Home Blog Page 6177

Prizren: Gjykimi i improvizuar

0

Praktikantët e Gjykatës Themelore të Prizrenit kanë mbajtur një seancë të të improvizuar e organizuar nga gjyqtari i Krimeve të Rënda Xhevdet Elshani, si dhe nën mbështetjen e kryetarit të kësaj gjykate Ymer Hoxha.

Trupi gjykues i seancës së improvizuar ishte i përbër nga Drenusha Berisha, kryetare e trupit gjykues, Arment Baxhaku dhe Fatime Uka anëtar të trupit gjykues,në rolin e prokurorit të shtetit ishte caktuar Dardan Krasniqi, në rolin e mbrojtësit ishte Shqipe Maqkaj, ndërsa i akuzuar ishte Arsim Zyba praktikant i Odes së Avokatëve, ndërsa si dëshmitar të rastit ishte Njomza Bajrami dhe Rona Reshtani.

I akuzuari ngarkohej për veprën penale mbajtja në pronësi kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374 të KPRK-së, dhe veprës penale përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm nga neni 375 i KPRK-së.

Pas përfundimit të seances Kryetari i kësaj gjykate i përgëzoj studentët për punën profesionale që treguan gjatë mbajtjes së seancë të improvizuar.

Prizren: Prokurori heq dorë nga aktakuza ndaj zyrtarëve të Komunës së Suharekës

0

Prokuroria ka hequr dorë nga aktakuza në rastin gjyqësor ndaj katër zyrtarëve komunalë të Suharekës dhe një biznesmeni nga ky qytet.

Në fjalën përfundimtare, prokurori Sefer Morina hoqi dorë nga ndjekja penale me arsyetimin se gjatë shqyrtimit gjyqësor nuk është vërtetuar me asnjë provë se të akuzuarit kanë kryer veprat penale që u vihen në në barrë.

“Në këtë çështje penale, nuk është vërtetuar me asnjë provë se këta të akuzuar kanë kryer këto vepra penale”, tha prokurori Morina.

Veprimin e prokurorit e mirëpritën të akuzuarit dhe mbrojtësit e tyre.

”Kjo tregon se sistemi i drejtësisë në përgjithësi funksionon dhe demanton të gjitha konstatimet se prokuroria vetëm ndjek. Prokuroria, në këtë rast përveç që ka ngritë aktakuzë, në fakt edhe ka heqë dorë, e në këtë rast i bie se mbron edhe qytetarët e Kosovës, në përputhje me dispozita ligjore”, tha avokati Hajrip Krasniqi.

Në këtë rast gjyqësor të akuzuar ishin ish-drejtori i Urbanizmit të Suharekës, Kurtesh Fondaj, ish-drejtori i Inspektoratit, Raif Fetiu, dy inspektorët Hafir Maliqaj e Berat Kabashi, si dhe biznesmeni Muharrem Elshani.

Ish-drejtori i Urbanizimit akuzohej se më 22 korrik 2013 miratoi kushtet e ndërtimit, duke plotësuar dhe ndryshuar aktvendimin e pëlqimit urbanistik dhe kushtet e lokacionit dhe lëshoi leje të re ndërtimi në emër të Muharrem Elshanit në kundërshtim me planin urbanistik detal të qytetit.

Aktakuza e ngarkonte Muharrem Elshanin se ka zhvendosur një pjesë të fushës së klubit të futbollit “Ballkani”, duke shfrytëzuar për nevoja të kompanisë së tij 16 ari nga kjo fushë.

Elshani akuzohej edhe se gjatë ndërtimit të objektit afaristo-banesor ka përvetësuar sipërfaqen prej 50 metrash katrorë, duke kaluar në bazën e themeltë të objektit në pronësi shoqërore, me ç’rast Komunës i shkakton dëme të konsiderueshme.

Ndërsa drejtori i Inspektoratit, Raif Fetiu, dhe inspektorët e ndërtimit Hafir Maliqaj dhe Berat Kabashi akuzoheshin se prej muajit korrik 2013 deri në muajin prill 2015 me qëllim ia mundësuan Muharrem Elshanit zhvendosjen e një pjese të fushës së “Ballkanit” në sipërfaqe prej 16 ari dhe hyrjen në pronë shoqërore prej 50 metrash gjatë ndërtimit të një objekti afarist-banesor./Kallxo.com/

Selimi: Edhe në kohën sa isha unë drejtor kishte policë të përfshirë në korrupsion

0

Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Behar Selimi ka bërë thirrje të mos përzihet politika vendore, as ajo ndërkombëtare, në rastin e 59 policëve të dyshuar për korrupsion.

Ai ka thënë se drejtësia duhet t’i shkojë deri në fund këtij rasti, pavarësisht reagimeve.

Në intervistën dhënë për “Epokën e Re”, Selimi ka pranuar se gjatë kohës kur ka qenë drejtor i policisë ka pasur raste të përfshirjes së policëve në vepra të tilla.

Por, sipas tij, në atë kohë paligjshmëritë mbroheshin nga politika, sidomos ajo ndërkombëtare.

Selimi ka mohuar mundësinë që ky rast ta prishë imazhin e mirë që Policia e Kosovës ka brenda dhe jashtë vendit.

Vrasja e shumëfishtë e Astrit Deharit

0

Vehbi Kajtazi

Pse shteti, Lëvizja Vetëvendosje, Familja Dehari dhe Tomë Gashi kanë hise në vrasjen pas vdekjes së Astrit Deharit?

Astrit Dehari po vritet çdo ditë. Së pari atë e vrau shteti me pakujdesinë e tij. Së dyti Lëvizja Vetëvendosje me keqpërdorimin e vdekjes së tij për profite politike. Së treti familja me ekspozimin e dhimbjes dhe tragjedisë në funksion të kauzës së subjektit që i takon. Dhe së katërti avokati Tomë Gashi me joprofesionalizmin dhe shtrembërimin e skajshëm të fakteve.

Nuk ka gjasë tjetër pos asaj që Astrit Dehari ka vrarë vetën. Shteti, sado i kriminalizuar nuk ka pasur kurrfarë interesi që ta vrasë Deharin. Ai nuk ishte lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, e as truri i këtij subjekti. Shteti do të ishte i interesuar që Deharin ta nxirrte para drejtësisë dhe ta bindte Gjykatën se ka qenë “pjesë e një grupi që ka kryer sulm terrorist”.

Deri sot në burgjet e Kosovës nuk është vrarë asnjë njëri. Nëse dikush do të vritej, ai ka qenë Nazim Bllaca. Atij, nuk i ndodhi asgjë e keqe në burg.

Vetëvrasje në burgjet e Kosovës ka pasur shumë herë. Pa zhurmë e pa ndikim politik, trupat e tyre janë varrosur dhe më kaq ka përfunduar historia e tyre.

Por, në rastin Dehari nuk ka ndodhur kështu. Sepse i ndjeri ishte aktivist politik. Por, ky fakt nuk e përjashton atë nga vetëvrasja.

Për raste ekstreme të vetëvrasjeve flet edhe një hulumtim i kryer nga një organizatë e quajtur “Inside Prison” me seli në Kanada. Studimi thotë se vetëvrasja është shkaku kryesor i vdekjes në burgjet amerikane. Të burgosurit janë në një rrezik më të lartë të vetëvrasjeve sesa publiku i gjerë dhe sidomos ata që janë dënuar kohët e fundit. Studimi tregon se të burgosurit shpesh përdorin një numër të metodave të ndryshme për të bërë vetëvrasje. Madje, edhe mënyrat më të dhimbshme për t’i dhënë fund jetës së tyre.

Studimi thotë se në shumë burgje në qoftë se është zbuluar tendenca për vetëvrasje, i burgosuri vendoset në një repart të veçantë, i cili mbikëqyret nga stafi çdo 15 minuta. Të burgosurit në këto reparte zakonisht e kanë të lejuar të veshin vetëm veshje spitali dhe të kenë një batanije, dhe zakonisht janë të vendosur në një në karrige frenimi, nëse simptomat janë të rënda.

Përveç kësaj, shumë metoda tjera të vetëvrasjes thotë studimi, janë të ndryshme dhe nganjëherë aq të zgjuara, deri në pikën ku shumë mbikëqyrës apo gardianë, kanë pranuar publikisht se nuk mund të kenë një mbikëqyrje mbi ta. Studimi thotë se metoda më e zakonshme e vetëvrasjes është ngufatja apo varja.

Plagët e vetë-shkaktuar paraqesin metodën e tretë më të zakonshme të vetëvrasjes. Këto më së shpeshti përfshijnë bulonat, thika, makina rroje dhe pjesë të ndryshme të telave.

Studimi tregon se si një grua në burgun e Kingstonit theu një gotë me ujë, të cilën pastaj e gëlltiti. Të burgosurit kanë përdorur edhe brisk rroje, të cilët shpesh janë të arritshme për të kryer vetëvrasje. Shumë prej tyre kanë prerë fytin e tyre, qafën dhe barkun. Disa kanë prerë edhe kofshët e tyre. Një grua në një spital u përpoq të bëjë vetëvrasje, duke gëlltitur shtatë bateri dhe dy brisqe rroje dhe duke ngrënë dy të tretat e një këpuce tenisi.

Asfiksia, është metodë tejet e përhapur për të kryer vetëvrasje. Në shumë raste përdoren qese plastike për të ndërprerë qarkullimin e ajrit.

Një i burgosur në Belfast të Irlandës Veriore, në shtator të vitit 2005 bëri konfuz ekspertët pasi në mënyrë të “çuditshme” e kishte lidhur në nyje një qese plastike mbi kokën e tij dhe me sukses kishte kryer vetëvrasje.

John McGrath bëri 6 nyje nga lidhëset e këpucëve, këmishës, dhe peshqirit, duke mbuluar gojën me një qese plastike dhe duke mbushur hundën e tij me copa dhe pjesë të qeses deri në hundë. Eksperti Knot Michael Lucas tha se McGrath ka gjasa të kishte përgatitur më parë këto nyje, me disa gjëra që kishin mbetur në qeli, shkruante gazeta irlandezo-veriore Belfast News Letter më 1 shtator të vitit 2005.

Rasti më ekstrem dhe trishtues i vetëvrasjes, ishte ajo në Sawai Palaphol në Tailandë, kur një i burgosur në mënyrë të përsëritur përplasi kokën e tij në murin e burgut deri sa u rrëzua i vdekur në tokë.

Studimi thotë se ndër faktorët që kontribuojnë në dëshirën për të vrarë veten janë izolimi social, disiplina e ashpër, mungesa e intimitetit, kërcënim i vazhdueshëm i dhunës, frikës, fajit, shpresës dhe depresioni.

As të burgosurit dhe paraburgosurit në Kosovë nuk mund të bëjnë përjashtim të madh prej metodave të tilla të vetëvrasjes. Megjithatë, në rastin Dehari, shteti ka hise të madhe në vdekjen e tij, të cilësuar zyrtarisht si vetëvrasje.

Pse shteti ka dorë në vdekjen e Astrit Deharit?

Shteti e kishte në dorë jetën e Astrit Deharit. E kishte privuar nga liria me masë paraburgimi nën dyshimin se ka kryer një vepër të rëndë penale – vepër terroriste. I ndjeri nuk do të duhej të lihej pa mbikëqyrje të vazhdueshme si gjithë të tjerët. Ai kishte precedent në familje – vëllai i tij kishte kryer vetëvrasje dy vjet më parë.

Shteti do të duhej ta mbikëqyrte atë vazhdimisht. Do të duhej ta mbante nën vëzhgimin dhe trajtimin e psikologëve dhe specialistëve. Këtë nuk e bëri. Dhe për pasojë ndodhi vdekja e Astritit në rrethana shumë të errëta.

Vdekja u bë edhe më e mistershme për shkak të komunikimit të Policisë dhe Prokurorisë me publikun. Drejtori i Policisë së Prizrenit, Nexhmi Krasniqi tha se i ndjeri piu barna dhe vdiq rrugës për në spital.

Kryeprokurori i Prizrenit, Sylë Hoxha tha se i ndjeri kishte shenja dhune në duar.

Këto konstatime i bënë ende pa u kryer asnjë hetim. Pra, ishin paushall, siç janë shumë prej deklaratave të tyre në shumë raste.

Deklarimi i këtyre dy zyrtarëve bëhet edhe më i pabesueshëm kur kihet parasysh profili i tyre. Nexhmi Krasniqi është nën hetime për krim të organizuar. Sylë Hoxha ndërkaq ka ardhur në pozitën e kryeprokurorit me anë të ndikimit politik të Partisë Demokratike të Kosovës.

Vendi ku vdiq Astrit Dehari është dëshmuar se është një institucion i menaxhuar keq dhe në mënyrë kriminale. Në atë qendër një i burgosur kishte arritur të ndërtonte një dhomë private brenda hapësirës korrektuese. Krejt shërbimet ia kishin kryer gardianët.

Kjo qendër nuk është menaxhuar siç duhet nga shteti. Ose më mirë të thuhet se shteti e ka menaxhuar bashkë me kriminelë.

Për të gjitha këto arsye, shteti ka hise në humbjen tragjike të jetës së një aktivisti politik.

Pse Lëvizja Vetëvendosje ka dorë në vdekjen e Astrit Deharit?

Ky subjekt politik është themeluar dhe funksionon në baza ideologjike. Indoktrinimi me anë të ligjëratave, literaturës dhe filmave ka ndikuar tek një pjesë e madhe e aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje që në shumë raste të kryejnë akte kriminale duke rënë ndesh me ligjin. Ata, janë të gatshëm që këtë ta bëjnë edhe në të ardhmen sepse këtë e kërkon koncepti ideologjik i partisë.

Mënyra si identifikohen dhe pastaj rekrutohen të rinj inteligjent nga krerët e këtij subjekti, është krejtësisht e ngjashme me historitë e rekrutimit që kanë kryer shumë subjekte me ideologji majtiste në botë.

Duke pasur ndikim dhe pushtet mbi të rinjtë, Vetëvendosje ka kapacitet për të krijuar edhe kamikazë ideologjik. Ndikimi mbi Deharin nuk bën përjashtim në këtë rast.

Menjëherë pas vdekjes së Deharit, Vetëvendosje doli me konstatimin se kjo është vrasje. Ata, nuk pranuan dhe nuk janë të gatshëm të pranojnë kurrfarë versioni tjetër për këtë ngjarje tragjike, pos vrasjes. Sepse kështu u konvenon. Sepse në këtë mënyrë mund të krijojnë një kauzë politike me mundësi të nxitjes së një revolucioni, për çka punon ky subjekt tash e sa vjet.

Vetëvendosje, përdori vdekjen e Deharit kryekëput për qëllime politike, duke hequr dorë kështu nga parimi njerëzor i trajtimit të një tragjedie në mënyrë pak më humane.

Ky subjekt ka hise në vdekjen e Astrit Deharit.

Pse familja ka hise në keqtrajtimin e vdekjes së djalit të tyre?

Dhimbjen që ka transmetuar familja Dehari për vdekjen e birit të tyre, sigurisht se ka prekur secilin qytetar të Kosovës. Ama, kjo dhimbje nuk është transmetuar asnjëherë pa ngjyrime politike. Këtë dhimbje, familja e ka vënë krejtësisht në funksion të Lëvizjes Vetëvendosje, e cila nuk ka qëllim të zbulohet e vërteta, pos të vërtetës së tyre që është vrasja. Familja, iu dorëzua krejtësisht Vetëvendosjes duke ia lënë dhimbjen e saj në dorë për ta përdorur për qëllime politike – rrëzimin e pushtetit. Madje dolën në konferencë për media të shoqëruar nga Dardan Molliqaj dhe Sami Kurteshi.

Familja që u ankua se disa media ekspozuan trupin e djalit të tyre në publik – e ekspozuan atë në mënyrën më të vrazhdë duke publikuar fotografitë nga ekspertiza mjekoligjore.

Pse Tomë Gashi ka hise në vrasjen e Astrit Deharit?

Avokatin Tomë Gashi e njoh prej vitesh personalisht. Është profesionist për manipulimin e masës në interes të klientëve të tij. Me të njëjtin zell dhe energji e ka mbrojtur Hashim Thaçin sa ishte këshilltar i tij. Njëjtë e ka mbrojtur edhe Azem Sylën, derisa i akuzuari për krim të organizuar hoqi dorë prej tij. Me të njëjtin zell e ka mbrojtur edhe Natali Velijajn, e dënuar më 10 vjet burgim për vjedhjen e 1.4 milion eurove të buxhetit të Kosovës. Njëjtë e ka mbrojtur edhe Sabit Rrahmanin.

Pra, Gashi si avokat është i fokusuar që mbrojtjen e klientëve të tij ta bëjë në media dhe publik, e jo në Gjykatë.

Tomë Gashi nuk e ka problem të gënjej publikisht dhe në sy gjithsecilin. Ashtu siç pati bërë në vitin 2012 kur u dënua më 6 muaj burgim me kusht për vepër penale. Në sy dhe pa u skuqur fare më thoshte se nuk është e vërtetë se jam dënuar, ndërkohë që unë mbaja në dorë aktgjykimin dënues kundër tij.

Njëjtë si në të gjitha rastet tjera po arrin që edhe me rastin Dehari të manipulojë publikun duke prezantuar si ekspertë të pavarur dy mjekoligjorë nga Shqipëria të angazhuar nga Familja Dehari.

Prezantimi si ekspertë të pavarur është mashtrim sepse ata nuk janë të pavarur. Ata, përfaqësojnë familjen dhe si të tillë janë të anshëm. Nëse nuk duhet t’u besohet ekspertëve mjekoligjor të Demartapemntit të Mjekësisë Ligjore në Prishtinë të cilët kryejnë të gjitha ekspertizat në Kosovë, pse duhet t’u besohet dy ekspertëve nga Shqipëria.

Pos kësaj, Gashi po manipulon me ekspertizat mjekoligjore sepse asnjë raport nuk flet nëse dikush është vrarë apo vetëvrarë. Ekspertët konstatojnë vetëm shkaqet e vdekjes, ndërsa hetuesit dhe Prokuroria janë ata që nxjerrin rezultatin përfundimtar nëse dikush është vrarë apo vetëvrarë.

Në gjithë këtë histori, Tomë Gashi më së paku është avokat.

Së fundi shoqëria civile ka marrë përsipër një barrë të rëndë të përpjekjeve që politika të ndërhyjë në drejtësi.

Është e njëjta shoqëri civile dhe individë që e përbëjnë atë që në të paktën dy raste kanë dalë hapur kundër përzierjes së politikës në drejtësi.

Kur Kuvendi provoi të diskutojë për rastin Kiqina, kam lexuar dhjetëra kolumne e statuse të aktivistëve të shoqërisë civile të cilët kanë kërkuar nga Kuvendi i Kosovës që mos të ndërhyjë në drejtësi. Kështu bënë edhe para disa javësh kur Kuvendi diskutoi për rastin Drenica.

Ndërsa, në rastin Dehari këta individë janë bërë prijës të një peticioni me të cilin po përpiqen të detyrojnë politikën të ndërhyjë në një rast që i takon vetëm sistemit të drejtësisë.

Pra, shteti, Lëvizja Vetëvendosje, familja dhe Tomë Gashi kanë hise në manipulimin e së vërtetës së vdekjes së Astrit Deharit. Shteti e mbron konkluzionin se i ndjeri është vetëvrarë, VV-ja, Familja Dehari dhe Tomë Gashi e mbrojnë konkluzionin e tyre se i ndjeri është vrarë.

Si pasojë, Astriti është ka pësuar vrasje të shumëfishtë./Insajderi.com

Themelohet Kuvendi i të Rinjve në Prizren

0

Kuvendi i të rinjve të Prizrenit, u themelua të hënën, me ç’rast u organizuan edhe zgjedhjet për strukturën udhëheqëse të këtij organizmi kulturor.

Kryesuesi i Këshillit nismëtar për themelimin e Kuvendit të të rinjve Leonor Berisha tha se rinia është e ardhmja e një vendi.

“Ne jemi e sotmja dhe e ardhmja e vendit tonë. Duke i shërbyer rinisë ne do të punojmë për të ardhmen tonë” tha Berisha.

Kryesuesi i Kuvendit Komunal Kujtim Gashi, duke i përshëndetur të rinjtë e pranishëm uroi që të zgjidhet një strukur e qëndrueshme.

“Në Komunën e Prizrenit ekzistojnë disa organizata rinore dhe disa mekanizma rinor që funksionojnë. Sigurisht se Kuvendi i të rinjve do të jetë begati shtesë për sektorin e rinisë në Komunën e Prizrenit krahas organziamve rinore që ekzistojnë siq janë KVRL, Qendra rinore dhe disa organizata të tjera, me të cilat Kuvendit Komunal ka bëshklëpunim të vazhdueshëm”,transmeton newskosova.

Kryesuesi Gashi në vazhdim i njoftoi të rinjtë e Kuvendit të të rinjve se Prizreni është ndër komunat e para që ka hartuar planin e veprimit për rini dhe politikat rinore, të cilat kanë kaluar në Kuvendin e Komuëns dhe janë miratuar.

“Jemi nga komunat e vetme në Republikën e Kosovës që nëpërmjet Kuvendit Komunal kemi ndarë buxhet të veçantë për funksionimin e këtyre mekanizmave rinor.

Në mesin e dy të rinjve që shpallën kandidaturën për ta udhëhequr Kuvendin e të rinjve: Ram Bobajt dhe Leonor Berishës, kryetar i Kuvendit të të rinjve të Prizrenit u zgjodh Leonor Berisha, ndërsa, kryesia do të zgjidhet në seancën e parë, të Kuvendit të të rinjve të Prizrenit

PDK-ja në Prizren, të mërkurën, shënon përvjetorin e 17- të

0

Dega e PDK-së në Prizren, të mërkurën, shënon 17- vjetorin e themelimit të saj.

Në këtë aktivitet festiv, do të marrë pjesë edhe kryetari i PDK-së, Kadri Veseli.
Festa shënohet në restorantin “Nafron Excluzive” në ora 16:00.

Tentim vrasje në Rahovec

0

Një persona është plagosur me armë zjarri në fshatin Bobovc të Rahovecit. Policia njofton se viktima është plagosur me një plumb në kokë.

“I dyshuari ka shtënë me arme zjarri në drejtim të viktimës i cili është qëlluar në kokë me një plumb”,thuhet në njoftimin e PK, transmeton PrizrenPress

Viktima është dërguar për tretman mjekësor ne QKUK-Prishtine.

I dyshuari është arrestuar i është konfiskuar arma e llojit Pistolete 9 mm me te cilën dyshohet qe ka kryer veprën.

Me vendim te prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje/PrizrenPress.com/

Ish-punëtori pret përmbylljen e padisë ndaj komunës së Prizrenit prej 15-vjetësh

0

Janë bërë më shumë se 15 vjet qëkur Arsim Tuli, ish-punonjës në administratën komunale të Prizrenit, endet nëpër gjykata të shkallëve të ndryshme në përpjekje për të realizuar të drejtën në raport me një vend të punës.

Ani pse gjyqësori në shkallë të ndryshme ka konstatuar se nuk është bërë vlerësimi i drejtë i kandidatëve në bazë të konkursit për vendet e punës në Komunën e Prizrenit, në të cilin kishte konkurruar në vitin 2001 edhe paditësi Arsim Tuli, ky i fundit pretendon se ende këto aktgjykime nuk po gjejnë zbatim praktik, shkruan sot “Koha Ditore”. Ai rikujton se ky kontest është duke u zhvilluar nga viti 2001 dhe se tashmë duhet të përmbyllet.

“I kam kaluar të gjitha instancat gjyqësore nga aktgjykimi i formës së prerë, aktgjykimi i Supremes pas revizionit si dhe dy aktgjykime të Gjykatës së Apelit, të gjitha këto në favor apo të drejtën time. Por, për çudi, lënda assesi të përfundojë. Prandaj kam kërkuar nga Gjykata Themelore e Prizrenit që lënda ime të marrë epilogun përfundimtar dhe mua të më mundësohet realizimi i së drejtës sime, që e pres qëmoti”, ka thënë Tuli.

Rreshteri Nuredin Begolli nga Prizreni, deklaron pafajësinë për keqpërdorim të informatës

0

Rreshteri policor i akuzuar për keqpërdorim të informatës zyrtare deklaroi pafajësinë në gjykatë.

Rreshteri policor Nuredin Begolli u deklarua i pafajshëm në seancën fillestare të gjykimit ndaj tij për keqpërdorim të informatës zyrtare.

Në këtë seancë prokurori i shtetit lexoi aktakuzën, ndërsa rreshteri Begolli tha se në asnjë rrethanë nuk ka bërë keqpërdorim të informatës zyrtare.

Hajrip Krasniqi, avokati i Nuredin Begollit tregoi se do ta kundërshtojë aktakuzën, ndërsa tha se për mungesë të disa informacioneve nuk e ka të qartë a ka elemente penale për të mbrojturin e tij.

“Kundërshtojmë aktakuzën dhe provat të cilat i janë bashkangjitur kësaj aktakuze, mirëpo mbrojtja nuk do të jetë në pozicion të mirë, ngase i mungojnë disa informacione dhe atë në vazhdimin e procedurës do të duhej të kërkohet dosja penale e Deli Hoxhës, për të ditur në fakt, a ka pasur apo nuk ka pasur dosje penale,” tha Krasniqi.

Avokati Krasniqi tregoi se do të ftojë dikë nga policia si dëshmitar.

“Gjithashtu në seancat e radhës do të propozojmë që të thirret zyrtari i policisë së Kosovës, për t’u sqaruar lidhur me të kuptuarit e informacionit zyrtar, me qëllim që në këtë çështje penale të kemi një interpretim të drejtë të kuptimeve dhe nocioneve,” tha Krasniqi.

Seanca e ardhshme u caktua me 17 janar, ndërsa në të pritet të vendoset mbi kërkesat për kundërshtim të aktakuzës.

Rreshteri Nuredin Begolli akuzohet nga Prokuroria e Shtetit se në tetor të vitit 2015 duke punuar në Stacionin Policor “Alfa” në Prizren ku kishte qasje në informacione, keqpërdor informatën zyrtare që personi tjetër të përfitojë.

Sipas aktakuzës, duke vepruar në bazë të kërkesës së qytetares A.K. gjatë bisedave telefonike nëpërmjet rrjetit viber e njofton atë për numrin e veprave penale dhe të kundërvajtjes të kryera nga Deli Hoxha.

Këto informacione që konsiderohen zyrtare më pas kanë ndikuar në prishjen e raporteve në mes të të dëmtuarës dhe qytetares A.K./Kallxo.com/

Kërcënime në mbledhjen SHKA “Agimi” në Prizren (Video)

0

Mbledhja e jashtëzakonshme në SHKA ” Agimi” në Prizren është përcill sot me tensione të larta. Ajo është përciell edhe nga policia.

Salla ishte e vogël për të gjithë ata që ishin anëtarë dhe jo anëtarë të Agimit, ku janë zhvilluar diskutime të zjarrta.

Gjatë këtyre diskutimeve ka pasur tone të larta nga pjesëmarrës të shumtë, ndërsa më pas ato janë bartur edhe jashtë objektit.

Policia është detyruar të intervenojë për të qetësuar gjendjen aspak normale që mbretëronte. /TV Prizreni/