Home Blog Page 6141

Burim Shala: Bashkëluftëtarët e dëshmorëve punësuan fëmijët e spiunëve

0

Kryetar i Shoqatës së Invalidëve të Luftës të UÇK-së (SHIL ) në Prizren, Burim Shala, ka akuzuar bashkëluftëtarët e tij, se nuk kanë bërë asgjë për fëmijët e dëshmorëve.

Ai thotë se fëmijët e dëshmorëve janë të vetmit që nuk janë punësuar, pas përfundimit të luftës.

“Disa bashkëluftëtarë tanë që sot janë në politik kanë punësuar fëmijët e spiunëve, vëllezërit e motrat e tyre, kurse kanë harruar fëmijët e dëshmorëve”, tha Shala,shkruan PrizrenPress.

Sipas tij, fëmijët e dëshmorëve janë lënë anash, “sepse dëshmorët janë harruar”.

“Fëmijët e bashkëluftëtarëve tanë që sot janë dëshmorë i kemi lënë në lëmosh dhe kemi dëshirë të vinë të luten tek ne, për ndonjë vend pune”,
“Nuk ka ma turp se ti thuash dikujt ky është djali ose vajza e dëshmorit që ti e ke pasur kinse shok në luftë dhe po këta fëmijë janë ende të pa punë”, shprehet Shala./PrizrenPress.com/

Aksident në Rahovec, ndeshet me automjetin e KFOR-it

0

Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur dje në mëngjes në fshatin Zatriq të Rahovecit.

Sipas Policisë, shoferi duke lëvizur me veturë dyshohet se nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës ka goditur automjetin e KFOR-it.

Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar shoferi dhe dy persona që gjendeshin me të në veturë, një mashkull dhe një femër, dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor.

Konfiskohet monedha e falsifikuar, blenë barna në Suharekë

0

Është raportuar për falsifikim i parasë në Suharekë.

Viktima femër ka raportuar se i dyshuari i pa njohur kaa blerë barna në barnatore dhe ka bërë pagesën me një kartëmonedhë prej 100 euro që dyshohet të jetë e falsifikuar.

Monedha e dyshuar është konfiskuar, ndërsa rasti vazhdon n procedurë të rregullt.

Zafir Berisha: Skenarët e Hashim Thaçit, të rrezikshme për Kosovën

0

Deputeti i Nismës, Zafir Berisha thotë se skenarët e Presidentit Hashim Thaçi, janë të rrezikshme për Kosovën. Sipas tij, qytetarët e Kosovës, nuk duhet të qëndrojnë indiferent ndaj këtyre skenarëve.

Postimi i plotë i tij në Facebook:

Cili është skenari radhë i H.TH pas ati të 25 korrik 2011 i cili justifikoi fillimin e bisedimeve nënshtruese me Serbin?

Muri, treni etj, jan veprime e radhës të Serbis në raport me Kosovën të cilat mendoj se avansoin ,,projektin,, për coptimin e vendit ton, ku padyshim Hasha i Burojes është akter i k,tyre skenarve…

Se Kosova është në një rrugë pa kry, kjo sdo komentë.

Por shtrohet pytja a duhet ne të qëndrojm indiferentë ndaj këtyre të zezave që po i vije Kosovës nga Hashimi e Isa…?

Natyrisht se jo, prandai duhet të mobilizohemi që t,i ndalim skenarët e rrezikshëm për Kosovë dhe rajonin që vin nga zyrtarë të papërgjegjëshëm në institucione.
Zafa

Rahovec: Teqeja që s’iu mbyllën dyert kurrë

0

“A dole pak ti a?”, është pyetja që e përsërit shpeshherë një burrë që ka shkelur të 80-at, e që shumë kohë kalon ulur në stolin brenda mureve të teqesë. Brenda atyre mureve ka një kopsht të bukur, por të vogël, me dyer që qëndrojnë të hapura nga të dyja anët e rrugëve, në qendër të qytetit të vjetër.

Ky burrë nuk është i vetmi që rri aty, në Teqenë e Madhe të Rahovecit, që i takon tarikatit Helveti. Në stole rrinë edhe të tjerë bashkëmoshatarë të tij, e të tjerë më të rinj se ai, shkruan sot “Koha Ditore”.

Të gjithë janë fanatikë kur bëhet fjalë për të ruajtur hapësirën, dhe për të moslejuar që të ndodhë çkado që paraprakisht nuk e ka miratimin e Shehut. Madje me fort dilema e me gjysmë goje dikush thotë se mund të fotografohet në oborr, ku vlera të padiskutueshme monumentale janë çezma e vjetër prej mermeri të gdhendur, me ujin që vjen me rënie të lirë nga burimi i Vrellës.

Aty është edhe një pitos, i zbuluar në tumën e Hamzagës, që daton nga parahistoria, si dhe një gur mbivarror nga mermeri, i përmasave të mëdha, ku janë të ruajtura mbishkrimet dhe ornamentet me motive florale dhe dy rozeta në reliev.

Kurrsesi nuk lejohet që të fotografohet brenda një objekti që ndodhet në fund të kompleksit e ku pushojnë trupat e disa prej familjarëve të familjes Shehu. Pa izën e shehut aktual, që nuk gjen kohë për të rrëfyer histori, nuk mund të hyhet brenda objektit…

Zhduket një grua në Malishevë

0

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media bën të ditur se një grua në Malishevë është zhdukur.

“Ankuesi, burrë shqiptar, ka raportuar se me datën 21.01.2017 në ora 12:00 motra e tij, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vend ndodhjes e saj”, thuhet në komunikatë.

Njësitet policore janë duke hetuar rastin.

‘Bashkëbisedim’ me Dajën

0

Valmir Agaj

Dajë, më falë që s’kam mund të bëjë asgjë nga ato që Ti ke dashur.

Ju kanë harruar qysh moti! S’ ju dinë as emrat, për këtë të betohem.

Janë trullosur nga rakia, parja, Bullgaria, Zvicra, Dubai, që Ti bashkë me shokë vetëm emrin ia keni dëgjuar.

Dajë, nuk të njohin as ata që i mbrojte në ditët më të rënda; të kanë harruar qysh moti.

Ti, nuk ju duhesh si i vdekur.

Bëjnë politikë në përvjetorë, ju personalizojnë, ju quajnë bashkëluftëtari im i radhëve të para edhe pse kurrë luftën se kanë pa me sy.

Dajë, po ta vrasin e cungojnë lirinë çdo ditë. Gjaku yt nga Baballoqi deri në Pagarushë nga plaga jote për këta s’paska pasë vlerë.

Këta se njohin më as vëllain e tyre. Janë bërë “bossa” me biznisa e xhip të shtrenjtë.

S’na shohin!

I kanë xhamat e zeza.

Ti e lëshove Gjermanin dhe u vrave, po për cka o dajë?!

Që këta të pasurohen e të kënaqen?

Fëmijët e tuaj të mos kenë bukë.

Kjo qenka liria. A për këtë paske luftuar ti me shokë?

Se besoj!

Mbrëme më erdhe në ëndërr. Më pyete për shokët tuaj, ku janë cka bëjnë a kanë bukë !?

Dajë, ata s’kanë as bukë as ujë! Fëmijët e tyre po qajnë nga uria.

Dajë, i shoh çdo ditë shokët tuaj në rrugë. Gëzohem se më duket sikur të shoh ty, por edhe dëshpërohem për gjendjen e tyre.

S’ janë me krenarë dhe me shpresë si dikur,tashmë jeta i ka thyer i ka mundur e kanë humbur betejën me jetën.

Janë dorëzuar s’kanë me forcë e kanë pranuar qe paskan luftuar që të pasurohen pashallarët.

Shokët se kanë bukën as ujin,disa kanë ikur në kampet e Hungarisë. Disa punojnë punëtor krahu disa ti kanë burgosur, disa kanë bërë vetëvrasje të shtyrë nga skamja, e disa…

Edhe një ushtar lirie të burgosen sot Dajë arsyeja?

A s’të mjafton?

Ai luftoi dhe mbrojti vendin e vet, deri në fund. A pak të duket?

Ky është shpërblimi ynë për të burgu!
Shteti ynë këtë “medalje” u dha luftëtareve si shpërblim
për mundin e tyre, Burgun

Udbashët!

Tradhtarët!

Dajë, më zure ngushtë. I kemi vënë në ballë të vendit në pozitat kryesore. Ata janë krenaria jonë.

Djemtë e tyre i udhëheqin shumicën e aseteve shtetërore.

Dajë ka edhe shumë të tjera që duhet ti tregoj, por do vijë një ditë kur të kem kohë do ulem aty nën pishat e bukura të Sukës ku pushon Ti, bashkë më shokët tu, e do të tregojë edhe shumë të tjera.

Më falë që s’kam mund të bëjë asgjë nga ato qe ti ke dashur.

Të dua dajë !

Më falë që s’mundëm të ndryshoj asgjë.

E kush më pyet mua?!

20 filmat që duhet shikuar në 2017

0

Filmofilët i pret vërtetë vit i begatshëm, sepse po vijnë krijimtari më emocionuese filmike në të cilat paraqiten emrat më të mëdha të aktrimit botërorë.

Qysh në janar po na vijnë dy filma për të cilët është folur shumë: “La La Land” i cili ka fituar shumë çmime dhe filmi “Jackie” me Natalie Portman në rolin kryesorë.

Të gjithë adhuruesit e librave “Pesëdhjetë nuancat e ngjyrës gri” do t’i gëzohen vazhdimit sepse po na vjen ekranizimi i pjesës së dytë, kurse adhuruesit e tregimeve padyshim me padurim presin shfaqjen e filmit “E bukura dhe bisha” (Beauty and the Beast).

Por, të fillojmë me rradhë …

Në vazhdim shikoni 20 filmat të cilët mezi presim t’i shikojmë gjatë këtij viti …

 La La Land

Duket sikur Ryan Gosling dhe Emma Stone janë kombinim fitues: çifti i dashur filmik përsëri po aktron së bashku në një ‘mjuzikël’ “LA La Land” i cili ishte i nominuar për çmimin Globi i Artë në madje shtatë kategori, kurse i parashikojnë sukses edhe në pjesën e mbetur të sezonit të çmimeve. Në kinema ka ardhur më 5 janar.

 Jackie

Film në të cilin Natalie Portman personalizon Jacqueline Kennedy, gruan e prezidentit amerikan John F. Kennedy në kinema vjen rreth mesit të janarit, kurse e luan zonjën e dikurshme të parë në ditët pas atentatit të burrit të saj.

 T2 Trainspotting

Në vazhdimin e “Trainspotting”, i cili zyrtarisht quhet “T2 Trainspotting”, aktrojnë grupi origjinal i filmit ‘hit’ të shfaqur në vitin 1996, këtu janë përsëri edhe Ewan McGregor dhe Robert Carlyle, nën regjinë e Danny Boyle. Filmi në kinema shfaqet më 27 janar.

Fifty Shades Darker

I pritur me tension vazhdimi i filmit “Pesëdhjetë nuancat e ngjyrës gri”, i krijuar sipas bestselerit E. L. James po vjen pikërisht për Ditën e të dashuruarve. Kësaj here regjinë e ka bërë James Foley, kurse si Christian Grey dhe Anastasia Steele rolet e tyre i përsërisin Jamie Dornan dhe Dakota Johnson.

 Logan

Hugh Jackman për herë të fundit ka personizuar Wolverin-in në filmin “Logan” të cilin në kinema do të mund ta shikojmë në mars. Regjisorë i filmit është James Mangold, kurse për Jackman do të jetë personizimi i nëntë dhe i fundit i superheroit që e ka aktruar për 16 vite.

 Beauty and the Beast

Një nga filmat e animuar të preferuar ka fituar verzionin e tij të luajtur me Emma Watson dhe Dan Stevens në rolet kryesore. Bëhet fjalë për ekranizimin e filmit të animuar të Disney ng viti 1991, kurse në kinema vjen në mars.

 The Circle

Trajleri i cili zbulon anën e errët të teknologjisë është ekranizimi i librit të Dave Eggers të vitit 2013 për një grua të re, rolin e të cilës e luan Emma Watson, e cila i bashkohet kompanisë së fuqishme teknologjike “The Circle”. Film për të cilin nuk do të dëshironit të jeni tepër i ngarrkuar në kinema do të shfaqet në prill.

 Guardians of the Galaxy Vol. 2

Vazhdimi i ‘hitit’ të kinemasë i vitit 2014 i nominuar për dy Oscar, dhe që ka mahnitur publikun në dukje me ekip të papërputhshëm në aventurën hapsinore në kinema vjen në maj, kurse kthehen gati të gjithë personazhet e njohur: Star-Lord (Chris Pratt), Gamora (Zoe Saldana), Drax (Dave Bautista) Rocket (Bradley Cooper) dhe Baby Groot (Vin Diesel).

 Alien: Covenant

Filmi “Alien: Covenant” është vazhdim i “Prometheus” të vitit 2012, por me skenat e tij të frikshme dhe të përgjakshme është shumë më i ngjashëm me filmat e mëhershëm ekskluziv se sa paraardhësin e tij. Rolet kryesore i luajnë Michael Fassbender, Katherine Waterston, Noomi Rapace, kurse në kinema vjen në maj.

 Wonder Woman

Aktorja izraelite Gal Gadot për herë të parë ka luajtur një nga superheronjtë më të njohur në filmin “Batman v Superman: dawn of justice”, kurse tani princesha amazone më në fund ka fituar filmin e saj i cili në kinema vjen në qershorë.

 Dunkirk

Filmi i pritur gjatë i Christopher Nolan, njërit nga regjisorët më të suksesshëm të filmit, në kinema vjen në korrik, kurse paraqet ngjarjet gjatë luftës në Dunkirk në Luftën e Dytë Botërore. “Dunkirk” është projekti i parë regjisorial i të popullarizuarit Nolan pas filmit “Interstellar”, kurse rolet kryesore i luajnë Tom Hardy, Cillian Murphy, Kenneth Branagh dhe Mark Rylance (Oscar) si dhe Harry Styles, ish anëtari i bandës One Direction për të cilin është roli i parë filmik.

Spider-Man: Homecoming

Në vazhdimin e ri të serialit filmik njeriu-merimangë është Tom Holland, kurse në film aktrojnë edhe Michael Keaton dhe Robert Downey Jr. Ky është në përgjithësi filmi i tretë për njeriun-merimangë i cili në kinema vjen në korrik.

Star Wars: Episode VIII

E kemi njohtuar në filmin “Star Wars: The Force Awakens”, kurse në vazhdimin e ri të sagës filmike Rey vazhdon udhëtimin e tij me Finn, Poe dhe Luke Skywalker. Për filmin nuk dihet shumë, përveç se vjen në vitin 2017, dhe përderisa adhuruesit e presin me padurim trajlerin zyrtarë shikoni atë të cilin e kanë menduar ata vetë.

Justice League

Batman dhe Superman po formojnë një ekip të ri i cili po e merr botën. Studio Warner Bros Pictures ka shfrytëzuar rastin që gjatë panelit të DC Comics në hepeningun Comic-Con të mbajtur së fundmi në San Diego të paraqesë imazhet dhe kuadratet e para të filmit. Pasi që këtë vit na kanë shpërblyer me Batman-in dhe Superman-in në betejën e tyre, Warner Bros po punon me shpejtësi në vazhdimin (vazhdimet) e këtij ekskluziviteti. Kështu rreth fundit të vitit të ardhshëm vjen pjesa e parë e vazhdimit të sagës për ‘Justice League’, DC-ekuivalentën e “Avengers” të Marvel.

xXx: Return of Xander Cage

Paramount Pictures na sjell trajlerin e dytë për krijimtarinë aksion “xXx: Return of Xander Cage”, i treti në ekskluzivitet për agjentin sekret Xander Cage (Vin Diesel) i cili në mënyrë specifike i kryen detyrat e komplikuara për shtetin. Kur një grup ekstremistësh blejnë pajisjen që mund të konvertojë satelitët në armë për shkatërrim masiv. Xander Cage duhet të dalë nga hija dhe të formojë ekipin për të shpëtuar botën. Nëse ju pëlqejnë skena të grindjeve, ndjekjet emocionuese me makina me ndalime me rrezik, ky film me siguri do të ju kënaqë.

 Ghost in the Shell

Klasiku i njohur i animuar japonez i vitit 1995 më në fund fiton trajlerin i cili paralajmëron pasardhësin e tij të holivudit. Filmi ndjek historinë e Majorit (Scarlett Johansson), agjentit special dhe hibridit të vetëm të njeriut dhe kiborgut (organizmit kibernetik). Ajo është në krye të skuadrës së Departamentit 9 i cili ka mision për ndalimin e kriminelëve dhe ekstremistëve më të rrezikshëm.

Snatched

Bëhet fjalë për film argëtues i cili merret me marrëdhënien nënë e bijë. Gjegjësisht, pasi që nga Emili ndahet i dashuri, ajo i kthehet të ëmës, dhe pas shumë kohësh vendosin të shkojnë në pushim në Ekuador. Atëherë, në vend të pushimit dhe kënaqësisë, që të dyja kidnapohen, kurse në këtë periudhë marrëdhënia e tyre komplikohet. Kur i zgjidhin problemet e tyre, shpikin një plan si të ikin nga kidnapuesit.

 Pirates of the Caribbean: Dead Men Tell No Tales

Në vitin e ardhshëm do të kemi rastin që, për herë të pestë, të takohemi me Johnny Depp në rolin e piratit Jack Sparrow, kurse armiku i tij i hidhur do të jetë kapiteni spanjoll Salazar (Javier bardem) natyrisht të njohurit të tij të vjetër i cili është i vendosur që kësaj here të shkatërrojë çdo pirat në det, duke përfshirë edhe Jack.

 The Dark Tower

Ky është film të cilin fansat e Stephen King duhet ta shikojnë. Shpresat nga kulla e errët vërtetë janë të mëdha. Në dobi të tezës se mund të shpresojmë në arritje kulminante flasin edhe emrat e aktorëve kryesorë, të madhësisë holivudiane siç janë Matthew McConaughey, i përzgjedhur për rolin e Njeriut në të zeza dhe Idris Elba, i cili luan revolveristin – Roland Deschain. Filmi i pritur gjatë do të dalë verës, në vitin 2017.

Tulip Fever

Xhirimi i filmit është vendosur në Holandë dhe në fillim të shekullit të XVII gjatë të ashtuquajturës “tulip-mani”, gjegjësisht manisë ndaj tulipanëve. Vajza e re (Alicia Vikander) e martuar për burrin më të vjetër, të pasur (Christoph Waltz) i cili angazhon artistin i cili do të pikturonte portretin e të dashurës së tij. Ata të dy dashurohen njëri në tjetrin dhe pasioni mes tyre bëhet diçka që është e pamundur për të kufizohet. Ata të dy do të tentojnë të ndërtojnë një të ardhme të përbashkët duke investuer në tregun e tulipanëve./femra.net/

Magjia e Librit

0

Siç ka thënë dikur Mark Tueini, “Njeriu që nuk lexon, s’ka asnjë epërsi mbi njeriun që nuk mundet të lexojë”. Sa më shumë që gërmoni, aq më shumë njohuri do të grumbulloni. Mbi çdo gjë, subjekt apo temë. Sa më shumë që lexoni, aq më shumë të ngjarë të rriteni si person. Le t’i japim një kënd më shumë “shkencor” leximit.

Leximi mban trurin aktiv dhe vigjilent, dhe e mbron atë nga mplakja. Kjo është arsyeja pse njerëzit që lexojnë, kanë më pak gjasa për t’u prekur nga sëmundja e Alzheimerit. Pra, tanimë e dini se “një libër në ditë, mban larg sëmundjet”.

Leximi ka disa avantazhe. Ai që lexon, është gjithmonë përpara të tjerëve që nuk lexojnë shumë.

1) Ata janë më të vetëdijshëm për veten e tyre

Lexuesit lexojnë mbi vende dhe njerëz të ndryshëm. Ata janë më të vetëdijshëm mbi psikologjinë njerëzore. “Nëse”-të dhe “pse”-të e sjelljes njerëzore. Leximi i ndihmon ata

të zgjidhin shumë probleme dhe momente të errëta me të cilat përballen. Kjo i ndihmon ata

të identifikojnë ato aspekte të personalitetit të tyre, që deri tani kishin mbetur në hije. Ata janë më të vetëdijshëm se pse veprojnë apo reagojnë në një mënyrë të caktuar, dhe në situata të vështira munden ta menaxhojnë veten në një mënyrë më të mirë.

2) Ata bëjnë shkëputjen shumë të nevojshme nga stresi dhe “realiteti’’

Leximi e largon mendjen e tyre nga problemet e përditshme, dhe u jep momente qetësie. Një person i stresuar, ndihet plotësisht i rikarikuar pas një ore leximi. Shumë njerëz të suksesshëm e kultivojnë këtë zakon, për të mbajtur trurin e tyre në punë dhe lehtësuar stresin. Kur një lexues hap një libër, ai ekspozohet ndaj një bote krejt të re mundësish. Mendja e tij fillon një udhëtim drejt së pamundurës, larg realitetit të mërzitshëm. Librat u ofrojnë atyre ekspozimin ndaj mjediseve, realiteteve dhe gjithashtu edhe personaliteteve të ndryshme.

3) Fjalori i tyre përmirësohet ndjeshëm

Ekspozimi i vazhdueshëm ndaj leximit të materialeve cilësore e bën fjalorin e tyre të fuqishëm. Ata mund të shprehin më mirë veten e tyre me fraza dhe proverba, si dhe duke cituar shembuj nga letërsia apo historia. Ata mësojnë shumë fjalë çdo ditë, dhe mund t’i përdorin ato në mënyrë të përshtatshme. Edhe gramatika e tyre është e fuqizuar, dhe kjo reflektohet si në të folur ashtu edhe në të shkruar.

4) Mbajnë gjallë komunikimin me nivele të ndryshme bisedash

Ju s’mund të mërziteni kurrë me një lexues përreth. Një lexues është i mirë në biseda cilësore; ata nuk mbeten kurrë pa tema interesante, mbi të cilat mund të diskutoni. Njerëz, histori, vende… Ata u heqin trurin njerëzve me gjërat që lexojnë. Në veçanti, kanë aftësi të jashtëzakonshme bisedore. Përderisa leximi zhvillon ndjeshmërinë, ata mund ta shohin një çështje nga këndvështrime të ndryshme, dhe të flasin mbi çdo gjë nga një kënd i ndryshëm pikëpamjesh. Bisedat mund të jenë vërtetë kuptimplota dhe depërtuese me një lexues.

5) Një lexues është i vetëdijshëm se “Pena është më e fortë se shpata”

Qëniet njerëzore kanë mësuar të ndajnë informacionin përmes shkrimit, dhe ato fjalë janë lexuar brez pas brezi. Njohuritë dhe inteligjenca, dhe jo forca fizike, i kanë mundësuar njeriut të arrijë aq shumë. Ai që lexon e njeh mjaft mirë “fuqinë e fjalëve”. Një luftë nuk fitohet realisht nëpërmjet dhunës, por nga fjalët e paqes, dhe mbi të gjitha nga traktati që nënshkruhet. Një lexues thith njohuri të tilla, dhe e di se qetësia dhe vetëpërmbajtja mund të triumfojnë mbi të zhurmën dhe nxitimin. Ata do të mbeten gjithmonë individët më të mirë.

6) Lexuesit rritin veten nëpërmjet leximit

Leximi nuk është i kufizuar vetëm tek zënia e kohës tonë të lirë. Kur një person lexon, e lejon veten të hyrë në një botë plot me dije dhe urtësi. Ata mësojnë, duke ushqyer vazhdimisht mendjet e tyre të uritura, dhe për rrjedhojë janë gjithmonë në rritje si persona. Ata nuk janë duke mësuar vetëm mbi botën, por edhe për veten e tyre.

7) Ata janë mishërim i urtësisë dhe logjikës

Një person i mirë-mirëlexuar, do të mendojë thuajse gjithmonë ndryshe nga masat. Librat krijojnë mendjet e ndriçuara. Njerëzit që lexojnë nuk ndikohen lehtë, pasi janë shumë të mirë-informuar për t’u molepsur nga arsyetime të palogjikshme. Mendjet e tyre janë plot zgjuarësi, të cilën e kanë fituar duke lexuar mendimet e mendjeve më të mira që ka prodhuar bota.

8) Mendja e tyre nuk mbetet kurrë pa ide apo informacione

Truri i tyre mund të përpunojë më mirë informacionin. Leximi nuk lejon kurrë që mendja juaj të bjerë në pasivitet. Kur lexoni, mendja juaj pasurohet me ide të reja, dhe një sasi të madhe informacioni mbi një shumëllojshmëri temash. Kjo automatikisht i jep udhë procesit të të menduarit, dhe mendja juaj merr ushtrimin për të cilin ka nevojë për të qenë në formë dhe e aftë, ashtu si trupi tuaj kur ushtroheni rregullisht. Është thënë me të drejtë se “Leximi është për mendjen, është si stërvitja për trupin”. /Bota.al

Alush Shala, kuvendari i Prizrenit dhe i Suharekës

0

Në zgjedhjet lokale të vitit 2013 kanë fituar mandatin e tyre të parë si anëtarë të Kuvendit të Komunës. Që të dy e përfaqësojnë të njëjtin subjekt, Partinë Demokratike të Kosovës. Madje kanë emër dhe mbiemër të njëjtë: Alush Shala.

Këshilltari Alush Shala në Kuvendin e Prizrenit është pjesë e pozitës. Ndërsa emnaku i tij është opozitar në Kuvendin e Komunës së Suharekës, shkruan sot “Koha Ditore”. Një dallim tjetër që kanë është mosha, ku politikani nga Prizreni është 58 vjeç, ndërsa ai i Suharekës 41 vjeç.

Fakti që janë këshilltarë aktivë ka bërë që identitetet e tyre nga të tjerët të ngatërrohen, me ç’rast ndonjëherë kanë lindur situata qesharake, apo edhe ndonjë mosmarrëveshje. Por këshilltari i KK të Prizrenit, Alush Shala, dhe këshilltari i KK të Suharekës, Alush Shala, kanë vendosur që ndodhitë e tilla t’i kapërcejnë me humor..