Home Blog Page 6178

43 aksidente për 24 orë në Kosovë

0

Policia e Kosovës në raportin e saj 24 orësh ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe në vendin tonë kanë ndodhur 43 aksidente.

Sipas Policisë, prej tyre 33 kanë qenë pa të lënduar dhe 10 me të lënduar. Fatmirësisht në mesin e tyre nuk ka pasur asnjë me fatalitet.

Gjatë 24 orëve, policia ka bërë të ditur se ka shqiptuar 693 tiketa trafiku.

Vetëvendosje në Prizren, sot organizon takim me të aderuarat e reja

0

Lëvizja Vetëvendosje! në Prizren, sot organizon takim me të aderuarat e reja.

Të pranishëm do të jenë edhe anëtarë të kryesisë dhe deputetë nga niveli qendror i Lëvizjes Vetëvendosje!

Tubimi mbahet në Grand ‘Efessus, Prizren”, kati II, në orën 13:00.

Politika e vrau të ardhmen e qytetarëve

0

Shpresa për të jetuar në Kosovë ka vdekur qëmoti, derisa edhe e ardhmja e këtij vendi është ‘vrarë’, si pasojë e kësaj klase politike, e cila ka privatizuar vendin në çdo cep duke e bërë të veten gjithçka. Kështu të paktën kanë vlerësuar analistët dhe njohësit e rrethanave politike në vend, derisa sipas tyre, Qeveria e dështuar dhe kriminalizuar në njërën anë, ndërsa Kuvendi i shndërruar në anën tjetër në arenë të konfrontimeve politike mes grupeve të interesit nga të dyja taborët (pozitë- opozitë), pa qenë në gjendje të vënë ligj dhe rregull në seancat e kuvendit, por vetëm duke u shërbyer kësisoj interesave të tyre personale dhe klanore.

Ndaj është shtuar dilema se a është bërë Kosova vërtet një vend i pashpresë dhe pa perspektivë, nga politikanët tanë, ku Qeveria nuk e luan rolin si duhet, ndërkaq Kuvendi gjithashtu është shndërruar në një arenë, ku më së paku përfaqësohet populli dhe ku drejtësia nuk vë rregull e ligj në sundimin e ligjit. Për këtë dhe atë se si dhe pse e katandisi Kosovën kjo politikë e pa asnjë vizion zhvillimor dhe tepër e inkriminuar, ku për rrjedhojë i bëri qytetarët që të mos besojnë e të shpresojnë në këta politikanë flet shkrimi në vijim, shkruan gazeta Kosova Sot.

U shërbejnë interesave personale e klanore

Analisti Florim Zeqa, në një prononcim për gazetën “Kosova Sot”, ka thënë se politikanët e inkriminuar e kanë shndërruar Kosovën në një vend të pashpresë dhe pa perspektivë për jetesë dhe ardhmëri të gjeneratave të reja në Kosovë. Kjo, pasi, sipas tij, Qeveria e dështuar dhe kriminalizuar në njërën anë, ndërsa në tjetrën Kuvendi i shndërruar në arenë të konfrontimeve politike mes grupeve të interesit nga të dy taborët (pozitë- opozitë), pa qenë në gjendje të vënë ligj dhe rregull në seancat e kuvendit, por vetëm duke u shërbyer interesave të tyre personale dhe klanore.

“Pozita miraton ligje të dëmshme për vendin dhe në kundërshtim me kushtetutën e vendit, përderisa opozita bllokon kuvendin, gjuan gaz lotsjellës dhe për këtë shpërblehet, duke marrë paga pa marrë fare pjesë në seancat e kuvendit. Andaj, për rrjedhojë politika aktuale, pa vizion zhvillimor dhe të ardhmen politike të vendit, ua humbi të gjitha shpresat qytetarëve, ngase asnjëherë nuk janë angazhuar dhe as që kanë treguar seriozitet për t’ua rregulluar sadopak jetën e tyre të nëpërkëmbur, të abuzuar dhe manipuluar katërçipërisht ndër vite nga kusarët politikë dhe pseudopatriotët e të gjitha ngjyrave politike”, është shprehur analisti Florim Zeqa.

Pa vullnet për të luftuar dukuritë negative

Njohësi i rrethanave politike në vend, Blerim Burjani, thotë se Qeveria nuk është aspak efektive dhe efikase, duke pasur edhe vështirësi në përmbushjen e detyrave të saj, por veç kësaj, sipas tij, edhe po ta kishte vullnetin Qeveria për të ndaluar format negative, prapëseprapë do të ishte e kotë, ngase kësisoj mund të kishte mbetur pa përkrahjen e PDK-së.

“Interesat e mëdha pasurore kanë ndikuar që këta të mos munden dhe as të mos e kenë vullnetin e duhur për të luftuar dukuritë e shumta negative, që e kanë kapluar vendin që nga paslufta e vazhdojnë edhe sot. Më mirë nuk qëndron as LDK-ja, pasi njësoj edhe ajo ka abuzuar dhe keqpërdorur pushtetin dhe për më tepër, duke dërguar njerëz partiakë nëpër ambasada të ndryshme jashtë vendit. Pra, ka shumë gjëra të cilat tash edhe LDK-ja është zhytur dhe involvuar duke dërguar po ashtu partiakë nëpër borde të ndryshme. Andaj, kjo edhe është arsyeja e dështimeve të shumta dhe të njëpasnjëshme, por edhe mosndaljes së dukurive negative, pasi veç kësaj mungon vullneti i partive që qeverisin me vendin, sepse ato kanë vetëm interesat e tyre individuale dhe partiake”, ka theksuar për gazetën, “Kosova Sot” njohësi i rrethanave politike në vend, Blerim Burjani.

Në Prizren konfiskohet një pushkë gjysmë automatike

0

Në Prizren, përkatësisht në rrugën “Bujana”, njësitet policore gjatë bastisjes në shtëpinë e një të dyshuari mashkull kanë gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjysmë automatike dhe një karikator, shkruan PrizrenPress.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt. /PrizrenPress.com/

Burrë e grua rrihen mes vete në Malishevë, bëhen për spital

0

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Malishevë është arrestuar një burrë pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje me bashkëshorten e tij, janë konfrontuar fizikisht duke i shkaktuar lëndime trupore njëri-tjetrit, shkruan PrizrenPress.

Viktima pasi ka pranuar tretman mjekësor në QKMF-Malishevë është liruar, ndërsa i dyshuari pas tretmanit mjekësor, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /PrizrenPress.com/

Zbulohet busti dëshmorit të kombit Habib Zogaj-Arbri në Malishevë

0

Sot në Malishevë, pranë palestrës së sporteve, u bë zbulimi i bustit të dëshmorit të kombit Habib Zogaj, i njohur me pseudonimin Arbi. Në zbulimi e bustit morën pjesë, familja e dëshmorit, kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, kryetari i Kuvendit të Kosovës, z.Kadri Veseli, përfaqësues të organizatave të dala nga lufta e UÇK-së, bashkëluftëtar dhe qytetarë të shumtë. Palestra e Sporteve në Malishevë, mbanë emrin e dëshmorit Habib Zogaj.

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, në fjalimin e rastit, e vlerësoi lartë veprimtarinë dhe kontributin e jashtëzakonshëm të Habib Zogajt, komandant Arbri dhe tha se institucionet dhe shoqëria e kanë për obligim ti nderojnë dhe respektojnë dëshmorët, pasi falë gjakut të tyre, ne sot jetojmë të lirë.

“Habib Zogaj, ishte një djalë trim, i shkathët, sportist dhe një luftëtar i madh. Ishte një model për të rinjtë. Ky bust që po zbulohet sot, dhe të tjerët që janë vendosur dhe do të vendosen në institucionet tjera të komunës, sa herë që i shohim do të na kujtojnë se kush na e solli lirinë”, tha kryetari Begaj.

Në fund, Begaj shprehi “ krenarinë që është nga Malisheva, e cila i dha shumë kombit në luftën për liri, e në mesin e tyre edhe dëshmorin Habib Zogaj”.

Ndërsa kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, tha se “Kosova është krenare që mban bustet dhe lapidaret e dëshmorëve dhe më këtë ne e nderojmë veten, e nderojmë kombin”, përderisa e quajti hero dëshmorin Habib Zogaj, komandant Arbri.

“Në emër të institucioneve të Republikës së Kosovës, ju falënderoj në radhë të parë juve prindër që na dhatë djem si Habibi, e që falë kontributit të tyre, Kosova e ka sot lirinë e saj”, tha mes tjerash, Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Në emër të shoqatave të dala nga lufta, një fjalë rasti e mbajti edhe Xhavit Jashari, i cili pasi uroi për zbulimin e bustit të dëshmorit Habib Zogaj, tha se “lufta e UÇK-së, ishte luftë e bërë për lirinë e tokave të pushtuara, prandaj të gjithë duhet të punojmë për realizimin e amanetit të dëshmorëve”, duke cituar fjalët e komandant Kumanovës: Do të luftoj deri sa ta shoh Shqipërinë e bashkuar”.

Për jetën dhe veprimtarinë e Habib Zogaj-Arbri, foli Refki Mazreku, komandant i njësitë “Arbri”. Mazreku, në mënyrë kronologjike tregoi për veprimtarinë e “Arbrit”, para luftës, e në mënyrë që veçantë gjatë luftës, deri në rënien e tij më 25 gusht 1998, së bashku me komandant Kumanovën, në përpjekje për ti marr trupat e dëshmorëve të rënë një ditë më parë, të Gani Kastratit, Afrim Buçajt e Nuhi Mazrekut.

Në emër të familjes, Agron Zogaj, i vëllai i dëshmorit, i falënderoi të gjithë për pjesëmarrjen dhe për kontributin e dhënë, për shkrirjen në bronz të Habib Zogajt.

Në fund, nëna e dëshmorit Habib Zogaj, kryetari i Malishevës, Ragip Begaj, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, veprimtari i çështjes kombëtare Gani Krasniq, Besim Çela nga familja e komandant Colit, komandanti i njësisë “Arbri”, Refki Mazreku dhe përfaqësuesi i shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, zbuluan bustin e Habib Zogajt, komandant “Arbri”. /PrizrenPress.com/

Gashi: Inskenimet, me motive politike

0

Avokati Tomë Gashi ka nënvizuar se nëse juridikisht zbulohet që ndonjë rast i caktuar është paraqitur rrejshëm apo është inskenuar, ose edhe janë kurdisur dëshmitarë dhe prova të rrejshme, atëherë, sipas tij, kjo paraqet vepër të rëndë penale dhe se me këtë duhet të merren prokurorët, derisa, siç tha, padyshim se prokurorët merren me raste të tilla vetëm atëherë kur ato vërtetohen.

“Mirëpo, se ka raste të tilla të sajimit në Kosovë, besoj se kjo është e sigurt, e posaçërisht rastet e tillë sajohen, atëherë kur ato përdoren për luftë politike”, ka potencuar më tej ai për gazetën “Kosova Sot”.

“Zakonisht, pozita inskenon raste edhe kundër opozitës dhe gjithmonë ndodh kështu për shkak se pozita e ka aparatin shtetëror apo pushtetin në tërësi, gjersa të tjerët nuk e kanë”, ka deklaruar për gazetën “Kosova Sot” avokati Tomë Gashi.

Revista e famshme Vogue: Prizreni vend që duhet vizitohet në vitin 2017

0

Revista e famshme Vogue ka publikuar një artikull në të cilin këshillon turistët për vendet që duhet vizituar gjatë vitit 2017.

Kjo revistë ka listuar gjashtë vende joturistike të Ballkanit, të cilat duhet të vizitohet patjetër gjatë vitit të ardhshëm.

Në mesin e gjashtë vendeve gjendet edhe Prizreni që nga Vogue cilësohet si qendra e kreativitetit të Kosovës, e vendosur në afërsi të Maleve të Sharrit.

“Prizreni është i pasur me arkitekturën bizantine dhe osmane. Vizitojeni gjatë muajit gusht kur qyteti mirëpret DokuFestin, festivali më i madh i filmit në Kosovë, që ka muzikë, ekspozitë të fotografive dhe shfaqjen e më shumë se 200 filmave”, shkruan Vogue.

Vogue këshillon turistët që të blejnë aksesorë filigrani në Prizren dhe të shijojnë qebapët e këtij qyteti.

Në listën e gjashtë vendeve të Ballkanit është përfshirë edhe Himara në Shqipëri.

“Në rivierën shqiptare, ju pret qyteti i përgjumur i Himarës. E shtirë buzë detit Jon ju keni mundësi që të vizitoni plazhet e Gjipesë dhe Gramës. Ky qytet ofron peizazh të jashtëzakonshëm me të cilin nuk ngiheni kurrë”, shkruan Vogue për Himarën, transmeton Koha.net.

“Gjatë vizitës ndaluni në Dhërmi ose në Sarandë. Nëpër rrugët e Himarës ju mund të gjeni kafe dhe ushqim tradicional”, thuhet më tej në përshkrimin e vendit shqiptar.

Në listë të Vogues janë edhe Ohri, Beogradi, Transilvania e Rumanisë dhe rajoni i Hercegovinës në Bosnje e Hercegovinë.

Presidenti i përçarjes

0

Sivjet, kreu i shtetit do të mbahet mend për përkuljet në varrezat e serbëve

Ndonëse e ka marrë mandatin në fillim të muajit prill të këtij viti, sipas kalendarit vjetor, presidenti i tanishëm i vendit, Hashim Thaçi, mund të thuhet lirisht se po e mbyll vitin e parë në krye të shtetit, por për këta tetë muaj ai nuk arriti të dëshmohet, as ta luajë rolin e presidentit unifikues, sikur që ia përcakton obligimin ligji dhe Kushtetuta. Në përmbyllje të këtij viti, deputetë nga të dy taborët, pozitë e opozitë, si edhe analistët politikë, theksojnë se presidenti Thaçi jo vetëm që dështoi në këtë vit të parë të tregohet si figurë unifikuese e spektrit politik e qytetar, por janë të sigurt që gjithë mandatin e tij do ta mbyllë si i tillë, si një nga figurat më të padëshiruara të nivelit të lartë institucional për qytetarët e këtij vendi. Deputeti i LDK-së, Adem Salihaj thekson se Hashim Thaçi nuk arriti të inkorporohet në rolin e presidentit.

“U mundua të duket aktiv dhe i angazhuar me disa “reforma” zgjedhore , por nuk ia doli. I vetmi aktivitet i tij serioz ishte vizita dhe përkulja para memorialeve serbe, në mesin e të cilëve kishte edhe aso që kishin bërë masakra ndaj shqiptarëve. Madje, ndoshta edhe këtë e bëri nga frika e Gjykatës Speciale, sepse, sipas gjasave, edhe ky jeton në ankthin e arrestimit”, u shpreh më tutje ai.

“Tash së fundi iu rikthye rolit të kryetarit të PDK-së, duke marrë pjesë aktive në fushatën elektorale të kandidatit të PDK-së për kryetar të Drenasit. Në këtë mënyrë u bë kryetari i radhës që shkel Kushtetutën e Kosovës. Deri më tash i provoi disa role, përveç atij të kryetarit të Kosovës”, tha Adem Salihaj.

Me vota kontrabandë nuk ka rezultate pozitive

Kritik për rolin e presidentit janë edhe deputetët Ali Berisha nga AAK-ja dhe Zafir Berisha nga Nisma për Kosovën.

“Që nga fillimi figura e presidentit Thaçi është konsideruar dhe ka mbetur si president jokonsensual, nuk është figurë unifikuese dhe nuk po arrin që t’i prezantojë akoma të gjithë qytetarët e Kosovës dhe dallimet që i kanë. Pra, ai edhe tash, pas gati një vit në këtë mandat, po konstatohet se ajo që është e përshkruar me Kushtetutë dhe i takon të parit të vendit, si president i shtetit, në asnjë moment nuk është realizuar as nuk mund të realizohet as në të ardhmen”, tha Ali Berisha nga AAK-ja.

Të kontestuar nga shumica politike dhe qytetare, ashtu sikur edhe në pozitën e presidentit, e sheh edhe në fund të këtij viti edhe deputeti Zafir Berisha nga Nisma për Kosovën.

“Hashimi, ashtu sikur që është ditur, ka filluar dhe do të vazhdojë edhe më tutje ta luajë rolin e tij të përçarjes, në vend të rolit të unitetit, edhe nga pozita që e ka, e ku ka ardhur kryesisht me vota të kontrabanduara. Ai edhe tani po vazhdon dhe do të vazhdojë akoma të përzihet në punët që nuk i takojnë atij si kryetar i shtetit, më shumë po sillet si kryetar i PDK-së. Ai vazhdon të jetë person jounifikues në pozitën që duhet me qenë unifikuese dhe ky është një dëm i madh për demokracinë e re të Kosovës”, tha Berisha nga NISMA për Kosovën. /Kosova Sot/

Vizat, muri, PISA, kodi…, dështimet e rënda të Qeverisë

0

Për pak muaj janë radhitur dështimet rend të Qeverisë së Kosovës: mosliberalizimi i vizave, raporti i turpshëm i arsimit, muri i ndarjes në Mitrovicë, kodi telefonik, i cili na u dha jo si shtet, dhe humbja e milionave nga Amerika për shkak të korrupsionit, shkruan sot, gazeta Zeri.

Pos liberalizimit, Demarkacionit e Asociacionit, Republika e Kosovës muajin e fundit është ballafaquar edhe me katër dështime të reja. Para disa ditësh në veri të Mitrovicës u ndërtua muri, i cili e ndan këtë qytet në dy pjesë, u dëshmua edhe një herë shkalla e lartë e korrupsionit, me ç’rast Kosova humbi miliona euro, doli rezultati i dobët i arsimit nga PISA, si dhe u shfaq paqartësia për kodin telefonik, se a i është ndarë Kosovës si shtet apo si krahinë ky kod?

Partitë opozitare vlerësojnë se përgjegjëse për dështimin e tërë këtyre çështjeve, mbetet Qeveria e Kosovës, respektivisht ish-kryeministri Hashim Thaçi dhe kryeministri i tanishëm Isa Mustafa. Sipas tyre, kodi telefonik i është ndarë Kosovës si krahinë autonome, por jo si shtet më vete. Por, një gjë të tillë e ka mohuar ministrja për Dialog, Edita Tahiri, e cila ka thënë se ky kod e bën Kosovën shtet të barabartë me të tjerat. Nga ana tjetër, analistët politikë vlerësojnë se dështimet në fjalë kanë ardhur kryekëput si pasojë e mosqeverisjes së duhur. /Zëri/