14.1 C
Prizren
E mërkurë, 13 Maj, 2026
Home Blog Page 615

Policia në Prizren arreston një të kërkuar, i dënuar me 8 muaj burg për vjedhje të rëndë

0

Policia e Kosovës, Njësiti i Realizimit të Urdhëresave i Stacionit Policor Prizren-Veri, ka arrestuar një person të shpallur në kërkim, i cili ishte i dënuar me burg efektiv për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.

“Sot, më 03.03.2025, pas veprimeve operative-hetimore, Policia e Kosovës ka arritur të identifikojë, lokalizojë dhe të arrestojë të dyshuarin E. M., mashkull, 50 vjeçar nga Krusha e Vogël, Prizren”, thuhet në njoftimin e policisë, përcjell PrizrenPress.

Sipas autoriteteve, i njëjti kishte qenë në kërkim pasi ndaj tij ishte shqiptuar një dënim me 8 muaj burg efektiv nga Gjykata Themelore në Prizren me vendim të plotfuqishëm.

“I arrestuari fillimisht është sjellë në Stacionin Policor Prizren-Veri dhe më pas është dërguar në burg për vuajtjen e dënimit”, konfirmon më tej policia./PrizrenPress.com/

Labinot Jetishi caktohet zëvendëskryeprokuror në Prokurorinë Themelore në Prizren

0

Në mbledhjen e 263-të të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) me propozim të kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, Këshilli ka caktuar prokurorin Labinot Jetishi zëvendëskryeprokuror të kësaj Prokurorie.

Gjithashtu, Këshilli miratoi raportin vjetor për vitin 2024 të mekanizmit përcjellës ndërinstitucional për veprat penale, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Ndërsa, emri i prokurorit Besim Susuri u dërgua te Presidentja e Shtetit për lirim nga detyra për shkak të arritjes së moshës së pensionimit, si dhe për prokurorin Agim Kurmehaj për shkaqe shëndetësore.

Po ashtu, Këshilli me propozim të Kryeprokurorit të Prokurorisë së Apelit, Agron Bajrami caktoi si anëtare të Komisionit për Buxhet dhe Financa, prokuroren Sheribane Selimi-Muçaj, pasi që anëtarja aktuale Bedrije Alshiqi është pensionuar.

Gjithashtu, KPK-ja miratoi kërkesën e kryeprokurorit Kryeziu dhe ushtruesit të detyrës së kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Nijazi Rexha që në Prokurorinë Themelore në Prizren dhe Mitrovicë të shpallet konkurs i brendshëm për pozitën prokuror në Departamenti për Krime të Rënda.

Krejt në fund u autorizua Komisioni për Çështje Normative që të fillojë procedurat për plotësim-ndryshimin e Rregullores për Koordinatorin Nacional për Luftimin e Krimit Ekonomik.

Pensionohet Naser Gjinovci, legjendë e rock-ut

0

Naser Gjinovci, vokalisti i njohur i grupit legjendar të rock-ut “Minatori”, ka dalë sot në pension nga pozita e Menaxherit të Zyrës Ligjore në RTK.

Me këtë rast, drejtuesit e televizionit dhe kolegët e tij organizuan një ceremoni lamtumire, duke i uruar shëndet dhe suksese në kapitullin e ri të jetës.

Përveç muzikës, Gjinovci ka dhënë kontribut edhe në fushën juridike, si avokat dhe menaxher i zyrës ligjore në RTK. Ai është autor i shumë teksteve me mesazhe protestuese, politike dhe sociale, duke përdorur rock-un për të pasqyruar realitetin në Kosovë, si para ashtu edhe pas luftës.

Në vitin 2017, “Minatori” u rikthye me këngën “Krejt njëjtë”. Ndërsa vitin e kaluar, presidentja Vjosa Osmani e dekoroi si përfaqësues të gjeneratës së artë të rock&roll-it shqiptar.

Me pensionimin e tij, fansat shpresojnë që Gjinovci do t’i rikthehet skenës dhe do të sjellë projekte të reja me grupin “Minatori”.

0

Policia në Prizren në KKSB raporton për ulje të numrit të veprave penale dhe rritje të zbulimit të rasteve gjatë vitit 2024

0

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi në Prizren ka mbajtur mbledhjen e radhës, ku krahas shqyrtimit të Planit të punës për vitin 2025, është raportuar edhe për gjendjen e sigurisë dhe aktivitetet policore gjatë vitit 2024.

Komandanti i Stacionit policor në Prizren, Nexhdet Mrasori para të pranishmëve ka bërë të ditur se në vitin e shkuar ka pas ulje të numrit të veprave penale krahasuar me vitin 2023, si dhe rritje të përqindjes së zbulimit të tyre.

“Sa i përket veprave penale, kemi pas ulje. Në vitin 2023 kanë qenë 1,722 vepra penale, ndërsa në vitin 2024 janë 1,664 vepra penale. Ndërkaq zbulimi i këtyre veprave penale në vitin 2023 ka qenë 77.7%, ndërsa në vitin 2024 ka qenë 87.5%”, ka thënë Mrasori, raporton Telegrafi.

Sipas tij fakt inkurajues është se nuk ka pasur asnjë rast të vrasjes.

“Fatbardhësisht nuk kemi pasur asnjë rast vrasjeje, si në Komunën tonë ashtu edhe në rajonin e Prizrenit”, është shprehur Mrasori.

Në të njëjtën kohë ka pohuar se ka pasur rritje në zbatimin e urdhëresave gjyqësore, për personat që nuk i janë përgjigjur obligimeve në raport me organet e drejtësisë.

“Kemi realizuar 1780 urdhëresa”, ka thënë Mrasori, duke shtuar se 83.4% është realizimi i urdhëresave për të dënuarit në formën e prerë.

Ai ka bërë të ditur se në vitin 2024 ka pasur edhe rritje të numrit të gjobave lidhur me kundërvajtjet në trafikun rrugor, raporton Telegrafi.

“Në vitin 2024, janë shqiptuar 27,367 gjoba për kundërvajtje të ndryshme, përfshirë parkingjet ilegale, tejkalim i shpejtësisë, përdorim i telefonit, mosrespektim i këmbësorëve. Ndërsa në vitin 2023, janë shqiptuar 24,700 gjoba, pra një rritje prej 11.8%”, ka deklaruar Mrasori, duke shtuar se gjendja e sigurisë ka qenë e qetë edhe në dy muajt e parë të vitit 2025.

Në këtë takim, pjesëmarrësit janë informuar edhe rreth mbarëvajtjes së procesit të deritanishëm të vendosjes së kamerave të sigurisë si dhe janë dhënë sugjerime nga anëtarët e KKSB-së për organet gjegjëse. /Telegrafi/

Gjykata ua cakton masën e arrestit shtëpiak 10 të dyshuarve për bixhoz në Suharekë

0

 

Ndaj tyre, është caktuar masa e arrestit shtëpiak.

Zëdhënësi i gjykatës Marcel Lekaj, deklaroi për Klankosova.tv se vendimi është marrë të dielen.

“Referuar pyetjeve tuaja për informacion ju njoftojmë si në vijim: Me datë 02.03.2025, Gjykata Themelore – Dega në Suharekë, ka marrë Aktvendim, është REFUZUAR kërkesa e Prokurorisë së Shtetit, për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 10 të pandehurve, dhe ndaj tyre është caktuar masa e arrestit shtëpiak, e cila mund të zgjasë deri më datë 01.04.2025, për shkak të dyshimit të bazuar se i pandehuri L.R., ka kryer veprën penale Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm nga neni 294 par. 2 të KP-së, kurse të pandehurit P.B., B.Q.,m F.C., B.K., P.Sh., N.R., S.B., R.A., dhe M.Sh., për veprën penale Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm, në bashkëkryerje, nga neni 294 par. 2 lidhur me nenin 31 të KP-së”, deklaroi ai.

Lekaj theksoi se gjyqtari i procedurës paraprake, pasi që i ka shqyrtuar të gjitha shkresat e lëndës, dhe i ka dëgjuar pretendimet e palëve, ka arritur në përfundim se kërkesa e Prokurori të Shtetit është e pabazuar, duke e konsideruar si masë të rëndë për sigurimin e prezencës së të pandehurve në këtë fazë të procedurës penale, ndërsa ka vlerësuar se janë plotësuar kushtet ligjore për caktimin e masës së arrestit shtëpiak.

 

Disa persona therin me thikë dy të tjerë në Prizren, arrestohen dy të dyshuar

0

Disa persona të panjohur kanë lënduar me mjet të mprehtë (thikë) dy të tjerë.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 18:35 në Prizren.

Tutje thuhet se viktimat janë dërguar për tretman mjekësor, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe janë sekuestruar tri mjete të mprehta (thika) dhe një boks i hekurit.

“Është raportuar se nga persona të panjohur janë lënduar me një mjet të mprehtë (thikë) dy viktima meshkuj kosovarë. Viktimat janë dërguar për tretman mjekësor, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe janë sekuestruar tri mjete të mprehta (thika) dhe një boks i hekurit”, thuhet në raport.

Ndërkaq, lidhur me rastin janë identifikuar dhe janë arrestuar dy të dyshuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit është liruar në procedurë të rregullt kurse tjetri është dërguar në mbajtje.

Komunitetet jo-shumicë në Prizren kërkojnë publikimin e të dhënave mbi punësimin në sektorin publik

0
Anëtarët e Komitetit për Komunitete në Prizren prej kohësh insistojnë që organet përgjegjëse komunale të ofrojnë të dhëna lidhur me përqindjen e të punësuarve nga radhët e komuniteteve jo-shumicë në institucionet publike të pushtetit lokal.

Sipas tyre, përgjigjet për këtë çështje mungojnë ndonëse kërkesat janë parashtruar disa herë.

Ky shqetësim është paraqitur edhe në seancën e fundit të Kuvendit të Komunës, nga kryetari i këtij Komitetit, Ertan Simitçi, raporton Telegrafi.

“Është hera e pestë apo hera e gjashtë që si Komitet për Komunitete nga Komuna kërkojmë që të publikohen statistikat e përfaqësimit të komuniteteve shumicë dhe jo-shumicë. Po kërkojmë nga Komuna, nga Zyra e Kryetarit, apo dikasteri përgjegjës, që të publikohet të dhënat e përfaqësimit të komuniteteve shumicë dhe jo-shumicë, domethënë të shërbyesve civilë, se sa janë shqiptarë, sa janë boshnjakë, se janë turq, sa janë serbë apo të tjerë. Pra, kërkojmë përqindjen e punësimit të komuniteteve”, ka thënë ai.

Lidhur me këtë çështje shefi i Njësisë për Komunikim me Publikun, Ymer Berisha ka theksuar se në qoftë se legjislacioni parasheh një gjë të tillë, atëherë këto të dhëna do të publikohen.

“Publikimi i dhënave nga përkatësia etnike. Unë për herë të parë po e dëgjoj, nuk e di ashtu a e lejon ligji apo nuk e lejon, pa e pyetur personin vetë se a dëshiron me ta publiku përkatësinë. Unë e mora porosinë, do të konsultohem ligjërisht cila është e vërteta. Në qoftë se ti ke të drejtë ligjore, ato publikohen. Vetëm normalisht na duhet ti pyesim se a pajtohen që ta bëjmë publike përkatësinë etnike”, ka deklaruar Berisha, raporton Telegrafi.

Të njëjtën kërkesë, kryesuesi i Komitetit, Ertan Simitçi e ka paraqitur edhe gjatë shpalosjes së raportit të punës për vitin 2024. Sipas tij, punësimi i komuniteteve jo-shumicë në institucionet publike, përkatësisht komunë dhe ndërmarrjet publike është veçuar si sfidë.

“Po ashtu, në takimin e fundit kemi marrë një rekomandim me vota unanime nga anëtarët e Komitetit për Komunitete, ashtu siç e thashë edhe më herët, se do të kërkojmë nga Zyra e Kryetarit edhe nga Zyra e Kryesuesit të Kuvendit që brenda afatit prej gjashtëdhjetë ditëve të sigurohet dhe publikohen të dhënat zyrtare sipas përfaqësimit të komuniteteve shumicë dhe jo-shumicë në nivel lokal, pasi që Ligji për zyrtarët publikë neni 10 na jep këtë të drejtë dhe këtë qasje”, ka thënë Simitçi, raporton Telegrafi.

Sipas tij, këto të dhëna i shërbejnë institucionit, por edhe pjesëtarëve të komuniteteve.

“Kjo pasqyre apo ky publikim shërben edhe për nevojat e Komunës, po edhe neve, pasi do të na mundësojë krijim dhe zhvillim të politikave të reja, me qëllim që të respektohen ligjet dhe të respektohet barazia apo përfaqësimi i barabartë i komuniteteve”, është shprehur Simitçi.

Dispozitat e Ligjit për zyrtarët publikë përkufizojnë se në nivelin komunal, plotësimi i numrit të vendeve të punës për pjesëtarët e komuniteteve duhet të bëhet në pajtim me përqindjen e popullatës në atë komunë. /Telegrafi/

Moti sot me diell dhe vranësira të pakta, temperatura deri në 11 gradë Celsius

0

 

Në njoftimin e këtij instituti thuhet se temperaturat maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7 deri në 11 gradë Celsius, përcjell Klankosova.tv.

“Mot me diell dhe vranësira të pakta. Temperaturat minimale do të  lëvizin ndërmjet -1 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-11 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë deri mesatare”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

 

Bora ‘ngrin’ Yllin në Suharekë

0

Bora ka fituar dramën në javën së 22-të të ProCredit Superligës ndaj Golden Eagel Yllit me shifrat 67:73 (18:17, 22:25, 11:13, 16:18), përcjell PruzrenPress.

Te vendasit më i dalluari ishte Derrick Willson me 24 pikë, një kërcim dhe pesë asistime, ndersa te mysafirët Dion Haxhosaj ishte me i dalluari me 17 pikë, 10 kërcime dhe një asistim.

Golden Eagle Ylli ka nëntë fitore e 13 humbje, derisa Bora tetë fitore e 14 humbje./PrizrenPress.com/

Trepça triumfon në derbin ndaj Bashkimit

0

Trepça ka fituar në derbin e javës së 22-të të ProCredit Superligës ndaj Bashkimit me shifrat 93:88 (32:17, 12:17, 20:26, 29:28).

‘Xehetarët’ u shkëputën në 71:60, por prizrenasit sërish afruan shifrat dhe kaluan në epërsi 77:78, por në momentet vendimtare mitrovicasit ishin më të mirë dhe triumfuan 93:88, përcjell PrizrenPress.

Te vendasit u dalluan Michael Green me 23 pikë, tri kërcime e katër asistime, Drilon Hajrizi me 18 pikë, katër kërcime e katër asistime dhe Michael Charles Myres me 17 pikë e tetë kërcime, ndërsa te mysafirët u dalluan Lejson Zeqiri me 22 pikë e katër kërcime dhe Dirk Williams me 17 pikë e katër kërcime.

Tani të dy skuadrat kanë nga 15 fitore e shtatë humbje./PrizrenPress.cm/