Pensionohet Naser Gjinovci, legjendë e rock-ut

Naser Gjinovci, vokalisti i njohur i grupit legjendar të rock-ut “Minatori”, ka dalë sot në pension nga pozita e Menaxherit të Zyrës Ligjore në RTK.

Me këtë rast, drejtuesit e televizionit dhe kolegët e tij organizuan një ceremoni lamtumire, duke i uruar shëndet dhe suksese në kapitullin e ri të jetës.

Përveç muzikës, Gjinovci ka dhënë kontribut edhe në fushën juridike, si avokat dhe menaxher i zyrës ligjore në RTK. Ai është autor i shumë teksteve me mesazhe protestuese, politike dhe sociale, duke përdorur rock-un për të pasqyruar realitetin në Kosovë, si para ashtu edhe pas luftës.

Në vitin 2017, “Minatori” u rikthye me këngën “Krejt njëjtë”. Ndërsa vitin e kaluar, presidentja Vjosa Osmani e dekoroi si përfaqësues të gjeneratës së artë të rock&roll-it shqiptar.

Me pensionimin e tij, fansat shpresojnë që Gjinovci do t’i rikthehet skenës dhe do të sjellë projekte të reja me grupin “Minatori”.

0

Më Shumë

Vazhdojnë punimet restauruese në Kullën e Hajrullah Çantës në Rahovec

Ministrja në detyrë e Kulturës dhe Turizmit Saranda Bogujevci, ka njoftuar se po vazhdojnë me dinamikë punimet restauruese në shtëpinë-kullë të Hajrullah Çantës në...

Policia shqiptoi mbi 2100 gjoba komunikacioni në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit, Policia e Kosovës ka shqiptuar 2173 gjoba për kundërvajtje në trafik. Gjatë kësaj periudhe janë raportuar 28 aksidente komunikacioni me...

Lajmet e Fundit