Home Blog Page 6179

Haxhiu: Sylë Hoxha dhe të tjerët do të marrin përgjegjësinë për këtë krim të dytë

0

Deputetja nga radhët e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu ka reaguar ndaj Kryeprokurorit Sylë Hoxha, i cili deklaroi se nuk do ta marrin parasysh raportin e ekspertëve të pavarurur lidhur me vdekjen e Astrit Deharit.
Haxhiu përmes një postimi në Facebook ka thënë se një prokuror që ka kredibilitet moral e profesional, nuk do të thoshte diçka të tillë, përkundrazi, do të analizonte secilën fjalë të atij raporti.

Postimi i plotë:

Kryeprokurori Sylë Hoxha paska thënë se nuk do ta marrë parasysh, raportin e ekspertëve të pavarur për vdekjen e dhunshme të Astritit në qendrën e paraburgimit në Prizren!

Një prokuror që ka kredibilitet moral e profesional, nuk do të thoshte diçka të tillë, përkundrazi, do të analizonte secilën fjalë të atij raporti.
Për fatin tonë të keq, Sylë Hoxha dhe Metush Birraj, janë soji i prokurorëve të kapur dhe këta që nga fillimi kanë dëshmuar që nuk janë të interesuar të zbardhin të vërtetën mbi vdekjen e dhunshme të Astritit. Këta kanë dëshmuar në vazhdimësi se janë vegël e këtij regjimi dhe janë përpjekur në kontaminimin e provave.

Le ta dijnë Sylë Hoxha dhe gjithë të tjerët që janë të përfshirë në tendencën për heshtjen dhe fshehjen e vdekjes së dhunshme të Astritit, se e vërteta mbi vdekjen, do të kuptohet dhe gjithë këta do të marrin përgjegjësinë për këtë krim të dytë!(sic.)/Telegrafi/

Gashi: Sylë Hoxha, deshi s’deshi do ta pranojë raportin e mjekëve

0

Avokati i familjes Dehari në rastin e vdekjes së Astrit Deharit, Tomë Gashi ka folur për portalin Koha.net pas deklaratave të kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prizren, Sylë Hoxha dhe prokurorit të rastit, Metush Biraj, të cilët kanë thënë se nuk e marrin për bazë raportin e dy mjekëve ligjor të pavarur të angazhuar nga familja Dehari në procesin e autopsisë.

Ai ka thënë se raporti duhet marrë për bazë, sepse është zyrtar dhe është përpiluar nga ekspertët të cilët i kanë lejuar vetë të marrin pjesë në proces të autopsisë, transmeton Koha.net.

“Ndoshta në tavolinë ende nuk u ka shkuar ky raport, por në Prokurori është dorëzuar. Ata duhet me marrë këtë raport për bazë, është raport zyrtar, është nga ekspertët të cilët i kanë lejuar vetë. Ka të bëjë me kryeprokurorin e Prizrenit Sylë Hoxha kanë qenë të lejuar nga shefi i tij, Aleksandër Lumezi, dhe janë lejuar gjithshtu nga ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha. Nëse hierarkia e shtetit funksionon, nëse i respektojnë vendimet e tyre që i kanë dhënë para medieve më 5.11.2016, ne nuk kemi marrë pjesë në abduksion në mënyrë klandestine, por kemi qenë të lejuar”, ka thënë Gashi për Koha.net.

Ai ka thënë se kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Sylë Hoxha deshti apo jo, do ta pranojë raportin.

“Në raportin e Sylë Hoxhës është konstatuar pjesëmarrja e këtyre ekspertëve dhe ne nuk kemi qenë aty për arsye tjetër. Thuaj Sylë Hoxhës, deshe s’deshe do ta pranojë”, ka përfunduar Gashi.

Metush Biraj: Nuk e marrim parasysh raportin e ekspertëve të pavarur për rastin Dehari

0

Sot është publikuar raporti i ekspertëve të pavarur lidhur me vdekjen e aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Deharit.

Sipas këtij raporti vdekja e Deahrit ka qenë e dhunshme, e menjëhershme dhe ka ardhur si pasojë e asfiksisë së dhunshme (traumatike).

Lidhur me këtë, avokati Tomë Gashi ka thënë se të gjeturat tregojnë dhe është përfundim logjik se kemi të bëjmë me vrasje dhe jo vetëvrasje.

Ndërkaq prokurori i Departamentit të Krimeve të Rënda në Prizren, Metush Biraj i cili është marrë me hetimet lidhur me vdekjen e Deharit, ka thënë për Telegrafin se nuk e komenton raportin e mjekëve të pavarur.

“Ne kemi dalë me qëndrim zyrtar për rastin Dehari. Tash çfarë bëjnë mjekët e pavarur nuk është çështje që unë duhet ta komentoj”, ka thënë Biraj.

Ai ka shtuar se nuk kanë se çfarë ta marrin parasysh raportin e publikuar sot, pasi që sipas tij tashmë ekziston qëndrimi zyrtar.

“Qëndrimin e mjekëve të pavarur unë nuk e komentoj”, u shpreh Biraj.

Ndërkaq në nëntor të këtij viti, kryeprokurori i Prokurorisë së Prizrenit, Sylë Hoxha kishte prezantuar rezultatin e raportit të autopsisë, ku thuhej se Astrit Dehari është vetëvrarë.

Astrit Dehari, ish-aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje ka ndërruar jetë me 5 nëntor 2016, në Qendrën e Paraburgimit në Prizren./Telegrafi/

Sylë Hoxha: Ne kemi dal me deklaratë të ekspertëve hetues

0

ryeprokuroi, Sylë Hoxha, e ka konsideruar të mbyllur rastin e Deharit. Hoxha në një prononcim për “zeri.info”. ka deklaruar se Prokuroria e Shtetit ka dal me një deklaratë dhe deklaratat e avokatit të familjes Dehari, Tomë Gashi nuk ka dashur t’i komentojë.

“Unë nuk konsiderojë asgjë nga ajo çfarë u tha sot. Ne kemi dal me deklaratë të ekspertëve hetues. Nëse dal prapë me deklaratë do e kupton”, ka thënë shkurt HOxha. /ZERI/

Prizren: Policia e Kosovës e gatshme të mbrojë dhe të promovojë trashëgiminë kulturore

0

Më shumë se 50 zyrtarë të policisë u mblodhën në Prizren këtë javë për të marrë pjesë në një trajnim tre-ditor mbi mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore, në kuadër të projektit “Ndërtimi i Besimit Përmes Mbrojtjes Kulturore” të financuar nga Bashkimi Evropian në Kosovë dhe implementuar nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).

Njësiti i Policisës së Kosovës për mbrojtjen e objekteve fetare dhe të trashëgimisë kulturore, drejtoria për planifikimin dhe vlerësimin operacional në Prishtinë, njësiti i policisë në komunitet dhe zyrtarët e policisë nga stacionet lokale që ndodhen në afërsi të objekteve të trashëgimisë kulturore në Kosovë janë trajnuar në ofrimin e shërbimeve më të mira policore komuniteteve, vendeve të trashëgimisë kulturore dhe në sigurimin e mbrojtjes së pronës dhe sigurinë e njerëzve pa dallim etnie, gjuhe apo gjinie.

Për më tepër, trajnimi u përqëndrua në forcimin e njohurive mbi sfidat që kanë të bëjnë me punën policore në mjedise shumë-etnike dhe gjithashtu, përmes metodave të angazhimit të komunitetit, në ngritjen e respektit, besimit dhe mirëbesimit në mes të Policisë së Kosovës dhe të gjitha komuniteteve.

Zyrtarët për komunikim të Policisë së Kosovës u njohën edhe me aftësitë e nevojshme të komunikimit për të krijuar dhe mbajtur marrëdhënie efektive me komunitetet në baza ditore.

Përveç kësaj, gjatë trajnimit tre-ditor, pjesëmarrësit përforcuan njohuritë e tyre mbi këto tema duke analizuar studime të rasteve të ndryshme dhe përmes seancave të diskutimit.

Përfaqësuesi i komunitetit islam, Imam Ali Veizaj, përfaqësuesi i kishës ortodokse serbe Igumani Ilarion nga manastiri Draganac dhe Pal Baftiaj nga Caritas Kosovë përfaqësues i kishës katolike, folën mbi rëndësinë e mbrojtjes së objekteve fetare, si dhe mbi vlerën e këtyre objekteve për trashëgiminë kulturore të vendit.

Në muajin nëntor, u organizua një vizitë studimore katër ditore në Irlandën e Veriut ku morën pjesë shtatë policë të nivelit të lartë nga Policia e Kosovës. Kjo ishte një mundësi që zyrtarët e policisë të shkëmbejnë përvoja të ndryshme me zyrtarët policorë në Belfast, dhe për të mësuar në lidhje me angazhimin e institucioneve të tjera civile në ngjarje të veçanta dhe situata potencialisht të paqëndrueshme.

Projekti Ndërtimi i Besimit Përmes Mbrojtjes Kulturore përqëndrohet në rinovimin, zbukurimin dhe rehabilitimin e trashëgimisë kulturore dhe fetare në Kosovë, duke punuar në bashkëpunim të ngushtë me EULEX-in dhe Njësinë për Siguri të ndërtesave dhe Trashëgimisë Kulturore të Policisë së Kosovës. Qëllimi i përgjithshëm i projektit është të kontribuojë në përmirësimin e tolerancës ndëretnike dhe respektin për identitetin kulturor dhe të trashëgimisë.

Prizren: Refuzohet bartja administrative e pronës së ish-APJ-së në pronë publike

0

Kuvendi i Komunës së Prizrenit të enjten nuk e ka përfillur kërkesën e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal për rishqyrtimin e vendimit të marrë në muajin shtator për bartjen administrative të pronës së ish-Sekretariatit Federativ për Mbrojtje Popullore (ish-APJ-së) në prona publike komunale, shkruan sot Koha Ditore.

Anëtarët e KK-së as që kanë votuar për këtë çështje, pasi që paraprakisht drejtori i Urbanizmit ka sqaruar se kërkesa e MAPL-së ka ardhur jashtë afatit ligjor dhe se nuk mbështetet në nenet në fuqi të Kushtetutës. Në këtë situatë këshilltarët kanë thënë se nëse këto fakte qëndrojnë atëherë Ekzekutivi duhet ta zbatojë vendimin dhe të mos e sjellë sërish në KK për rishqyrtim.

Drejtori i Urbanizmit, Visar Islamaj, ka pohuar se vendimi në fjalë është marrë me qëllim të funksionalizimit të Parkut të Biznesit dhe se MAPL-ja ka dërguar kërkesë KK-së së Prizrenit për rishqyrtimin e tij pas kalimit të afateve ligjore.

Drejtori Islamaj ka shprehur qëndrimin se vendimi është i ligjshëm dhe se komuna tenton që të krijojë vend për investitorët që të zhvillojnë bizneset e tyre.
Kryesuesi i KK-së së Prizrenit, Kujtim Gashi, nuk e ka vënë në votim rishqyrtimin e vendimit të marrë në muajin shtator për bartjen administrative të pronës së ish-Sekretariatit Federativ për Mbrojtje Popullore (ish-APJ-së) në prona publike komunale, duke pohuar se MAPL-ja mund të ngrejë kontest administrativ në gjykatën përkatëse

Ekspertët e pavarur: Vdekja e Astrit Deharit e dhunshme

0

Gjatë një konference , që është duke u mbajt sot në zyrën e avokatit Tomë Gashi, ekspertët e pavarur Dr.Besim Ymaj, nga Tirana, dhe Dr. Besim Latifaj, FRCPath Consultant Pathologist nga Anglia, të cilët kanë marrë pjesë gjatë obduksionit më 7 nëntor të këtij viti, bënë publike gjetjet e raportit të autopsisë mjeko –ligjore në rastin e vdekjes së aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosjes, Astrit Dehari, në qendrën e paraburgimit në Prizren, transmeton koha.net.

Raporti i ekspertëve të pavarur konstaton se vdekja e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari ishte e dhunshme.

“Vdekja është e dhunshme dhe e menjëhershme ka ardhur si asfiksisë mekanike dhe të dhunshme. Dëmtimet në trajtë gërvishtje në qafë dhe në pjesën e kyçit të dorës së majtë janë shkaktuar me mjete të mprehta për së gjalli. Lëndimet në kokë dhe gjymtyrë në anën e djathit te qafës në nofullën e poshtme janë shkaktuar me mjete të forta që klasifikohen si lëndime trupore me natyrë më shumë si shenja të vetëmbrojtjes. Mbyllja e laringut një ngufatje e tillë kryhet gjatë dhunimi zakonisht me qëllim të pengimit të britmës për ndihmë të viktimës së sulmuar tek të rriturit”, thuhet në raportin e autopsisë mjekoligjore të ekspertëve të pavarur Dr. Besim Ymaj nga Shqipëria dhe Dr. Besim Latifaj nga Anglia, të cilët kanë marrë pjesë gjatë obduksionit më 7 nëntor të këtij viti.

Ndërsa avokati mbrojtës Tomë Gashi ka deklaruar se kryeprokurori Sylë Hoxhaj ka mashtruar publikun dhe ka përdorur një raport me numra rendor për të justifikuar mbylljen e hetimeve.

Burri e bën gruan për spital në Rahovec

0

Gjatë ditës së djeshme në Rahovec është arrestuar një person nën dyshimin se ka përdorur dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, raporton GazetaBlic.com

Sipas Policisë së Kosovës v-iktima ka pranuar tretman mjekësor.

“Rahovec 15.12.2016 – 15:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje“, thuhet në njoftimin e PK-së

Berisha: Ligji i Isa Mustafës, sikur llastiku i Ramiz Lladrovcit

0

Deputeti Zafir Berisha fuqinë e ligjit të kryeministrit Isa Mustafa për rrënimin e murit në Mitrovicë, e ka krahasuar me “llastikun” e Ramiz Lladrovcit.

“Isa ka harruar se për me përdor fuqinë e ligjit duhet me qen i përgjegjshëm dhe i pastër, si njeri dhe politikan, njerëz me hipoteka të dyshimta dhe legenë nuk munden me përdor fuqinë e ligjit, sepse ligji për ata është si ,,llastiku i Ramizit”, shkruan Berisha në Facebook.

“A e din dikush me na tregu se ku mbetën pulat e Isa Mustafës, që premtuan se me fuqinë e ligjit këtë javë do ta rrënojnë murin në Mitrovicë!?”, pyet Berisha./PrizrenPress.com/

Pasanikët e drejtësisë të tregojnë si i bënë milionat

0

Pasuria marramendëse e disa prej gjyqtarëve e prokurorëve i tejkalon të gjitha mundësitë reale që mund t’i kenë ata nëpërmes një punës që kanë dhe të hyrave të tyre. Kështu të paktën kanë vlerë- suar njohësit e kësaj fushe, por edhe opozitarët e vendit, derisa kanë thënë se ky është një tregues i qartë se ata janë pjesë e përfitimeve të paligjshme dhe se për momentin nuk pritet që të ndryshojë diçka në këtë aspekt. Ndaj, në këtë drejtim është shtuar edhe dilema se si shpjegohet tërë ajo pasuri milionëshe e deklaruar në Agjencinë Antikorrupsion, nga një pjesë e prokurorëve dhe gjyqtarëve, dhe e cila padyshim se nuk mund të arrihet vetëm përmes pagave mesatare që ata marrin?

Profesori Mazllum Baraliu, në një prononcim për gazetën “Kosova Sot”, ka thënë se është i bindur se i gjithë personeli më profesional i lartë i Gjyqësorit, që janë gjyqtarët, prokurorët, administratorët e gjykatave dhe të gjithë bartësit e funksioneve në sistemin e drejtësisë, janë të vetëdijshëm për obligimet e tyre ligjore të paraqitjes së të ardhurave, të hyrave dhe pasurisë përgjithësisht, dhe po ashtu janë të vetëdijshëm për Ligjin mbi konfliktin e interesit, por, siç tha, nëse eventualisht ka raste të tilla, që nuk i paraqesin realisht të hyrat e tyre ose në forma të ndryshme e tjetërsojnë përmes titullarizimit të pronës së tyre të tjerë persona fizikë ose juridik që të paraqiten si bartës apo titullarë të pronave të dikujt tjetër, atëherë kjo është çështje e përgjegjësisë dhe çështje e rrezikshmërisë së lartë që i nënshtrohen personat e tillë

Ligji favorizon konfliktin e interesit

Baraliu shpreson që në kuadër të Gjyqësorit dhe të drejtësisë të mos ketë të tillë, sepse ata janë të vetëdijshëm plotësisht ose duhet të jenë të vetëdijshëm dhe të përgjegjshëm për pasojat juridike të moskryerjes së obligimeve ligjore.

“Sepse, është një maksimë latine që thjesht na tërheq vërejtjen dhe thotë se mosrespektimi i ligjeve nuk e fal askënd, prandaj prapë po them se nuk dua të besoj se ka raste të tilla, por nëse ka sigurisht se ato do të duhej trajtuar nga Agjencia kundër Korrupsionit dhe institucionet e tjera ligjzbatuese”, ka vijuar më tej ai. Baraliu ka shtuar se në këtë aspekt është edhe një çështje tjetër, që Ligji për konfliktin e interesit nuk është sa duhet, pikërisht sa i përket kësaj çështje të pasurisë dhe të ushtrimit të funksioneve të njerëzve, përgjegjës në sistemin e drejtësisë, por edhe në institucionet e tjetra, në hallkat e tjera të pushtetit shtetëror. Sipas tij, ligji lejon në një mënyrë apo tjetër, përveç funksionit të gjyqtarit, kryetarit të gjykatës, prokurorit, të kryeprokurorit, etj. të ushtrohen edhe funksione të tjera profesionale, gjegjësisht edhe mësimdhënia.

Dënimet e buta të gjykatave

Avokati Nikë Shala thotë se secili gjyqtar e prokuror, si zyrtarë të lartë publikë janë të obliguar që çdo vit ta paraqesin me kohë dhe saktësi pasurinë, të cilën e kanë realizuar si bartës të funksioneve të ndryshme, derisa në të kundërtën, Shala ka theksuar se mosraportimi apo raportimi i rremë i të ardhurave paraqet vepër penale e paraparë sipas nenit, 437 të Kodit Penal, dhe kryesi i kësaj vepre penale mund të dënohet me dënim me gjobë apo edhe burgim prej 6 muaj deri në 5 vjet. Tutje në këtë drejtim, Shala ka nënvizuar se çdo deklarim i pasurisë duhet të jetë real dhe objektiv, përndryshe, sipas tij, secili duhet të ballafaqohet me drejtësinë dhe në rast se vërtetohet fajësia edhe duhet të ndëshkohet me sanksione penale.

“Mirëpo, që të dëshmohet kjo organet kompetente të ndjekjes janë të detyruara që në mënyrë profesionale dhe me prova materiale ta argumentojnë nëse pasuria që e posedojnë gjyqtarët dhe prokurorët është në përputhje me të ardhurat e tyre mujore dhe atë nëse nga ato të ardhura mujore kanë mundur që ta krijojnë pasurinë që e posedojnë”, vijoi më tutje ai. “Shumë lëndë janë proceduar në prokurori dhe gjykatë, mirëpo në këtë drejtim vërejmë një mosefikasitet, por edhe neglizhencë për t’i ndëshkuar zyrtarët e lartë publikë, të cilët kanë përfituar pasuri që dyshohet në mënyrë të kundërligjshme ose ato lëndë të cilat gjykohen dënimet janë shumë të buta me çka as nuk arrihet qëllimi i dënimit që bie ndesh me Kodin Penal të Republikës së Kosovës”, ka deklaruar për gazetën “Kosova Sot” avokati Nikë Shala.