendje më të madhe nga studiuesit, sepse ky organizim u ngjan luleve të rralla, që çelin në stinën e dimrit e që lajmërojnë përfundimin e kësaj stine dhe ardhjen e pranverës, përkatësisht përkojnë me qëllimin dhe dëshirën që sa më parë të largohet stina e dimrit dhe të mbretëroj pranvera me gjithë begatinë e vet”, shprehet Çoçaj.

Sipas tij, pos qëllimit human dhe nxitës për harmoninë në mes të familjeve, përkatësisht banorëve të atij mjedisi, ku zhvillohen karnavalet, simbolike është edhe mënyra e nisjes së karnavalistëve, vendi ku hyjnë nëpër shtëpi dhe mënyra e komunikimit me njerëzit e shtëpive. Sipas të dhë- nave të shkruara, por edhe sipas kujtesës etnografike të mbledhura nga të moshuarit e fshatrave të Malësisë së Sharrit të Tetovës, karnavalistët në ditën e organizimit të karnavaleve niseshin nga burimi i fshatit, i cili mund të ishte në qendër të fshatit, në krye të fshatit, apo në një vend të caktuar, ku në të kaluarën mbaheshin takimet e banorëve jo vetëm për t’i trajtuar hallet dhe problemet sociale, vende ku bëheshin edhe pajtimet e familjeve të hasmëruara, dhe bëhej mobilizimi për luftë në mbrojtje të vendit, fshatit, fisit e më gjerë. “Pikërisht nga këto vende, që kishte domethënie për banorët e atij mjedisi, niseshin karnavalistët, ani pse sot ndoshta ky vend mund të jetë një diçka tjetër, si shkollë, shtëpi e kulturës e objekte të ngjashme, por gjithsesi vendi i nisjes së manifestimit ka pasur simbolikën e gjallërimit të jetës së atyre banorëve. Në anën tjetër, sipas traditës së lashtë pagane, nëse një vendbanim, që nuk kishte një vend të tillë, atëherë karnavalistët niseshin secili nga shtëpia e tyre dhe bashkoheshin në rrugë. Kjo mënyrë e organizimit ka qenë shumë më pak e përhapur në trojet shqiptare, sepse ishin të pakta vendbanimet, që nuk e kishin nga një vend “me shenjë” për banorët e atij mjedisi, ndonëse edhe shtëpia ishte e shenjtë”, shprehet Çoçaj.

Burrat vishen si gra

Në Malësinë e Sharrit, ‘Festa e karnavaleve’ festohej nga dita e parë e fillimit të zgjatjes së kohës, pra nga fundi i muajit dhjetor (prej 25-26 dhjetor) e deri në katërmbëdhjetë mars me kalendarin e vjetër ose më së voni deri më njëzet e një mars, me kalendarin e ri. Organizimi i karnavaleve lidhet me simbolikën për daljen nga izolimi dimëror, dhe fillimin e përgatitjeve për pranverën që simbolizon ringjalljen e punës për bujqësi dhe për blegtori. Në anën tjetër zhurma që bëhet me anë të kumbonave dhe gjërave tjera simbolizon përzënien e të gjitha të ligave që kanë mundur të jenë fshehur nëpër lamë, gardhe të shtëpive etj. Në fshatrat e Malësisë së Sharrit të Tetovës, sikurse edhe në krahinat tjera të Veriut të Shqipërisë në grupin e karnavalistëve nuk prezantojnë femrat, po në rolin e femrës vishen djemtë: në rolin e plakës vishet një mashkull (vetëm një plakë), në rolin e nuses vishet një djalë (këtu vishen një deri në dy djem të rinj si nuse), në rolin e vajzave përsëri vishen djemtë (dy deri në katër vajza), përkatësisht të gjitha veshjet e femrave varen nga numri i përgjithshëm i grupit të karnavalistëve, që gjithmonë është numër tek si 17, 19, 29, 31 etj. Kështu ngjashëm si në Bozovcë është vepruar edhe në fshatrat e Lumës së Epërme.

(Kosova Sot)

Pse Prizreni është atraktiv?

0

Shani Berisha

Pa dyshim se qyteti ynë,Prizreni është joshës për t’u vizituar,si nga turistë kombëtar gjithashtu edhe nga ata ndërkombëtar.

Pse Prizreni është atraktiv?
–Pozita gjeografike.
–Kalaja historike.
–Zona historike.
–Monumentet e shumta historike.
–Mikpritja dhe mirësjellja si traditë.
–Pastërtia dhe mirëmbajtja.

Jo vetëm këto,por edhe shumë ofrime tjera joshëse,kanë bërë që qyteti ynë të jetë vend i kërkuar për turistë.
A ka mundësi që të jetë edhe më mirë?
Gjithsesi se po.Kjo është e mundur për t’u bërë,duke u bazuar në kapacitetet e shumta që i ka qyteti ynë.

–Faktorin njeri të përgaditur.
–Traditën për punë e menaxhim.
–Mirësjelljen dhe kulturën.
Faktorët pengues!

Duke i patur parasysh këto kapacitete,Prizreni ka mundësi që edhe më fuqishëm të ec drejtë rrugës së zhvillimit.
Por,tani më veç dihet se cilët faktor ishin dhe janë pengesë e mos shfrytëzimit të këtyre kapaciteteve
që i ka Prizreni.

Janë individët egocentrik,shpirtëngusht e të paditurë të inkorpuruar nëpër partitë politike,të cilët duke i keqpërdorur pozicionet e tyre në ato parti,kanë bërë që edhe qyteti Prizrenit të lëngojë nga fenomenet e shumta negative që i’a kanë zënë frymën Republikës sonë.

Në këtë rast,si pengues të zhvillit nuk mundemi të bëjmë prijashtime e të drejtojmë gishtin vetëm nga një parti politike,ngase e kaluara 16 vjeçare,ka treguar se shumica e atyre që edhe sot vazhdojnë të jenë pjesë e politikës dhe e partive politike në Prizren,duke qenë edhe në pozita të ndryshme kanë ndikuar që edhe qyteti ynë të jetë në shumë fusha storie e dështimeve.

Përgjegjësia.

Në të ardhmen e afërt,përgjegjësia konkrete,për përmisimin e kësaj gjendje bie mbi lidershipin e partive politike.Gjithsesi duhet ta pranojmë,se në sistemet demokratike nuk ka rrugë tjera për menaxhimin e institucioneve qeverisëse përveç garave të partive politike,të cilat për mes votës së lirë vijnë në pushtet.
Obligimi i liderve partiak duhet të jetë serioz,duke e patur parasysh se çfarë kualiteti u ofrojnë strukturave të partisë në garat zgjedhore për marrjen e pushtetit,ngase që aty fillojnë bazat e qeverisjesë së mirë.

Ramadan Muja është përkulur para dëshmorëve vetëm për vota

0

Kryetari i LDK-së në Prizren, Haxhi Avdyli, akuzon kryetarin e Prizrenit, Ramadan Mujën, për nënçmim të familjeve të dëshmorëve.

Ai tha se Muja, para varreve të dëshmorëve është përkulur vetëm për vota dhe poena politike.

Avdyli, si shembull merr rastin e antarit të katër dëshmorëve, Fidan Shala.

“Rasti i Fidanit, na ka tronditur të gjithëve .Ky është rasti tipik sesi ky pushtet i qaset dëshmorëve dhe familjeve të tyre”, tha Avdyli, shkruan PrizrenPress.

Anëtari i katër dëshmorëve, Fidan Shala, ditë më parë ka treguar se si është trajtuar nga pushtetarët për një vend të punës.

“Fillimisht më thanë “kur e kryen Fakultetin nuk ka diskutim, ti do të jesh i pari”. Pasi që diplomova më thanë që nuk ke përvojë të punës, edhe pse kisha mbi 5 vite përvojë të punës”, ka treguar ai.

Kryetari i LDK-së në Prizren, Avdyli tha se ky rrëfim tregon më së miri se si janë trajtuar familjet e dëshmorëve nga Qeveria e ‘Mujës’.

“ Ka nderuar varret e dëshmorëve për poena politike. Nuk e ka qarë hallin e familjeve të tyre”, tha ai.

Sipas tij, nderimi më i madh që mund t’ju bëhet dëshmorëve është trajtimi i familjeve të tyre.

“Institucionet, por edhe si shoqëri e kemi për obligim që familjet e dëshmorëve t’i trajtojmë ashtu si e meritojnë”.

“Ikja e fëmijëve të dëshmorëve në mërgim për shkaqe ekonomike është vrasje e dytë e dëshmorëve”, tha Avdyli. /PrizrenPress.com/

Prizren: Dy vite burgim me kusht për rojet e pyllit të akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare

0

Rojet e pyllit, Sedat Jemini, Hamza Kolgeci, Agim Gashi, Hasan Buzhala, Agim Shala dhe Bashkim Gashi, të akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare, të mërkurën, janë shpallur fajtorë dhe janë dënuar me nga dy vite burgim. Një dënim i tillë nuk do të ekzekutohet, nëse të njëjtit, në afat prej dy vitesh, nuk kryejnë vepra tjera penale.

Kryetari i trupit gjykues Xheladin Osmani, gjatë shpalljes së aktgjykimit ka thënë se të njëjtëve u është shqiptuar edhe dënimi plotësues, mos ushtrimi i ndonjë detyre zyrtare në institucionet publike,  brenda dy viteve pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimit.

Aktakuza e përfaqësuar nga prokurorja Ervehe Gashi, i ngarkonte të akuzuarit se në cilësinë e personave përgjegjës për ruajtjen e pyllit, i kanë mundësuar Xhemali Destanit dhe Riza Hajdarit, t’i largojnë traktorët e ngarkuar me drunjë, të prerë në mënyrë ilegale, nga vendi ku ishin ndaluar më parë nga rojet tjerë të pyllit./betimiperdrejtesi/

Prizren: Mungon i akuzuari për korrupsion, nuk mbahet seanca gjyqësore

0

Seanca e paraparë të mbahej të mërkurën në Gjykatën Themelore në Prizren, ndaj të akuzuarit për përvetësim në detyrë, Besnik Huqaj, nuk është mbajtur sepse i njëjti ka munguar. Huqaj përmes avokatit të tij, Visar Ostrozubi, ka njoftuar gjykatën se nuk mund të marrë pjesë në këtë seancë dhe ka kërkuar që e njëjta të shtyhet për një datë tjetër.

Në arsyetimin e tij, Huqaj ka njoftuar se në të njëjtën ditë do të marrë pjesë në një mbledhje të Komunës së Dragashit dhe punë-kryesit të punimeve të Hidrocentralit të Dragashit, firmës Renelual Tahiri, në lidhje me shpronësimet e pronave ku do të ndërtohet ky hidrocentral.

Kryetari i trupit gjykues, Skender Çoçaj, në këto rrethana, ka shtyrë shqyrtimin për 27 shkurt 2017, prej orës 13:00.

Sipas aktakuzës, Besnik Huqaj, akuzohet se duke punuar si arkëtar në ujësjellësin “Hidroregjioni Jugor”, dega në Dragash, ka përvetësuar nga arka, në mënyrë të paligjshme, shumën e parave prej rreth 3 mijë eurove./betimiperdrejtesi/

Gjykata Themelore e Prizrenit kërkon lokacion për ndërtim të një objekti modern

0

Drejtues të Gjykatës Themelore në Prizren janë ankuar se objekti i këtij institucioni gjyqësor nuk i përmbush as për së afërmi kushtet për veprimtari në përputhje me standardet e kohës.

Mungesa e hapësirave të mjaftueshme sipas tyre është një sfidë shtesë për Gjykatën e Prizrenit, sidomos për faktin se stafi mbështetës punon në kushte të vështira, shkruan sot “Koha Ditore”. Për këtë arsye në Këshillin Gjyqësor të Kosovës është dorëzuar kërkesa për ndërtimin e një objekti të ri për këtë gjykatë.

Kryetari i Gjykatës Themelore të Prizrenit, Ymer Hoxha, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga KGJK-ja që kjo çështje të trajtohet dhe të gjejë një zgjidhe. “Kërkesën e kemi paraqitur në Këshillin Gjyqësor, që të na mundësohet gjetja e një lokacioni dhe ndërtimi i një objekti të ri modern të gjykatës me standardet që kërkon koha”, ka thënë Hoxha, duke përmendur si referencë ndërtimin e Pallatit të Drejtësisë si dhe projektet përkatëse në Ferizaj dhe në Gjakovë. Ai ka shfaqur shpresën se do të ketë mirëkuptim për këtë kërkesë, meqë Gjykata Themelore e Prizrenit s’ka hapësira të nevojshme pune.

Objekti i Gjykatës Themelore të Prizrenit qe rinovuar më 2010 me mbështetjen e USAID-it.

Pak ditë më parë KD-ja ka raportuar se 30 mijë lëndë të pakryera i kanë mbetur Gjykatës Themelore në Prizren në fund të vitit 2016. Drejtuesit e kësaj gjykate kanë theksuar se angazhimi i tyre ka qenë në nivel, porse ka sfida për uljen e numrit të lëndëve të mbetura.

Arrestohen dy persona në Prizren që po kërkoheshin nga policia

0

Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore Prizren, janë arrestuar dy persona që ishin duke u kërkuar, dhe të njëjtët janë dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Dubravës, shkruan PrizrenPress.

Në raportin e Policisë thuhet se njëri nga ta u arrestua në rrugën “Mbreti Pleurat” në Prizren dhe tjetri në rrugën “Fetah Gega”, gjatë orëve të para të ditës së djeshme. /PrizrenPress.com/

Arrestohet një baba i dhunshëm në Prizren

0

Një baba i dhunshëm është arrestuar dje në Prizren nga Policia e Kosovës. Sipas Policisë, i dyshuari në gjendje të dehur ka sulmuar fizikisht djalin e tij, shkruan PrizrenPress.

“Është arrestuar i dyshuari  mashkull K-Shqiptar pasi që i njëjti në gjendje të dehur ka sulmuar fizikisht djalin e tij”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /PrizrenPress.com/

Prizren: Tentuan t’i sulmojnë në dyqan me mjete të forta, arrestohen

0

Në Prizren, dje janë arrestuar katër persona, pasi që të njëjtit me mjete të forta kanë tentuar t’i sulmojnë brenda në një lokal dy të tjerë.

Sipas Policisë, gjatë intervenimit njëri nga të dyshuarit ka tentuar që me mjet të prehtë ta sulmojë zyrtarin policor, shkruan PrizrenPress.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /PrizrenPress.com/

Zhduket një vajzë e mitur në Prizren

0

Dje në Prizren një baba e ka njoftuar policinë se vajza e tij e mitur është larguar nga shtëpia, më 14 janar të këtij viti, dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj, shkruan PrizrenPress.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës me anë të raportit 24 orësh.

“Ankuesi mashkull K-Shqiptar ka raportuar se vajza e tij e mitur, nga data e lart-cekur ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Njësitet policore janë duke hetuar rastin”, njofton Policia e Kosovës./PrizrenPress.com/