24.2 C
Prizren
E martë, 5 Gusht, 2025
Home Blog Page 6146

Shtyhet gjykimi ndaj Ragip Begajt

0

Kryetari i Malishevës e kishte njoftuar Gjykatën se do të mungonte për shkak se do të priste një delegacion nga Kroacia. Begaj akuzohet se ka shpërdoruar pozitën zyrtare dhe autorizimet e tij.

Seanca gjyqësore ndaj kryetarit të Malishevës, Ragip Begaj, i akuzuar për vepër penale të shpërdorimit të detyrës zyrtare, është shtyrë për mungesë të tij.

Kryetari i trupit gjykues, Artan Sejrani, kishte pranuar një parashtresë nga Emrush Kastrati, avokati i të pandehurit, për shtyerjen e kësaj seance pasi që Begaj do të priste sot një delegacion nga shteti kroat.

Për këtë Gjykata kishte njoftuar edhe prokurorin special, Haki Gecaj, që të mos paraqitej në gjykimin e sotshëm pasi ai do të shtyhej për mungesë të kushteve për mbajtje të gjykimit.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale të Kosovës i pandehuri Ragip Begaj gjatë muajve qershor-gusht të vitit 2014, në cilësinë e personit zyrtar, ka shpërdoruar pozitën zyrtare dhe autorizimet e tij me qëllim që një të dëmtuari t’i shkaktojë dëm, duke ia shkelur të drejtat nga marrëdhënia e punës.

Prokuroria e Shtetit pretendon se edhe pse i dëmtuari kishte kontratë të lidhur me Drejtorinë e Arsimit deri më 01.10.2015 si drejtor i shkollës fillore të mesme të ulët ‘Ganimete Tërbeshi’ në fshatin Astrazub, i pandehuri me dashje dhe me dijeni ka hapur konkurs pa ia ndërprerë më parë marrëdhënien e punës të njëjtit, duke e lënë pa vend pune dhe të ardhura për jetën.

Rreth këtij rasti gjyqësor KALLXO.com ka raportuar edhe më parë.

Shembja e dheut në Korishë mund të jetë fatale për banorët

0

Tash e një vit, në fshatin Korishë të Komunës së Prizrenit, shembjet e dheut janë duke rrezikuar qytetarët e këtij fshati. Për këtë çështje, banorët e këtij fshati nuk lanë derë pa trokitur si në institucionet komunale ashtu edhe në ato qendrore, si dhe kanë organizuar peticionin të cilin do ta dorëzojnë në organet kompetente të Komunës së Prizrenit.

Asambleisti i VETËVENDOSJE!-s në Prizren, Arbër Rexhaj, tha se në pjesën e sipërme te fshatit Korishë javëve të fundit dheu ka përbirë disa objekte, ndërsa ka prekur edhe shtëpitë. “Prona dhe sidomos jeta e qytetarëve është në rrezik. Nëse nuk intervenohet brenda një jave, Korisha rrezikon ta pësojë njëjtë si Restelica, madje edhe më keq. Drejtoria e Emergjencës duhet të reagojë menjëherë dukë bërë evakuimin e dy lagjeve të këtij fshati, ashtu që t’i parandalojmë dëmet në njerëz nga një katastrofe të mundshme”, tha ndër të tjera Rexhaj, duke shtuar se Drejtoria e Emergjencave po mundohet me një ekskavator ta sanojë gjendjen, por një gjë e tillë është e pamundur.

Drita Millaku, asambleiste e Lëvizjes në Prizren, i bëri apel Komunës dhe drejtorive përkatëse që të intervenojnë sa më shpejt në këtë fshat. “Shpëtimi i jetës dhe pronës së qytetarëve është obligim për të gjithë ne, prandaj kërkojmë ndihmën e të gjithëve ashtu që të rritet presioni publik ndaj institucioneve gjegjëse. Nëse nuk intervenohet menjëherë, përgjegjëse për gjendjen atje do të jenë institucionet”, theksoi Millaku.

Lëvizja VETËVENDOSJE! kërkon nga Komuna e Prizrenit që urgjentisht t’i qaset këtij problemi me seriozitetin më të madh, sepse çdo vonesë mund të jetë fatale për shumë banorë të Korishës./PrizrenPress.com/

Itali, mbytet anija me emigrantë, 30 të vdekur

0

Një tjetër anije me emigrantë është fundosur në Mesdhe. Sipas mediave italiane anija është përmbysur në kanalin e Sicilisë, 35 milje larg nga brigjet e Libisë.

Në anije raportohet se ishin rreth 100 persona. Alarmi është ngritur nga përfaqësues të misionit të Bashkimit Europian, të cilët kanë nisur operacionet e kërkimit-shpëtimit në det. Raportohet se deri më tani kanë humbur jetën 20-30 persona, ndërsa 50 të tjerë janë shpëtuar.

Lavatriçja më e madhe e pastrimit të parave? Londra!

0

Nëse shtrohet pyetja se cili është vendi më i korruptuar në botë, përgjigjia e parë që jepet bazohet në nivelin e korrupsionit të perceptuar. Zakonisht mendohet për vendet amerikano-latine, ato afrikane, apo edhe ballkanase. Por vendi më i korruptuar është Anglia.

Nuk bëhet fjalë për një korrupsion që ka të bëjë me administratorët publikë, policët, apo kryetarët e bashkive, por për një lloj korrupsioni që ushqen sistemin ekonomik të Anglisë. Dhe në të gjithë këtë, qeveria dhe qytetarët britanikë nuk e kanë kuptuar emergjencën që po kalon vendi.

Këto vlerësime janë dhënë nga gazetari i njohur Roberto Saviano në Parlamentin britanik, i thirrur nga deputeti laburist David Lammy pikërisht për të ekspozuar situatën.

Sipas gazetarit italian, “në Mbretërinë e Bashkuar llogaritet të pastrohen 57 miliardë stërlina në vit”. “Bursa City e Londrës, por edhe Wall Street, janë lavatriçet më të mëdha të parave që rrjedhin nga trafiku i drogës”, ka thënë Saviano, duke cituar studime të institucioneve si National Crime Agency, apo Transcrime.

Për shkak të shërbimeve që ofron, Londra është një sistem financiar ndërkombëtar ku kryhen transaksione nga e gjithë bota, me vlerë miliarda stërlina në vit. Por njëkohësisht, kryeqyteti anglez ndodhet në qendër të sistemit më të rëndësishëm “offshore” në botë.

Shumë kapitale ndërkombëtare që kalojnë përmes parajsave fiskale si ishujt Kajman, apo të tjera, kanalizohen më pas në bankat e Londrës dhe konsiderohen të pastra, pavarësisht se më parë kanë qenë para të pista që kanë ardhur nga trafiku i drogës.

Në vijim të raportimit të tij, Saviano ka vënë në dukje se, mafiet tradicionale italiane, por edhe ato ruse e të tjera që nuk kanë problem si të bëjnë para por se si t’i pastrojnë ato, kanë depërtuar në sistemin financiar britanik në heshtje.

“Nuk ka kufoma në rrugë, apo masakra. Në Meksikë apo Itali, mes kufomave, gjakut dhe konfiskimeve të drogës nuk mund të mos mendosh se mafia ekziston. Edhe në Londër ekziston, por është e heshtur, vepron nën hije. Nuk ka aromën e gjakut, por atë të sigurimit të parave”, ka thënë gazetari i njohur.

Rëndësinë e situatës duket se e ka kuptuar shtypi britanik. Një shkrim investigativ i “The Guardian” për grataçelën rezidenciale më të lartë të Londrës, St George Wharf Tower, tregon se shumica e apartamenteve zotërohen nga të huaj dhe qëndrojnë të boshatisur shumicën e kohës, ndërkohë që shumica e anglezëve nuk arrijnë të gjejnë shtëpi me qera të pranueshme.

Është një ndërtesë që ofron të gjitha shërbimet, por që nuk përdoret për t’u banuar dhe shërben më tepër si një kasafortë prej çementoje për të ruajtur paratë e investuara.

/ Top Channel

Botohet monografia “Luleborë Sharri”

0

Para 10 vitesh, kur shënohej 15-vjetori i themelimit të Klubit Letrar “Luigj Gurakuqi” nga Dragashi, ishte marrë iniciativa dhe vendimi për hartimin e një monografie, madje që atëherë ishte kryer pjesa më e madhe e punës, por për shkaqe financiare kjo monografi kishte mbetur pa u botuar. Sot, në shënimin e 25-vjetorit të klubit, monografia e ka parë dritën e botimit dhe, siç thotë për Radio Sharrin, njëri nga autorët e saj – Demir Reshiti, në këtë çerekshekull ishte vendosur nga kryesia e klubit qe kjo monografi të botohej medoemos.

“Përfundimisht i përvolëm krahet dhe e plotësuam këtë vendim të para një dekade. Krejt kjo, falë disa njerëzve të vullnetit të mirë, të cilët nuk janë biznesmenë por vetëm dashamirë të artit”, tha Reshiti.

Klubi Letrar “Luigj Gurakuqi” ishte themeluar nga një grup i të rinjve opojanë, të cilët reflektuan talent në të shkruar, në krijimtari poetike apo publicistike. Themelimi i Klubit Letrar ishte një ngjarje me rëndësi historike dhe sot, me qëllim të afirmimit të kësaj ngjarjeje historike si vlerë që la gjurmë në kulturën e kësaj treve, dy krijues opojanë, anëtarë dhe themelues të Klubit, Demir Reshiti dhe Ibrahim Skenderi, janë angazhuar në hartimin e një monografie kushtuar 25 vjetorit të aktivitetit të Klubit.

Monografia me titullin simbolik “Luleborë Sharri” sot ka dalë nga shtypi, me 140 faqe përmbajtjeje dhe me një dimension të veçantë, i shtypur në letër kualitative dhe me album fotografish në kolor. Përurimi i monografisë është paraparë të bëhet më 4 qershor 2016, në kuadër të Manifestimit tradicional letrar “Sofra e Ymer Prizrenit”, në fshatin Zgatar të Opojës/Radio Sharri/

Megan McKenna, bomba me linjat e saj

0

Megan McKenna trondit sërish me format e saj.

Bukuroshja i lë djemtë pa mend.

Foto nuk ka  nevojë për koment.

Suspendohet profesori që gjuajti me armë në Rahovec

0

Azbi Gashi, profesori i cili aktualisht gjendet në arrest shtëpiak pasi dyshohet se ka shtënë me armë, është suspenduar nga Drejtoria e Arsimit në Rahovec.

Suspendimi i Gashit është konfirmuar për KALLXO.com nga drejtoresha e arsimit në Rahovec, Vjollca Vuçitërna.

Ajo ka thënë përmes telefonit se profesori Azbi Gashi është suspenduar për afat të pacaktuar derisa të formohet komisioni disiplinor, i cili pritet të merret me rastin e tij.

Prizren: Kanos policin që ia sekuestroi pistoletën, arrestohet

0

Policia në Prizren ka njoftuar se ka arrestuar një të dyshuar mashkull, pasi atij i është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë.

Në njoftim thuhet, se personi i dyshuar është shoqëruar në stacion për procedura të mëtejme hetimore, por gjatë intervistës i dyshuari ka kanosur policin, i cili ia ka sekuestruar pistoletën në prani të disa policëve të pranishëm.

“Lidhur me zhvillimet rreth rastit është informuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që i dyshuari të ndalët nën masën e arrestit policor”, thuhet më tej në njoftim. /PrizrenPress.com/

Elsa Lila bashkoi Lasgush Poradecin dhe Mozartin

0

Në koncertin e saj të parë të muzikës klasike që mbajti në Romë, këngëtarja e njohur shqiptare, Elsa Lila, bëri bashkë poezinë “Dremit Liqeri” të poetit të famshëm shqiptar Lasgush Poradeci dhe koncertin për piano nr.23 të kompozitorit të famshëm botëror, Wolfgang Amadeus Mozart.

Ajo u shoqërua nga orkestra “Orchestra Notturna Clandestina”, në bashkëpunim me violonçelistin Enrico Melozzi.

Duke dashur t’u qëndrojë sa më besnikë autorëve klasikë të muzikës, sipas kritikës, Elsa Lila ka përdorur zërin e saj natyral pa impostimin lirik.

Pitt e Jolie po divorcohen?

0

Si duket çifti më i njohur në Hollywood, Angelina Jolie dhe Brad Pitt kanë disa probleme shumë të mëdha në lidhjen e tyre dhe madje edhe kanë menduar që të divorcohen.

Një burimi të revistës OK, ka treguar se lidhja e tyre nuk është ashtu siç mendohet.

Sipas tyre çifti kanë një probleme të mëdha dhe ajo është e sëmurë me këtë gjendje kurse ai është i lodhur shumë.

“Angelina mezi ha pi vetëm verë dhe shumë cigare”.

Por arsyeja pse mendohet që aktorët po e shqyrtojnë ndarjen si mundësi është se Brad ka pasur një lidhje të afërt me kolegen e tij, Marion Cotillard.