22 C
Prizren
E diel, 3 Gusht, 2025
Home Blog Page 6140

Të këshillohesh nga Jordan Carver

0

Modele, aktore dhe lektore. Bukuroshja gjermane Jordan Carver di t’i bëjë të gjitha.

Prej vitesh ajo jeton në Los Angeles ku njihet gjerësisht edhe për pasionin që ajo ka për palestrën.
Joga është disiplina e saj e preferuar, por shpesh herë Jordan nuk kursen as shtangat për të shtuar sa më shumë masën muskulare.

Leksionet e modeles publikohen në faqen e saj në Youtube ku ajo është e pranishme me këshillat që femrat duhet të ndjekin për të mbajtur trupin në formë.

Zhduket një vajzë në Prizren

0

Policia e Kosovës, stacioni në Prizren ka lajmëruar për një rast të zhdukjes së një personi.

E zhdukura është Elife Bajrami dhe se nga data 29 dhjetor 2015 nuk dihet asgjë për fatin e saj, transmeotn Koha.net.

“Më 11.02.2016, është paraqitur rasti i “Person i zhdukur” nga ankuesi Bekim Bajrami (babai i viktimës), i cili ka raportuar në polici se vajza e tij e mitur Elife Bajrami dl.10.09.2000, ishte larguar nga shtëpia me 29.12.2015 dhe nuk dihet asgjë për fatin e saj. Viktima (Elifi) nuk posedon me vete asnjë lloj dokumenti për ta identifikuar (në këtë shkrese keni dhe tri fotografi të viktimës)”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren apelon tek qytetarët që nëse e shohin apo kanë njohuri për vendndodhjen e saj ta informojnë stacionin më të afërt policor ose të thërrasin në telefon në numrin pa pagesë 192.

Shpërthen në flakë autobusi me nxënës në qendër të Krujës, ka të lënduar

0

Një autobus me nxënës ka shpërthyer në flakë në mes të qytetit të Krujës.

Nga të dhënat e para raportohet për disa të lënduar, por dyshohet se mund të ketë edhe viktima.

Autobusi ka marrë flakë në kohën që fëmijët gjendeshin brenda.

Menjëherë pas flakëve është dëgjuar një shpërthim.

Dyshohet se disa prej nxënësve nuk kanë mundur të dalin jashtë në kohë.

Në spitalin e Krujës kanë mbërritur disa të lënduar.

Nxënësit i përkasin një shkolle në Vlorë dhe kishin shkuar në Krujë për ekskursion. /Lapsi.al/

Obama realizon vizitën historike në Hiroshima

0

I bindur se ky është momenti i duhur, përfundimisht, presidenti Barack Obama e ka vizituar sot Hiroshimën, duke u bërë presidenti i parë amerikan në detyrë që ka qëndruar në vendin ku është lëshuar bomba e parë atomike në botë.

“Para 71 vitesh, vdekja ra nga qielli dhe bota ndryshoi”, tha presidenti Obama, pas vënies së kurorave me lule në monumentin që përkujton viktimat e Hiroshimës.

Presidenti Obama tha se vizita ka për qëllim që t’i nderojë të gjithë ata që vdiqën gjatë Luftës së Dytë botërore. Por, presidenti Obama nuk kërkoi falje për lëshimin e bombës atomike.

Më 6 gusht të vitit 1945, SHBA lëshoi bombën atomike në Hiroshimë të Japonisë, duke vrarë menjëherë 80 mijë njerëz.

Ky sulm – i pasur edhe me një tjetër pas tri ditësh në Nagasaki – besohet se ka sjellë një përfundim të hershëm të Luftës së Dytë Botërore.

Në vendin që përjetoi shumë vuajtje dhe humbje, aty ku forcat amerikane lëshuan bombën e parë atomike, që e nisi edhe periudhën e armëve bërthamore, Obama bëri homazhe për 140 mijë njerëz që vdiqën nga sulmi i para shtatë dekadave.

Ashtu edhe siç parashikohej nga mediet, presidenti Obama nuk kërkoi falje dhe nuk kritikoi vendimin e presidentit të atëhershëm amerikan, Harry Truman, për të përdorur fuqinë e tmerrshme të armëve bërthamore.

Mourinho i United

0

Manchester United ka zyrtarizuar Jose Mourinhon si menaxher të klubit, pasi ka shkarkuar nga detyra holandezin Louis van Gaal.

Klubi ka bërë konfirmimin zyrtar sot.

“Jose Mourinho ka nënshkruar kontratë trivjeçare, me mundësinë që ta vazhdojë atë së paku deri në vitin 2020?, thuhet në deklaratën e United.

Jose Mourinho, ndërkaq, e ka quajtur këtë si një nder të veçantë.

“Të bëhesh trajner në Manchester United është nder i veçantë. Është një klub i njohur dhe i admiruar në gjithë botën”, ka deklaruar Mourinho.

Special One thuhet se do t’i ketë 200 milionë funte në dispozicion për blerjet e reja, në mënyrë që ta kthejë Manchester United në majën e futbollit.

Klubi planifikon që ta kompletojë biznesin e transferimeve kah fundi i Euro 2016, ashtu që Mourinho ta ketë gati skuadrën kur lojtarët të rikthehen për stërvitje.

Mjet i dyshuar shpërthyes në Rahovec

0

Policia e Kosovës ka njoftuar se është gjetur një mjet i dyshuar shpërthyes në fshatin Apterushë të Rahovecit.

“Ankuesi mashkull ka raportuar se në afërsi të fshatit në fushë ka hasur në mjete të dyshuara. Policia ka siguruar vendin e ngjarjes dhe ka njoftuar njësinë për dominim”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës. /PrizrenPress.com/

Burri e rrahë bashkëshorten në Malishevë

0

Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar një person në Malishevë, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, raporton PrizrenPress.

Sipas Policisë, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në tretman mjekësor.

Ndërsa, i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje. /PrizrenPress.com/

Rahovec: Arrestohet një person pasi rrah një tjetër

0

Një person është arrestuar në fshatin Malësi e Vogël të Rahovecit, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht një person tjetër, njofton Policia e Kosovës, raporton PrizrenPress.

Sipas Policisë, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor,

Ndërsa, i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje. /PrizrenPress.com/

Ngritja e Xhakës

0

Herët ka përjetuar ndjenjën e paraqitjes në ngjarje të mëdha. Futbollisti Granit Xhaka, që në vitin 2009 luajti në gjysmëfinale të evropianit dhe fitoi kampionatin botëror me Zvicrën.

Bëhet fjalë për grupmoshën U-17 dhe paraqitjet e mira me përfaqësuesen e kësaj grupmoshe ishin një indikacion se para Xhakës është një karrierë e madhe. Por karrierë e madhe u parashikohej edhe shumicës së lojtarëve të asaj gjenerate të Zvicrës.

Disa arritën pritjet, disa dështuan e disa janë ende në pritje të shpërthimit. Xhaka me lëvizjen e fundit është bindshëm para të tjerëve të gjeneratës.

Të mërkurën u zyrtarizua lëvizja e ëndrrave për Granit Xhakën. Ai nga Borussia Moenchengladbachu e Bundesligës së Gjermanisë kaloi në njërin prej klubeve më të mëdha në botë, tek Arsenali i Londrës. Me Arsenalin, Xhaka 23-vjeçar ka firmosur për pesë vite.

Transferimi i tij është raportuar se ka vlerë prej 45 milionë euro që e bën mesfushorin si lojtarin bindshëm më të shtrenjtë shqiptar. Të ardhurat e tij javore janë 150 mijë euro, është raportuar nga mediet angleze.

Për një 23-vjeçar nuk ka se si të jetë më mirë. Do të fitojë shumë, do të luajë në një ekip plot yje dhe në ligën më të fortë e më të vlerësuar në botë. Trajner do ta ketë njërin prej më të vlerësuarve në botën e futbollit.

Në ditët e fundit, Xhaka ishte në qendër të vëmendjes. Por kjo nuk është diçka e re për të. Karriera e tij është me plot momente që kanë bërë bujë, herë për të mirë e herë për të keq. Por fama është diçka që mesfushorin e ka shoqëruar.

Demarkacioni bën sërish bashkë opozitën?

0

Zyrtarë të tri partive opozitare, LVV, AAK dhe Nisma, nuk e përjashtojnë mundësinë e bashkimit për të kundërshtuar ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi, i cili sipas partive qeveritare do të ndodhë brenda dy muajve.

Çështja e demarkacionit me Malin e Zi ka gjasa t’i bëjë prapë bashkë partitë opozitare Lëvizjen Vetëvendosje, Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismën për Kosovën.

Këtë mundësi nuk po e përjashtojnë zyrtarë të këtyre tri partive.

Afrimit të mundshëm mes LVV-së, AAK-së dhe Nismës po i kontribuojnë deklaratat e zyrtarëve qeveritarë, sipas të cilëve ratifikimi i marrëveshjes për demarkacionin do të bëhet në Kuvendin e Kosovës brenda dy muajve të ardhshëm.

Zëdhënësi i Vetëvendosjes, Frashër Krasniqi, tha për KALLXO.com se protesta e ardhshme mund të organizohet në bashkëpunim edhe me partitë e tjera opozitare.

“Vetëvendosje gjithmonë ka qenë e hapur që të organizojë protesta në bashkëpunim me këdo që ka qenë i interesuar të kundërshtojë padrejtësitë në Kosovë. Ne do të organizojmë protesta edhe më të fuqishme dhe më masive në rast se Qeveria synon të ringjallë demarkacionin me Malin e Zi dhe ‘Zajednicën’”, deklaroi Krasniqi.

E mundësinë e organizimit të përbashkët nuk e ka përjashtuar as sekretari i Nismës, Bilall Sherifi.

“Ne jemi edhe sot të gatshëm që të bashkëpunojmë me Vetëvendosjen. Ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë edhe me mazhorancën. Që të krijojmë një front të gjerë politik. E kur të arrihen qëllimet atëherë i mbetet secilit subjekt apo individ të vendos se ku do të rreshtohet për të mirën e vendit”, u shpreh Sherifi për KALLXO.com.

Megjithatë, Sherifi thotë se ende nuk kanë biseduar konkretisht për protestën e radhës, mirëpo me partnerin e koalicionit, AAK-në, janë duke diskutuar për çdo qëndrim.

Kurse një ribashkim të partive opozitare nuk e ka mohuar as shefi i deputetëve të AAK-së, Pal Lekaj, i cili tha për KALLXO.com se LVV është e mirëseardhur. “Sa herë që thërrasim protesta kundër kësaj Qeverie janë të mirëseardhur t’i bashkëngjiten VV, shoqëria civile dhe kushdo që nuk pajtohet me këtë keqqeverisje. Ne jemi të hapur në këtë drejtim edhe VV për t’i kundërshtuar dy marrëveshjet”, tha mes tjerash Lekaj.

Ai shtoi se janë duke i diskutuar modalitetet dhe shumë shpejt do ta njoftojnë opinionin publik, mirëpo siguroi se ende nuk është caktuar ndonjë datë.

Partitë opozitare deri tash kanë organizuar protesta të shumta në kundërshtim të këtyre marrëveshjeve.

E fundit ishte ajo e 14 majit kur Lëvizja Vetëvendosje refuzoi t’i bashkëngjitet AAK-së dhe Nismës në thirrjet e tyre për protestë.

Tri partitë opozitare e kanë penguar disa herë miratimin në Kuvend të marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi dhe atë për krijimin e Asociacionit të Komunave Serbe, duke përdorur gaz lotsjellës e forma të tjera.

Blloku opozitar u nda më dysh në fund të muajit mars, kohë kur filluan akuza e kundërakuza mes zyrtarëve të LVV-së në njërën anë dhe atyre të AAK-së e Nismës në anën tjetër.

Në ndërkohë, Aleanca e drejtuar nga Ramush Haradinaj dhe Nisma e Fatmir Limajt kanë nënshkruar marrëveshje për koalicion parazgjedhor.