25 C
Prizren
E shtunë, 2 Gusht, 2025
Home Blog Page 6160

PDK-ja po e minon koalicionin

0

Java, që po mbetet pas, është karakterizuar nga akuza serioze dhe përçarje që janë bërë publike, për interesa të caktuara grupore e klanore, mes zyrtarëve të dy partive politike në koalicion, PDK-së dhe LDK-së, e që ndërlidhen me spastrime politike të njerëzve nëpër dikastere të caktuara në institucionet e shtetit.

Njohësi i afërm i këtyre zhvillimeve, prof. Riza Smaka, këtë përplasje të javës, e cila vjen në një situatë të thellimit të krizës politike edhe sa i takon vendosjes së fatit të marrëveshjes së Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, e sheh si një sinjal serioz, prapaskena e të cilit është gatishmëria e dyanshme e partnerëve në koalicion për t’i dhënë fund lidhjes së tyre politike për interesa të caktuara, dhe për të shkuar në zgjedhje të jashtëzakonshme.

“Ky koalicion është ndërtuar si i panatyrshëm dhe joserioz, që nga fillimi. Ai paraqet vetëm interesat e individit, e në këtë rast të kryeministrit aktual Isa Mustafa, i cili ka shkelur mbi të gjitha premtimet e tij publike, madje e ka tradhtuar dhe e ka mashtruar rëndë edhe elektoratin e tij vetëm për të arritur një qëllim, që ta marrë pozitën e kryeministrit”, tha prof. Riza Smaka për “Kosova Sot”.

Ndërkaq, Muhamet Kelmendi thotë: “Nuk mund të mendohet se Kadri Veseli dhe grupimi rreth tij kanë durim për të pritur vitin 2018 të zgjedhjeve, mu për faktin se janë të etur pas posteve qeveritare dhe këndej pritet fërkimi dhe pëlcitjet”. /Kosova Sot/

Tre gazetarë synojnë kreun e AGK-së

0

Gazetarët e Kosovës sot do të zgjedhin kryetarin dhe bordin e ri të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës. Kuvendi zgjedhor mbahet pas përfundimit të mandatit dy vjeçar të kryetarit dhe bordit të kaluar.

Organet e reja të AGK-së do të zgjidhen në kuvendin, ku pritet që të marrin pjesë edhe shefi i misionit të OSBE-së, Jean Claude Shlumberger, si dhe një përfaqësues i UNDP-së.

Kandidaturën për kryetar deri më tani e kanë shpallur tre kandidatë, Enis Veliu dhe Shkëlqim Hysenaj nga gazeta “Zëri”, si dhe Shkumbin Ahmetxhekaj nga RTK.

Paralajmërohet rikthimi i gazit në Kuvend

0

Skenat e gazit lotsjellës mund të përsëriten shumë shpejt në Kuvendin e Kosovës nëse koalicioni qeverisës e dërgon për ratifikim Marrëveshjen për Demarkacionin me Malin e Zi. Se kjo do të ndodhë e konfirmoi presidenti, Hashim Thaçi, i cili tha se “çështja e demarkacionit është e përfunduar dhe vetëm pritet ratifikimi”

Skenat e dhunës me gaz lotsjellës dhe policë me maska mund të shfaqen shumë shpejt në Kuvendin e Kosovës nëse koalicioni qeverisës i “mban fjalët”, që brenda pak javësh ta dërgojë për ratifikim Marrëveshjen për Demarkacionin me Malin e Zi.

Partitë opozitare kërkojnë nga Qeveria që të mos e ndezë “zjarrin” në Kuvend me tentimin për ta ratifikuar Marrëveshjen e 26 gushtit 2015, por të kërkojë zgjedhje afatgjate. Në anën tjetër, Qeveria kërkon që çështja e kufirit me Malin e Zi të mbyllet dhe në këtë mënyrë t’i hapet rrugë procesit për liberalizimin e vizave. Meqë demarkacioni është kusht për vizat, Qeveria, por edhe vetë presidenti Hashim Thaçi kanë thënë se “nuk do t’i rrezikojnë vizat”. Madje presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka thënë se çështja e demarkacionit me Malin e Zi ka përfunduar dhe se tani mbetet vetëm të ratifikohet marrëveshja e 26 gushtit./Zëri/

Te United pa Van Gaal

0

Sulmuesi i Borussia Dortmund, Pierre-Emerick Aubameyang thuhet se është gati të transferohet te Manchester United, në rast se Louis van Gaal nuk mbetet trajner, shkruan Daily Mail.

Ylli nga Gaboni shpesh është përfolur për një kalim te skuadra nga Old Trafford, madje disa herë ka qenë i lidhur edhe me një kalim te Real Madridi.

Në anën tjetër, largimi i Van Gaal nga United ka shumë gjasë të ndodhë në këtë verë dhe në vend të tij të shkojë Jose Mourinho.

Të shtëna afër Shtëpisë së Bardhë

0

Pjesëtarët e Shërbimit Sekret kanë qëlluar një mashkull të dyshuar afër një pike të kontrollit të sigurisë në afërsi të Shtëpisë së Bardhë pasi që ai është parë me një armë.

I dyshuari është qëlluar në bark dhe është dërguar në paraburgim, transmeton Klan Kosova.

Presidenti Barack Obama nuk ishte i pranishëm në Shtëpinë e Bardhë dhe zëdhënësi i tij, Joe Biden gjatë incidentit ishte i siguruar brenda.

Sipas një raportimi të mëhershëm thuhej që i dyshuari kishte hapur zjarr në drejtim të kompleksit të Shtëpisë së Bardhë por nuk ishte e qartë se çfarë saktësisht kishte ndodhur.

Policia ka thënë se një qitje me armë kishte ndodhur afër zonës ku ndodhet Shtëpia e Bardhë.

Kabashi: Koalicioni në Prizren, nivel teknik (Video)

0

Nënkryetari i Komunës së Prizrenit, Lulzim Kabashi, ka deklaruar në emisionin “Euro Tribuna” se koalicioni që ekziston në nivel lokal mes PDK-së dhe AAK-së, është në nivel teknik dhe nuk bëhen politika të nivelit qendror. Mirëpo, thotë se në anën politike janë kundërshtarë.

Kabashi ka folur edhe për anashkalimin e nivelit qendror që po ia bënë kësaj komune, duke thënë së Komuna e Prizrenit nuk po trajtohet si duhet.

Sipas tij, nga niveli qendor kanë kërkuar para për projekte por nuk po gjejnë përkrahje.

E, sa i përket qendrës historike të Prizrenit, Kabashi ka thënë se ka shumë objekte që duhet të trajtohen.

Niveli qendror anashkalon Komunën e Prizrenit (Video)

0

Nënkryetari i Komunës së Prizrenit, Lulzim Kabashi, ka deklaruar në emisionin “Euro Tribuna”, në Tribuna Channel me Menduh Abazin se situata politike që nga paslufta nuk ka qenë e favorshme për Prizrenin.

Sipas tij, kjo ka ndodhur për shkak se Komuna e Prizrenit në asnjë qeverisje nuk ka apsur asnjë ministër shqiptarë.

Kabashi, ka thënë se ky qytet prej politikanëve është përmendur me epitete të ndryshme por, se ka tre vjet që nuk është vizituar nga asnjë figurë e nivelit qendror.

Lulzim Kabashi beson në pafajësinë e Ramadan Mujës (Video)

0

Nënkryetari i Komunës së Prizrenit, Lulzim Kabashi, ka deklaruar në emisionin “Euro Tribuna”, në Tribuna Channel me Menduh Abazin se kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja po akuzohet për vepra që nuk janë të vërteta.

Sipas tij nuk është lehtë që të shkohet më së paku 60 herë në gjykatë.

Kabashi, ka thënë se nuk ka të drejtë askush ta akuzoj për këto vepra që po flitet. Ai ka thënë se kjo është një propagandë armiqësore.

Olta Gixhari puth gjoksin e koleges

0

Aktorja Olta Gixhari është tanimë e njohur edhe për fotografitë provokuese që shpesh ajo vetë poston në llogarinë e saj në Instagram.

Por këtë herë duket se ajo ka provokuar edhe më fort për të qenë në përshtatje me temën e “Sonte do të luajmë pa tekst” – pjesën teatrale që do të luhet sot premierë në Teatrin Kombëtar.

Në thelb të ngjarjes që trajtohet tek “Sonte do të luajmë pa tekst” është konflikti midis regjisorit që imponon rregulla strikte dhe aktorëve që duan t’i japin jetë personazheve duke qenë më të lirshëm dhe më improvizues.

Mesa duket, Olta është futur që tani në rol duke pozuar tejet e lirshme ndërkohë që puth në gjoks kolegen e saj!

Muzika kundër Youtube

0

Konsumi i muzikës vit pas viti sa vjen e shtohet dhe për këtë një ndihmë të madhe ka dhënë edhe teknologjia.

Sot mjafton një kompjuter apo një pajisje në gjendje që ka akses në internet dhe mund të dëgjosh këngën apo rrymën tende të preferuar muzikore.
Por rritja e konsumit muzikor ka qenë në përpjestim të zhdrejtë me të ardhurat e siguruara nga këngëtarët dhe për këtë të gjithë e kanë një fajtor; Youtube.
BPI, që harton statistikat mbi konsumin muzikor dhe të ardhurat e siguruara nga kjo industri, thotë se për vitin 2015 pati një rritje me 82 përqind të klipeve të luajtura në Youtube, por të ardhurat për autorët e muzikës u rritën në vetëm 0.4 përqind.

Pjesa më e madhe e videove muzikore ngarkohe në Youtube nga kanali Vevo, një ndërmjetës që ka një marrëveshje me Google. Këtu janë të shumtë ata që ngrenë pyetjen nëse bëhet fjalë për një marrëveshje të ngritur keq, e që duhet të rishikohet?

Për Geoff Taylor ky është problem më i vogël. Së pari, sipas tij, duhet të ndryshohet legjislacioni në Shtetet e Bashkuara dhe Europë. Deri më tani, personat që ngarkojnë video muzikore që shkelin të drejtat e autorit nëpër rrjetet sociale nuk paditen. Ai thotë se është i domosdoshëm një ndryshim që do të lejonte padinë për këto shkelje.

“Muzika po ndihmon në rritjen e YouTube, por YouTube nuk po shpërndan fitimin me muzikantët”, dekaroi Geoff Taylor, kreu ekzekutiv i BPI.