Home Blog Page 6188

Klanet nëpër parti mbysin zërat reformues

0

Analistët dhe njohësit e rrethanave politike në vend kanë shfaqur shqetësimin e tyre se zërat reformues brenda partive politike po mbyten nga klanet e interesit, por edhe ato përpjekje të pakta po ngulfatën nga klientelat e kriminalizuara, që kanë kapur edhe kupolën e partive, derisa, sipas tyre, partitë e sotme politike në Kosovë më shumë u ngjajnë korporatave private sesa subjekteve të mirëfillta politike, të cilat po mbahen të uzurpuara nga klane mafioze dhe klientelat e tyre partiake. Ndaj në këtë drejtim është ngritur edhe pyetja se sa mund të jetë reale dhe e pritshme që të ngritën zërat reformues brenda partive, ngase me një mendësi të tillë të mungesës së mendimit kritik, ato veçse po i sjellin dëme të mëdha edhe vetë partisë, duke mbetur të gjysmë-izoluara nga elektorati i mirëfilltë i vendit, derisa këto parti po i mbajnë peng një grusht i njerëzve, që kanë kapur gjithçka brenda saj dhe i mbajnë afër vetëm servilet, ndërkaq zërat reformues ngulfaten e mbyten ende pa e ngreh zërin e tyre. Deputeti nga radhët e koalicionit në pushtet nga LDKja, Adem Salihaj, në një prononcim për gazetën, “Kosova Sot” ka thënë se në Kosovë nuk ka demokraci të brendshme të partive politike, ngase ende dominon një mentalitet komunist apo neokomunist, derisa, sipas tij, e gjithë kjo është si pasojë e vetëdijes ende të ulët dhe mungesës së zhvillimit të shoqërisë sonë.

Kelmendi: Zërat reformues stigmatizohen brenda vetë partisë Analisti politik

Naim Kelmendi, thotë se në të shumtën partitë politike në Kosovë vuajnë nga liderizmi i tepruar apo nga kapja e grupit ose klanit në krye të partisë apo subjektit, që jo vetëm i udhëheqin ato me vite pa zbritur nga udhëheqja, por, sipas tij, edhe i kanë korporatizuar ato, për të mos thënë se janë bërë patronë privatë të tyre. Andaj Kelmendi thotë se kjo nuk tregon për një lidership të përgjegjshëm, por më shumë ka si pasojë mendësinëe liderizmit partiak, që partinë ta udhëheqë me klane dhe grupe në krye të saj e që në të shumtën, siç tha, partinë e kanë për arritjen e interesave të grupit sesa në parim tregojnë përgjegjshmëri dhe demokratizim të brendshëm apo dhe të jashtëm në udhëheqjen e partive për të qenë pastaj të përgjegjshëm edhe në udhëheqjen e pushtetit në vend.

“Pra, kjo mendësi vazhdon të mbretërojë në secilën nga partitë dhe udhëheqësit e tyre as që mund të flitet për të parin, pra liderin e tyre që t’ia lëshojë dikujt tjetër udhëheqjen e partisë, apo duket se atyre ‘ia ka lënë baba me tapi’ partinë, kështu që në këto parti pasoja është e shumanshme nga mungesa e mendimit kritik tjetër, sepse ai mendim dhe zërat reformues as që kanë hapësirë dhe as që u lihet hapësirë, ngase janë të ngulfatur nga grupi që uzurpon partinë dhe që përfaqëson më shumë grupin në krye të partisë sesa partinë”, ka vijuar ai.

Tutje Kelmendi ka shtuar se sikur t’u jepej hapësirë demokratike zërave reformues brenda partive atëherë do të kishte reformim të vetë këtyre partive dhe demokratizim të tyre ku do të vinin në shprehje edhe mendimet dhe zërat ndryshe e që do të ishin të dobishëm për vetë partinë apo subjektin në reformimin dhe demokratizimin e tyre në rend të parë. Por, sipas tij, zërat ndryshe, pra reformues, sikur stigmatizohen brenda vetë partisë nga grupi apo klani që udhëheq partinë, e që më çdo kusht mbanë të uzurpuar udhëheqjen në të shumtën edhe jashtë çdo principi dhe pa asfarë konkurrence.

“Edhe kur duhet të ketë garë për udhëheqje sikur nuk gjendet kundërkandidati, por që njëshi garon vetëm për të mbajtur udhëheqjen i mbështetur nga klani apo grupi rreth dhe në përkrahje të tij”, u shpreh Kelmendi për të shtuar se kështu ngulfatet parimi demokratik apo i vetë pluralizmit të mendimit.

“Këtu nuk ka demokraci brenda vetë partive dhe as që ka principialitet, e që kështu dëmton vetë partitë në zhvillimin demokratik të tyre. Kjo mendësi tregon se këto parti ende vuajnë nga njëmendësia, duke mos i dhënë hapësirë mendimit ndryshe, e zërave ndryshe, pasi sikur këtë gjë ata e shohin si rrezikim të posteve të tyre, posa ndonjëri ia prish liderit apo grupit, këtë ata e shohin si herezi, dhe ai linçohet apo mbetet zë periferik, dhe kësisoj kjo tregon po ashtu për një uniformitet të mendimit e të mendësisë që nuk është aspak i dobishëm për vetë partinë apo subjektin. Nga kjo mendësi duhet të dilet patjetër, sepse sa më shumë pluralizëm mendimesh dhe veprimesh aq më shumë parimësi e demokraci arrin vetë partia apo subjekti që më pas reflekton edhe tek elektorati i saj, sepse me njëmendësi shkohet vetëm në monizëm”, ka theksuar për gazetën “Kosova Sot” analisti politik, Naim Kelmendi

Fluks pacientësh nëpër ambulanca dhe Spitalin e Prizrenit

0

Gripi sezonal ka shkaktuar një fluks të madh të pacientëve në ambulancat dhe qendrat e mjekësisë familjare në Prizren dhe rrethinë. Sipas mjekëve, gripi sezonal karakterizohet nga temperatura e lartë, kolla, zakonisht e thatë, dhembje koke, muskujsh, artikulacionesh, dobësi, rrjedhje të hundëve. Shpeshherë personat e prekur nga gripi kanë ethe dhe brenda një jave kanë probleme në rast se nuk marrin mjekimin e nevojshëm. Ndryshe, koha e inkubacionit të virusit të gripit të zakonshëm është dy ditë, shkruan gazeta Kosova Sot Online.

Vaksinimi si masë parandalimi

Kujtim Bakiqi, shef i Emergjencës në Prizren, shprehet se gripi i zakonshëm mund të prekë të gjithë popullatën, e që mund të sjellë komplikacione për një pjesë të popullatës me risk për fëmijët, të moshuarit dhe pacientët kronikë apo me gjendje të vështirësuar shëndetësore.

“Ata që preken më shumë nga gripi janë personat me probleme të zemrës, mushkri, veshka, pacientët me sëmundje gjaku, me probleme metabolike si diabeti ose ata me sistem imunitar të dobët”, thotë Bakiqi. Ai pohon se vetëm në natën e 1 dhjetorit në Shërbimin Emergjent janë paraqitur 150 pacientë, kryesisht fëmijë me simptomat e gripit.

“Numri i të sëmurëve mund të shkojë shpejt deri në 200 pacientë brenda dite. Situata është mjaft e rëndë, por shpresojmë se nuk do të ketë viktima, por, që mos të vijë deri tek komplikimet duhet me kohë të lajmërohen. Gripi i zakonshëm përsëritet çdo vit në vjeshtë dhe në dimër kryesisht në zonat e buta. Shumica e vdekjeve nga gripi ndodhin te moshat mbi 65-vjeçare dhe kryesisht në vendet e industrializuara”, shprehet Bakiqi. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, mënyra më e mirë e parandalimit nga virozat dhe gripi i zakonshëm është vaksinimi.

Përveç gripit të zakonshëm, vaksina parandalon në 60-90 për qind të rasteve. Kategoritë që duhet të vaksinohen çdo vit dhe duhet të trajtohen me prioritet janë personeli shëndetësor, personat afër pleqërie, pacientët kronikë, gratë shtatzëna, personat në detyrë të rëndësishme për shoqërinë, fëmijët nga 6 muaj deri në 2 vjeç.

Detyrohen ta shtrijnë vajzën në spital

Prizreni si komunë ka 44 objekte të shëndetit primar. Mehmedali Gashi, drejtor i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, shprehet shpjegon se Komuna e Prizrenit ka tani një QKMF, një objekt të Emergjencës, pastaj ka 26 ambulanca, 15 qendra të mjekësisë familjare. Edhe zëdhënësi i Spitalit Rajonal, Shefajet Berisha, njofton se në spitalin e Prizrenit tani ka numër të shtuar pacientësh nga gripi, sidomos në repartin pediatrik.

“Mirëpo, ky numër i pacientëve nuk mund të themi se nuk është alarmant, e çka mund të ndodhë pritet të shohim”, ka thënë Berisha. Edhe qytetarët janë të alarmuar për këtë situatë. Këtë shqetësim e kanë edhe prindërit Asllan e Behije Berisha nga Prizreni.

“Tani e pesë ditë e kemi të sëmurë vajzën dhe shëndeti i kësaj është mjaft i rënduar. E kemi pasur dy here te mjeku, por siç duket nuk arriti vajzës t’i kalojë. Andaj, sot tashmë na dhanë udhëzimin që ta shtrijmë në spital”, tha Berisha për “Kosova Sot”.

Lëvizjes Vetëvendosje! në Prizren, i bashkohen mbi 300 anëtarë të rinj

0

Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren, iu kanë bashkuar sot 320 aktivistë të rinj.

Kryetari i Degës së VV-së, Artan Abrashi tha se VV-ja është bërë shpresa e vetme jo vetëm për Prizrenin.

“Vetëvendosje nuk është shpresa e fundit, por është shpresa e vetme për Kosovën”

Komuna e Prizrenit, sipas tij, është më e krimienalizuar në Kosovë.

“Komuna e Prizrenit është bërë plaçkë, prandaj duhet t’ia marrim dhe t’ia sjellim qytetarëve”, tha Abrashi.

“Vetëvendosje,do të jetë forca kryesore në Prizren”, u shpreh Abrashi.

Antari i Kryesisë së VV-së, Arbër Rexhaj , ndërsa tha se aderimi i anëtarëve të rinj në VV ka ardhur si rezultat i gjendjes së rëndë në Kosovë dhe punës së tyre.

“Kemi qen opozita e vetme në Prizren”, tha Rexhaj./PrizrenPress.com/

Protestë te Gjykata Themelore në Prizren, kërkohet lirimi i Eshref dhe Ejup Shemollarit

0

Të hënën (05.12.2016) në ora 11:30 minuta, para Gjykatës Themelore në Prizren, familjarët e Eshref dhe Ejup Shemollari do të organizojnë një protestë ku do të kërkohet lirimi i Ejup Shemollarit, i cili sipas familjarëve është plotësisht i pafajshëm.

Familjarët e tyre ftojnë qytetarët që t’i bashkohen kësaj proteste për lirimin e djalit të tyre.

Ndryshe, Eshref e Ejup Shemollari që mes vete janë babë e bir akuzohen për vrasje të rëndë të 3 personave në Prizren më 8 mars 2015, dhe ata po mbahen në paraburgim. /TV Prizreni

Vjedhje e rëndë në Trepanicë të Prizrenit, arrestohet hajni

0

Policia e Kosovës ka njoftuar se pas një pune hetimore lidhur me vjedhjen e rëndë e cila pati ndodhur me datën 5 shtator rreth orës 05:00 në fshatin Trepanicë të Prizrenit, është arrestuar një i dyshuar mashkull K-shqiptar, shkruan PrizrenPress.

Sipas Policisë, i njëjti pas intervistimit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje. /PrizrenPress.com/

SBASHK-u reagon ndaj rastit të mësimdhënëses Samire Çoçaj në Zym të Hasit

0

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës ka reaguar ndaj shkeljeve që ka thënë se po bëhen në punësimin e mësimdhënësve në pushtetet lokale.

“Rasti i edukatores Indira Haliti në Mamushë, rasti i mësimdhënëses Samire Çoçaj në Zym të Hasit dhe raste të tjera të bëra publike a të heshtura tregojnë se DKA-të dhe pushtetet lokale në disa komuna të Kosovës po duan të bëjnë çfarë të ju teket me arsimin dhe të punësuarit në këtë sektor me rëndësi”, thuhet në reagimin e SBASHK-ut.

“Edukatorja Indira pas shumë angazhimeve të saj, të SBASHK-ut dhe inspektorëve të arsimit mbrojti arsyeshëm vendin e punës. Inspektorët e arsimit duhet të reagojnë që nga e hëna edhe ndaj rastit të krijuar në shkollën “Shtjefën Gjeqovi” në Zym të Hasit. Mësimdhënësja Samire Çoçaj tani e sa vite punon atje dhe ka 15 orë nga gjuha shqipe dhe letërsia e që është profesioni i saj. Ajo është dashur të ketë kontratë pune në kohë të pacaktuar se kështu e thotë Udhëzimi Administrativ i MASHT, i shtatorit të vitit 2015, por në vend të kësaj DKA-ja në Prizren shpall konkurs për këtë vend pune dhe kështu shkel ligjet dhe Udhëzimin Administrativ të MASHT”.

“SBASHK-u me të marrë ankesën nga Samirja ka përgatitur gjithë dokumentacionin dhe i është drejtuar Departamentit të Inspektimit në MASHT dhe ata është pritur të vepronin si zakonisht, por ngjarjet u zhvilluan në Zym me shpejtësi dhe sollën situatën e bojkotit të mësimit, reagimin e kolegëve të Samires dhe ndërhyrjen e policisë. Në vend të policisë është dashur të ndërhyjnë inspektorët e arsimit të Regjionit të Prizrenit. Ata nuk duhet të lejojnë padrejtësi. Ata është dashur të sjellin vendim meritor dhe ta mbrojnë atë”.

“SBASHK-u kërkon që inspektorët e arsimit të nivelit Regjional dhe ata të MASHT të reagojnë dhe ta mbrojnë ligjin dhe të drejtën”.

“SBASHK-u me angazhime konkrete ka përkrahur përpjekjet e mëdha të Ministrit Bajrami për ngritjen e cilësisë në arsim, por cilësia nuk mund të shënojë ngritje të dëshiruara nëse arsimin dhe mësimdhënësit i lëmë në mëshirën e tekave të DKA-ve dhe njerëzve të tjerë të qeverive lokale . Komunat kanë prirje të sillen sikur të jenë shtete në shtet dhe të bëjnë ashtu si u teket edhe në arsim, por kjo nuk duhet toleruar. Arsimi dhe punëtorët arsimor nuk janë pronë as e drejtorëve të DKA-ve e as e qeverive lokale . Ata janë njerëz të këtij vendi dhe i mbron e do t’i mbrojë ligji dhe SBASHK-u”. /PrizrenPress.com/

 

Kontroll në kompaninë nga Malisheva, arrestohen 8 persona për krim ekonomik

0

Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar 8 persona të dyshuar për përfshirje në veprën penale: ,,organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.

Sipas Policisë, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), gjegjësisht Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike, pas hetimit të filluar në muajin gusht të këtij viti, ka zbatuar Urdhëresën e GJPP Prishtinë për të kontrolluar disa lokacione në Malishevë, Prishtinë, Ferizaj, Lipjan, Shtime dhe Suharekë nën dyshimin e bazuar se është kryer vepra penale: ,,organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm” Neni 300 i KP-së.

Cak i kontrollit ka qenë një kompani që selinë e kishte në Malishevë dhe gjashtë degë në qytetet e lartcekura. Pas hetimeve dhe kontrollit të ushtruar në këtë kompani, policia ka arrestuar tetë persona dhe sekuestruar disa prova materiale.

Personat e dyshuar tanimë të ndaluar janë:

· V.H lindur me 1991 m/sh/k
· F.B lindur me 1992 m/sh/k
· S.D lindur me 1990 f/sh/k
· K.H lindur me 1989 f/sh/k
· O.K lindur me 1991 m/sh/k
· B.K lindur me 1991 f/sh/k
· A.Q lindur me 1992 f/sh/k
· I.B lindur me 1987 m/sh/k

Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar si prova materiale: një veturë, server dhe shumë dokumente.

Të gjithë personat e dyshuar, me vendim të prokurorit kompetent janë dërguar në mbajtje. /PrizrenPress.com/

Specialja pritet ta tronditë politikën

0

Gjykata Speciale për krimet e luftës në Kosovë pritet të nisë punën nga janari i vitit të ardhshëm. Selia e kësaj Gjykate do të jetë në Hagë, ku Mbretëria e Holandës ka ratifikuar Marrëveshjen për Dhomat e Specializuara të Kosovës. Kjo marrëveshje siguron bazat ligjore të Dhomave të Specializuara të Kosovës për të kryer procedurat në Holandë, dhe do të hyjë në fuqi më 1 janar 2017.

Ekspertët e sundimit të ligjit në vend dhe analistët politikë konsiderojnë se tani u hoqën të gjitha pengesat e veprimit të Gjykatës Speciale, por me këtë lajm do të mbahet nën ethe një pjesë e konsiderueshme e politikës kosovare.

“Natyrisht, që pas këtij lajmi, që është dhënë nga shteti i Holandës, Gjykata Speciale do të përshpejtojë procedurat e veprimit në tremujorin e parë të vitit që vjen dhe unë për sa kam informacione, fillimisht do të procedohet me dërgimin e letër-thirrjeve, ftesave të veçanta nga Prokuroria Speciale për të gjithë ata njerëz, të cilët akuzohen dhe do t’u përcaktohet edhe afati, në të cilin ata duhet të paraqiten vetvetiu, dhe vetëm në rast se ata nuk paraqiten vullnetarisht, do të ndërmerren edhe masat adekuate nëpërmes Policisë së EULEX-it dhe të shtetit të Kosovës, që të njëjtët të merren nga organet dhe të dërgohen me urdhër sipas ligjit”, tha Muhamet Kelmendi për “Kosova Sot”.

Ditë të vështira për vendin

Sipas Kelmendit, do të krijohet një klimë zhgënjimi dhe mosbesimi karshi BE-së, do të fillojë të ndodhë një lloj çorientimi total i politikës dhe shoqërisë kosovare karshi faktorit ndërkombëtar, por nuk përjashtohet as mundësia që të fillojnë të reagojnë edhe qytetarët e Kosovës, të cilët nuk do të ndihen të barabartë karshi qytetarëve serbë për shkak të dhunës dhe krimeve që ka bërë shteti serb në Kosovë.

“Para drejtë- sisë ndërkombëtare do të dalin shumë nga luftëtarët e lirisë, prandaj çfarëdo marrëveshje që do të bëhet, çfarëdo situate që do të zhvillohet nuk shoh ndonjë funksionim shumë stabil të jetës institucionale dhe skenës politike, por do të mund të ketë trendë të çrregullimit, duke mos përjashtuar edhe daljen e qytetarëve në manifestime publike, në protesta për mbrojtjen e luftë- tarëve të UÇK-së”, tha Muhamet Kelmendi.

Kjo situatë e re, që do të krijohet në vend, që nga fillimi i vitit që vjen, sipas profesorit të së drejtës Riza Smaka, do të ndikojë drejtpërdrejt edhe në ndërmarrjen e masave konkrete të ristrukturimit të një segmenti të caktuar të skenës politike, që të dyshuarit nga kjo gjykatë të lirojnë pozitat e tyre dhe të zëvendësohen me njerëz të rinj, kudo që ndodhen ata, por që do të përgatiten dhe ngrihen aktakuza ndaj tyre.

“Konsideroj se nëpërmjet akuzimit juridik – formal para Gjykatës së Specializuar, edhe të disa titullarëve qeveritarë e partiakë të Kosovës, pashmangshëm do të shkaktojë trazira e shqetësime të valëzuara, si dhe rimobilizime të strukturave politike për zëvendësime të posteve dhe funksioneve vakante. Në anën tjetër, mund të priten edhe oscilime negative në kapacitetet e votave të subjekteve politike përkatëse, u mor vesh, në disfavorin e subjekteve politike, të cilat nëpërmjet akuzimeve penale do të mund të dëmtoheshin ca më shumë”, tha prof. Smaka.

Proceset gjyqësore prekin veç- mas PDK-në

Eksperti tjetër i fushës së sundimit të ligjit, Blerim Burjani, konsideron se vendimi i Holandës për t’i krijuar mundësi operimit në këtë vend të Gjykatës Speciale nga dita e parë e muajit janar të vitit që vjen, nuk i zë në befasi institucionet e shtetit të Kosovës, që, sipas Burjanit, janë përgatitur për punën e Gjykatës në fuqi edhe për kompensim material dhe për kompensim të punës, që do të bëjnë për të akuzuarit.

“Tashmë ekziston një sigurim material, që buron nga ligji, andaj në aspektin social shteti ka siguruar ndihmën financiare dhe personat e akuzuar do ta kenë përkrahjen institucionale. Sidoqoftë konsideroj se nga ana tjetër nuk duhet të ketë tensione, pas ngritjes së akuzave të para ndaj individëve të caktuar, sado që ndikime do të ketë te funksionimi i disa subjekteve politike”, tha ai.

Sipas Burjanit, Gjykata mund të ndikojë në funksionimin e disa partive politike, sidomos të PDK-së dhe në spektrin opozitar.

“Tensione mund të ketë, por jo në masë të shkaktimit të trazirave, që mund të ndikojnë në destabilitetin institucional të vendit. Gjykata dhe funksionimi i saj po bëhet realitet, luftëtarët e lirisë kuptohet do ta mbrojnë me ndershmëri luftën e pastër për liri, sepse sado që do të ketë akuza serioze, mbase shumë mirë të orkestruara, në Kosovë askush nuk beson në raportin e Dick Martit, që ishte një raport triler fantastik”, tha Blerim Burjani.

Pa ndonjë tronditje serioze pret të fillojë nga puna ky institucion “miks” i drejtësisë vendore e ndërkombëtare edhe analisti Nexhmedin Spahiu. Ai beson se terreni politik i ruajtjes së stabilitetit në vend është i përgatitur kaherë, para se të votohet në Kuvend për Gjykatën Speciale.

“Personalisht nuk besoj se do të ketë trazira që do ta tronditin skenën politike në vend. Ata që e kanë bërë vegshin ia kanë mbaruar edhe vegën, thotë te ne një fjalë popullore. Mbase mund të ketë përpjekje, por jo edhe sukses në këtë drejtim”, tha analisti Nexhmedin Spahiu. /Kosova Sot

Struzhës i kthehen struzhianët

0

Struzha, një fshat piktoresk në Luginën e Lumëbardhit në Prizren, shquhet me traditën e bujarinë e madhe të banorëve të saj. Por, me gjithë bukuritë e panumërta, fshati është braktisur shumë viteve të fundit, veçanërisht pas luftës së vitit 1999. Nga 120 familje sa ishin dikur, llogaritet se janë mbi 100 familje që kanë migruar. Edhe shkolla që dikur gumëzhinte nga nxënësit tani ka mbetur me pak nxënës, shkruan gazeta Kosova Sot

Shkolla dikur gumëzhinte nga fëmijët, tani ka mbetur me pak nxënës

Ramadan Tafallari rrëfen se Struzha, para lufte kishte 120 shtëpi, kurse tani ka mbetur vetëm me 20 shtëpi, kryesisht pleq. Por, gjendja megjithatë thuhet se nuk është kaq e pashpresë sa duket në fillim. Disa nga familjet kanë filluar të rikthehen, kurse shumë prej tyre e kalojnë së paku sezonin e verës atje. I tillë është rasti edhe i Asllan Pirecit, i cili është rikthyer nga Prizreni dhe ka filluar të jetojë nga një fermë e dhive. Po kështu, Xhylbehar Tafallari është rikthyer dhe po merret me blegtori. Ramadan Tafallari, i cili tashmë ka ngritur një shtëpi të re atje, pohon se Struzhës do t’i rikthet perspektiva.

“Shkolla dikur kishte afër 200 nxënës, tani ka vetëm dhjetë nxënës nga klasa e për deri të nëntën. Kjo është Struzha e dëshmorit Anefi Muji, i cili ra dëshmor në mbrojtje të shkollës shqipe me armë në dorë në luftën e UÇK-së”, thotë Tafallari. Ndërsa Asllan Pireci rrëfen për përvojën e tij të kthimit.

“Duke parë nevojën se atje ajri është i pastër, pastaj nevoja për qumësht e djathë dhie është nevojë e madhe, kam vendosur të kthehem këtu për të jetuar. Këtu është mirë, ka ajër të pastër, tashmë edhe kushtet të mira për të jetuar”, pohon Pireci. Sipas tij, fshati rrezikonte seriozisht të mbetet pa asnjë banor dhe kësisoj të zhdukej tërësisht nga harta, por ata vendosën që mos t’ia kthejnë përgjithmonë shpinën vatrave stërgjyshore. “Këtu ka gjurmë të jetës që nga periudha ilire, prandaj duam që edhe më tej të jetojë tradita e mirëpritjes, e dashurisë për njerëzit”, shprehet Pireci. Sipas tij, banorët e këtij fshati janë mbledhur dhe kanë themeluar një këshill prej 3 anë- tarësh. Edhe Ramadan Tafalari është entuziast.

“Tani ndërtimi i rrugës së asfaltuar prej 9 km, shpresohet se do të ndikojë që të ketë më shumë iniciativa kthimi për të jetuar këtu”, pohon Tafallari.

Ai shpreh gëzimin tij se tashmë shumë struzhjanë kanë filluar të mendojnë që atje të rikthehen ose së paku të zhvillojnë bizneset e tyre. Sipas tij, fshati ka kushte shumë të mira për të zhvilluar blegtori dhe turizëm.

Turizmi si mundësi për fshatin e thellë të Prizrenit

Shkodran Kryeziu, koordinator i Drejtorisë së Turizmit në Prizren, duke folur për “Kosova Sot”, shprehet se po studiojnë mundësitë e zhvillimit të turizmit në disa fshatra të Prizrenit. “Drejtoria e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik nga takimet me përfaqësues të fshatrave të komunës së Prizrenit, ku ishte i pranishëm edhe përfaqësuesi i Ministrisë – Divizioni i Turizmit janë sqaruar mundësitë rreth bashkëpunimit me banorët e fshatrave malore.

Në kuadër të Ministrisë kemi paraparë të zhvillojmë turizmin rural, kudo t’i suportojmë ato familje të cilat do të jenë të gatshme t’i presin turistët vendorë dhe të huaj me ushqime tradicionale, kulturë vendore, akomodim etj. Në këtë pikë mendojmë se pikërisht fshati Struzhë duhet të jetë pika më atraktive e një zhvillim të këtillë të turizmit malor”, ka thënë Kryeziu, duke shtuar se së shpejti atje pritet të bëhet ngritja e disa bujtinave.

Ndryshe, Shtëpia e Malorëve, ashtu si njihet nga prizrenasit, tani shfrytëzohet nga Shoqata e Bjeshkatarëve të Prizrenit. Tafallari shpjegon se tashmë është një projekt që atje të fillojë ndërtimi i shtëpive pushimore dhe turizmi të bëhet një nga drejtimet ku mund të punësojë qindra të rinj. Ndërsa Reshit Kushaj, zyrtar i Arsimit në Komunën e Prizrenit, shpjegon se aktualisht në SHFMU “Anefi Muji” mësimin e vazhdojnë vetëm 9 nxënës dhe ka 5 mësimdhënës, bashkë me drejtorin e shkollës, i cili po ashtu jep mësim.

“Fshati është pika më e largët dhe nuk kemi arritur të mundësojmë bartjen e atyre nxënësve në ndonjë shkollë në Prizren, pasi Struzha është e rrethuar me fshatrat që kanë komunitet boshnjak”, tregon Kushaj.

Vdes e aksidentuara në Prizren

0

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndërruar jetë një femër e cila u aksidentua dje në fshatin Shirokë të Prizrenit.

“Viktima femër K-Shqiptare e cila ka qenë në tretman mjekësor në QKUK ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.