Një person ka raportuar se vajza e tij është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vendodhjen e saj.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti është raportuar të hënën rreth orës 09:00, në Prizren.
Një person ka raportuar se vajza e tij është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vendodhjen e saj.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti është raportuar të hënën rreth orës 09:00, në Prizren.
Në njoftimin e këtij instituti thuhet se temperaturat maksimale të ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9 deri në 12 gradë Celsius, përcjell Klankosova.tv.
“Mot me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë drejtimesh të ndryshme e lehtë deri mesatare”, thuhet tutje në njoftimin e IHMK-së
Duket se puthja në buzë mes Gjestit dhe Eglit nuk ka qenë e vetmja Prime-in e kaluar.
Nuk dihet se çfarë po ndodhë, pasi që sot raportet mes tyre u acaruan, shkak u bë një nishan i Eglit, ku banorja tentoi edhe ta hiqte, duke i bërë keq vetes.

Mirëpo do ta kuptojmë sot.
Kryetari i Degës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Prizren, Besnik Krasniqi, ka reaguar pas publikimit të një video-incizimi ku shihet një person duke grisur Kuranin në këtë qytet.

Krasniqi në një postim në platformën sociale Facebook, shprehu shqetësimin dhe indinjatën e tij për këtë akt, duke e cilësuar atë si një veprim të shëmtuar dhe provokues, që cenon ndjenjat fetare të myslimanëve dhe vlerat e bashkëjetesës në Prizren.
“Ky është një veprim i ulët dhe i papranueshëm, që cenon jo vetëm ndjenjat fetare të qytetarëve myslimanë, por edhe vlerat e bashkëjetesës dhe respektit që e kanë karakterizuar gjithmonë qytetin tonë”, tha ai.

“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mbetet e përkushtuar për ruajtjen e këtyre vlerave dhe për mbrojtjen e lirisë fetare e të drejtave të çdo qytetari”, përfundoi ai.


Një incident i pazakontë ka ndodhur në qytetin e Prizrenit, ku një qytetar është kapur nga kamerat e sigurisë duke e grisur librin e shenjtë, Kuranin.
Ngjarja ka ndodhur në ditën e tretë të muajit të shenjtë të Ramazanit, duke e bërë aktin edhe më të ndjeshëm për besimtarët myslimanë.

Grisja e Kuranit vazhdimisht ka nxitur reagime të forta tek myslimanët, të cilët e konsiderojnë një veprim fyes dhe provokues ndaj besimit të tyre.
Disa përdorues të rrjeteve sociale kanë dënuar ashpër aktin, duke e quajtur një shkelje të vlerave fetare dhe duke kërkuar ndërhyrjen e institucioneve kompetente për të marrë masa kundër personit të përfshirë.
Duhet kujtuar se burri që pati nxitur protesta të dhunshme pas djegies së librit të shenjtë Kuranit, është qëlluar për vdekje në Suedi, në fund të muajit janar të 2025-ës.
Salwan Momika, 38-vjeçar, raportohet të jetë vrarë në një apartament në Sodertalje të Stokholmit.
Ai pati nxitur trazira të mëdha pasi pati djegur kopje të Kuranit jashtë xhamisë qendrore të Stokholmit më 2023./Telegrafi/


Komuna e Prizrenit ka njoftuar se Drejtoria e Arsimit ka hapur konkursin për ndarjen e bursave për studentët e kësaj komune, për vitin akademik 2024/2025.

Sipas njoftimit të drejtë aplikimi kanë studentët e universiteteve publike.
Gjithashtu theksohet se aplikacioni merret në ueb faqe të komunës ose në sportelin në objektin e administratës dhe i plotësuar, dorëzohet në sportelin e pranimit në administratën e Komunës së Prizrenit, prej orës 09:00 deri 15:00.
“Afati për aplikim fillon nga data 04.03.2025 e deri më 24.03.2025”, thuhet në njoftim.
Të gjitha detajet lidhur me këtë konkurs mund t’i lexoni këtu.


Deri në ora 4 të pasdites, janë numëruar 143 nga 187 pakot me zarfa (vota) të dërguara me postë – njoftoi Komisioni Qendror Zgjedhor.
Këto zarfe, pritet të procedohen deri nesër dhe të nis numërimi i votave me kusht.

“Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve nga votimi me postë jashtë Kosovës.
Deri të hënën, më 3 mars, në orën 16:00, në këtë qendër janë numëruar 143 nga 187 kuti të votimit që i takojnë votuesve nga komuna të ndryshme.

Aktualisht, në proces të numërimit janë fletëvotime të ndara në kuti të votimit nga komunat Vushtrri, Junik, Ferizaj, Prizren, Shtime dhe Suharekë”, thanë nga KQZ-ja.


Po vazhdon numërimi i votave të diasporës.
Në Suharekë, Nacionale ka mësuar disa rezultate.
VV-ja ka fituar 518 vota, LDK-ja 316 vota kurse PDK-ja 113 vota.
Në përgjethsi, aktualisht VV-ja ka 52% të votave me postë.




Votat e diasporës me postë – të Prizrenit – kanë nisur të numërohen sot në Qendrën e Numërimit të Rezultateve ku bindshëm po prin Lëvizja Vetëvendosje, e ndjekur pas nga Partia Demokratike e Kosovës.
Gazeta Nacionale duke raportuar nga QNR njofton se janë numëruar dy kutitë e para nga katërmbëdhejtë sosh – përkatësisht 4 mijë e 900 zarfa të vlerësuar.

Vetëvendosja deri tash ka 449 vota.
Partia Demokratike e Kosovës ka 134 vota
Lidhja Demokratike e Kosovës ka 92 vota
AAK – Nisma ka 18vota
Lista Familja ka 6 vota
Nova Demokratstka Stranka ka 26 vota



Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka bërë me dije se me kryetarët e 12 komunave përfituese ka nënshkruar marrëveshjet për financimin e projekteve kapitale.

“Kjo garë ka kuptim vetëm kur gara është transparente dhe se kjo garë tashmë ka rëndësi më të madhe pasi që është institucionalizuar dhe bazohet në ligjin përkatës të votuar në kuvend. Përmes këtij granti, MAPL dhe donatorët financojnë komunat në projekte të cilat kanë për qëllim zhvillimin ekonomik lokal, gjithpërfshirjen dhe dixhitalizimin e shërbimeve komunale. Urime kryetarëve të komunave përfituese!”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.


